Intervistoi:Dr. Mujë Buçpapaj
“Që në këtë moshë të vogël, kam ndierë brenda vetes të bulonin grimca letrare, kujtesa dhe emocione që lidheshin me botën e shkrimit ,por më dukej aq fanatstike bota e shkrimit estetik, sa nuk guxova t’i afrohesha.”
1.Kristina, tani jeni një shkrimtare e mirënjohur, intelektuale dhe veprimtare e shquar e komunitetit shqiptar në Selanik, më se jeni duke u marrë aktualisht, çfarë jeni duke shkruar?
-Së pari :Ju falenderoj, profesor Mujo Buçpapaj, për interesin dhe kënaqësinë që më falni duke më dhënë mundësinë të flas për veprimtarinë time në gazetën NACIONAL, që është një nga gazetat më të mira, letraro- artistike-kulturore, urrë lidhëse për Diasporën Shqiptare me Atdheun, Shqipërinë e në vençanti për shkruesit. Me këto pyetje Me se jeni duke u marrë aktualisht ? Çfarë jeni duke shkruar? Më shputë shume vite larg. Më kujtove një mikun tim grek,pedagog në UNIVERSITETIN ARISTOTELI zotin J DH që më pyeti para 25 viteve,po kështu si ju ,kur unë po shkruaja diçka në orarin e punës, në zyrën e punës. U përgjigja: Po rigjeneroj kujtesën, po i bej “SERVIS” Nuk të kuptoj ,:-më tha I tregova fletoren dhe çudia më e madhe u shfaq tek ai. Ushtrime matematike të nivelit të mesëm shkollor të sistemit grek të zgjidhura,të marrë nga tekstet mësimore të shkollës greke. Pra mbaja mend gjithëçka që dija për matematiken e aq më shumë kur unë kisha mbaruar për Gjuhë- Letërsi, shkollën e lartë UNIVERSITETIN. SHTETËROR TIRANË, viti 1970 Fitova vendin e punës për 27 vjet, si Administratore e një pallati me 60 familje, të gjithë intelektualë, juristë mjekë, inxhinierë, deputetë dhe më ndihmuan, të mësoj gjuhën greke e të shkruaja gjuhën tonë të dashur, sa herë mbaroja punët edhenë orët e punës E doja matematikën, po adhuroja poezinë. Mblodha shkrimet, thirra kujtesën e postova e shkrova, këtu në mërgim, në Selanik. Këtë po bëj aktualisht tani. Gati tre vjet, ku u ndjeva e ngunjuar, nga Kovi dhe nga një gjendje e vështirë shëndetësore bëra një “SERVIS” të kujtimeve, shkrimeve dhe botova librin e gjashtë, romanin”DRITË HIJET E NJË GRUAJE”, para pak muajve. Mendoj të zgjedh poezite më të mira e t’i botoj. Dhuratë për brezat që e duan, gjuhën shqipe në emigracion.
2. Kur bisedojmë më shkrimtarë të njohur si ju, pyetja që është edhe në interesin e lexuesve tuaj të shumtë, ka të bëjë me faktin se ku jane fillesat e tua të para në letërsi ?
