Kënga është homazh për deshmorët e lirisë së Kosovës
“Këngëtarja e mirënjohur Xhemi Noshiqi, jeton prej disa vitesh në SHBA. Ajo është një nga artistet më të njohura shqiptare dedikuar muzikës qytetare shqiptare.”
Këngëtarja e mirënjohur Xhemi Nokshiqi Muzai, publikoi vidioclipin e ri “Vogelushja kosovare”
Teksti dhe muzika janë po të kantautores Xhemi Nokshiqi, ndërsa orkestrimi është bërë nga artisti i njohur Behar Neli.
Zonja Nokshiqi tha për gazetën Nacional se “Kënga bën fjalë per qendresën e patundur te popollit shqiptar të Kosoves në shekuj dhe trashegimise tek femijet e tyre, të kësaj qëndrese të rrënjëve Shqiptare dhe mbi te gjitha GJUHEN Shqipe dhe zakonet, qysh ne bark te Nenes.
Kënga është homazh për të të gjithë bijtë dhe bijat shqiptare që dhanë jeten per te mbrojtur, gjuhën, kombin, zakonet dhe emrin e Shqiptarisë, përballë pushtuesve serbë.
Edhe pse ne kushte tragjike ne te cilat jetoj dhe luftoj populli i Kosovës nder shekuj ai kurrë nuk u gjunjezua para armiqeve serbë.”
Këngëtarja e mirënjohur Xhemi Noshiqi, jeton prej disa vitesh në SHBA. Ajo është një nga artistet më të njohura shqiptare dedikuar muzikës qytetare shqiptare. Ajo ka marrë shumë trofe vendase dhe ndërkombëtare për interpretimet e saj të shquara duke mbajtur gjallë kulturën shqiptare në komunitetin shqiptaro-amerikan. Kjo e ka bërë atë një nga këngëtarët më të dashura për publikun shqiptar në Atdhe, por edhe në Diapsorë.