Kadrush Radogoshi: Në 87 vjetorin e lindjes së Ismail Kadaresë, studim

Në 85 vjetorin e lindjes së Ismail Kadaresë po e ribotoj studimin tim më të rëndësishëm për Romanin “Kush e solli Doruntinën”, të publikuar 25 vjet më parë.

PARIMI I ENIGMËS DHE MITEMA E RINGJALLJES

Titulli i romanit të Ismail Kadaresë “Kush e solli Doruntinën” në vete përmban dy kategori të rëndësishme, të cilat sugjerojnë, që në fillim, lëndën romanore dhe parimin e organizimit të saj në strukturën e romanit. Derisa Doruntina, apo, thënë më saktë, sjellja e saj në shtëpinë e prindërve, na shpie te balada shqiptare “Konstandini dhe Doruntina” dhe mi-tema e ringjalljes së përkohshme me qëllim të mbajtjes së premtimit të dhënë nga Konstandini nënës së tij se do t’ia sjell Doruntinën e martuar larg, kur të kishte nevojë për të, përemri pyetës KUSH na e tregon rrugën më të shkurtë për gjetjen e parimit strukturor të këtij romani, parimit të enigmës, i cili paralajmërohet në titull dhe na mundëson ta bëjmë përcaktimin e pare tipologjik të romanit “Kush e solli Doruntinën” si “Kush-roman”.
Paralajmërimi i bërë në titull vërtetohet plotësisht që në kapitullin e parë të romanit: ngjarja enigmatike ka ndodhur, vërtetohet se Doruntina ishte kthyer në shtëpinë e prindërve, se e kishte takuar të ëmën së cilës ia kishte komunikuar të vërtetën e jashtëzakonshme dhe se nga ajo e kishte kuptuar të vërtetën tragjike për vdekjen e nëntë vëllezërve, se komunikimi i të vërtetave të tmerrshme nga njëra tjetra kishte shkaktuar tronditje për vdekje edhe për Doruntinën edhe për Zonjën Mëmë, siç e quanin vendasit. E vërteta e Doruntinës se e ka sjellë Konstandini e tronditi edhe përfaqësuesin e pushtetit krahinor kapiten Stresin, i cili, në fillim, e mohoi duke e konsideruar si të pamundshme dhe gjithsesi të rrezikshme, prandaj betohet se do ta gjejë sjellësin e vërtetë, i cili nuk duhej të kërkohej në mesin e të vdekurve, por në mesin e të gjallëve me qëllim të zgjidhjes së enigmës. Në këtë kontekst nuk është e rastit përsëritja e shpeshtë e pyetjes ,,Kush…?” nga Kapiten Stresi në kapitullin e parë të romanit.
Fakti se kemi të bëjmë me një roman të ndërtuar mbi parimin e enigmës, deshëm s’deshëm, na e përkujton romanin kriminalistik të aktualizuar qoftë në rrafshin teorik si strukturë-tip, qoftë në rrafshin empirik si strukturë-model. Enigma në radhë të parë, shtrihet në nivelin fabular-kompozicional të romanit, të cilin kuptohet, ka prirje ta pushtojë në tërësi, ndonëse si parim qenësor strukturor shtrihet në të gjitha planet dhe nivelet e strukturës romanore, të cilat medoemos i nënshtrohen këtij parimi. 1).
Romani “Kush e solli Doruntinën” i Ismail Kadaresë i vënë para skemës strukturore të romanit kriminalistik, në shikim të parë, krijon përshtypjen se nuk do ta ndiente veten keq.