-Që në këtë moshë të vogël, kam ndierë brenda vetes të bulonin grimca letrare, kujtesa dhe emocione që lidheshin me botën e shkrimit ,por më dukej aq fanatstike bota e shkrimit estetik, sa nuk guxova t’i afrohesha. Druhesha mos më ikte dhe më braktiste për gjithmonë për shkak të guximit për t’iua qasur dhe afruar, ndonjë krijimi letrar si poezi apo skicë të thjeshtë, që e shkruaja thuajse fshehtas, nuk e paraqisja për botim, e mbaja brenda vetes si një thesar. Kështu që ajo, letërsia dhe krijimtaria,ndërkohë që ushqenin fantazinë time fëmijënore , mbetën ëndrra në sirtar, për shkak të kësaj ndroje… Vazhdova shkollen e mesme “Raqi Qirinxhi ” të cilën e mbarova në vitin 1966. Gjatë këtyre viteve më shtohet dëshira për të lexuar pambarimisht, duke e ushqyer shpirtin dhe mendjen me gurrën e pashtershme të artit shkrimor. Krijimtaria ishte aty, brenda meje, me tema e motive që gëlonin, me kujtesa dhe emocione që presinin çastin për të shpërthyer dhe dalë në dritën e diellit. Në këndin letrar, në orët letrare që zhvilloheshin do të lexoheshin e viheshin shkrimet e mia. Hartimet lexoheshin në klasat paralele dhe merrja urime. Kjo ishte arsyeja që bëra kërkesë për studime në degën Gjuhë- Letërsi Po në vitin 1966 fillova Studimet, në Universitetin Shtetëror të Tiranës, dega Gjuhë- Letërsi, të cilin e mbarova në vitin 1970. Kam shkruar në gazetat e asaj kohe artikuj të ndryshëm, që lidheshin me mësim dhënien. Duke qënë në Drejtim dhe me shumë veprimtari shoqërore ,shkrova ,po nuk botova. Koha ishte e pamjaftueshme U bëra nënë, isha grua dhe puna si mësuese në zona të vështira patën ndikimin e tyre. Vëllai im, Sotiri, i mblodhi të gjitha, edhe ato copat e vogla me vargje e shkrime e mi dhuroi kur unë kisha aq shumë nevojë… Forcë dhe shtytje për të fituar mbi vështirësitë, për të jetuar. Mposhta Dhimbjet, fitova Beteja dhe sot jam NJERIU QË KA PARË VDEKJEN DISA HERË Jeta më beri të shkruaj
3.Për shkrimtarët thuhet shpesh se fëmijëria u ka sherbyer si shtysë për letërsinë, por edhe për të formuar konceptet e tyre për jetën, letërsinë dhe përsonazhet dhe temat e ardhshme. Ju flisni shpesh për fashtin tuaj të origjinës Shtikes në Kolonjë , për gjyshërit, për festat pagane që i kremtonit dhe atmosferën që krijohej atëherë, për lojërat e femijërisë etj. Si i kujtoni sot këto vite dhe sa kanë ndikuar apo përfytyrime mistike për letërisnë tuaj të ardhshme?
-Në vetëdijën e çdo shkrimtari, sado modest qoftë, si dhe në rastin tim, e kaluara e grimcuar si kujtesë dhe përjetim, kthehet në nxitje dhe joshje kërkimi, duke ndezur vatrat e frymëzimit. Fëmijëria dhe rinia zënë shumë vend në krijimet e mia, qoftë në poezi, qoftë në prozë, në tregimet dhe romanet e mia, pasi, siç ka thënë një i mençur i kësaj bote, “fëmijëria është Edeni ynë, të cilës i kthehemi dhe i rikthehemi pambarimisht në ëndrrat tona”. Kështu që edhe në se prania e tyre si poetikë, si rrëfim dhe si estetikë, nuk është e drejtpërdrejtë, shtytjet dhe motivimet e tyre janë të dukshme, lehtësisht të verifikueshme. Shkrimtari, patrioti, studiuesi i gjuhës shqipe Thoma Kacori, në një intervistë thotë ; -Kam pirë ujë nga mali Gramoz, ndaj shkruaj e flas si kolonjar. Kolonja është shumë afër Korcës, po unë them jam nga Kolonja e ndjehem krenare”. Këtë them edhe unë, qe kam lindur , rritur, jetuar, martuar në Korcë e për një çerek shekulli jetoj në Selenik të Greqisë, po Rrënjët i kam nga Kolonja, nga Shtika, Bezhani, Luarasi. e jam kolonjare.
4. Mësimet e para i keni kryer në shkollën ”Naim Frasheri ” në Korcë dhe në vazhdim shkollën e mesme në gjimnazin ”Raqi Qirinxhi ”, po në këtë qytet. Përgjithësisht njerëzit këtë periudhë e mbajnë si më të lumturën dhe më të sinqertën, po për ju si ka qënë kjo pjesë e jetës? Si i kujtoni mësuesit dhe bashkënxënësit?
