Në Kosturr, në fshatin e Hasit ku gjënden akoma kishat dhe vreshtat e Kastriotëve
Kosturrasit, njerëzit që jetojnë deri në 120 vjet. “ KOSTURRI, ORIGJINA E KASTRIOTVE”
“Në mes të fshatit Kosturr, në pjesën jug-perëndimore të tij, edhe sot gjënden varrezat dhe lisat shumëshekullorë të kishës së Kastriotëve e të Kosturrit. Po ashu Vidhat e famshëm, të përmendur edhe në histori nga Barleti dhe Bardhi, si ”Vidhat e Kastriotve”, gjënden edhe sot në lagjen Meshaj, në mes të fshatit Kosturr, pothuaje ngjitur me trojet e vjetra dhe oborrin e shtëpisë së nderuar të Isuf Rexhës.”
Nga ISUF MESHI
Hasi ka një histori mjaft të pasur, me personazhe e figura të njohura, të cilët kanë bërë emër në shumë fusha, qysh prej Gjergj Kastriot Skenderbeut, Pjetër Bogadani etj, gjë që kërkon hapsirë, kohë e vend të veçantë për t`u trajtuar.
Në këtë shkrim do përqëndrohem kryesisht në fshatrat e Hasit, duke bërë një përshkrim më të veçantë për Kosturrin, i konsideruar nga shumë historianë si “Trualli i parë dhe origjina e Kastriotëve.”
Në vitet 1912-13-14, edhe pse ishin zhvilluar mjaft luftime të shpra për të mos lejuar coptimin e tokave shqiptare, me vendim të Fuqive të Mëdha të asj kohe, tepër padrejtsisht , mizorisht e forcërisht, shumë territore shqiptare iu aneksuan shteteve fqinjë. Kështu edhe Hasit i takoi të ndahej më shumë se përgjysëm, duke ia kaluaar më shumë se gjysmën tjetër e territorit të fshatrave të Hasit, shtetit jugosllav, Serbisë. Në Hasin e andejm -siç do quhet që nga ajo kohë e në vijim, mbetën fshatrat si më poshtë po i rradhisim, sipas shpjegimeve mjaft të sakta te dajove të mij të nderuar, Ram Prushi (i riu) e Ali Prushi, të radhitura aktualisht si më poshtë vion:
(Megjithë pak debate të bëra për katundin e Devës), Hasi ndanë për Rostushë të Babaje, ( Rostusha është një far lumi i vogël që bjen në Erenik), nga aty fillojnë fshatrat e Hasit:
1- Deva, 2- Brekoc, 3-Vogovë, 4- Zhup 5- Prysh-Zylfaj 6- Fierzë, 7 – Raqë 8- Moglicë, 9- Pjetershan
10- Lipavec 11- Goden 12-Gerqinë,
13- Smaç 14- Ujz 15-Bishtazhin
16-Demjan , 17- Kushllin, 18-Kabash
19-Lubizhdë 20- Dedaj, 21- Bec
22- Marosh 23- Romajë 24- Lukinë
25- Krajk 26- Zym 27- Gjanaj 28- Tupec 29- Mazrrek 30-Kojush 31- Planejë 32- Milë 33-Gorozhup
Ndërsa Hasi ktej :
Meqë Katundi Brrutit është përmbytur nga liqeni, po fillojmë në cepin veri lindor të Hasit e pikrisht me fshatrat bregut të Drinit të Bardhë, e me rradhë..
1- Gjinaj, 2- Myq-has, 3- Pusi i thatë,
4- Domaj, 5- Shalqin, 6- Pogaj,
7-Kishaj, 8- Cahan. 9- Vlahen,
10-Dobrunë 11- Qarr, 12- Letaj 13-Peraj 14- Zjec 15-Perollaj,
16-Golaj 17- Nikoliq, 18-Krumë, 19-zahrish, 20- Liqeni i kuq, 21-Vranisht,
22-Tregtan, 23- Branogë, 24-Metaliaj,
25-Bardhaj. 26- Helshan, 27-Kosturri,
KOSTURRI
Çdo vend ka historinë e tij shtrirë përgjatë kohërave. Në këtë hapsirë shumë fise, familje e individ të veçantë, kanë bërë emër me veprimet e tyre, me punë, mund, bujari, guxim e kur është dashur edhe trimëri. Ata kanë lënë më shumë gjurmë, duke e bërë kështu, më të pasur, e më të nderuar, historikun e tyre dhe të vendit. Njëherit duke nderuar edhe tokën , shtëpinë e truallin që i përkasin. Kosturri ka dy të veçanta kryesore, nga fshatrat tjera të Hasit. Gjithashtu ka familje e persona, me historik mjaft të pasur që natyrisht do mundohem, në botimin e veçantë për Hasin, t`i trajtoi sa më besnikrisht, duke i nxjerrur nga pluhuri i harresës e duke u bërë vend,sië edhe e meritojnë.