Ekziston enigma kryesore për zgjidhjen e së cilës shtrohen hipotezat se kush mund ta ketë sjellë Doruntinën dhe gjatë rrugës dalin enigma tjera, të cilat si reflekse enigmatike janë pjesë të enigmës kryesore dhe së bashku me të e ndërtojnë rrjedhën enigmatike të romanit, zgjidhja e tyre e ndihmon zgjidhjen e enigmës kryesore. Enigmë e tillë është ajo që u del të deleguarve të burrit të Doruntinës, pasi ta kenë zgjidhur enigmën e parë për ta, se Doruntina, me të vërtetë, kishte ardhur në shtëpinë e prindërve, e atë enigmë e shkakton fakti i njohjes së tyre me vdekjen e Konstandinit para tre vjetësh, me të cilin kishin menduar se ishte nisur Doruntina atë njëzet e nëntë shtator për të arritur në shtëpinë e prindërve natën e njëmbëdhjetë tetorit. Duke pyetur edhe ata se kush mund të ketë qenë sjellësi i Doruntinës, i bashkohen rrjedhës enigmatike të romanit. Enigmë tjetër është ajo që e mbulon shkakun, që e ka shtyrë shtegtarin e panjohur për ta sjellë Doruntinën. Kapiten Stresit i lindin dyshime të llojllojshme, që duken si hipoteza, por që nuk arrijnë të bëhen të tilla nga se rrënohen që në fillim nga argumentet bindëse të tij.
Hipoteza kryesore është ajo e tregtarit shëtitës, i cili pas vënies në torturë tregon se e kishin paguar për të gënjyer se kinse kishte qenë dashnor i Doruntinës dhe kinse e kishte sjellë atë. Hipotezë tjetër është ajo e ndihmësit të Stresit, i cili pas hulumtimit të tërë arkivit të familjes së madhe të Vranajve, konstaton se Doruntinën e ka sjellë Konstandini për shkak të incestit, që e ka ngritur nga varri atë duke ia shndërruar rrasën e varrit në kalë. Derisa hipoteza e treg-tarit shëtitës e mohon ngritjen e Konstandinit nga varri dhe e pohon “imoralitetin” e Doruntinës, hipoteza e ndihmësit nuk e mohon ngritjen e Konstandinit nga varri por e pohon “imoralitetin” e Doruntinës dhe Konstandinit. Hipoteza e parë, e cila zë më së shumti vend në roman është e bazuar mbi intrigën politike, prandaj dalja në shesh e faktit se është e montuar e ndihmon kapiten Stresin për ta kuptuar përfundimisht të vërtetën për Rendin e Ri, për besën dhe për ringjalljen e përkohshme, mosnjohja e kësaj të vërtete e shpie ndihmësin e kapiten Stresit ta gjejë shkakun e paqenë të incestit. Të gjitha hipotezat e shtruara në këtë roman shpjegohen në mënyrë hipotetike përmes “skenës-debat, monologut-tezë, dialogut-zgjidhje” 2).
Ekziston ndjekësi, hetuesi, gjurmuesi, përfaqësuesi i së drejtës shoqërore, personazhi kapiten Stresi, i cili i shtron dhe i definon hipotezat për ngjarjen enigmatike përmes monologëve, shpeshherë të zgjatura, e dialogëve, të cilat e përjashtojnë monotoninë e rrëfimit. Shkrimtari kombinon, kështu, rrëfimin objektiv me rrëfimin monologjik e dialogjik.
Ekziston një lidhje kompozicionale apo një projekt-konflikt. Ekzistojnë dy blloqe kompozicionale, të cilat nënkuptojnë fragmente të mëdha të linjës kompozicionale.
1. Blloku i ngjarjes enigmatike, vërtetimi se ka ndodhur me të vërtetë dhe njoftimi për të, apo, thënë, troç, blloku i së vërtetës baladore për mitemën e ringjalljes,
2. Blloku i hetimit, gjurmimit të sjellësit “të vërtetë” të Doruntinës, blloku i hipotezave, apo blloku i kontestimit dhe përpjekjeve për mohim të plotë e të vrazhdë të së vërtetës së Doruntinës, që nënkupton të vërtetën baladore për mitemën e ringjalljes.
Ekzistojnë njësitë fabulare-kompozicionale apo sekuencat, të cilat në këtë roman janë të “bombarduara” me kataliza, indicione, informata e kujtime, që krijojnë dispersion, duke i përimtuar këto njësi në mikronjësi koresponduese me nocionin funksion kompozicional. Po të shikohet rendi i këtyre mikronjësive apo funksioneve fabulare-kompozicionale në krahasim me rendin e mikronjësive syzheike që nënkupton rendin kronologjik dhe logjik të tyre3) vërehet ndryshim i madh apo mospërputhje e plotë.