-Rend në ëndërirme çdo ditë dhe dalldisem pa rreshtur,herë bëhem këngë ritmike dhe herë zog fluturues dhe herë zhdukem,kërkoj shoqet dhe shokët e shkollës ti kem pranë miq e komshinj nga e kaluara e të gjitha kohëve por të gjitha kaluan e më s’vinë dhe prapë shpresoj. Fëmijëria dhe rinia janë vite lumturie për mua. Shkolla Naim Frashëri mbeti shumë e dashur për mua,se mora mësimet e para po aty pas shumë viteve kthehem si drejtoreshë e gjej dhe mësuesit aë më kishin mësuar dhe edukuar. Tani që shkruaj kujtoj momentin kur më prezantuan si drejtuese dhe krenarinë e mësuesve…Është nxënesja ime.pashë sytë e tyre që shkëlqenin e ndjeva dhe unë krenarinë që isha nxënëse e kësaj shkolle, që ëndrra ime tu ngjaja Mësuesve të mi ishte realizuar. Kam patur fatin e madh të jem nxënësja e liceistit Mantho Donos, l Pandi Treskës, i apasionuar pas muzikës e me tingujt e violinës më mësoi të këndoj këngët e bukra patriotike Nën Skënderbene,Për Mëmëdhene, Hymnin e Flamurit, të kënduara nga kori Lira, nga babai i poetes sonë të mrekullueshme Zhuliana Jorganxhi, i madhi Gaqo Jorganxhi, nga Toli Adham , Smaragda Kovaçit,Eli Ktona,Mishel Zavalanit, Viollandi Xhanes, Emin Xhafka,që kanë lënë gjurmë në shkollën shqipe. Shokët e kësaj moshe i kam dhe sot,Natasha Bejleri Proko, mësuesë,Isuf Saliçe, mjek, Shpresa Kadi, ekonomiste,takohemi e kujtojmë ato vite. Fotoja ime qëndroi për vite në tabelën e nderit të kësaj shkolle, Ishte stimun për të mësuar më shumë. Ruaj fletët e nderit dhe librat dhuratë për nxënësit e dallur, dhuratat nga Mbrëmjet Qëndrore, që organizoheshin për Vitin e Ri për nxënësit e dalluar të Qytetit. Mbrëmjet e bukura të miqësise e kulturës, që jepeshin në teatrin ÇAJUPI, aktivitetet në Shtëpinë e Pionierit Mihal Grameno e midis tyre Olimpiadat e Matematikës ku kam marrë pjesë. I kujtova dhe i shkrova këto, për të treguar sa shumë punoj në atë kohë nga mësuesit, për të nxjerë një brez të denjë, që jemi dhe sot. Gjimnazi, liceu, Raqi Qirinxhi, një fat tjetër i jetës sime. Mësues të mrekullueshëm, ,përsëri liceisti Xhuvi Bino,Mësuesi i Popullit Ilia Tili, Leonora Karabuzi Qipo, Niko Face dhe shokë e shoqe, miqësi e vërtete që tashmë i afrohet të gjashtëdhjetave e ne e ruajmë si të shenjtë dhe sot. Kam shkruar shpesh për këtë miqësi dhe zë vend në krijimtarinë time.
5. Studimet e larta i keni kryer në Universiten Shtetëror të Tiranës, në Fakultetin Histori- Filologj, dega Gjuhë-Letërsi Shqipe, në vitin 1970. Çfarë ka qënë për ty kjo periudhë e formimit tuaj të plotë shkencor dhe akademik por edhe edhe njerëzor, intelektual.?
Cilat janë mbresat tua për disa nga bashkëstudentët që më vonë do të bëheshin edhe shkrimtarë të njohur, po për pedagogët si i kujtoni ata?
