Intervistë me poeten dhe shkrimtaren italiane Maria Pellino. Intervistoi: Angela Kosta

 

NJË RRUGËTIM LETRAR NË POETIKËN NDËRKOMBËTARE TË MARIA PELLINO-S

 


“Poezia dhe aforizmat si mjet për paqe dhe shpresë: Një bisedë me poetën dhe shkrimtaren italiane Maria Pellino, mbi karrierën dhe rrugëtimin letrar”.

Intervistoi: Angela Kosta

A. Kosta: Përshëndetje Maria. Cili është titulli juaj profesional?

Përshëndetje juve Angela si dhe të gjithë lexuesve shqiptar kudo që ndodhen.
Unë quhem Maria Pellino; jam poete dhe shkrimtare, kam lindur në Sant’Agata dei Goti (Benevento. Që në moshë të re kam shkruar aforizma dhe skica të shkurtra. Më pas, që nga viti 2013 kam filluar të shkruaj poezi, monologë teatralë, tregime të shkurtra si dhe një roman.

Aktualisht bashkëpunoj me revistën letrare “La Nuova Euterpe”, me blogun “Alessandria Today”, “La Voce Degli Italiani” si dhe me blogun “Reportonline”.

A. Kosta: Cili është emri i librit, projektit apo eventit tuaj më të njohur?

Ka disa ngjarje që i konsideroj themelore në rrugëtimin tim drejt rritjes kulturore:

-Pjesëmarrja në eventin “Odissea Internacionale E Poetëve” si dhe përfshirja me poezitë e mia në “Odyssey International Anthology of World Poets 2020”, botuar nga Nurul Hoque, libër i cili u dërgua në Munir Mezyed Foundation për Art & Kulturë.

-Vlerësimi si Ambasadore e Paqes falë poezisë nga Organizata Ndërkombëtare World Literary Forum for Peace and Human Rights (2021).

-Recitimi i poezive të mia në konferencat mbi femicidin në Palermo, të organizuara nga Legjioni i Kavalierëve Templarë Federikanë (2019).

-Të jem anëtare e jurisë së antologjisë globale të edicionit Writers me titull “Poezia, gjuhë përtej kufijve”, por ka dhe shumë të tjera.

A. Kosta: Jeni vlerësuar me çmime, certifikata, tituj nderi apo arritje të tjera që dëshironi t’i ndani me lexuesit?

Gjatë viteve kam marrë shumë vlerësime kombëtare, evropiane dhe ndërkombëtare, por, po paraqes vetëm një listë të pjesshme:

-Çmimi “Scrittori e Artisti del Nuovo Rinascimento – Shkrimtarë dhe Artistë Të Rilindjes së Re ”, Çmimi i Parë për poezinë “Il Sogno – Ëndrra” (2015)

-Çmimi “Scrittori e Artisti del Nuovo Rinascimento – Shkrimtarë dhe Artistë Të Rilindjes së Re”, Çmimi i Parë ex aequo për poezinë “Un dolore – Një dhimbje” (2016)

-Vlerësim merite nga Akademia Botërore e Poezisë në konkursin “Infinito – Pafundësi 200” për poezinë me imazh kushtuar dyqindvjetorit të veprës “L’Infinito – Pafundësia” të Leopardit (2019)

-Çmimi i XII Ndërkombëtar Navarro, Çmimi i Parë ex aequo për vëllim poetik të pabotuar (2021)

-Çmimi i Shprehjes së Shpirtit “La voce del buio – Zëri i errësirës”, Çmimi i Parë ex aequo për poezinë “Mi acquieto – Qetësohem” (2022)

-Çmim për karrierën: “Mes fjalëve dhe pafundësisë”

-Çmimi i Tretë në “Premio International Inedito Galaxia” (2021)

-Çmimi i Shtypit në konkursin “Grimoaldo I” me përmbledhjen poetike “Moti Interiori – Motot e Brendshme”, edicioni Vitale

-Çmimi i Shtypit në konkursin “Grimoaldo I” me përmbledhjen poetike “Riverberi di cuore”, edicioni Vitale

-Vlerësime në seksionin e fotografisë në konkurse të ndryshme, përshembull në Bienalen e Artit Unicamilano (2019–2020), Çmimi i 3°

-Çmimi “Eccellenze Giovanili” i dhënë nga qyteti i Trezzo sull’Adda, Milano, (2023)

-Anëtare e Akademisë ALBAP – Academia Luso-Brasileira de Artes e Poesias

-Anëtare e akredituar e Republikës së Poetëve

-Certifikatë çmimi nga edicioni i 10-të i “Chinese Poetry Spring Festival Gala”, (2024)

A. Kosta: Cilat janë hobet tuaja?

Shkrimi mbetet pasioni dhe shpëtimi im kryesor, por më pëlqen të merrem edhe me fotografi dhe lexim. Gjithashtu adhuroj edhe ecjen e gatimin. Nuk mund të lë mënjanë këngën, pjesë e rëndësishme e personalitetit tim.