Interpretimi “i këtyre raporteve tregon se si një temporalitet ekstraromanor metaforizohet në temporalitetin romanor”4)
Rendi i njësive fabulare-kompozicionale në romanin “Kush e solli Doruntinën është:
1. Komunikimi i lajmit të çuditshëm Stresit nga ndihmësi. Shkuarja e tyre në shtëpinë e Vranajve dhe biseda gjatë rrugës,
2. Kujtimi i Stresit për varrimin e nëntë vëllezërve të Doruntinës,
3. Vizita e Stresit Zonjës Mëmë dhe Doruntinës, biseda me to,
4. Raporti i Stresit dërguar kancelarisë së princit,
5. Dilemat dhe hipotezat e Stresit. Shkuarja e tij bashkë me ndihmësin në varreza: lëvizja e gurëve të varrit. Betimi i Stresit se do ta gjejë sjellësin e vërtetë,
6. Urdhëresa e Stresit dhe shpërndarja e saj, hamendjet dhe dyshimet e Stresit,
7. Shkuarja e dytë e Stresit te Doruntina, biseda me të, pohimet rrënqethëse të saj. Pohimi se nuk ia ka parë fytyrën Konstandinit gjatë udhëtimit,
8. Ardhja e raporteve nga terreni dhe shterpësia e tyre, angazhimi i ndihmësit për të hulumtuar në arkivin e familjes Vranaj. Biseda e Stresit me gruan e tij për Doruntinën,
9. Ardhja e letrës nga princi, xhelozia dhe mëria e gruas së Stresit për Doruntinën,
10. Ardhja e rojtarit dhe njoftimi i tij se kishte lëvizur varreza,
11. Shkuarja e Zonjës Mëmë në varreza, dy javë para se të vinte Doruntina dhe mallkimi i saj mbi varrin e Konstandinit,
12. Shkuarja e Stresit për të biseduar me plakën dhe dëgjimi i kujës që njoftonte vdekjen e Doruntinës dhe së ëmës,
13. Ardhja e njerëzve në varrim nga të katër anët, vajtimi i vajtojcave, analiza e raporteve që ia kishin pru për to dhe pohimi se në sytë tanë po lind një legjendë e re,
14. Shkuarja e Stresit në varrim,
15. Kujtimi që ia nxit kortezhi për krushqit në dasmën e Doruntinës,
16. Thirrja e Stresit nga kryepeshkopi, shkuarja në manastirin e Tre Kryqeve dhe biseda me të,
17. Kthimi i Stresit, shikimi i eshtrave të një kali rrugës dhe dyshimi se mos janë të kalit të Konstandinit,
18. Meditimi i Stresit për mospërfilljen e kishës lindore nga Konstandini,
19. Ndërhyrja e Princit për shpejtimin e hetimeve, ardhja e dy njerëzve nga familja e burrit të Doruntinës dhe biseda e Stresit me ta,
20. Dyshimi i Stresit se mos ka gënjyer Doruntina dhe se ngjarja enigmë mund të jetë një aventurë dashurie,
21. Njoftimi i ndihmësit se kishte kryer me hulumtimin e arkivit, shkuarja e Stresit në shtëpi dhe akti i dashurisë me gruan,
22. Versioni i ndihmësit për incestin si shkak,
23. Vendosmëria e vajtojcave për të mos ndryshuar asgjë nga vajtimi, shkuarja e Stresit në varreza nëpër borë dhe ndërdyshja e tij,
24. Lajmi për zënien dhe dorëzimi i tregtarit ambulant të ikonave, mospranimi i tij, tortura, pranimi se e kishin paguar,
