Natalie Bisso është poete, noveliste, eseiste dhe kantautore, autore e 13 librave dhe bashkautore në më shumë se 180 antologji ndërkombëtare. Poezitë e saj janë përkthyer në 40 gjuhë dhe janë botuar në antologji të ndryshme ndërkombëtare. Ajo është Figurë Nderi e Letërsisë dhe Arteve Botërore e vlerësuar me Çmimin e Distinktivit të Argjendtë. Natalie Bisso merr pjesë në jetën letrare të disa vendeve të ndryshme. Ajo është Themeluese dhe Kryetare e Shoqatës Ndërkombëtare Letrare “Tribuna Krijuese” (MLATT), Akademike në Akademinë Ndërkombëtare për Zhvillimin e Letërsisë dhe Artit, Akademike në Akademinë Ndërkombëtare të Letërsisë Ruse (MAPC), Anëtare dhe korrespondente e Akademisë Ndërkombëtare të Shkencave dhe Arteve, Anëtare Nderi e Unionit të Shkrimtarëve të Amerikës së Veriut, Kryetare e Degës Gjermane të SPCA, Anëtare e Unionit Ndërkombëtar të Autorëve dhe Artistëve (ICAI), Anëtare e Cámara Internacional De Escritores & Artistas dhe i Këshillit Botëror IESART (Spanjë), Anëtare e Unionit Ndërkombëtar të Shkrimtarëve (ISP), Anëtare e Fondacionit Publik Rajonal për promovimin e poezisë bashkëkohore “Svetoch”, Anëtare e Shoqatës Ndërkombëtare të Shkrimtarëve (Gjermani), Anëtare e Shoqatës Ndërkombëtare të Shkrimtarëve dhe Publicistëve, Anëtare e Shoqatës Kreative Euroaziatike (Londër), Konsulente për Botimin Ndërkombëtar të Letërsisë Kineze (Federata e Qarqeve Letrare dhe Artistike Hubei, Anëtare e Jurisë së Konkurseve Ndërkombëtare, Ambasadore e Forumit Ndërkombëtar të Kreativitetit dhe Njerëzimit (IFCH) (Marok), Anëtare e Këshillit Evropian dhe i Komitetit Ndërkontinental të Rilindjes – Renaissace Millennium III (Egjipt), Presidente Nderi i “Thousand Minds for Mexico – Mijë mendje për Meksikën”” dhe e Jurisë Ndërkombëtare në Gjermani, Anëtare Nderi e Unionit të Shkrimtarëve të Gjuhës Spanjolle (UXE). Natalie Bisso është fituese e shumë çmimeve të mëdha dhe fituese e konkurseve ndërkombëtare letrare dhe muzikore. Ajo ka marrë shumë diploma universitare, medalje dhe urdhra ndërkombëtarë, përfshirë nën kujdesin e UNESCO-s. Asaj iu dha gjithashtu Titulli “Penda e Artë e Rusisë”; Titulli Master; Titulli Master i Poezisë; Titulli Shkencëtar i Shquar nga Komisioni i Akademisë Ndërkombëtare të Etikës në Indi. Natalie Bisso është përfshirë në Librin Platinum (SPCA) për Progres Aktive Kreative dhe Arritje të Mëdha në Kreativitet dhe në lidhje me 20 – vjetorin e Unionit – Përgjithmonë.
Poezitë e saj janë interpretuar në radiot: “RADAR”, “RECITAL”, “PHOENIX”, “NE JEMI BASHKË”, AUTORADIO, RADIO OK, RADIO NG, TALENT PARK, OCEAN+. Së fundi ajo është edhe në videoprojektin “Intrigë show”. Natalie Bisso është pjesëmarrëse e Programeve Televizive në kanalin “Artist TV”.
– INTERVISTA –
A. Kosta: Përshëndetje Natalie. Mirë se vini në Gazeta Nacional! Kur keni filluar të shkruani?
Natalie B: Përshëndetje të dashur kolegë dhe të dashur lexues! Jam jashtëzakonisht e lumtur me “takimin” dhe bisedën tonë emocionuese, sepse “takimi” me lexues të rinj është gjithmonë një festë për shpirtin. Më lejoni të them disa fjalë për veten time: Quhem Natalie Bisso. Jam poete, romanciere, eseiste dhe kantautore. Unë shkruaj rusisht, edhe pse kam rreth 40 vjet që jetoj në Gjermani. Kam filluar të shkruaj, të regjistroj këngë dhe të botoj poezi në vitin 2008. Edhe pse shkruaja që në bankat e shkollës, nuk e mora asnjëherë seriozisht, sepse isha më kreative në zhanrin epistolar. Por nga fillimet e vitit 2008, fillova të shkruaj dhe të rafinoj me kujdes dhe seriozisht disa poezi. Pas 2 – 3 vjetësh, duke pasur materiale të grumbulluara, fillova të botoj në gazeta dhe revista letrare, e më pas botova edhe disa libra.
A. Kosta: Çfarë përmban pena juaj? Cilat janë temat kryesore?
Natalie B: Sa pyetje e bukur kjo që po më bëni…
Unë shkruaj poezi për të gjitha llojet e temave: për dashurinë, filozofinë, peizazhin, tekstet qytetare, vjersha, shkruaj për moralin njerëzor dhe gjithçka që ndodh në botë. Por temat e preferuara janë DASHURIA dhe FILOZOFIA. Më duket se këto janë temat më vitale, pa të cilat nuk do të kishte jetë në Planetin tonë.
