Intervistë me skulptorin dhe artistin unik Llesh Biba. Intervistoi: Dukagjin Hata

Intervistë me skulptorin dhe artistin unik Llesh Biba

 

LLESH BIBA: DRURI ËSHTË JETA DHE DASHURIA IME E FSHEHTË

 

 

 

 

Llesh Biba është jo vetëm një skulptor unik i punimeve në dru, ku ka gdhendur figura emblematike, që nga mbreteresha Teuta, mbretërit e tjerë ilirianë,  tek Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Shën Tereza, ikonat e qendreses klerikale katolike në kohën e Diktaturës etj., por dhe një artist unik shumëdimensional, aktor, prestigjator, regjizor i spektakleve madhështore, të organizuara me tifozët shqiptaré në kampionatet Evropiane e botërore të futbollit, ku ia ka dale të hap faqet e gazetave botërore dhe edicionet e lajmeve sportive,  një personazh sharmant dhe suprizues në të gjitha hapat e tij si artist dhe si njeri. I veshur në një mënyrë të çuditshme, me një mjekër të gjatë e të thinjur, sikur vjen nga koha e etemitëve, Llesh Biba të ngjan herë me një asket shëtitës, herë me një pelegrin në kërkim të pervojave të reja jetësore, gjithmonë duke nxituar dhe i panjohur, si një rebus… Ne i morëm këtë intervistë ekskluzivisht për gazetën “Nacional”, gazetë  për të cilën ai tha së “është bërë si një gjyshe e dhembshur dhe bujare, që na mirëpret të gjithëve ne prehërin e saj të ngrohtë”…

 

Pyetje: Çfarë është druri për Ju?

Pérgjigje: Druri për mua është dashuri, jetë, identitet artistik. Është ndjesi, emocion, përvojë dhe gjithëçka prej nga nis udhëtimi im si artist, në një botë mes realitetit dhe fantazisë estetike. Përpara një cope druri unë ndihem si foshnja para një objekti të panjohur, të cilin e vështron me kërsheri dhe admirim…

Pyetje: Zoti Llesh, ju lëvizni shumë, aq sa duket se pjesën më të madhe të kohës, e kaloni jashtë Shqipërisë. Ështës një nevojë artistike apo diçka tjetër?

Përgjigje: -Udhëtimet janë udhë diturie dhe njohjeje për gjithkënd, por për një artist, më shumë se kaq, janë mundësi të kërkimit dhe përmbushjes artistike. Janë udhëtime dydimensionale: udhëtime fizike, si shfaqje dhe impresione vendesh të reja,  gjeografie dhe ndjesive të reja;  udhëtime brenda shpirtit estetik, të rizgjuar si rezultat i kësaj përvojé, ku ndodhin katharsise dhe iluminime nga më të çuditshmet.

Çdo udhëtim hap një dritare të re nga ku artisti sheh kohën dhe njerëzit dhe pasuron spektrin e punëve dhe të këndveshtrimit estetik mbi botën që e rrethon. Unë udhëtoj pareshtur, pasi në çdo udhëtim me duket sikur rizbuloj vetveten si njeri dhe si artist.

Pyetje:-Porsa jeni kthyer nga Gjermania…Disa mbresa nga ky udhëtim, ju lutem…

Përgjigje: -Po, në Gjermani vajta së bashku  me bashkëshorten, i ftuar dhe i sponsorizuar nga Qerim Shkreli, një intelektual nga bota akademike e treves së Dardanisë, i cili, me rastin e 65 vjetorit të lindjes, kishte ftuar nga Shqipëria 30 vetë, ndër të tjera dhe z. Tonin Alia familjarisht. Na priti në Nuremberg, në një nga 33 shtëpitë e tij. Ishte një nga përvojat e mia të shumta dhe të paharrueshme.  Dr. Prof. Qerim Shkreli na ofronte për çdo ditë nga një vizitë në muzete e Nurembergut dhe në qytete të tjera gjermane. Me respektin dhe bujarinë e tij të thellë na bënte të ndiheshim si në shtëpinë tonë. Pasi kaluan 20 ditë,  e pyeta duke i thënë: ” Qerim, kur do mërzitesh me mua?” Ai me tha, se ndoshta kjo mund të ndodhë  kur të festoj 100 vjetorin, atéhere mbase  do të jemë mërzitur me ty”…

Kam 30 vjet që asnjë njeriu im nuk më ka ftuar për vit të Ri dhe më ftojnë intelektualët e  trojeve dardane, që punojnë e jetojnë jashtë Atdheut.

