Irsa Ruci: Poezi nga poetë të njohur ndërkombëtarë

Humbur në një liman të largët

Poetë ndërkombëtarë në përkthimin e

© Heath Brougher

Përkufizimi i së keqes njerëzore

«Nuk ka asgjë të tillë si asgjë e tillë,»
Erdhi me shpejtësinë e erës e folura tej mprehtësisë në majë të gjuhës
«Bota jonë është një organizëm i përkohshëm
në mes të një grumbulli më të madh.
Një ditë ne do shastisemi dhe do bëhemi më pak të ndjeshëm se kurrë
pluskuar përreth të panjohurës së dobishme në pothuajse gjithçka,”
rrotull një rrjete mendimi nëpër muzgun e kuqërremtë të syve
vezulluar brenda një kafke lidhur me fuqinë e nuhatjes.
Buzëqeshje e imponuar, unë u përpoqa të mos e vë re dhe e mbajta në këmbë.
“Unë jam asgjë, por çfarë unë perceptoj.
Unë jam asgjë më shumë a më pak se një Ndjesi,”
krijuar nga nofullat e qenit që mund ta shqyejnë një postier.
“Nuk ka një gjë të tillë
çfarë ju quani ‘Realitet’” ceket kundrejt veshëve të mi siç unë kam parë
përmes oborrit; dhe unë e vështrova atë mbështetur në një kunjë gardhi
duke qëndruar me këmbët e prapme ethshëm kurioz gjithashtu.
“Realiteti nuk është asgjë më shumë se një marrëveshje atomesh
duke prodhuar një efekt ashtu si oksigjeni ushqen zjarrin, ”
thumboi mendjen time njëjtë siç unë vështroja arrogancën së largu
dhe vazhdoi, nuk priti të humbja kohën time
duke dëgjuar të tillë pamundësi.
Dhe siç po largohesha unë dëgjova në distancë përfundimin e tij
«Nuk ka asgjë të tillë si asgjë e tillë,
për asgjë të tillë është një gjë e tillë, në Ndjesi,»
shkau furishëm dhe në zbehtësi prej gojës së tij.

© Heath Brougher

Përkohshmëri

Ne kemi lindur në këto jetë
vetëm për ta lënë sërish atë –

për t’u kthyer në fushat Tokësore
që lindën Njerëzimin vetë –

shumë baltë dhe ajër dhe valë
që na lejuan ne të formohemi, të evolohemi,

është vetëm në punë dhe duke pritur
për ne që t’u kthehemi elementeve tona të tokës:

të bëhemi të ri-konsumuar dhe të tretshëm
nga dheu, shëndetdhënës të kalbjes së kësaj bote në gjithë format e jetës.

© Michael Lee Johnson

Humbur në një liman të largët

Dashuria,
dikur pranë meje

tani

humbur në një
liman të largët

thërret nëpër natë
e zvarritet përsëri në mjegull.

© Carl Scharëath

Bosht

Pasioni do të arratiset
Ndërsa e kaluara,
Regëtimë e uritur
Është zbardhur padukshëm.

Ti e ngule vështrimin në
Dritën e vërtetë
Duke u larguar me vendosmëri
Nga kjo botë.

Duke e ditur se ç ‘ndjesi është
Të jesh i thyer
E të kesh një vrimë të zezë
Në afatin e kohës tënde.

© Scott Thomas Outlar

Përkufizimi i Përsosjes

Arti nuk është një institucion…
Është një zjarr i brendshëm
lindur nga ata
sytë e të cilëve depërtojnë thellësisht
në bukurinë e djegshme së brendshmi.

Arti nuk është leksion mësuar nëpër Akademi…
është një dridhje e shenjtë
që pulson mes venave
prej atyre që e ndiejnë të vërtetën
e pastërtisë së përsosur të kësaj bote.

Arti nuk është një transaksion…
është një shprehje e ndjeshmërisë
që nuk përzgjidhet
por buron
si pasqyrim prej thelbit.

Arti nuk është një fushë e shitshme…
është një emocion i fuqishëm
shoqëruar me vizionin
e përsosmërisë së kristaltë
që hap dimensione të reja.