-Universiteti të çel rrugët e dijes në drejtimin që doni ti jepni jetës. Studime në fusha të ndryshme të shkencës gjuhësore dhe letërsisë për mua. Ishte koha e formimit intelektual, shkencor dhe njohja e një bote tjetër rinore. Këto vite për mua janë vite të Artit e Kulturës, Letërsise. Shijova muzikën klasike dhe baletin, teatrin dhe kinemanë e atyre viteve.Këto ndikuan jo vetëm në formimin intelektual, po edhe njerëzor. Mirënjohje dhe respekt për pedagogët, shkencëtarët e studiuesit të gjuhës shqipe dhe letërsisë që më dhanë dije e më vlerësuan. M. Domi, Sh. Demiraj, A Dode, R. Pernaska, H. Likaj, D. Siliqi. D.Shapllo, M Gurakuqi, K Vasili, N. Gami. M. Xhaxhiu i pa haruar momenti kur mora Diplomën në dorë të dhënë nga Dekani Kristaq Prifti , në ceremoninë e diplomimit. Janë të rrallë ata studentë që kanë këtë fat. Duke qënë kujdestare grupi, mu dha mundësia të njihja më mirë bashkëstudentët e përveç pjesëmarës në studime, seminare dhe kolokiume të njihja dhe disa çaste personale të tyre. Kujdesesha që gjithëshka e tyre të ishte e bukur si vetë rinia. Mbrëmjet studentore të organizuara edhe nga unë janë në kujtesë dhe sot. Një miqësi që në sajë të teknologjisë sot na erdhi përsëri. Jemi miq ne FB, flasim e takohemi. Nga grupi dhe kursi ynë kanë dalë poete, shkrimtarë, studiues të gjuhësisë. Po përmend, Primo Shllaku, poet,Ylli Pollovina shkrimtar, studiues, dipllomat,Myzafer Xhafa shkrimtar, studiues,politikan Foto Malo, shkrimtar,Sokol Jakova shkrimtar Milla Buxheli studiuse shkencore,Aleksandra Shoshi, Pasko, shkrimtare, Thanas Feka, studius, pedagog Universiteti, Natasha Bellani, Pipivani autore librash mësimore, redaktore Artan Nelaj, politikan, Dashmir Zaçe poet, Xhafer Martini poet. Ligor Thano poet, përkthyes.
6. Keni punuar si mësuese dhe drejtuese arsimi nga viti 1971 deri në vitin 1991 kur shpërnguleni në Selanik si emigrante. Çfarë ka qënë për ju kjo fazë e jetës?
-Sa u përmbushen ëndrrat tua për të cilat kishe studiuar një jetë. Si i kujtoni nënësit dhe mësuesit e shkollës ku punove? Ai mbani më lidhjet me ta? Mësuesia ëndrra dhe jeta ime. Isha dhe për 50 vjet jam mësuese. Vite të vështira, lodhje po dhe bukuri shpirtërore. Të mësosh breza të tëra për një gjysëm shekulli është bekimi qe ke nga Zoti, nga prindërit e nxënësve dhe urimi pa fund për një jetë të gjatë. Jam e lumtur që zgjodha këtë profesion. Fëmijët janë si lulet dhe si zogjtë që të falin aromë dashurie dhe tingujt e jetës. Ndjehem e plotë si njeri për atë që kam bërë e lënë në këtë fushë. Nxënësit më quajnë Nënë e dytë. Prindërit bijë , çupë e familjeve të tyre. Mësueset, koleget që punuam bashkërisht më quajnë motër dhe shoqe. Kjo e fundit më ka dhënë gjithëmonë forcë, arsye për të qënë e drejtë në vlerësim. Pas 50 vjetëve nga të cilat 30 i kam kaluar si drejtuese shkolle, të të duam, të të jenë mirënjohese të gjithë me bën krenare, se kam respektuar veten, kam qënë vetvetja. Nuk ka gjë më të bukur të jesh në të njëjtën kohë Mësuesja e Sojnikut, Gramsh, shkruan gazeta Zëri i Rinisë Nëndor 1970 Bijë e Cangonjit, Devoll, e mbuluar me tituj e medalje. Drejtoreshë në shkollën ku ke mësuar vetë, ,qyteti yt i dashur ku linde u rite e erdhe të japësh Dritën e Diturisë Faleminderim zemra për nxënësit, kolegët që më dhanë mundësinë të jem e të mbetem Kristinë, Mësuese e dashur.