25. Raporti i Stresit për kapjen e sjellësit dërguar kancelarisë së princit,
26. Thashethemnaja për ngjarjen, për hetimet
27. Biseda e Stresit me shokët e Konstandinit,
28. Mendimet e Konstandinit për Rendin e Ri të Arbrit,
29. Mbledhja e madhe në Manastirin e vjetër, fjalimi i kryepeshkopit dhe fjalimi i Stresit,
30. Mosparja e Stresit dhe martesa e një vajze larg, e një Doruntine të re.
Rendi i njësive syzheike është:
1. Mendimet e Konstandinit për Rendin e Ri të Arbrit,
2. Mendimet e Stresit për mospërfilljen e kishës lindore nga Konstandini,
3. Kujtimi që ia nxit kortezhi për krushqit në dasmën e Doruntinës
4. Kujtimi i Stresit për varrimin e nëntë vëllëzërve të Doruntinës,
5. Shkuarja e Zonjës Mëmë në varreza, dy javë para se të vinte Doruntina dhe mallkimi i saj mbi varrin e Konstandinit,
6. Komunikimi i lajmit të çuditshëm Stresit nga ndihmësi, shkuarja e tyre në shtëpinë e Vranajve dhe biseda gjatë rrugës,
7. Vizita e Stresit Zonjës Mëmë dhe Doruntinës, biseda me to,
8. Raporti i Stresit dërguar kancelarisë së Princit,
9. Dilemat dhe hipotezat e Stresit, shkuarja e tij bashk me ndihmësin në varreza: lëvizja e gurëve të varrit, betimi i Stresit se do ta gjejë sjellësin e vërtetë,
10. Urdhëresa e Stresit dhe shpërndarja e saj, hamendjet, dyshimet e Stresit,
11. Shkuarja e dytë e Stresit te Doruntina, biseda me të pohimet rrënqethëse të saj. Pohimi se nuk ia ka parë fytyrën Konstandinit gjatë udhëtimit,
12. Ardhja e raporteve nga terreni dhe shterpësia e tyre, angazhimi i ndihmësit për të hulumtuar në arkivin e familjes Vranaj. Biseda e Stresit me gruan e tij për Doruntinën,
13. Ardhja e letrës nga Princi, gjelozia dhe mëria e gruas së Stresit për Doruntinën,
14. Ardhja e rojtarit dhe njoftimi i tij se kishte lëvizur varreza,
15. Shkuarja e Stresit për të biseduar me plakën dhe dëgjimi i kujës që njoftonte vdekjen e Doruntinës dhe së ëmës,
16. Ardhja e njerëzve në varrim nga të katër anët, vajtimi i vajtojcave, analiza e raporteve që ia kishin prurë për to dhe pohimi se në sytë tanë po lind një legjendë e re,
17. Shkuarja e Stresit në varrim,
18. Thirrja e Stresit nga kryepeshkopi, shkuarja në manastirin e Tre Kryqeve dhe biseda me të,
19. Kthimi i Stresit, shikimi i eshtrave të një kali rrugës dhe dyshimi se mos janë të kalit të Konstandinit,
20. Ndërhyrja e princit për shpejtimin e hetimeve, ardhja e dy njerëzve nga familja e burrit të Doruntinës dhe biseda e Stresit me ta,
21. Dyshimi i Stresit se mos ka gënjyer Doruntina dhe se ngjarja enigmë mund të jetë një aventurë dashurie,
22. Njoftimi i ndihmësit se kishte kryer me hulumtimin e arkivit, shkuarja e Stresit në shtëpi dhe
akti i dashurisë me gruan,
23. Versioni i ndihmësit për incestin si shkak,
24. Vendosmëria e Vajtojcave për të mos ndryshuar asgjë nga vajtimi, shkuarja e Stresit në varreza nëpër borë dhe ndërdyshja e tij,
25. Lajmi për zënien dhe dorëzimi i tregtarit ambulant të ikonave, mospranimi i tij, tortura, pranimi se e kishin paguar,
