Joseph Henrich:PERËNDIMOR JE I ÇUDITSHËM! DHE TË THEM PSE

Joseph Henrich është një antropolog amerikan që jep Biologji Evolutive. Libri i tij i ri është rikonjicioni i një pjesë shumë të veçantë të popullsisë botërore dhe i mekanizmave që e kanë bërë kaq të veçantë.

Ajo që konsiderojmë normalitet është në realitet çudi e zgjeruar në paradigmë. Kjo është ajo që del nga WEIRD, libri i ri i Joseph Henrich, në dalje me 17 shkurt për Saggiatore, në të cilin antropologu amerikan tregon sesi, duke e ngritur shikimin tonë në përqafimin e të gjithë njerëzimit, njerëzit e vendeve të oksidentalizuara paraqesin karakteristika psikologjike dhe sjelljeje të veçanta; në disa raste deri ekstreme. Rrënjët e këtij kërkimi i përkasin fillimiviteve ‘2000 kur, duke u konfrontuar me disa kolegë antropologë kulturorë, Henrich kupton diçka: shumica dërrmuese e studimeve psikologike të kryera nga vitet ’60 e deri më sot përqëndrohet mbi subjekte të ardhura nga vende perëndimore dhe të industrializuara, me shkallë të lartë arsimimi, tendencialisht të pasur dhe demokratë. Një zbulim mjaft intuitiv, duke pasur parasysh që është në këto vende që kryhet pjesa më e madhe e studimeve. Në vetëvete mund të mos jetë problematike, ndoshta jo që banorët e vendeve si Shtetet e Bashkuara, Australia dhe Italia paraqesin shumë aspekte që shkëputen pastër nga shumica e personave që popullojnë planetin. Në sintezë: tentojmë të jemi më pak besnikë kundrejt rrehit tonë social, t’u bëjmë procese synimeve, të përqëndrohemi mbi komponentët e veçantë mbi një çështje më shumë sesa mbi dimensionin e përgjithshëm dhe jemi të obsesionuar nga realizimi perosnal dhe nga mundësia për të zhvilluar një identitet unik.
Kjo nënkupton që subjektet në qendër të pjesës më të madhe të studimeve psikologjike përfaqësojnë në realitet një pakicë, si nga pikëpamja cilësore, ashtu edhe sasiore (duke parë që këto vende numërojnë maksimumi 12% e popullsisë globale). Henrich dhe kolegë i kanë dhënë kësaj pakice emrin WEIRD (akronim për Western, Educated, Industrialized, Rich, Democratic; domethënë perëndimore, laike, e industrializuar, e pasur, demokratike). Sot 90% e studimeve psikologjike dhe e sjelljeve janë ende të kryera mbi subjekte WEIRD. Kemi dashur të flasim me Henrich, që i ka dedikuar 15 vitet e fundit të eksplorojmë arësyet historike dhe kulturore për të cilën një fetë e popullsisë botërore që ka marr konture kaq të «çuditshme».

Titulli origjinal i librit, «The WEIRDest people in the world», luan mbi domethënien anglisht të «weird», duke sugjeruar se perëndimorët janë njerëzit më të çuditshëm në botë. Çfarë nënkuptojmë me të «çuditshme» dhe sa i pastër është ky demarkim?
«Motivi për të cilin kemi krijuar këtë akronim kërkuesit në aspektin psikologjik dhe ekonomik që po bënin përgjithësime mbi sjelljen njerëzore duke u nisur nga një fetë shumë e hollë e njerëzimit. Flasim për njerëz tendencialisht individualiste, të prirur ndaj mendimit analitik dhe në një prosocialitet impersonal, subjekte që u japin shumë rëndësi qëllimeve kur bëhet fjalë për të shprehur gjykime morale. Në botë ekziston një variacion shumë i gjerë për sa i përket këtyre parametrave, por shumica dërrmuese e subjekteve të interpeluara në kërkimet vendosen në një ekstremitet të saktë të këtij spektri. Por kjo nuk do të thotë se ekziston një dikotomi midis popullsive perëndimore dhe joperëndimore, ka një variacion të vazhdueshëm, nganjëherë në brendësi të vetë vendit. I kam mbledhur të dhënat edhe gjatë gadishullit italian dhe edhe këtu haset një variacion».

