J
Jo pa shqetësim po ndjekim edhe ne zhvillimet e fundit në Jarinj ne veri te Kosovës. Ku përsëri qeveria serbe po bën presion te hapur për moszbatimin e reciprocitetit me qeverinë e Kosovës. Gjë që bie ndesh me vet marrveshjen e nënshkruar 5 vjet me parë mes dy qeverive .Kjo së pari vjen nga forcimi antiamerikan i forcave te errëta pro Ruse dhe kundër demokracise botërore. Keta duke kujtuar se Amerika eshtë dobësuar po lejojnw tw tjera lëshime, por e kanë gabim.Tërheqja nga Afganistani nuk do të thotë se do ikin dhe nga Kosova. Qeveria Amerikane na ka siguruar se do rrijë per një kohë te gjatë në Kosovë me popullin vëlla shqiptar tw Kosovws.Kampi Bounstill vetëm do rritet dhe do përfocohet ditët në vazhdim. Kosovën e cliroj Amerika dhe është dhe tokë e saj. Prandaj Vucic bën paradw kot armësh dhe xhandermërish serbe. Që ishte për tu dhimbsur sepse krahas mburrjes dhe fryrjes se ushtarëve të tij ne sfond kishte kazerma që u kishte rënë suvatimi dhe çati te mbuluar nga koha e Titos. Prandaj sot është kohë tjetër . Koha e zhvillimit ekonomik. Sepse Serbia është një shtet i vogël dhe pa ekonomi dhe s’mund te luftoj më shumë se dy javw dhe falimenton së bashku me Rusinë. Është koha e marrëveshjeve ekonomike dhe kete besoj se nuk e di Vucic. Koha e zbatimit te Marrveshjes se Washingtonit e berë ne zyrën e presidentit Trump. Wshtw koha për një Ballkan në BE, me levizje pa viza dhe kontrolle, ekonomi tw forte, punësim dhe shkollim. Keto mburrje idioteske askush si ha më. Kosova duhet te jetë në aleancë të perjetshme me Amerikën dhe presidentët e saj. Njohja rreciproke dhe antarsim i shpejt në NATO dhe BE. Duke zhvilluar ekonominw e hapur pa dogana e kufij me Shqiperinë dhe fqinjët tjerë.Me një ushtri te standarteve bashkohore duke avancuar në armët e reja dhe moderne te kohës raketat tok ajër dronet. Aeroplanet f-35…tanket e komanduara nga kompjuteri etj.Ushtria nuk bëhet me llafe por me investime serioze krahas partnerit tonë kryesor Shba.Prandaj është koha e zhvillimit ekonomik se një ekonomi e fortë sjell të gjitha të mirat pastaj reciproceti do zbatohet se s’bën. Kosova do anwtarsohet në Kombet e Bashkuara etj.Tashmë ajo po bëhet një shtet modern dhe për këte duhet te gëzohemi të gjithe. Serbia vec duhet të pranoj realitetin dhe te rrij urtë sepse ka përball 10 milion Shqiptarë. Ajo do tw futej në një lufte te humbur përsëri.Shqipëria dhe Kosova bashkë në miqësi përjetshëme Shba –në, nuk ka alternativw tjetër.