7. Prej 30 vjetësh jetoni dhe punoni ne Greqi, si ka qënë kjo jetë këtu, integrimi, puna dhe paragjykimet që keni hasur atje, etj?
-Mërgimi plagë e rëndë e shoqërise në çdo kohë. Largimi i shqiptarëve në vitet 90-91 ka qënë i dhimbshëm dhe tragjik. Kush e ka jetuar e ndjen dhe sot. Integrimi dhe përshtatja me mënyrën e re të jetesës. Shumë vështirë sepse për shumë vite nuk ishim të paisur me dokumentat e përshtatshme. Mos njohja e gjuhës pengesë për tu punësuar Nami i keq për shqiptarët. Mos njohja e Shqipërisë dhe mungesa e ndihmës nga shteti shqiptar dhe ai grek. Populli na priti na hapi dyert e na punësoi. Unë personalisht nuk ndjeva nuk hasa paragjykime. Prej 25 vjetesh punoj në të njëjtën punë dhe më është dhënë mundësia të ngre vlerat e Shqipërisë, të shqiptarëve 8. Jeni shumë e nohur në komunitetin shqiptar në Selanik dhe greqi.Jeni një bashkëthemeluese dhe veprimtare e organizatës “Jeta” Selanik, ku keni dhënë kontribute të shquara për mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët e emigrantëve shqiptarë. Gjithashtu jeni një veprimtare e përkushtuar e gruas dhe aktiviste qëndrestare për të drejtat e saj. Mban titullin e lartë “Ambasadore e Kombit”, akorduar nga autoritetet më të larta të shtetit shqiptar. Cfarë mund të na thonë më shumë ? Duhet të punohet më shumë nga të gjithë e të jemi të bashkuar, se kemi një gjuhë, një atdhe . Fëmijët, brezi i dytë dhe i tretë duhet tedukohet, të mësohet ta dojë Shqipërinë e të jetë krenar që mban emrin shqiptar.
9. Përvoja juaj e parë si krijuese ishte poezia, duke botuar librin e parë “ Ju ruajta për gëzimin e zemrës time”. Cilat qenë shtysat dhe motivimet e tua poetike?
-Poezia është një Pegas i harbuar, herë kryeneç e inatçor, herë rebel dhe i panënshtruar, ku shpirti poetik rrjedh si një ujëvarë me trazime të ëmbëla e të trishta, duke përcjellë kumte, ndjesi, kujtesa, mesazhe dhe emocione që e tejkalojnë cakun e një përjetimi normal e të zakonshëm. Ky është imazhi dhe sensacioni që të shoqëron kur lexon poezitë e përmbledhjes poetike “Ju ruajta për gëzimin e zemrës sime” Megjithëse është libri i parë, duket e beftë në përcjlljen e kredos dhe mirazheve poetike, që vijnë nga kujtesat dhe pavetdija, si një mënyrë origjinale e percepsionit artistik. Larmia tematike, kryesisht në sferën e përjetimit emocional të unit, si lirizëm dhe dramatikë e të ndodhurës, e bën këtë libër të lexueshëm me një frymë dhe të përjetuar nga lexuesi si një zbulim ideo-emocional, i një bote femërore të trazuar, nga lirizmi dhe realizmi gjer në trandenshencë. Uni i dyzuar dhe ankthioz, familja, shokët, miqtë, shoqet, malli, rrugët dhe kujtimet e fëmijërisë, rinia e rrethuar me keqkuptime dhe ndalesa ideologjike e dogmatike të një kohe absurde, raportet gati hyjnore nënë-bir, ajo pas-kujtesë që sjell me vete rivendosjen e emocionit në mosha të ndryshme të jetës së njeriut, të gjitha këto e të tjera, janë sfondi, dekori dhe strumbullari ku vendosen përjetimet dhe vizatimet poetike.
10. Më tej ju do të vijonit me botimin e librave me tregime “Unë mbretëresha e Trojës”. “Aroma dehëse e jargavanëve ” Si ishte përvoja juaj e kalimit nga poezia në prozë ?
