Gjatë ditës së sotme numri i personave të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 35.
Nisur nga situata e krijuar nga Covid-19, presidenti i vendit Stevo Pendarovski gjatë një konference për shtyp shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.
Gjatë fjalës së tij, presidenti u shpreh:
“Vendimi im vjen nga neni 125 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë. Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë 30 ditë. Në fund të këtyre 30 ditëve Qeveria do të më njoftojë për hapat e marrë në këtë periudhë. Gjatë 30 ditëve Qeveria duhet t’i përdorë të gjithë mjetet e duhura, përsëris të gjithë mjetet. Pres nga Qeveria dhe nga të gjithë institucionet e përfshira të jenë në krye të detyrës.”
Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme ishte kërkuar më herët edhe nga kryeministri teknik, Oliver Spasovski.
Spasovski u shpreh:
Qeveria e Maqedonisë nuk ka dilemë, për këtë arsye në seancën e sotme do të propozojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, për të parandaluar përhapjen e coronavirusit. Kërcënimi nga përhapja masive, kërkon masa radikale”.
Gjatë ditës së sotme, në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 4 raste të reja me Covid-19.