Por është e pamohueshme që jemi aq të zhytur në kulturën WEIRD sa që shpesh gjejmë sjellje të pashpjegueshme që shkëputen nga norma jonë, sidomos kur flitet sesi të rrisim fëmijët tanë dhe raportet interpersonale.
«Saktësisht dhe njëra prej gjërave që mund të rezultojnë suprizuese është ajo që në disa vende perëndimore konsiderohet korrupsion, tjetërkund është një zgjedhje moralisht korrekte. Për shembull, konsiderohet e lëvdueshme të punësohet një kunat apo të ndihmohen anëtarë familjeje në kurriz të të huajve. Tek ne e quajmë nepotizëm, në vende të tjera është thjesht mënyra më e drejtë e të sjellurit».

Nganjëherë të rritesh në një mjedis të caktuar bën që të zhvillohen aspekte të pakthyeshme. Në fillimin e librit ju rrëfeni sesi alfabetizimi provokon ndryshime në morfologjinë e trurit tonë.
«Të mësosh të lexosh çon në një trashje të trupit kalloz dhe nj specializim të qarqeve neurale të hemisferit të mjaftë, që me sa duket interferon me proceset e lidhura me njohjen e fytyrës. Prandaj është e mundur që fitimi i një gjuhe të shkruar çon në një reduktim të kapaciteteve të tjera. Për ta kuptuar këtë është themelore të tejkalohet dallimi midis asaj që konsiderohet biologjike dhe kulturore: duke u rritur të zhytur në një mjedis kulturor trutë tanë kanë një plasticitet të tillë sa të mund të zhvillojnë aftësi të caktuara në kurriz të të tjerave, në tentativën për t’u përshtatur me atë që kërkon mjedisi. Persona që jetojnë në shoqëri të ndryshme kanë tru fizikisht të ndryshëm, kjo edhe nëse janë binjakë. Natyrisht që ruajmë një shkallë elasticiteti edhe në moshë adulte, por kompetencat njohëse dhe të sjelljeve që fitojmë në moshën e zhvillimit tentojnë që të mbesin për të na influencuar gjithmonë».

Nëqoftëse shikojmë nga shoqëria njerëzore, kjo kornizë mendore ka pasur një rol në shfaqjen, përveçse se për t’u imponuar, e një tipi popullsie me tipare kaq të veçanta.
«Jam i bindur se një rol vendimtar e kanë luajtur institucionet që ky tip aseti mendor ka prodhuar. Njërën mbi të gjitha: familjen. Ekonomistët nuk i kushtojnë shumë vëmendje, pasi në shoqëritë ku jetojnë familjet janë tejet të vogla sa të mund të krahasohen institucionet si demokracia apo ekonomia e tregut; por në shumë shoqëri të së kaluarës familjet qenë institucione shumë më të gjera dhe komplekse: mund të ishin në qendër të dinamikave politike, njerëzit jetonin në klane apo në rripa, shpesh martoheshin midis kushërinjve, anëtarët më të rëndësishëm qenë poligamë dhe bënin shumë fëmijë, ecej kështu duke krijuar një rrjet farefisnie shumë të artikuluar. Kjo duket se furnizon një shpjegim faktit që në pjesë të tjera të botës personat arësyetojnë në mënyra të ndryshme, pas mendjet e tyre adaptohen në një botë të përbërë nga rrjete komplekse farefisnore, ku shumë marrëdhënie stabilizohen me lindjen. Një mjedis rrënjësisht ndryshe respektivisht një shoqërie të përbërë nga bërthama të vogla familjare monogame, ku je i detyruar që të përballet bota e jashtme, të gjesh vetëm miq, shokë dhe partnerë pune dhe, për pasojë, je i shtyrë që të biesh në sy, duke kërkuar që t’i theksosh këto atribute që mund të shtyrë të tjerët të lidhin raporte me ty. Nëse sot bota perëndimore kemi këtë lloj shoqërie është në një pjesë të mirë përgjegjësi e kishës katolike, që duke futur një seri ndalimesh, taksash dhe tabùshë ka copëzuar rrjetin kompleks të farefisnisë të Europës parakristiane».