Arti nuk është ende gati për gravurën e varrit…
është një protestë e ndezur
kundër mishit të vdekshëm
që këndon më të ëmblën melodi
lidhur me tejkalimin e vuajtjes jetësore.

© Roxana Nastase

Malluar

Malluar për shijen e kripës
Apo flladin
Për shushurimat e valëve
Apo vikatjet e pulëbardhave

Malluar për vitet ngecur në të kaluarën
Apo ëndrrat
Për erën ndërsa puth gjethet
Apo gjëmimin e stuhive

Malluar për të rinjtë e pazëvendësueshëm
Apo rërën
Për kërkimin e horizontit
Apo shigjetat varur në pragun e një anijeje

Malluar për detin dhe rininë time
Malluar për atë çka ishte dhe nuk mund të jetë.

© Ken Allan Dronsfield

Rrjedhë

Shikoni atje, një fletë ari endet nëpër erë
Duke lundruar poshtë pemëve tashmë të lakuriqta
Më në fund zbret një kafkë e zbardhur në at’ bardhësi
që është hedhur aty që nga Halloëeen –i fundit.
Ibriku i kafes e bën më të ëmbël ankimin
Bishtat e maceve godasin kohë-mbajtësin
Boronicat në një tas të purpurt me njolla
Dhe habia ime pse ti nuk e ke marrë postën.
Mendimet, si fletët, zhyten në mendjen tënde
koha kalon më shpejt sesa në fëmijëri
qeni yt i vogël leh në përpjekjen për të kapur disa gjethe
gjerbje kafeje, një tjetër trung molle në zjarr.
Dëshpërim’ i hareshëm përhapet nga çdo anë e sallonit
macja kërkon të luajë me borinë e makinës.
Kur ti kthehesh nga ecja
petullat tingëllojnë të mrekullueshme, e di?
Drita mbi tavolinë dridhet nga era e vjeshtës
Unë shkruaj një varg më tepër prej poemës sonë
Duke hedhur pak bojë shkrimi, por kjo nuk tingëllon e drejtë
Mëngjesi pret, e unë endem në kuzhinë.

© Jeanette Cheezum

Vite të arta

Ndërsa ai drejtoi udhën; ajo u ngrit.
Gishtat e saj delikatë u shfaqën skeletor
kur ajo mbështolli krahun e saj rreth tij.
Ndjekja e të njëjtit ritëm i dha ndjesinë e shkathtësisë.
Një shikim në drejtim të tij e bëri krenare.
Vështrimi ngultas me zili ngjalli ëndërrimin e saj për të qenë
e re përsëri.

A duhet ta prezantojë atë si nipin e saj?
Apo t’i lerë të pranishmit të mendojnë se ai është një dashnor.
Tek e fundit ata jetuan në të kaluarën shumicën e kohës.

© Luke Hankins

Të njëjtë dhe të kundërt

Duke shikuar qiellin, fjala qiell
vjen në mendje. Fjala ka një referent –
qiellin vetë, por vetë qielli
nuk ka referent. Të jetosh në gjuhë
do të thotë të parashikosh metaforat,
por në këtë moment unë ndjej boshllëkun
mbi të cilin, gjithë këto vite, kam ndërtuar
shtëpinë time të fjalëve.
Vetëm eja me mua
në greminën ku unë nxjerr kryet llahtarshëm,
unë lutem, koprrac në fjalë
që nuk ofrojnë rezistencë
si pupla rrëmbyer nga ajri,
si litarë që nuk lidhin asgjë.
U krodha nëpër botën
që nuk ka gjuhë
duke u lutur (në gjuhën time)
referent mungues,
forca të njëjta dhe të kundërta
në zbrazëti, rrokje që mund
(unë lutem) të ndalin rënien time
kështu që unë mund të fiksohem
në atë se çfarë qielli nënkupton.

© Neil Slevin

Ushtari Anglez
Pas Dalí

Ushtari është duke ruajtur telefonin përsëri;
kjo është arsyeja që unë nuk të kam telefonuar.

