Gazeta Nacional Albania

KALOSH ҪELIKU, SHKUP: Tamli Nanës ende gjallë, poezi

NANË ZGJOMË
(Përvjetorit , lindjes të Nanës Terezë,
dhe Nanës sime, rrëzë “Ҫuke”…)

NGA KALOSH ҪELIKU

(Shenja e Nisjes)

Nata pa Hënë.

Yjet tallen me zjarr
Qiellit i kërkoj fjalë.
Dita më bie me shuplakë.

Shenja e Nisjes, oj Nanë!…

(Loti i Nanës)

Kitara kur qan, hap dritaren
Tokë, ku e fsheh lotin e Nanës?
Zog ma këndo këngën!

Çafkë, mos ma prek vargun!

Tokë, ku e fsheh lotin e Nanës?!…

(Nanë zgjomë)

Nanë, zgjomë! Trutë mi lulëzoi vera
Jam i keq. Dhe, gratë i dua!
Burrat s’më duan. As unë s’i dua
Vetë jam hajdut, edhe kaçak.
Gjithë jetën kam vjedhur gra
Jo, pasuri parsonale. Familjare.
Ditët i kam kaluar nën Rrap. Netët
Në Han me Ulkoja, që të hanin të gjallë.

Nanë, zgjomë! Trutë m’i lulëzoi vera
Jam i keq. Dhe, gratë i dua!

Burrat, s’më duan. As, Unë nuk i dua…

(Dikush zvarritet
nëpër Dëborë)

Dimër. Matanë kopshtit Dordoleci
Me një karrotë, në gojë. Fshisë.
E ka rrasur si armë fshisën në brez:
Kusinë në kokë, si Bajlozi i Zi
Dhe, ka dalë nga Deti me ushtri.

Natë. Matanë kopshtit Dordoleci
Dikush, tinëz zvarritet nëpër borë…

(Nana të mori Nuse
rrëzë “Çuke”)

Nana, Dje të mori Nuse në Lëmë
Sot, Katundin e çoi më këmbë.
Krushqit me këngë e valle
Livadhin e zgjuan nga gjumi.

Cucat, herët copë-copë i bënë dajret
Babai, e nxorri mauzerrin nga hatullat…

(Shtrati ynë i drurit
mbetet në Lumë)

Rrushi, e ka shtratin e vet në Katund
Nën çati, te pragu i derës. Shtëpisë.
Dhe, i përkund kalaveshët me rrush
Breshëri, mos i shkund Natën
Dielli me rreze t’i vjedhë Ditën.

Rrushi, sheh rrushin. Dhe, piqet
Po, ne: Çka shohim Natën?! Ditën.

Shtrati ynë, mbetet tek Lumi…

(Tambëli i Nanës
u bë kulloshtër)

Vite e vite, e shtrydh vargun
Gjak. Gjak. Dhe, vetëm gjak.
Moti dikur, me kusi i mjela dhentë
Tambëli, që ma dha Nana nëntë vjet:
Gratë e mia besnike e bënë kulloshtër.

Qengj, kam qenë. Populli, thotë:
Qengji i butë i thith dy Nana.
Mikja Di, thotë: më mirë të kisha mbetur qengj
Sesa; armik satirik pa sisa politike.
Hi-hii-hiii. Rrugaç, t’i thithë dy Nana.

Përçudi, Unë, u rrita Ujk Mali
Ende, nuk i thitha dy Nana.
Ama, gji më kanë dhënë Tri Zana
Rrunzës hazdisur tek Lumi:
Breg më breg ia turbulloj ujin.

Kusinë e kam harruar nën Dardhat Gorrice
Mataren me raki rrushi e kam në çantë.

Athua, Nesër: do më zgjoni nga gjumi?!…

(Tambëli Nanës ende gjallë
më mbanë nën Rrap)

E, hapa Ditën me Dy ibrikë raki rrushi
Edhe, Miken Di me Dy shtama verë.
Bereqet madhështor. Ditën e Nesërme
E hudha varg-malin, shtatë sahat larg
Edhe, Veten e gjeta me një Poezi varë.

Ibrikët me raki rrushi m’i dordhën në “hale”
Djemtë e mi: Shkaku, mospajtimit. Rastësi.
E , kishin harruar shtamën me raki rrushi
Çantën time. Nateditë në shpinë, në Çarshi.

Nuk ka problem: Dexhealli i sjellë Nesër
Edhe, Tre Ibrikë vreshte me raki rrushi:
Dallgëve, me shpirt si Poet dal në breg!

Zoti Shqiptar, i solli Tre ibrikë me raki rrushi
Kokë më kokë, sot në Shqipëri. “Bita-Pazar”.
Dhe, mes librave vonë e zbulova në Shkup, se:
Tambëli Nanës: Ende, mbanë gjallë nën Rrap…

(Nanë tambëli i Katundit
ende më mbanë gjallë)
(Pavarësisë të Kosovës)

Nanë, tambëli Yt: Nëntë vite në Katund
Përpara, Shtëpisë. Tek pragu i Derës.
Nën hijen e Lisit, midis Livadhit Madh
Fushës, rrëzë “Çuke”. “Përroni Thanës”:
Ende, më mbanë gjallë në jetë. Shkup
Nën Rrap. Prehërin e Mikes Di. Zanë
Nanë e dytë. Që, më jep gji për luftë.

Dhe, ma kujton Lisin e midis Livadhit
Nënhijen. Librat e këndimit. Asdrenin.
Vjershën e tij patriotike për Kosovën:
“…Përpara burra, rrokni hut’ e shpatë
Prej zis pështonëje Kosovën e ngratë;
At’ nanën t’uej t’lidhun kamb’ e duur
Q’anmiqt e kan vorrue me dhe me gur…
Duen emnin me ja çdukë;
Me dekë pa uj e pa bukë!…”

(Nana dhe Babai herët
ma gjetën një nuse)

Nana dhe Babai, herët, moti
Ma gjetën një nuse besnike.
E, Unë turresha livadheve
Pas fluturave. Mollëkuqeve.

Edhe, më përcollën “argat”
Në fshatin e saj Mahmude.
Vetëm me qetë dhe qerren
Babait saj t’i dukem burrë.
Unë me qerre. Ende fëmij
Duhej të dukem bujkmirë
Shkaku: Babait saj pasanik.

Ika në Prishtinë. Mbylla histori
Vite më vonë, kur “Nusja” ime:
Vjehrrën e saj, e hudhi shkallëve.
Gruaja e Vëllait, shpesh thoshte:
Si nuk e morëm ne, atë nuse
Vjehrrën time ta hudhte shkallëve…

(Patjetër, pas kufomës
Time: edhe një Qen)!

Unë, nuk mund ta mashtroj Veten. Shpirtin
Aqmëpak, Atdheun e të parëve shqiptarë
Me shpërblime. Dhurata në këtë jetë.
Që, nesër të vdes i qetë. Edhe, pa një Qen
Pas funeralit tim. Edhe atë: me dy – tre vetë.

Unë, nuk mund ta mashtroj Veten në këtë jetë
Vdes, pas kufomës time: edhe, pa një Qen!…

(Nga përzgjedhja e poezive të Autorit”:
ATDHEU burrë pa Grua, 2023).