Nga një pikëpamje biologjike, ky ndryshim hapi me siguri ka paraqitur avantazhe, në mos tjetër sepse, duke favorizuar ndërveprimet midis bërthamave të ndryshme familjare, e ka zgjeruar ekipin gjenetik. Por është më interesante të kuptohet se çfarë roli ka pasur në suksesin ekonomik dhe politik të vendeve që e kanë adoptuar.
«Ideja se ky transformim i raporteve të farefisnisë, i shkaktuar pa dashje nga politikat e kishës katolike, ka ndryshuar tipin e institucioneve që personat formonin. Në vend që të konceptonin organizata të bazuara mbi rrjetet e farefisnisë, nisën të krijojnë organiazata vullnetare, si gildat apo qytetet me status që u shfaqën në Italinë Veriore, Gjermani dhe Francë. Ky proces ka çuar në shfaqjen e institucioneve si demokracia, korporatat, universitetet, institucione vullnetare që e kanë transformuar më tej psikologjinë e personave dhe pozicionuar pjesë të Europës Perëndimore mbi një trajektore që nuk e shohim tjetërkund. Një trajektore që ka çuar në ndryshime të mëdha si Revolucioni i Lavdishëm në Angli, qeveritë kushtetuese, sistemet kapitaliste».

Lidhur me sistemet ekonomike: sot kriza klimaterike është një problem aq i pafytyrë dhe i ndërlidhur, sa që e kemi të vështirë t’ia kuptojmë shtrirjen. Do të ishte themelore të zhvillohej në qasje holistike, që mundëson të përballohet problemi në mënyrë strukturore. Por personat WEIRD tentojnë të privilegjojnë një qasje analitike, duke u përqëndruar mbi probleme të veçanta të kufizuara shpesh pa parë sesi janë të lidhur me një kuadër të përgjithshëm.
«Një prej problemeve ka të bëjë me obsesionin tonë për progresin dhe si nocion kemi progresin: ideja se duhet të ketë një rritje ekonomike e vazhdueshme dhe e papërcaktuar është e destinuar të haset me limite konkrete dhe tashmë po e bën. Pika është se në popullatat WEIRD ekziston tendenca për t’u përqëndruar më shumë mbi individët sesa mbi kolektivitetin, të përqëndruarit mbi vendime në përfitim të species dhe kjo është e vështirë sepse nëse evolucioni kulturor na ka mundësuar të zgjerohet shtrirja e bashkëpunimit tonë, është edhe për shkak të një konkurrence të zjarrtë midis grupeve. Objektivi duhet të rikonceptohet kjo konkurrencë si një sfidë midis qeniesh njerëzore dhe forcash impersonale që kërcënojnë planetin».

Popullsitë indigjene po përjetojnë një interes të rinovuar nga ana e organizatave si Kombet e Bashkuara, pikërisht për shkak të një shikimi tradicionalisht holistik dhe të një aseti kulturor që privilegjon ruajtjen e një qasjeje harmonike me mjedisin. Një pikë daljeje mund të jetë kjo: të provohet të çlirohet nga limitet e shikimit tonë mbi botën duke u mbivendosur lente të ndryshme nga ato me të cilat jemi të mundur ta inkuadrojmë.
«Dijmë se një grup demonstrohet më i aftë në zgjidhjen e problematikave nëse arrin të bëjë bashkë persona që arësyetojnë në mënyra shumë të ndryshme. Siç po thonim, nuk tentojmë të jemi mendimtarë analitikë, por në realitet grupet që zgjidhin probleme në mënyrë efikase dhe kreative përmbajnë si mendimtarë analitikë, ashtu edhe ata holistikë, prandaj po, duhet të shfrytëzojmë të gjithë spektrin e resurseve konjitive globale. Drejtimi nga dijet tradicionale është një qasje interesante, ama flasim për një ndryshim që mund të ndodhë në harkun e gjeneratave. Por nëqoftëse i rrisim gjeneratat e reja brenda institucioneve të transformuara, do të kemi persona që do ta shohin dhe do ta banojnë botën në mënyrë të ndryshme. Në ndryshim nga evolucioni gjenetik, që kërkon afate kohore më të gjata, evolucioni kulturor mund të procedojë me ngut dhe është e vërtetë që vendi ku lind ndikon shumë mbi mënyrën sesi mendon, por mbajmë megjithatë një fleksibilitet të caktuar edhe si të rritur, kështu që progres mund të bëjmë».
(nga La Lettura)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here