-Në përmbledhjen e parë me tregime “Unë mbretëresha e Trojes”, shpalosen raporte personale dhe ndërpersonale me kujtesën, duke nxjerrë në pah një përbashkësi vlerash të cilave u referohem poetikisht dhe semantikisht. Tregimet janë spontane dhe të shtruara, pa sajime dhe artikulime të sforcuara, pa retorikë dhe klithje; ku sundon ngrohtësia dhe lirizmi i detajit të hollë, përshkrimet e imëta, të cilat shkrihen në botën e brendshme të personazheve, që janë thuajse gjithnjë në lypje të imazheve të së kaluarës dhe në përpjekje për t’u identifikuar në lidhje me emocionin që buron prej saj. Në librin e dytë me tregime “Aroma dehëse e jargavanit”, thellohen orvajtjen e vështrimit në thellësi, duke tentuar të bëj një eksplorim në botën e ndjenjave “delikate” dhe emocionit “delikat”, që konturohen në një reliev të thyer rrëfimtar.Ky libër është një udhëtim në kohën e shpirtit dhe na sjell sjell copëra kujtese, malli, idili, marrëdhëniesh njerëzore, pa filtra paragjykimi dhe pa maska, derdhur në një rrëfim të ngjeshur e mjeshtëror, ku sundon përshkrimi i gjallë, personazhe që të mbeten në mendje dhe gjendje analize e psikoanalize, përmes labirintheve dhe “sekreteve” të një narracioni të beftë. Zënë vend në këto tregime aspekte të përditshmërisë sonë, me ballafaqimin e njeriut disi të vetmuar bashkëkohor me vetveten dhe të tjerët, me mungesat, trillet, raportet e përmbysura etike, sociale, filozifike e humane, pasqyruar me artin e një fjale të përpunuar me shije estetike e finesë, me një gjuhë të gjallë dhe mjaft të latuar në sensin semantik dhe stilistik, me një sintaksë të zhdërvjellët dhe filmike, cilësi këto që duhet thënë të lexohet me endje dhe kureshtje, duke u pasprirë ky lexim me një kohë tjetër shqyrtimi dhe reflektimi zbuideo-emocional, i një bote femërore të trazuar, nga lirizmi dhe realizmi gjer në trandenshencë. Uni i dyzuar dhe ankthioz, familja, shokët, miqtë, shoqet, malli, rrugët dhe kujtimet e fëmijërisë, rinia e rrethuar me keqkuptime dhe ndalesa ideologjike e dogmatike të një kohe absurd.
11. Romani juaj “Fal dashuri”, është pritur shumë mirë nga lexuesit dhe kritika letrare. Ju shpesh thoni se modeli juaj në jetë është ai i Nënë Terezës, ndërsa krtika e gjen këtë frymëzim të reflektuar në letërsinë tuaj, por edhe në jetë?Çfarë mund të na thoni për romanet Përballë një kërcënimi dhe Dritë hijet e nje gruaje?