26. Raporti i Stresit për kapjen e sjellësit dërguar kancelarisë së princit,
27. Thashethemnaja për ngjarjen, hetimet,
28. Biseda e Stresit me shokët e Konstandinit,
29. Mbledhja e madhe në manastirin e vjetër, fjalimi i kryepeshkopit dhe fjalimi i Stresit,
30. Mosparja e Stresit dhe martesa e një vajze larg, e një Doruntine të re.
Ismail Kadare, në romanin e tij “Kush e solli Doruntinën”, ndonëse ka shfrytëzuar mjaft elemente të skemës strukturore të romanit kriminalistik, nuk e ndërton një strukturë të tillë, por përkundrazi e rrënon atë siç kanë bërë shumë shkrimtarë të mëdhenj, që nga Dostojevski e deri te Prusti, Xhojsi, Mani, Kafka, Hesi, Zhidi, Beketi, Unamuno, Sol Belou etj. Në këtë kontekst, të rrënimit të skemës strukturore të romanit kriminalistik, duhet përmendur faktin se kthimi i Doruntinës dhe pohimi i saj se e ka sjellë Konstandini i ngritur nga varri, mbi të cilin është ngritur enigma e romanit, nuk mund të identifikohet me krimet romaneve kriminalistike, bile, edhe kundërshtari më i madh i mitemës së ringjalljes, kryepeshkopi nuk e kualifikon si të tillë, por si veprim të rrezikshëm politik me pasoja të mëdha.
Raporti në mes të njësive fabulare-kompozicionale dhe atyre syzheike është ky:
NJËSIA NJËSIA
fabulare \ syzheike syzheike \ fabulare
1 \ 6 1 \ 28
2 \ 4 2 \ 18
3 \ 7 3 \ 15
4 \ 8 5 \ 11
5 \ 9 4 \ 2
6 \ 10 6 \ 1
7 \ 11 7 \ 3
8 \ 12 8 \ 4
9 \ 13 9 \ 5
10 \ 14 10 \ 6
11 \ 5 11 \ 7
12 \ 15 12 \ 8
13 \ 16 13 \ 9
14 \ 17 14 \ 10
15 \ 3 15 \ 12
16 \ 18 16 \ 13
17 \ 19 17 \ 14
18 \ 2 18 \ 16
19 \ 20 19 \ 17
20 \ 21 20 \ 19
21 \ 22 21 \ 20
22 \ 23 22 \ 21
23 \ 24 23 \ 22
24 \ 25 24 \ 23
25 \ 26 25 \ 24
26 \ 27 26 \ 25
27 \ 28 27 \ 26
28 \ 1 28 \ 27
29 \ 29 29 \ 29
30 \ 30 30 \ 30
Raporti në mes të njësive fabulare-kompozicionale dhe atyre syzheike, i paraqitur grafikisht do të dukej kështu:
1. Njësitë fabulare-kompozicionale / njësitë syzheike
00.jpg
2. Njësitë syzheike / njësitë fabulare-kompozicionale
01.jpg
Numri i njësive fabulare-kompozicionale, siç shihet nga paraqitja numërike dhe grafike e rendit të tyre, është relativisht i madh në krahasim me vëllimin e këtij romani që s’ka më shumë se 124 faqe. Shkaku i këtij përimtimi qëndron në “bombardimin” e sekuencave kompozicionale, që shkakton dispersion brenda njësive, por edhe në nivelin e përgjithshëm kompozicional të romanit. Ky dispersion, që është tipar dallues i romanit modern, dëshmon se Ismail Kadare nuk e respekton suksesionin e fortë të të rrëfyerit fabular, karakteristik për romanin kriminalistik të aktualizuar qoftë brenda rendit të strukturave logjike si strukturëtip, qoftë brenda rendit të strukturave empirike apo historikoletrare si strukturë-model. Nga paraqitja numerike dhe grafike e rendit të njësive fabulare-kompozicionale dhe rendit të njësive syzheike vërehet se në mes të këtyre dy rendeve ekziston, pothuajse, një mospërputhje e plotë, në rendin e parë rekurenca e shtrirjes kohore të njësive, që s’ka si të mos nënkuptojë edhe rekurencën në rrjedhën e rrëfimit e pse jo edhe në dispersionin. Ismail Kadare, në