Krijimtaria Letrare e shkrimtarit Haxhi Ahmetaj. Autori që shkroi shtatë romane në një vit

Eci rruges i menduar Jeta ‘ lufte’ duhet fituar Si nuk ngrihesh kur ti bie
Ngelesh shtrire pa pune, pa dije Jashte shtepise shiu po derdhet Une nen pije deri ne agim
I dehur, kurre ne dashuri Dhe dy here ne nje gabim.
Sa malle, per ty kam malle Shtepia ime me dy pale shkalle Dote shihemi ne te rralle
Une per ty, gjithmone kam mall!

Ah jete , o jete, qe merr jete
Rruget e tua te kripura pa kujdes
Qe shkojne deri tek rete e keputen ne mes
Litar i varjes se gezimeve te dikuj.

Pse vajze 12-vjeçe, ta mori era fustanin Te doli fjala dashuri nje mashtrim
Lotet e hidhura feminore, ta lagen mitanin Yjet e larget, te shikojne me pikellim.

Zeri ne univers u ngri dhe yjet u perkulen ne qiell Shpirtrat renkojne nen pikellimin e atyre,
qe gjithmone do ta kujtojne Per nenen qe s’njohu es’ ushqej kurre femijen e vet Drite e saj u fik pergjithmone.

1.Në veprën “Gastarja e loteve” pershkruhet edhe tragjedia e nje nene kosovare me humbjen e familjes saj nga dora gjakatare e paramilitareve serbe e cila zene vend dhimbeshem ne roman,citojme nje pasazh te shkurter nga vjen edhe titulli i romanit.
Amina perjeton ne menyre tragjike, humbjen e burrit te dy vajzave e te djalit te vogel tete muajsh Dardanit, te cilin e gjen te vdekur nen krahun e vjehrres se saj goditur per vdekje nga nje snajperist serb, kur ata po largoheshin ne ikje.

Nena Amina i drejtohette birit te pa jete:
Ngrite koken nga djepi, buzeqeshi nenes si dikur?! Pse i fshihesh nenes tende e nuk po te shoh. Mjaft u fshehe nenes tende, dil te shohe se mu plase zemra, mu helmua gjaku, mu shkrumbua shpirti, mu arratise mendja; asgje nuk me ka mbetur, gjitheçka u gremise, bir!
-Humbiste ne peshtjellimin vajtues e binte pa ndjenja. Nuk e donte veten te gjalle. Asnje deshire nuk ikishte mbetur per te jetuar.
Aty prehesh, zemra e vogel e Dardanit e pafajshme e parritur, e vrare, e gjakosur, ne shtepine e vet, ne djepin e vet, ne krahet e gjyshes se vet, ne token evet; E ku te gjendej foshnja? -Veçse ne atdheun e vet…
2. Në romanin “Banori i spitalit”, shkrimtari i kushton edhe disa rrjeshta humbjeve te jeteve njerzore, ne vitet e tranzicionit per konfliktet per prona, si dhe te fushave te tjera te krimit, femije te larguar e te humbur, sipas shifrave zyrtare. Dhimbjet qe perjetojne te afermit e tyre, nuk kalojne pa dhimbje dhe te bashkeatedhetaret e tyre, dhe behen pjese e dialogut midis Albines dhe te atit, ku ky i fundit shprehet :
-Sa shtrenjte e kemi paguar demokracine! Sakrifikuam per demokraci, pa ditur se çfare eshte demokracia, si behet dhe mbrohet ajo, pa humbur shpresen se nje dite do te vije:
-Ne kemi qytete me madhesi te tille popullesie, sa çka numer te humbur te jeteve njerzore te shkaktuar nga krimi.
Mendo te zhdukur nje qytet dhe kur kalon andej se çfare ndjesie te jep !?……..
-Neqoftese dote ishin te mbledhur diku e te ekspozuar ne nje vend, duhej dite, te numeroheshin me emer te perveçem e me A.D.N.-ne shqiptare.
-Paraftyro gjithe ata emera te renditur ne nje pllake mermeri me permasa gjigande !