E veçanta e parë.Është fshati me shtrirjen më të gjatë si asnjë fshat tjetër. Kosturri kufizohet vetëm me fshatin Helshan, ndersa në të tri anët tjera është kufizuar me lumejtë Krumë, Drin e Skatinë, që tani janë “xhepa” të liqenit të Fierzës.
Tokat e Kosturrit dhe disa shtëpi e stane, më parë se të bëhej përmbytja e tyre në vitin 1975, koha që u ndërtua Liqeni i Fierzës, fillonin që aty ku lumi i Krumës derdhej e bashkohej me lumin Dri. Dhe vazhdojnë tokat e Kosturrit me ara, kullota e male, përgjatë gjith atij breg drini, deri ku lumi tjetër që kufizon Hasin me Tropojën “Skatina” bashkohej me Drinin. Mandej prej aty, i gjith bregu i Skatinës, deri afër urës Kam -Tropojë, që sëbashku me bregun e Drinit është një gjatsi mbi 13-14 Km, kanë qenë e janë toka të Kosturrit. Pjesa më e madhe e atyre brigjeve e tokave, të gjitha të ujitshme e mjaft produktive, u përmbytën nga liqeni i hidreocentralit të Fierzës, po përsëri Kosturri ka toka, kullota e male, që mundësojnë për banorët e këtij fshati, të vjetër e të nderuar, një jetesë normale.
Sië e thamë pak më lart, Skatina ndanë Kosturrin e zonën e Hasit me zonën e Tropojës. Ndërsa Drini e ndanë me zonën e Malziut dhe Pukës. Qendra e fshatit të Kosturrit, është rreth 2-3 km në të djathtë të luginës së Skatinës. Ndërsa nga bregu i Drinit, distanca nga qendra e kosturrit është dikund rreth 4-5 km, e diku edhe më pak, se vjen duke u ngushtue distanca sipas ish-luginës së Drinit. Në kte pllajë e në kto brigje, kan banuar Kosturrasit. Në qendër , në fshatin e kahershëm të Kosturrit, akoma banojnë e gjallojnë për mrekulli, shumë shtëpi kosturrase, të cilat edhe pse mjaft toka u janë përmbytur dhe jeta u ëhstë bërë më e veshtirë. Këta njerëz nuk preferojnë të largohen nga ky fshat, i cili ka një pamje mjaft tërheqse e piktoreske, pothuaj në të gjitha stinët, veçaz në stinët e pranverës e vjeshtës, ai është mjaft i begatë…
Çdo shtëpi është e rrethuar me bahçe të mjaftueshme, pothuejse me të gjitha llojet e frutikulturës që rritet në zonat tona. Ajri është i mrekullueshëm, siç i thonë fjalës “me t’u zgjat jeta”, ndërsa uji i pishëm, si ai i burimeve edhe i bunarve, është i pashoq, si uji bjeshke. Në Kosturr edhe jetëgjatsia, është e veçantë dhe e diferencuar. Kosturrasit kanë jetue pothuaj me shumicë nga 90 vjetë e disa të veçantë kan rrojtur deri afër 120 vjet. Pastaj nuk mund ta lë pa përmendur mbasi dihet qysh moti e deri më sot, se në tre katundet e Hasit: KOSTURR, ZJEÇ E METALIAJ janë zhvilluar shumë ngjarje dhe histori me ndikim në historinë tonë.
Ndër më të përmendurit për mirë në Has, është Kosturri i shquar për burra të mençur dhe trima, oratorë dhe stregë popullorë në luftra për liri dhe pavarësi.Kosturri ka qenë konaku, ku kanë ardhur burra nga më të shquarit, më të zgjedhurit, atdhetar, mendimtar e trima të përkushtuar, për lirinë e mbrojtjen e trojeve tona, dhe interesave kombëtare si Sulejman Vokshi, Bajram Curri, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Haxhi Zeka, etj.
Kosturri si një pikë referimi i Hasit , ka patur heronjtë e tij, por nuk munguar as burrat e zgjedhur të Helshanit si Sylejman Haxhia, bajraktari i barakut të vogël, Ali Hoxhë
E kam ndigjue qyshë i vogel , e mandej edhe mbasi jam rritë e burrërue se ” Burrat e mirë e shpijat e mira e me zë, i kanë rrënjët, forcën e pastërtinë e mendjes e të shpirtit, sëpari nga brumi të cilit i përkasin,.” Nuk thonë kot: “nuk bëhet shpatë e mirë prej metali të dobët.” Mandej vjen faktori i edukimit në ambjentin ku rriten, tradita e mirë e respektimi reciprok ku jetojnë, dhe ndoshta me rëndësi të veçantë “Mashkullimi i mirë, i fortë, puntorë e i sinqertë.Pasi dihet që “bashkimi bën fuqinë”, apo “me një gur, nuk bëhet mur.”
2.
Në historikun e kosturrit është e njohur se pas largimit të hises së Kostandin Kastriotit, tre vllezrit: Gjoni, Meshi, e Nabolli, i ndanë mes veti tokat e malet e Kosturrit. Thuhet dhe është e vërtetë, se nga tre shtëpi në fillim, Kosturri ishte rritë e më vonë është bërë 30 shtëpi. E po kaq, kanë ndenjur mjaft kohë, si familje të zgjeruara me organizmim patriarkal, pa u ndarë, deri në 5-6 breza në një shtëpi. Në rast nevoje për luftë, ishte ligj i vendit, që të mobilizoheshin nga një për shtëpi. E në luftra kudo që jan zhvillue, djemtë e burrat e Kosturrit, e kanë dallue veten dhe janë përmendur, për atdhedashuri e trima të rrebt. Edhe pse, ndër vite e shekuj, Kosturri u rrit e shumua, përsëri deri në ditët tona është mbetur e njohur shprehja “30 trimat e Kosturrit”…E sot, nga ata tre vllezër janë tre lagjet e Kosturrit: Gjonaj, Meshaj e Nabollaj. Sot e prej kohësh, Kosturras gjënden jo pak, në shumë vende neper botë, që në Amerikë e këtej, dhe kudo e kanë bërë beli vehten…
Ndër shtëpijat më të mdha e më të përmendura në kosturr kan qenë shtëpia e Isuf Rexhës, Mehmet Muzlisë, Ajdin Bekës dhe Miftar Bajrës. Dikur më vonë, bëjnë emër edhe shpia e Brah Fetahit, Rrustem Sadrisë dhe Demharajdinët. ..
Mehmet Muzlia, kusheri i Isuf Rexhës, ishte vetë i pesti vëlla: 1- Mehmeti, 2- Barami, 3- Smajli, 4-Sejdia dhe 5- Ali Muzlia.
Ndërsa Isuf Rexha kishte qenë vet i gjashti vlla: Isufi, Elezi, Musa , Dauti, Selimi dhe Mustafa.
Shtëpi të parë, që do i ndigjohej fjala, e do të printe dhe përfaqsonte Kosturrin ku të kërkohej, kishin zgjedhur shtëpinë e Isuf dhe Elez Rexhës.
Babai i tyre dhe vllezrit, Isufin dhe dhe Elezin, i kishin dërgue e shkollue edhe në Turqi. Isufi kishte krye shkollën ushtarake, e mbasi kishte shërbye do kohë atje, ku kishte arritur të bëhej komandant në 1000 asker, thonë që quhej “Bymbash” dhe siç kujtojnë të afërmit e sa më ka treguar edhe baba im, Isuf Rexha kishte qenë shum i drejtë, fjalëpakët, dhe shumë i rrebt e i prerë.
Ndërsa Elezi, kishte studjue për drejtësi, kishte “Myhyrin e drejtësisë.” Urtësia e drejtësia e tij në zgjidhjen e problemeve e konfikteve mjaft të komlikuara të asaj kohe, edhe në Lumë, po vecanarisht në Has, Malësi e Kosovë, akoma edhe sot përmenden.
Ka ndodhur nganjëherë, që unë vet kam qenë prezent, kur dikush ia ka veshë atributet apo zgjidhjet e urta e të mprehta të Elez Rexhës, tjetër kujtë, e krejt i tjetër profili.
“ KOSTURRI, ORIGJINA E KASTRIOTVE”
E dyta e veçantë, e këtij fshati të është se është konsideruar nga shumë historinë dhe studiues si origjina e largët e Kastriotëve, me të cilët mburren më të drjetë të gjith shqiptarët.
Mbaj mend të flitej nga të vjetriit e fshatit tim,disa prej të cilve, tani i vlersoi, se paskan pas kenë bash historianë të mirë, si Baram Muzlia, Zekë Ajdini, Brahim Muzlia, e tjerë,që shpreheshin se Skënderbeu e Kastriotët, e kanë origjinën nga qeto troje , nga Kosturri.
Isha i ri, apo krejt fëmijë dhe nuk kishim aq shumë përqëndrim e kurreshtje as për historinë e as për brezat e mëparshëm, por sot me bëjnë të reflektojrreth atyre fakteve.
Nganjëherë ne djelmënia bënim edhe ndonjë shaka, me fjalët e një kusherini të Babës tim, me të ndjerin Mixhën Baram (Baram Muzlia), i cili ka jetue afër 120 vjet, dhe ka vdekur në vitin 1968, duke qenë deri ditët e fundit shumë i fortë, në fizik e mendje.
Ai thoshte se “ Gjergj kastrioti e kastriotët e kan origjnën prej qeti vendi, prej Kosturri” dhe i përcaktonte, sipas tij ekzakt, tamam trojet e vjetra të Kastriotve.Atëherë ne bënim shaka me njeni-tjetrin duke thënë se “Prandaj ne Kosturrasit jemi të fortë e të çartun sepse jemi rrënjët e Kastriotëve.”
Mbaj mend që edhe kur ishim në shkollë fillore 7-vjeçare, edhe mësuesi i historisë, na pati folur dhe shpjeguar shumë gjëra për Kastriotët që nuk ishin në libër.
Edhe historiografët e njohur botërisht si Marin Barleti e Frang Bardhi, kanë folur për origjinën kosturrase të Kastriotëve.
Faktet e përshkruara prej tyre falsin qartë në të mirë të tezës se Gjergj Kastrioti e kastriotët e kanë origjinën prej Kosturri.
Rreth origjinës së burrave të shquar dhe të famshëm të historisë së njerëzimit ka gjithmonë garë se kush e kush t’i përvetësojë, por në rastin e Gjergj Kastriotit ka patur gjithmonë konsensus për oigjinën e tij shqiptare.
Ka ndodhur që ndonjë zë i vetmuar grek apo serb të sulmojë origjinën shqiptare të heroit tonë kombëtar, por vetëm sa është bërë qesharak, siç ishte rasti i fundit i historianit të Agimit të Artë grek, Kostas Papas.
Këtë shqiptar të asimiluar nga grekët(Kosta Papas është arvanitas) e dëgjuam përmes mediave vizive teksa në mënyrën më qesharake, djallëzore, brutale e bajate, hidhte baltë mbi Gjergj Kastriotin, Kastriotët si dhe origjinën e tyre. Kam mbetur shumë i çuditur, që zotni Zheji, pati durimin ta dëgjonte aq i qetë, pa ju dëgjuar zëri fare(?!). Mediat nuk e dhanë asnjë fjalë të tij, asnjë koment apo editorial i cili duhej ta shoqërontë intervistën, ku të paktën televizioni Neës 24 të shprehte shkurtimisht qëndrimin e tij për çeshtjen në fjalë, siç bën çdo medie serioze në botë.
Pronat e Kastriotëve në Kosturr
Le të urdhërojmë në Kosturr e të shohin, tamam siç është përshkruar në histori, për origjinën e Kastriotve, që me Kostandin Kastriotin e në vijim.
Në mes të fshatit Kosturr, në pjesën jug-perëndimore të tij, edhe sot gjënden varrezat dhe lisat shumëshekullorë të kishës së Kastriotëve e të Kosturrit. Po ashu Vidhat e famshëm, të përmendur edhe në histori nga Barleti dhe Bardhi, si ”Vidhat e Kastriotve”, gjënden edhe sot në lagjen Meshaj, në mes të fshatit Kosturr, pothuaje ngjitur me trojet e vjetra dhe oborrin e shtëpisë së nderuar të Isuf Rexhës.
(Këta vidha, pa e ditur që janë me vlera monomentale e historike, njëri nga burrat e kësaj shtëpie , para 45 apo 50 vitesh , i ka pas prerë ca e krasitur, sepse po i bënin hije dhe pengonin prodhimin në nji kopështi të vogël, por iu bë vrejtje nga më të vjetrit e shtëpisë , duke i thënë që të mos gabojë më, se janë shenjë i vjetër… e tani janë përtërirë e fuqizuar përsëri). Gjithashtu, unë e mbaj mend mirë, e historianët tanë sigurisht që e dinë po kaq mirë, se në përshkrimin që i bëhet Kosturrit tek Origjina Sknderbeut dhe Kastriotëve përshkruhen edhe pozicioni gjeografik dhe lumejtqë kalojnë në brigjet e tokave të Kosturrit, gjë që nuk i ka asnjë vend tjetër.
Si pas Fran Bardhit, kur Balsha i Shkodrës dikur u fuqizue më shumë, atëherë vllazëria e kastriotëve lëvizën e u larguan nga Kosturri. Thuhet se fillimisht zunë vend në Ujmisht të krahinës së Lumës, ku ndërtuan edhe dy-tre kala të vogla… Mandej udhëtuen duke lëvizur vazhdimisht e ndrruar vend, nga Luma e Kuksit në Diber, mandej Mat, Krujë… e së fundi siç dihet Gjon Kastrioti u vendos ne Krujë.