romanin e tij “Kush e solli Doruntinën”, ndonëse ka shfrytëzuar mjaft elemente të skemës strukturore të romanit kriminalistik, nuk e ndërton një strukturë të tillë, por përkundrazi e rrënon atë siç kanë bërë shumë shkrimtarë të mëdhenj, që nga Dostojevski e deri te Prusti, Xhojsi, Mani, Kafka, Hesi, Zhidi, Beketi, Unamuno, Sol Belou etj. Në këtë kontekst, të rrënimit të skemës strukturore të romanit kriminalistik, duhet përmendur faktin se kthimi i Doruntinës dhe pohimi i saj se e ka sjellë Konstandini i ngritur nga varri, mbi të cilin është ngritur enigma e romanit, nuk mund të identifikohet me krimet e romaneve kriminalistike, bile, edhe kundërshtari më i madh i mitemës së ringjalljes, kryepeshkopi nuk e kualifikon si të tillë, por si veprim të rrezikshëm politik me pasoja të mëdha. Në romanin “Kush e solli Doruntinën” nuk ekzistojnë të gjitha blloqet kompozicionale, qoftë edhe në formë të reduktuar, të domosdoshme për romanin kriminalistik, si NDJEKJA, DËNIMI, ndërsa blloku i ZBU-LIMIT, ndonëse ekziston ai nuk zbulon asgjë pos që e vërteton të vërtetën e kontestuar në fillim dhe kotë-sinë e hetimit.
Mendoj se ashtu siq pata arsye, në fillim, të pohoja se ky roman i vënë para skemës së romanit kriminalistik, në shikim të parë, krijon përshtypjen se nuk do ta ndjente veten keq, tani, po ashtu kam arsye të pohoj se ky roman i vënë plotësisht në skemën e tillë do ta ndiente veten si në Shtratin e Prokrustit. Ky konstatim dhe të tjerët para tij mund të na përkujtojnë romanin antikriminalistik, i cili e rrënon skemën kompozicionale të romanit kriminalistik, duke e parodizuar atë dhe duke e shndërruar në groteskë, mirëpo, me këtë tip romani, vepra e Kadaresë e ka vetëm një tipar të përbashkët: nuk i takon tipit të romaneve që mund të shkruhen në seri.
Përcaktimi më i saktë tipologjik i romanit “Kush e solli Doruntinën” mund t’i bëhej duke e kundruar në kontekstin e romanit modern të ndërtuar mbi parimin e enigmës e të emërtuar ROMANI-HE-TIM, të krijuar me sukses nga shkrimtarët të mëdhenj si Xhojsi, Prusti, Mani, Kafka, etj., të cilët Kamy i quan romansierë filozof5).
Ajo që e bashkon Ismail Kadarenë me këta shkrim-tarë është se “veten e kanë konsideruar, në njëfarë forme, si konkurrentë të filozofëve dhe shkenctarëve si njerëz që shpallin të vërtetën, ndonëse kjo nuk përshkruhet si e vërtetë, e cila mund të paraqitet në mënyrë diskursive”6), ndërsa romanin e tij edhe fakti se në të, ashtu si në romanet-hetim të shkrimtarëve të përmendur, ”një personazh apo një grup personazhesh niset për gjurmimin e një të vërtete të rëndësishme”7).
Cila është e vërteta, të cilën e gjurmon kapiten Stresi gjatë tërë romanit?
Pa marrë parasysh faktin se kjo pyetje kërkon një përgjigje komplekse, e cila, në vetvete, duhej të përmbante tërë mesazhin e romanit, mund të jepet një përgjigje-sintezë: personazhi i romanit “Kush e solli Doruntinën” kapiten Stresi e gjurmon të vërtetën për krijimin e identitetit të një etnosi, të rrezikuar në rrafshin ekzistencial nga dy perandori dhe rivaliteti i tyre mbi qenien e tij.
Aktualizimi i parë dhe më i rëndësishëm i kësaj të vërtete, që është çelës për zbërthimin e enigmës së romanit, do të ishte rrëfimi i ”dishepujve të Konstandinit” për Rendin e Ri të Arbrit, të predikuar po edhe të themeluar nga Konstandini, që nënkupton ”një sistem, ku askush të mos ketë nevojë për ligje të dekretuara, për gjyqe, burgje dhe polici. Natyrisht që edhe në këtë rend do të kishte drama, vrasje dhe dhunë, por njeriu do të dënonte të tjerët dhe do të dënohej prej të tjerëve, i pa detyruar prej ligjeve”8). Arsyet e këtij mbindërtimi në strukturën e jetës së Arbrit Konstandini i shihte në ”stuhitë vigane që i shihte në horizont, me pozitën e vet, shtrënguar si në darë midis dy feve, të Romës e të Bizantit, dhe midis dy botëve, Perëndimit dhe Lindjes. Prej përplasjes së tyre s’priteshin veçse tallaze të lemerishme, për përballimin e të cilave Arbri duhej të krijonte struktura më të qëndrueshme se ligjet dhe institucionet“ e jashtme”, struktura të përjetshme e universale brenda përbrenda njeriut, të paprekshme e të padukshme, pra të pashkatrrueshme. Me një fjalë, Arbri duhej të ndryshonte ligjet e veta, zyrat, burgjet, gjyqet e gjithçka tjetër, t’i bënte të tilla në mënyrë që të mund t’i merrte ato nga bota e jashtme e t’i strehonte brenda njerëzve, kur të afrohej stuhia.(…) Dhe ai mendonte që kjo strukturë e re të fillonte nga besa.”9).
Kjo e vërtetë s’është asgjë tjetër pos zgjidhje e enigmës së romanit, e cila nuk paraqet ndonjë befasi, sepse pas çdo hipoteze pason ndonjë indicion i së vërtetës fillestare për ngjarjen enigmatike, apo ndonjë dëshmi që e vërteton atë.
Ndryshe nga aktualizimi i parë, që e sheh të vërtetën të vënë në rrafshin e kondicionimit historik, aktualizimi i dytë, këtë të vërtetë e sheh në rrafshin e kondicionimit mitologjik. Pra, besa, mekanizimi sublim dhe themelor i Rendit të Ri, funksionon qoftë në kontekstin historik, kur vërehen më shumë hallka të shkakshmërisë, qoftë në kontekstin mitologjik, ku ”për sa i përket shkakshmërisë, në çdo rast konkret, vërehet vetëm një hallkë e saj ndërsa tjetra i përshkruhet botës së forcave të panjohura”10). Në rastin e parë rrjedhën e përcaktojnë rregullat e “logosit”, ndërsa në të dytin ato të “mythosit”, edhe pse këto dy logjika e kundërshtojnë njëra tjetrën, në romanin “Kush e solli Doruntinën” të Ismail Kadaresë bashkëjetojnë, kuptohet, jo në raporte barazie e moskundërshtie. Të gjitha njësitë fabulare kompozicionale në të cilat kontestohet mitema e ringjalljes u nënshtrohen parimeve të kondicionimit në bazë të logjikës së “logosit, ndërsa në ato ku mbrohet mitema e ringjalljes vepron parimi i kondicionimit në bazë të logjikës së “mythosit”. Meqë në roman rrënohen të gjitha hipotezat e kontestimit dhe mohimit të mitemës së ringjalljes dhe të lindjes së “Krishtit të Ri” të Arbrit, fiton logjika mitologjike, qoftë si veprim artistik, qoftë si lëndë artistike. Mitema e ringjalljes është kondicionuar me besën e dhënë të Konstandinit, është pasojë e saj, e cila e kondicionon funksionimin e besës, pra raportet shkak-pasojë veprojnë në mënyrë ndërsjellë.
Besa dhe ringjallja janë kategori absolute në këtë roman. Besës nuk i nënshtrohet vetëm jeta, por edhe vdekja dhe kufiri i saj i pakalueshëm drejt jetës. Është fshirë “çdo gjë që pengon, çdo kundërshtim në mes të fërkimit, çdo gjë tjetër sekondare, çdo gjë e pazgjidhur që kthen mbrapa, që e rregullon rrjedhën e qartë të veprimit”11)
Funksionimi i mekanizmit të besës dhe Rendit të Ri të Arbrit nënkupton përsëritjen e flijimit për mbrojtjen e atdheut, përsëritjen e martesës së vajzave të Arbrit larg, sprova të reja dhe mundësinë e përsëritjes së mitemës së ringjalljes. Mbrojtja e faktit se Doruntinën e ka sjellë Konstandini në Kuvendin e madh nga kapiten Stresi, nënkupton, përfundimisht, mundësinë e lëvizjes ciklike dhe të reprodukimit të mitemës së ringjalljes. Kapiten Stresi, apo ndonjë idhtar i tij, mund të jetë një Konstandin i ri në të ardhmen, ndërsa vajza e re që martohet larg një Doruntinë e Re. Besa funksionon dhe Rendi i Ri bazuar në të, ndërsa mitema e ringjalljes e paralajmëron shndërrimin e saj në ritualemë të ringjalljes.
Mitema e ringjalljes e ritualizuar haset edhe tek shkrimtarë të njohur botëror si Xhojsi, Mani, mirëpo Ismail Kadare, ashtu sikurse Markezi, i kthehet traditës kombëtare, baladës shqiptare “Konstandini e Doruntina” duke shfrytëzuar “raportet në formë të opozicioneve semantike elementare dhe antinomive fundamentale JETA-VDEKJA dhe VDEKJA-VDEKJA12). për krijimin e modelit nacional të jetës. Prandaj, në këtë kontekst, mund të konstatojmë pa ndonjë frikë se mund të gabojmë: romani “Kush e solli Doruntinën” është roman i kërkimit dhe dëshmimit të identitetit kombëtar.
Aktualizimi i tretë i së vërtetës së këtij romani të shkruar në vitin 1979, në kohën e sistemit totalitar socialisto-bizantin, nënkupton mesazhin antidikatorial të tij. Përfundimi i fjalimit të kryepeshkopit me fjalët: “përpjekjet e kishës së Romës për ta shfrytëzuar këtë herezi (mitema e ringjalljes K.R.) kundër kishës së shenjtë bizantine dhe masat e kësaj të fundit për t’i çjerrë maskën kësaj gënjeshtre”13). , na përkujtojnë akuzat e lindorëve e në këtë kontekst edhe të diktatorit shqiptar kundër perëndimorëve.
Veprimi artistik i Kadaresë në këtë roman shënon lëvizjen nga miti në histori dhe nga historia në mitin e përforcuar rishtazi, përmes rrëfimtarit tërësisht të pafavorizuar apo “festës së rrëfimit” siç do ta quante Tomas Mani, prandaj në romanin “Kush e solli Doruntinën” “shkrimtari dhe lexuesi (…) mund të takohen si Volteri dhe Zoti, por nuk flasin me njëri tjetrin”14).
1) Stanko Lasic: ”Poetika kriminalistickog romana”, Libër, Zagreb, 1973, f. 60
2.) po aty, f. 62
3.) Nocioni syzhe është përdorur në kuptim të kundërt me formalistët, te të cilët nënkuptonte formën e
fabulës ashtu siq është e ndërtuar në roman
4.). po aty
5) Albert Kamy: “Mit o sizifu”(Eseja “Filozofia e romani”),Veselin Maslesha,Svjetlost,Sarajevë,1987,f. 111
6) Vjen But:”Retorika proze”,Nolit, Bgd, 1976,f311,312
7) .Po aty
. Ismail Kadare: Kompleti i veprave, pjesa e pestë (Kush e solli Doruntinën),Rilindja,Prishtinë,f.322,323
9) . po aty, f. 325
10). E.M. Melrtinksi: ”Poetika mita”, Nolit, Bgd,, pa vit botimi, f. 45
11). Erih Auerbah: “Mimezis”,Nolit, Bgd, 1978.f.25
12. E.M. Meletinski: ”Poetika mita”, Nolit, Bgd, pa vit bot.f. 234
13. Ismail Kadare: po aty, f. 329
14. Vejn But: ”Retorika proze”, Nolit, Bgd, 1976 f. 296

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here