Intervistë me kryetarin e Forimit Ekonomik Mbarëshqiptar Nagip Fejzi: QEVERIËE DUHET TË JENE MË AFËR BIZNESIT

“Forumi Ekonomik po luan një rol të rëndësishëm në bashkëpunimin, lidhjen dhe marrjen e inisjativave të përbashkëta  në mes të aktorëve të ndryshëm të  biznesit shqiptar mes vetës.”

 

-Zoti Fejzi, jeni kryetari i Forumit Ekonomik Mbareshqiptar, kur është themeluar dhe si funksionon ?

 

-N.Fejzi: Forimi Ekonomik Mbareshqiptar është themeluar në mars 2017, me pjesëmarrjen e njerëzve të biznesit nga të gjitha hapsirat shqiptare, por edhe me prezencën e ministrave të ekonomisë së Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Në këtë takim jam zgjedhur unë si kryetar.Forumi bëri bujë në rajon aq sa mediat maqedonase shkruan se një shiptar nga Gostivari po bën bashkimin ekonomik shqiptar. Forumi po luan një rol të rëndësishëm në bashkëpunimin, lidhjen dhe marrjen e inisjativave të përbashkëta  në mes të aktorëve të ndryshëm të  biznesit shqiptar mes vetës. Në Mavrovë kemi bërë takimin e dytë me 5 tetor 2019, në lokalin tim, ku kemi bërë një bilanc të ecurisë së Forumit, i cili ka një kryesi prej 9 anëtarësh, konkretisht 3 nga Shqipëria, 3 nga Kosova dhe 3 nga Maqedonia e Veriut. Qellimi eshte qe te jemi me te afert si biznese me njeri-tjetrin dhe te rrisim investimet e perbashketa per hapjen e vendeve te reja te punes dhe begatimin ekonomik te qytetarve tane.

 

2.Forumi a është duke kërkuar edhe në tregje të tjera  jashtë rajonit?

  1. Fejzi: Po Forumi i ka potencialet për të kërkuar edhe tregje të tjera në Europë.Bizneset vec e vec e kane më të vështirë për të bërë kërkime të vecanta, ndërsa Forumi e ka më të lehtë për të ndërmjetësuar. Kemi bërë disa vizita në disa vende të rëndësishme europiane.

3.Ka marrë shumë debate e ashtuquajtura “Marrëveshje e minishengenit” ballkanik mes tre vendeve: Shqipërisë, Maqedonsië dhe Serbisë. Cfarë qëndrimi ka mbajtur Furumi ndaj saj?

 

N.Fejzi: Kemi qënë kritik ndaj kësaj marrëveshje. Së pari ajo do të duhej të ishte konsultuar me forumet e biznesit shqiptar. Kryetari i qeverisë së Shqipërisë e ka marrë këtë vendim pa u konsultuar me askend nga bota e biznesit dhe jo vetëm kaq, prandaj jemi skeptikë për të.

Konkretisht mund të themi se ekonomia shqiptare është më e dobët se ajo e një vendi tjetër, dhe ekziston droja reale se kjo marrvëveshje do ta favorizojë atë shtet, pasi nuk jemi me ekonomi të barabarta, dhe nuk e kemi përgaditur ekonominë tonë për këtë gjë. Forumi ynë  është për dialog dhe diskutime konstruktive për cdo gjë që ka lidhje me sipërmarrjenpra edhe për këtë marrëveshje.

 

  1. Cili është mesazhi juaj për adminsitratën?

-N. Fejzi: Dua të sjell një përvojë që kemi imponuar në Maqedoni. Oda ekonommike ka bërë një plaformë të vecantë. Për shembull para cdo zgjedhje partitë vijnë në odën ekonomike dhe paraqesin programet e tyre për ekonominë, biznesin dhe u përgjigjen pyetjeve tona. Pastaj e kemi më të lehtë për t’u kërkuar llogari për zotimet qe marrin.

 

  1. Si është klima e investimeve të hapsirat shqiptare?

N.Fejzi: Ka barriera përseri, por vullneti është i mirë dhe kjo na jep shprese per një bashkepunim të frytshëm. Qeverite duhet te jene me afer biznesit dhe të hartojnë programe që nxisin investimet shqiptare dhe forcojnë sipërmarrjen kombëtare, produktet shqiptare, që kapërcejnë pengesat bukrkratike.

 

  1. 6. Për interesin e lexuesve tanë, a mund të na thoni kush është Nagip Fejzi?

– Kam lindur në Gostivar. Kam kryer studimet për fizikë dhe kimi në Shkup. Kam kryer edhe tre vite në Universitetetin e Prishtinës në degen e ekonomisë.Kam punar për dy vite në arsim, dersa sa regjimi i atëhershëm më ka pushuar nga puna me 1987. Nusja ime punonte në një bankë. Kam emiguar për shumë vite në Itali, ku kam arritur të kem edhe kompaninë time në Romë.

Në vitin 2010 femijët e mij dëshironin të ktheheshin në Gostivar. Prej vitit 2001 kam hapur në Maqedoni fabrikën e përpunimit të qumshtit. Djali Fitimi ka mbaruar studimet e larta për ekonomi dhe drejton biznesin ne Maqedoni, ndërsa vajza ka mbaruar për inxhinieri informatike dhe aktualisht është drejtore banke . Njëkohësisht kemi edhe kompaninë e tekstileve “DEKON”dhe fabriken e punishtes se qumeshtit  Cezarini ne Itali dhe ne Maqedoni, prodhoj kryesisht Made In Italy, Mozarella e djathra te vecante. Familja eshte mbeshtetesja ime kryesore ne jete, ne biznes dhe ne veprimtarite shoqerore.

Ju faleminderit !

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here