3. Ne qender te romanit ‘Sfidat e Najades’ eshte nje familje shgiptare e cila perpiqet, qe te dale nga rrjedha e tranzicionit e te pershtatet me sistemin e prezantuar te ekonomise tregut. Ky sistem shoqerore i perbere ne qelizat e tij, nga familjet ne tranzicion, sjell me vete dramen e perjetuar ne vite te nje pjese te shoqerise shqiptare, tek e cila ka lene pasoja te thella, si dhe tek kjo familje. Nuk eshte e rastit qe autori e ka vendosur ne qender te romanit, nje vajze te guajtur Najada duke shtjelluar sfidat e shumta, qe ajo kalon gjate jetes saj.
Ajo ne moshen 14 vjeçare merr rrugen e gurbetit ne Greqi per te siguruar jeten e saj e te familjes, pas vdekjes te babit. Pret floket e gjata, sharton perkohesisht, rinine e saj e maskohet si djale e bashke me nje te aferm kalon kufirin nepermjet malesh. Ne kthim, ne nate te errët e benë e vetme rrugen, qe kalon mes maleve e rreziqeve per jeten. Ne udhetim e siper ndeshet me ujkun e malit. Ajo mendoi ti thote ca vargje, qe kishte degjuar nga gjyshi, i cili shprehej, se poezia e shendeteshme, zbute edhe ujkun e i drejtohet:

Aman o ujku i malit! Ty, qe te quajne egersire
Degjo dhimbjet bashke me lotet Qe me presin qe pa gedhire
Mos me vra, buken e gjakte!
Dhe ujku kur degjoi
Lutjet e vajzes, te malluar
Fjalen nene, kur vajza tha
Tundi koken nja dy here
Aty rrotull, me su pa.

-Ajo, martohet me Alfonsin me fe tjeter dhe mbas disa vitesh martese e sheh se nuk ka prespektive per te lindur dhe kerkon nga i shoqi divorcin dhe siç shprehet: Tani vetullat e tij sikur e kishin here rruge, qe per diçka fare te vogel te ngryseshin shpejt dhe vazhdonin ne kohe. Mirpo keto shenja, qe shfaqeshin perdite e nga pak, i ngjanin nje toke qe po plasaritej nga thatesira e ndjenjave, qe e thelluara e saj shkon ne thellim ne heshtje.

Jeta e saj u mberthya ne nje udhekryq te rastesishem Midis veres e dimirit te acarte
Nje gote vere u rrezua, ne dyshemene e pafajshme
Dhe copat e gotes u hodhen jashte

-Behet nje ceremoni fejese, per vajzen e xhaxhai te saj Filipit, ku merr pjese edhe Najada. Familja e Filipit dhe ata qe dote benin miqesi, ne te kaluaren kishin patur hasmeri. Njeri nga te ftuarit nga familja e Filipit, ngrihet e gjate urimit u drejtohet miqeve e shprehet:- -Jeni me fat qe dote fejoni nje vajze te tille e cila eshte, siç e ka bere e ema. Nje i quajtur Zef, kumbara nga ana e miqeve te ardhur, shprehet, se nuk duhej te ishte bere kjo fejese, se nuk barazon, gjaku i plumbit me gjaku e ushkurit. Njeri nga miqte mori fjalen: – Ne jemi marre vesh per te gjitha gjerat me njeri tjetrin, prandaj kemi arrite ne kete miqesi, ne nuk duhet te kthehemi tek fiset qe i perkasin te shkuares. Nga ato duhet te marrim elemente pozitiv e ti bashkojme me koncepte te avancuara te kohes.

4. Ne qender te romanit ‘I Provokuari’ Eshte djali i madh i nje familje shqiptare, i quajtur Akil dhe me vone i shtohet nje femije i lindur i semure autik, i quajtur Albion, me zemer ne krahe te djathte e cila diktohet nga i ati, dhe jo nga bluzat e bardha, ndonse kishte me shume se 5 vite qe stetoskopi i tyre shetiste ne trupin e djalit te njome dhe nuk thoshte nje fjale, per zemren e voglushit. Kjo drame u perjetua ne vite te ky baba, tek i cili ka lene pasoja te thella, si dhe tek kjo familje.
Nje dervish mbasi kishte sherbyerne Gjakove, ne Elbasan dhe ne Gjirokaster, kishte ardhe me porosi, qe te ndertonte nje teqe, midis dy ujrave te rrjedhshem. Per te marre nje mendim dhe per vendndodhjen ishte keshilluar me nje burre te njohur, te quajtur Niman. Tek po bisedonin, Nimani e pyet dervishin?
– Si dote shkoj puna me Mbretin e Shqipetareve,?-Ai shprehet:
-Do te ike dhe pas ketij dote vij Italia Fashiste e cila nuk dote rrije shume e pas kesaj do te vije Nazizma duke i shpjeguar shkurtimisht mbi veprimtarine pushtuese te tyre.
-Pas kesaj dote vije nje udheheqes i pashem ne krye te nje partie, qe dote quhet komuniste, i cili dote rrije ne krye te saj per me shume se dyzete vjet. Ne kete rregjim do te kete nje jete te sigurte, por e varfer, per ata qe do te shkojne pas tij, njerzit do te punojne ne pune kolektive e do te shperblehen pak. Ata dote shkojne ne pune te heshtur, ne shume raste te shtirur. Ata qe do te ngrejne krye, regjimi dote jete i pameshirshem deri ne sakrifice. Ai regjim nuk i duron kundershtaret. Ata edhe mund te pushkatohen, te intemohen familjet e tyre dhe te eleminohen, kundershtaret e idhet.
-Pas vdekjes se tij, do te vazhdoje, per inerci pak vite dhe do te rrezohet ai regjim. Pas atij njerzit do te kujtojne se e gjeten nje system, qe do tua plotesoje enderrat e tyre, por dote zhgenjehen dhe ashtu pastaj dote vazhdoje ne forem anarshie…