A. Kosta: Cila është gjëja më e spikatur që ju nxit drejt sukseseve?

Padyshim mirënjohja e njerëzve të panjohur, të cilët gjejnë ngushëllim, lehtësim dhe shpresë duke lexuar poezitë e mia. Vazhdimi i rrugëtimit tim poetik në “Gazzetta dell’Adda”, si dhe bashkëpunimet në formate e radio të ndryshme.

Angela Kosta: Sa libra keni botuar?

Deri tani kam botuar këto libra:

• “La curva immensa dei sogni”, përmbledhje poetike, botuar nga L’Inedito Letterario.

• “Casimiro e gli Imbaculi”, ese me bashkautor Loris De Simone, botuar nga L’Inedito Letterario.

• Përmbledhja poetike “La Corte dell’Universo”, botuar nga L’Inedito Letterario.

• “Diana Vive Ancora”, roman, botuar nga L’Inedito Letterario.

  • Il Fruscio del Tempo

A.Kosta: Dëshironi ta vizitoni Shqipërinë dhe Kosovën?

Dëshirë që një ditë do ta realizoj patjetër.
Do të jetë kënaqësi shumë e madhe kur të sodis pamjet e mrekullueshme të vendit tuaj, të njihem sadopak me guzhinën, traditat dhe kostumet tuaja tradizionale, e pse jo të jem prezente edhe në ndonjë event apo festival kulturor-letrar.

A. Kosta: Faleminderit për intervistën Maria. Ju uroj shumë suksese në rrugëtimin tuaj letrar…

Faleminderit Juve Angela. Gjithashtu i përcjell mirënjohjen dhe respektin tim Drejtorit të kësaj gazete kaq të njohur ndërkombëtarisht Mujo Bucpapaj. Faleminderit!

NGA ANGELA KOSTA

UNIVERSI

Nga Maria Pellino

E PAKUPTUESHMJA

Atë çka nuk e kupton
Mundim të provokon
Në mëri të hidhur kthehet,
Këmbëngulëse dhe e patundur,
Gjemb ngulitur në aortë.
E megjithatë heshturazi vjen
Ëmbëlsia e një perëndimi
Velenxë e artë që të mbështjell
Dhe stuhinë qetëson.
Dëshirave të reja u jepemi,
Veshje intuitash onirike
Burime mrekullish jo të infektuara
Aty ku zemra shpërthen,
Çdo pengesë shemb.
Asgjë nuk mund të jetë
Më sublime
Përveç aromës së ëmbël
Të lulëzimeve të reja
Në shkatërrimin e atyre rrënojave
Të përfjetura nga koha
Arrati e pasioneve.

UNIVERSI

Universi përtokë bie
Në krahët e bollëkut
I cili ëmbël arrin
dhe i copëtuar në çast
I ringjalljes akute.
Shpaloset lëndina
Mbi gjethet e thara,
E megjithatë asgjë,
Veçse shpirtit,
Mund ta presë përzgjedhjen e vazhdueshme
Të jetës që rrjedh
Si oksimoron i kundërshtimeve të favorshme.

CILA ËSHTË?

Cila është ajo arsye
Ende e pa tentuar
Përhumbur në luhatjet
E qiellit të pafund,
Në një oaz kohe të imagjinuar.
Përgjatë rrjedhës së saj
Burojnë dëshirat
Në agimin e ditës
Mjaft madhështore
Fjalët, më sublimet,
Midis degëve të zhveshura
Të së nesërmes
Mos perfekte dhe e përkohshme
Si gjethe
Ikin nga kapërthimet
Dhe si mulliri në ajër rrotullohen
Me erën që shkul
Edhe shpirtin.
E mendimet,
Fragmentet e përjetësisë,
Kapin vërtetësinë
Në muzgun e çdo motoje.