Ai është aty, duke më parë me qortimin prej ati
sa herë që unë do bëj diçka që prindërit nuk duan që fëmijët e tyre ta bëjnë
edhe kur veprimi i bërë nuk sjell asnjë dëm,
njësoj sikur të përdoret fjala “kalec” përsëritshëm për të përshkruar policin
(Sikur të ishte një lloj mallkimi)
Sepse kjo është gjithçka që unë kam dëgjuar si përshkruhen ata
në dietën time shikuese të televizionit amerikan.

Por unë devijoj.

Telefoni është atje, gjithashtu,
Ti në anën tjetër të linjës
gjurmon rrugën nga unë tek ty. Ti
me shumë gjasa as nuk dëshiron të t’ telefonoj
por këtu gjithçka është e njëjtë,
duke pritur për momentin tjetër të jetës
për të vendosur gjylen e bukur të pasigurisë
rrokullisur nëpër disa lugina të panjohura
ku ne do t’i shtyjmë derisa të gjejmë kodrat, si Sizifi,
përpara se t’i lëmë të bien,
kurrë nuk e kalojnë rrugën e prejardhjes së lavdishme
por duke pranuar rënien e tyre, që është në rënie,
sepse ne kemi qenë në rënie përgjatë gjithë jetës sonë,
brenda jetës, jashtë dashurisë, ndaj njëri-tjetrit;
sepse rënia është pjesë e argëtimit.

© Dennis Villelmi

Ishim mirë kur ishim Mite

Ju e bëtë të sigurt që unë gjithmonë mund të lëshoj stuhi.
Kuti rrufesh plot ushtarë kallaji ceremoni pengjesh –
Të thyer, kyçet e mi ende të freskët nga kryqëzimi.
Ku është mitologjia juaj e çmuar tani?
Unë, jo ju, në shëmbëllimin e Akilit;
Në gjurmët e vdekjes, si kurrë më parë, por për shkak se e tija është një fytyrë e rëndë,
Ne nuk mund të themi nëse ai është i zhgënjyer që ne dështuam të mbanim Trojën.
Në kujtim ne grabitëm kartagjenasit faqekuq pas njëqind vjetësh
Dhe u lamë atyre një buqetë mes Austrisë e Gjeorgjisë.
Ne ishim të mirë atëherë, apo s’ishim ne?
Por tani ne thjesht nuk mund t’i pështyjmë numrat;
Si guxon dikush ta quajë atë terror!
Do mbajnë yjet tanë ndonjëherë një orgji këtu në tokë?
Stuhi, sigurisht, por jo të dhëna.
Patjetër – kush betohet këto ditë për vajzat e vjetra të oqeanit?
Dhe ata të tjerët të cilët do emërohen heronj nuk e kanë nocionin
E vdekjes së pakallur që ata duhet të lartësojnë.
Masakra është shkallë, mandat.
Ishte thjesht jashtë kuriozitetit çfarë unë kapërceva përmes,
Të shihja çfarë ai mendonte për të mirëqenë. Gjithçka mund të shihja ishte si
Lajmet shkatërruan botën.
Pushimi mes konferencave të shtypit mbante këto linja hapur:
Ç’ është kuptimi i shtrëngatës pa ndriçimin vdekjeprurës?
Gjembat sërish kaq të thellë, ne nuk mund t’i marrim të gjitha prej shtratit ku
Parisi është në objektiv si më parë.
Po, stuhia –

© Duane Vorhees

“Si kërpudhat pas shiut”:

Nëse ti do të ishe pyll
Unë mund të pretendoja
Këtë qëllim fisnik
Për këto sondazhe
Të shpeshta të përpikta
Që unë kryej
Në lagështinë tënde
Dhe hijet e qelbura.

© Sunil Sharma

Lodra shitësit

Poshtë një mbikalimi
Mbledhur dy familje
Pelenat e foshnjave
Mundin drithërimat e Delhi- t.
Shtresa mes
Dy shtyllave të urës
Nxjerr ndotjet.
Lodrat ndërpresin
Shkopinjtë e gjatë të bambujit-
Duke qëndruar si një mur memec.
Familje të rreckosura
Jetojnë jashtë me jorganë të grisur.
Lodra lëvizin nëpër erë
Por, jo për fëmijët e tyre!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here