A. Kosta: Cili është autori juaj i preferuar?
Natalie B: Kam shumë autorë të preferuar…
Në thelb, këto janë klasikët e letërsisë botërore. Por, që në fëmijërinë time, duke filluar nga klasa e pestë, u interesova shumë për poezinë e Sergei Yesenin. E lexoja ditën dhe natën. Më pëlqyen shumë poezitë e tij. Ndërsa u rrita, u interesova më shumë për filozofinë dhe, u interesova aq shumë për të, saqë “shfletova” shumë vëllime të letërsisë filozofike nga Rabindranath Tagore, Chesterfield, Aristoteli, Confucius, Lao Tzu e shumë të tjerë. Pasioni për filozofinë më ndihmon ende edhe sot në shumë situata të jetës. Pastaj u interesova përsëri për prozën dhe poezinë, përveç klasikëve të: Pushkinit, Lermontovit, Dostojevskit, Tsvetaeva, Akhmatova, fillova të lexoj edhe Brodsky, Ivan Bunin, Rozhdestvensky, Rimma Kazakova, Yevgeny Yevtushenko, Vladimir Nabokov, Sergei Dovlatov, Vasily. Aksenov dhe shumë të tjerë. Por ende nuk mund të vendos se kush është autori më i dashur për mua. Më pëlqejnë shumë poezi ndaj them me bindje se çdo autor ka diçka unike, të veçantë, që të rrëmben shpirtin.
A. Kosta: Na tregoni më gjerësisht për marrëdhëniet tuaja me Shoqatat e Huaja Letrare…
Natalie B: Marrëdhëniet me shoqatat e huaja letrare po zhvillohen më së miri dhe bashkëpunimi i ngushtë po jep fryte të mira në letërsi. Duke qenë Figure Nderi e Letërsisë dhe Arteve Botërore, (jam Anëtare Nderi në shumë organizata), e njohur gjerësisht në botë, sindikatave krijuese, shoqatave dhe grupeve të tjera krijuese nga vende të ndryshme të botës të cilat u përmendën më sipër në biografinë time. Dëshiroj t’ju kujtoj Shoqatën Ndërkombëtare Letrare “Tribuna Krijuese”,Themeluese dhe Kryetare e së cilës jam unë. Dhe sot, me krenari them se Shoqata jonë ka sukses dhe besueshmëri të madhe me shkrimtarë dhe poetë nga shumë vende të botës.
A. Kosta: Çfarë mendoni për letërsinë bashkëkohore evropiane?
Natalie B: Kjo pyetje është më e rëndësishmja dhe aktualja për sot… Nuk do të doja të ofendoja askënd por megjithatë, mendoj se shumë shkrimtarë nga vende të tjera do të pajtohen me mendimin tim. Deri më sot, letërsia moderne evropiane është shumë e çalë. Dhe ka shumë arsye për ta thënë këtë. Fillimisht do të thosha se ka një tranzicion, një kapërcim të mprehtë nga letërsia fizike në median elektronike dhe ritmi i jetës sot detyron jo vetëm lexuesin, por edhe shkrimtarin të ndryshojë ritmin dhe mënyrën e jetesës, duke shkruar dhe botuar vepra letrare, poezi, këngë, për të shkurtuar apo për të shkruar shpejt. Së dyti, falë përparimit teknologjik dhe internetit në çdo shtëpi, çdo autor ka përqasje në masa të mëdha lexuesish, për fat të keq, midis tyre ka autorë absolutisht të padobishëm, sinqerisht të dobët që reklamojnë gjallërisht “krijimet” e tyre dhe siç e dini, ka ndonjë “gjuetar” për secilin prej tyre që i lavdëron, u shkruan komente miratuese, duke tërhequr vëmendjen e lexuesve dhe duke zhvilluar kështu një shije sinqerisht të keqe për letërsinë moderne në shoqëri. Së treti, shumë autorë kanë filluar të ndërthurin fjalë të huaja, fjalë parazitare, fjalë të urta dhe thënie në gjuhët e tyre në dialekt, të cilat vetë autorët nuk i zotërojnë plotësisht, duke rezultuar në një interpretim të deformuar ose të gabuar të folklorit popullor. Njohja joautentike e situatës aktuale në botë, njohja e dobët e historisë së vendeve të huaja çon në një shtrembërim të plotë të fakteve historike, gjë që reflektohet në cilësinë e veprës letrare, si rezultat i së cilës autori humb besimin dhe autoritetin. Por ai do ta kuptojë këtë shumë më vonë. Megjithatë, jo gjithçka është aq e keqe dhe e dobët në planin letrar. Duhet të theksoj se së bashku me këtë lloj kompleksiteti në letërsinë moderne evropiane, ka krijues të mrekullueshëm, të ndritur, origjinalë dhe të talentuar. Dhe falë tyre, letërsia moderne do të ruhet për brezat e ardhshëm, dhe pasardhësit me siguri do të përcaktojnë vlerën e saj dhe do të vlerësojnë kontributin e madh të bashkëkohësve tanë të talentuar. Të paktën kështu shpresoj.
A. Kosta: Ju falenderoj për intervistën. Urime dhe Suksese në karrierën tuaj shumë planëshe
Natalie B: Falenderoj përzemërsisht Juve Angela, gjithashtu mirënjohje Drejtorit të kësaj gazete me përmasa ndërkombëtare Dr Mujo Buçpapaj si dhe falenderime të gjithë lexuesve shqiptarë në çdo cep të kontinenteve.
Përktheu dhe intervistoi: Angela Kosta Drejtore Ekzekutive e revistës fizike MIRIADE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese