José Manuel de Vasconcelos: Përherë të kam imagjinuar duke i ngjitur shkallët. Shqipëroi Anila Dahriu

José Manuel de Vasconcelos

Biblioteka

Hedhur librat e nevojshëm mbi tryezë
zë që ushqehet me kohën e njerzisë
avull që mban këtë dritare të ftohtë
të ndytur me sekrete e hije.
Kërkoj simetri guri në rrënjët e lëngshme
duke u kthyer në mure,
monopatet e strehuara nën pemë,
Madje, duke pëshkruar natën
nëpër trungjet e tyre të vjetra,
Rrokjet dalin pak nga pak nga kurioziteti
për të jetuar atje,
madje, duke zgjuar bëmat e thellshme,
një lumë pluhuri që mbështet mbi gjethe,
në heshtje shndërohen në një tokë të lashtë
ndërsa na ndriçon mendimet.

Njëherë e një kohë kishte realitet

Madje, nuk shkrihet kurrë realiteti
i mbështjellë rri,
siç është në guackën e vet,
Përkundrazi sulmon symbyllur
zakonisht kudo që ndodhet,
Prezanton vetminë tonë
që shkon karshi dritës në errësirë
nga horizonti në harresë.

Simulator
me një peshë të dhunshme
avullon menjëher,
Madje, dhe ëndrra e injoron
për një grim.shqipëroi
Anila Dahriu

Realiteti është ai që ndërsa
na ndryshon,
frymëmarrja bëhet thërrime
retë turbullohen,
Derisa përballë në fytyrë na qëllon.

Vajza e ulur në tavolinë

Papritur vështrimet tona kryqëzohen
fytyra e saj e lëmuar më vezullon
butësisht,
Diçka ka humbur në kërcellët e qiejve
ndoshta një zog i plagosur,
Barku që pëshpërin ndër erë
Nuk e di cfarë është e drejtë
Por, di që është e vërteta.
Qafa rrëshqitse madje e ndritshme
Pezull si një rrëke e rrallë
Që djek ndër sytë e mi
deri dje munges nëpër nervat e botës,
Nuk më intereson më asnjë tingull
As puset me hirin e kockave të mia
Fillimisht binin vetëm në një plan të largët e aktual.
Harta e trupit ndjen argjilën e freskët
Pa gijotinën e thellshme tek më ndante
nga pandershmëria e shtrembër,
Asgjë nuk më turbullon këtu
Vetëm këto krah që janë shpata sekretesh të dëshirave
Në këtë flak të pavleshme tek nis
dhe,lundron tek pragu i reve
Madje, kërkon ndër sy,
tek më përcjell tek vetvetja
në strehën e fundit,
Zëmërimi ndërsa shtrihet me mbasditen
paskësaj mes orgazmës ngadalë
mbërthen çdo dhimbje.

Poezi për nënën time

Pluhuri i shkrirë i kohës bie mbi fytyrën tënde,
zëri i brishtë rrethohet qark brezit
si një shkurre që e pret ta rrëmbej.

Goja drithëron e fryn tashmë
tek veshi ëmbël ajrin e këndshëm
të pasigurta ditët e fëmijërisë
shkrin lulja e butë nga lotët e tua.

Valsi i jetës, orbitë e bardhë
Tek meditoj sikur fjalët e saja të thjeshta
ishin i gjithë ajri im,
sikur e pritën kripën që vjen nga koha
Apo, duke i lënë mbi supet e mia
për ty akoma fëmijë.
Nënë-Mendim
Tingull i fortë prej liri
Teksa drita e pakthyeshme
kthehet përher.

Përher të kam imagjinuar duke i ngjitur shkallët

Përher të kam imagjinuar duke ngjitur shkallët
që nga shkëmbi që të shpie në shtëpinë e kuqërremtë të shkrimtarit grindavec,
E befasuar në grackën e erës tek ndez zjarrin tënd si gazelë
tek vështron Zotin të heshtur
Teksa sfidon padronët e detit,
Është një imazh çmendurie si bota e egër
Dua të të kujtoj,
tek shoh këmbët e tua të bardha të shtrira në në ditën blu me babëzinë e zotërinjëve,
Ndërsa ngujohen në shkëmbin e pafuqishëm.
Marr frymë ngadalë në ato caste: një hap dhe një hap tjetër,
shkallët e pafundme,
Si lule mishngrënëse të mbështjellë rreth trupit tënd.
Humbas si një djalosh
si një Uliks i vjetër
madje, kurrë më su kthye në shtëpi.
Nuk mbërite kurrë në mol, shkuma të rrëmben zjarrin
Dielli rrëshqet mbi gojën tënde , turpshëm deri në ulërimë,
Madje në sallonet nuk keni hyrë për një kohë të gjatë ,
Dhe, ndiehesh një princeshë
Vraga e ndritshme e dashurisë i palos duart me ngadalë,
dhe të lë në digat e kohës,
skllave të shikimit tim.

Biografia

José Manuel de VASCONCELOS ka lindur në Lisbonë në dhjetor të vitit 1949.Është poet, eseist, kritik dhe përkthyes.Ka botuar disa libra me poezi dhe tekste eseistike dhe kritike.
Bashkëpunimet dhe punimet e tija gjenden të botuara në revistat dhe gazetat kryesore letrare portugeze dhe në disa revista dhe gazeta të huaja, si dhe në antologji të ndryshme. Gjithashtu shkruan për pikturën, veçanërisht në katalogë ekspozitash.Ka marrë pjesë në disa kongrese, fjalime dhe letrare takime në Portugali dhe në disa vende të tjera.Ka përkthyer poetë si Garsia Lorca, Eugenio Montale, Umberto Saba dhe Paul Valéry.
Ka organizuar recensione letrare dhe antologji, veçanërisht për futurizmin italian, është nënkryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Portugez, anëtar i Pen Club Portugez dhe i Shoqatës Portugeze të Kritikëve Letrarë.
Bashkëpunëtor i Observatorit të Përhershëm të Studimeve Paveziane në Botë, ka botuar ese të ndryshme për Cesare Pavese në Itali.Poezitë e tij janë përkthyer në spanjisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht, kinezisht, japonisht, arabisht, rumanisht dhe slloven.Ka mbaruar studimet per drejtësi dhe ushtron prefesionin e tij.

Përgatiti dhe shqipëroi
Anila Dahriu