Kur e mori vesh Dr. Avni Ramadani se ndodhesha në Gjermani, më mori në telefon dhe më ftoj të nisesha për Zvicér, por unë i thashë të  merrte Qerimin e të fliste me të,  se ai më ka “blerë”, i thadhë,  dhe ai mund të vendos për mua. E mori Qerimin dhe i tha: “Po s’ma dhe Leshin, taks forca e bluzave të bardha do vijnë e të rjepin”. Shkuam në Zvicër ku punon e jeton Dr. Avni Ramadani  dhe ai na ofroi operacione estetike falas mua dhe bashkëshortes time.

” Të kam ftuar me festuar Krishtlindjet, më tha ky burrë fisnik, një nga mjeket më prestigjiozë evropianë në fushën e ndërhyrjeve estetike. Meqë ti Llesh bën punë të bukura, më tha,  edhe unë dua të ju bëj punë të bukur, dua të ju  heq nishanet ju dhe bashkëshortes tuaj”.

Pyetje: Ju keni një mori punësh nga më të larmishmet dhe e pasuroni çdo ditë koleksionin e krijimtarisë tuaj me punë të reja. Pse nuk hapni ekspozitë?

Përgjigje: -Ekspozita ime ndodhet e paketuar në Itali, gati për në Amerikë, ku ka disa kohë që disa punime të mia i kanë në shtëpi dy ish presidenta të SHBA. Dërgimi dhe hapja në SHBA e punëve të mia do të bëhet  kur ta shoh të arsyeshme Albert Arapi, Kryetari i shoqates “Arbnia” në Detroit, i cili është njeri nga inicuesit dhe financuesit e kësaj sipermarrje kaq të rëndësishme për mua si artist.

Më është dashur një punë e madhe por dhe shpenzime të mëdha për të pergatitur ekspoziten ne Itali, e cila pret të udhëtoj për në SHBA.

Falenderoj me zemër në dorë vëllezërit Sandër e Nik Nikolla si dhe binjaket Elton e Artan Marku, të cilët për 7 muaj më kanë mbajtur në pëllëmbë të dorës gjatë kohés që përgatisja këtë ekspozitë në Itali.

Pyetje: -Cili është projekti juaj në vijim?

-Kam dhjetera punime në duar, të cilat gradualisht po marrin formë, që nga veprat e mirefillëta artistike, si portrete etj deri tek gdhendjet dhe zbukurimet me dru në  varre, që janë aq të kërkuara këto kohë, kur dhe në vendorehjen e fundit, njerëzit kerkojnë “komunikime” estetike…

Bijnakët Elton dhe Artan Marku që më kanë sponsorizuar dy Kampionatet Evropiane të Futbollit, do sponsorizojnë kostumet për në Kampionatin Botëror në SHBA, ku unë Llesh Biba do të jemë në rolin dhe  me veshjen e  Skënderbeut,  i veshur me të bardha, Artani, në rolin e Marin Barletit, veshur me të bardha dhe  Eltoni, simboli i priftit që bekon aktivitetin, veshur po me të bardha.

Pyetje: Një përvojë pak a shumë  të tillë ju e keni shijuar disa heré dhe më së fundi gjatë ndeshjes Shqipëri -Itali, apo jo?

Përgjigje:

-Po, në Kampionatin Evropian dhe në ndeshjen Itali-Shqipëri, në  qershor 2025,  isha në krye të tifozëve shqiptarë, me veshje origjinale, skenar dhe regji unike, duke bërë që performanca  jonë si ndjekës  të Kombëtares shqiptare të zinte kryet e vendit në edicionet botërore të lajmeve. Ishte një spektakël i vërtetë, që nga menyra e veshjes, qendrimi, shfaqja e emocionit sportive, ku tifozëria i nënshtrohej një regjie të përkryer…

Raiuno do të  hapte një nga  emisionet më prestigjioze sportive  me portretin e Llesh Bibës, që me veshjen e tij iliriane, iu printe mijëra tifozëve,   duke bërë një prezantim dinjitoz të kulturës dhe komunikimit në raste të tilla, kur është vështirë të menaxhosh shfrimet pasionante dhe padurimin e çastit të tifozëve të etur për emocion dhe sensacion…