– Në romanin “Fal dashuri”, përcjell ajzergun e një jete plot trazime, ku dhimbja ndërkallet me shpresën dhe realiteti i dhënë në gjithë thellësinë e tij, të ngjet me një triller plot befasime. Lufta për jetën dhe dashurinë njerëzore është tema e këtij romani, ku ngjarjet e subjketit, të fragmentizuara hap pas hapi e faqe pas faqeje, të çojnë në kthina të panjohura të kujtesës së autores, e cila njëherësh është dhe protagonistja e romanit. Në sprovën e saj kurajoze për të na dëshmuar një realitet që nuk është aspak poetik, përkundrazi është ankthioz, lexuesi gjen megjithatë një frymë të përndezur lirizmi dhe poetike, që na sillet me anë të një rrëfimi të “situr” hollë, ku shpalosen të ndodhurat e saj në kohë dhe të cilat i lidh filli magjik i dashurisë. Të falësh dashuri, edhe kur brenda teje “fati” të ka falur dhimbje, dhimbje fizike e shpirtërore, edhe kur e rrethuar nga stresi, ngutja gjer në alarm, që të dikton një sëmundje e rëndë, ora duket sikur shkon në të kundërt të akrepave të saj, kjo është vetëterapia në rrugën drejt shërimit dhe shpresës. “Fal dashuri” është një roman i shkruar me nerv, me një stil të zhdërvjellët, ku përzihet lirizmi me dramën e protagonistes, me një gjuhë të latuar dhe plot mesazhe të thella filozofike, etike, njerëzore dhe estetike. Në Greqi e sidomos në Selanik, më njohin si Nëna Kristina, si Nëna e emigracionit, se kam bërë më të mirën, atë që mundem për të ndihmuar, për tju ndodhur pranë në halle dhe gëzime. Sot ka plot mënyra dhe mjete për këtë, po para 30 vjetëve kjo ndihmë ka qënë e domosdoshme. Më vjen zor të flas për vete në këtë drejtim, por do sjell pak raste dhe do më kuptojnë ata / ato që e kanë provuar emigrimin në ato vite të para. Të jesh në një vend të huaj,të mos dish asnje gjuhë të huaj për komunikim, të kesh nevojë për punë, të kesh nevojë për mjek, të kesh nevojë për dokumenta, për ta shpënë fëmijën në shkollë të duhet një Dorë, një Ndihmë Janë të shumtë shqiptarët qe jetojnë në Greqi e sot nëpër botë, në sajë të ndihmës time për tu paisur me dokumenta, pa asnjë shpërblim financiar. Janë shumë që nuk pushojnë së falenderuari për ndihmën në shërbim të shëndetit. Shoqërim si përkthyese, çuarja në takimet me mjekët dhe ndihmë ekonomike, të vogël, kur ishte rasti për sëmundje të rënda Atëhere nuk kishte për shqiptarët telefona as celulare, as internet e shtëpia ime, telefoni im, mbase nga të paktët e asj kohe, ishte Stacion postar dhe vendi ku lajmëroheshin për punë, për veprime zyrtare, për takime të ndryshme. Nuk qahem, nuk ankohem për atë lodhje dhe sakrificë, se marr shumë mirënjohje dhe dashuri , që më japin jetë dhe gëzim. Kur lexon romanin “Përballë një këcënimi” lexuesi ndjen thellësi, ngrohtësi, realizëm, fiksion, trill, rezistencë, shpresë dhe kupton se ka të bëjë ë me një autore që ka një përvojë të thellë jetësore, çfarë kërkon ta përpunojë në filtrin e saj estetik, me një qartësi dhe thjeshtësi tronditëse, gjë që mendoj se është edhe ana më e veçnatë e vlerave të këtij romani dhe gjithë krijimtarisë së saj në gjininë e prozës. Romani ” Dritëhijet e një gruaje ” është një rrëfim prekës dhe emocionues, që trajton fatin e femrës shqiptare në rrugët e emigrimit. Me një stil të zhdërvjellët dhe liriko-dramatik, me pasazhe të skalitura dhe detaje narrative, autorja zbulon botën e bukur të një gruaje, luftën e saj për t’u vetëpërmbushur, në përballje me botën e errët dhe kriminale të një burri, që kërkon ta përdorë dhe kriminalizojë. Me një gjuhë të gjallë dhe energjike, autorja depërton gjer në lëkurën dhe palcën e të ndodhurës, duke zbuluar pas çdo kapitulli hapësira të reja të qasjes estetike. Faqe pas faqeje zbulon pasurinë e botës shpirtërore të protagonistes,dashurinë e saj për jetën, çiltërsinë dhe humanizmin që e karakterizojnë në çdo hap të jetës. Libri është shkruar me një stil të latuar, me një gjuhë të pasur dhe stilema të gjalla përshkruese, me një spektër vezullues ngjyrash dhe trajtash narrative, që të bëjnë për vete dhe të përfshijnë në gravitetin e një emocioni të natyrshëm
12. A keni ndonjë preferëncë për ndonjë nga librat e tu, ose që mund të jeni më shumë e lidhur me të ?
Librat janë si fëmijët e nëna i do të gjithë njësoj, po nganjëherë ndihmon atë që ka nevojë më shumë. Do veçoja FAL DASHURI, se këtë dua ta bëj sa të kem jetë. Të fitoj beteja, ti dua të gjithë e le të jem një Mjekim, për të gjithë, që luftojnë për të jetuar, duke mposhtur Kancerin e çdo sëmundje.
13. Njohja e greqishtes ju ka dhënë mundësi të lexoni në origjinal poetët e famshëm grekë. Cfarë mëndoni për këtë letërsi me vlera ballkanike dhe europiane ?
-Të lexosh në origjinal, në gjuhën e vet, çdo shkrues është një dhuratë, që nuk mund ta ketë çdo njeri. Ndjej kënaqësi kur lexoj greqisht, një gjuhë e pasur, pak e vështirë për ta mësuar, baza e Dramës, Komedisë, Filozofisë dhe e poetëve me çmimin Nobël në Letërsi që ia ngrejnë vlerën letërsisë greke dhe asaj të Ballkanit. Disa autorë i kam lexuar dhe të përkthyer në shqip. Origjinali është ndryshe.
14. Si janë kontaktete tua me shkrimtarët shqiptarë në Greqi ?
-Bëj pjesë në shoqatën” Dega e Blertë ” të krijuesve me qendër në Selanik dhe takohemi shpesh. Bëjmë pronovime librash organizojmë orë poetike. Për të ardhur keq ,asnje përkrahje, asnjë ndihmë nga qeveria, nga ministria. Të shkruash, të botosh, ti kalosh librat me vështirësi në doganë, të shesësh vetë më falni ti dhurosh, se shumë pak lexohet dhe të mos ndjesh bukurinë dhe emocionet e të shkruarit ,të bën të vuash shpirtërisht.
15. Jeni e pranishme prej shumë vitesh në gazetën letrare Nacional. A keni një mesazh për mijëra lexuesit e saj në Ballkan dhe në botë ?
-Gazeta NACIONAL, është urrë lidhëse midis Diasporës dhe vendit tonë. Më ka njohur me shume shkrues si brenda e jashtë vendit. Mesazhi im fton të lexohet e të shpërndahet, të financohet, që të vijë në çdo vend ku ka shqiptarë,për të ruajtur gjuhën, krijimtarinë tonë letrare e njohja e saj në botë.
16. Çfarë dëshironi të shtoni tjetër?
Fola për shkollat e kryera, fola për punën, për krijimtarinë dhe veprimtarinë po dua të shtoj një falenderim, mirënjohje pa fund për prindërit e familjen time, pa kujdesin dhe ndihmën e tyre nuk do të isha Kristina ,që jam. Dhe së fundi Familja, shkolla kanë rolin e tyre në formimin e njeriut, po nuk duhet haruar ambienti dhe shoqëria ku ritemi ,ku jetojmë Jam e pesta e fëmijeve e kësaj familje, nga të cilët tre me shkollë të lartë, po në këtë interviste dua tu jem mirënjohës dhe njerëzve të lagjes ku u rita,të rrugës ku hodha hapat e para. Rruga, lagjia ime më dha shumë,më mësoi shumë. Mësuesja ime e parë, jo në shkollë po në oborrin e shtëpisë ka qënë Vasilika Polena, që ndroi jetë pak muaj më parë në Amerikë në moshën afërsisht 100 vjeçare e duke folur me mbesat e saj, shikoja dhe falenderoja nga zemra MËSUESEN TIME. Më vonë shtëpia e motrave dhe mësueseve Dhimitra Maliqari dhe Ollgë Maliqari u bë shtëpia e jona, se vajza e mbesa e tyre ishte si moter për mua e motrat e mia.Mjekja V,GJINI më shpëtoi një herë nga vdekja. Kjo mëhallë ka nxjerrë artistë, Dhimitër Orgocka, e dashurova teatrin Muzikante Tole Adham, K. Tanto, e desha dhe e dua muzikën Futbollistë Vllezërit Pilika v;;llai im Sotir Demiri u bë futbollist. Volejbollistat Demiri Faleminderit profesor Mujë Boçpapaj !