5.Ne qender te romanit “Vdekja e Peste” Eshte nje familje shqiptare, qe banonte e punonte ne nje Ekonomi Bujqesore ne rrethin verior, e cila mbas vitit 1992 u vendos me banim ne Durres. Mjerimi ekonomik i perzier dhimbeshem me tragjedine e kasaj familje, si rezultat i vdekjes te pese vajzave rradhazi, pa nje pergjegjesi te dikuj, kishte sjelle drame qe rralle e gjen.Ne kete kudher mjerimi ishin nje pjese e familjeve qe punonin ne Ekonomi Bujqesore para vitit 1990.
Pamja e jashtme e grave qe merrnin pjese ne punet e ekonomise, u ngjante robinave qe skllavrohen me fytyra te zbehta, me rroba te dalura boje, ne gjendje shendetesore kashetike, nga kalorite e pakta qe merrnin e kjo gjendje e shkaktur, mund te sillnin ne jete dhe femije te ushqyer keq, ne barkun e nenes shtatzane. Femija i dyte i kesaj familje,mbas djalit, lindi vajze dhe nuk priti te regjistrohej ne gjendje civile nga i ati, por ne agimin e dites se trete e derguan ne spitalin e rrethit verior, por u kthya e vdekur. Lejlaja e shoqja e Azemit, lindi dhe tre here te tjera dhe te gjitha vajza.
Ato pesuan fatin e motres se pare. Ne te kater pikat e horizontit te shtepise ishte nga nje hije mortore, qe sillej si fantazem, duke nderruar pikat e horizontit ne njezetekater ore, te shpirtit te plagosur prinderor. Ato sikur kishin krijuar nje rreth vicioz, qe therrisnin. Qielli i degjonte, por shpirtat poshte, i shikonin me pikllim dhe nuk arrnin te parandalonin mortalitetin, qe i priste sapo dilnin nga barku i nenes. Duhet te jete rast unikal, ne literature mjeksore apo ne jeten praktike te perimetrit te hartes se Shqiperise. Nuk u gjet nje mundesi te parandaloheshin vdekjet e tilla, apo te parandalohej shtatzanesia e te mos sillte ngjarje mortore. Dita erdhi, do te shfletohesh nje jete e re, do te vinte nga brendesia e trupit te Lejlase, nje vajze e peste, qe ngjasonte me nje kukull te veshur me ngjyrat e krijuesit ne formimin tersor te saj, me nje peshe 1.700 gram.
Doktoresha nderhyri mbasi e ema e femijes mori veten nga lindja normale, qe femija duhej te dergohej ne spitalin e qytetin verior. E ema nuk pranonte dhe kembengulte se do te ndodhte si dhe me kater te tjerat.
-Ju sot po e merrni kete femije, po e ndani nga gjiri i nenes vet, por druaj se do te kthehet si te tjerat, ju drejtua Lejlaja doktorreshes dhe nje lot i rreqiti nga syri i lodhur nga lotet:
-Sa te kem jete do te prese jete, mbi gjithçka, te shpetoje jete u shpreh doktoresha dhe me nje karroce me kuaj, qe terhiqte jete qe te mos keputej, u nise bashke me foshnjen e mamine ne drejtim te spitalit, por vajza u kthye e vdekur.
Nje ze i imet femije i ngjante se i drejtohej: – Doktoreshe, pse me dergove ku vdiqen dhe kater motrat e mia, nuk u mjaftuat me ate numer te kobshem ! -Pse duhej te behej vdekja e peste ? -Nuk mjaftonin kater gjilpera te ngulura ne zemren e shpirtin e prinderve te mije, pse duhej edhe nje e peste -Si e rrethuat vellaun tim me pese fotografi motrash te vdekura, si dote jetoj ai i rrethuar gjithe jeten me keto pamje mortore ? -A keni lexuar, apo keni degjuar ndonjehere ndonje rrefejne te ngjashme, apo qe i tejkalon kete numer, te gjitha vajza qe kane perfunduar te gjalla e kane dale te vdekura nga dyert e spitalit?
-Pse i keni provokuar bluzat e bardha, qe te provojne dijet e tyre perballe ketyre ngjarjeve te kobeshme ? -Si i vute ne radhe, te lidhura ne zingjiret e vdekjes foshnjore,Pranveren,Veren,Vjeshtore, Dimeroren dhe Engjelloren? -Si i varroset kater stinet e vitit dhe nuk u mjaftoi, pa u vu dhe nje roje vdekje tek koka e tyre ?-Ato linden ne te kater stinet e vitit dhe ju mjeket nuk u dhate mundesine qe ato, te merrnin me vete, qofte edhe nje dite te imazhit te stines, ne te cilen kishin lindur. -Doktoreshe me zevendesove nenen ne udhetim per ne spital, por jo ne ndjenje,jo se nuk deshe, por nuk isha e jotja. Vetem nena ime me varrose mua me lotin e saj.Doktoreshe Defrimja tek hidhet kembet zvarre pas karroces te terhequr me kuaj, u shpreh ne lote, se po shkonte tek nje nene, per ti derguar vajzen e vdekur e lajmin e zi dhe para syshju 9faqe nene e saj dhe siç ishte ne perjetim, i foli karrocerit qe te ndaloj prane nje burimi dhe nxori nga çanta qe mbante me vete, bllokun e recetave dhe ne shpinen e tyre me ane te nje stilolapsi, shkroi disa vargje:

Qerpiket u njomen nga rrebeshi i merzise e liqeni i shpirtit filloi te mbushej Dhimbjet e mjegulles, tymosin mallimin gri
Kur qan nena, qan krejt qielli, krejt natyra Pse njeriun e kaplon marrezia e nuk i sheh

6.Në romanin “Rruga permes Karpateve” gjate leximit te krijohet pershtypja, se dy ngjarje portretizojne me njera tjetren, por ne fakt harmonizojne me njera tjetren, lidhur organikisht ne vazhdimin e vepres. E para, portreti i drejtor Bekimit. Ai kerkon nepermjet nje mini studimi te kryer nga ana e tij, per shendrrime te systemit dhe te para pritet shkaterrimi i prones se ndermarjes dhe gjithe kontributi mbi 40 vjeçar i kolektivit te saj, i cili nderton skemen, se si duhej te behej kalimi i bute, ne systemin e ekonomise se tregut. E dyta e personazhit kryesor te vepres Ridvanit, inxhinier minierash me origjine te hershme nga Rumania, por me gjak nga nena shqiptare, i cili ne rrethanat e para te shenderrimeve te systemit ekonomik, merr rrugen per te shkuar ne kerkim te plotesimit te nje amaneti te gjyshit, per kerkimin e floririt te fshehur nga ai, qe ishte detyruar te largohej afro 100 vite me pare, si shkak i nje dueli, ku kishte lene te vdekur kundershtarin ne qytetin e Brasovit ne Rumani. Ne vazhdim te bisedes Giorge, i shpjegoi Ridvanit dhe u shpreh: -Nga im ate e kam mesuar ngjarjen e rende, qe ka pllakosur ne familjen tone ne kohe te shkuar dhe ka bere shume jehone ne mbare krahinen. Gjyshi yt ishte dashuruar me motren e gjyshit ndjese paste. I bie fjala ne vesh gjyshit tim dhe ai nuk ishte ne dakort qe te behej ajo martese, mirpo ajo i thote te vellaut se une nuk marre burre tjeter ose Bojkon, ose nuk martohem. Gjyshi ndjese paste e quani Dimitar e fejoi motren e tij, pa e pyetur me nje djale tjeter. Ajo kur e merr vesh, vuri litarin ne nje dege te pemes dhe e vari veten. Mbasi kryhet ceremonia e varrimit, gjyshi mbledhe te vetet dhe vendosin ti kerkonin duel gjyshit tend, Bojkos. Per fat te zi te familjes tone, vritet gjyshi im. Me ate rast eshte larguar gjyshi yt dhe me, nuk e ka shkelur token rumune. Ridvani u pre ne fytyre gje qe u vrejt nga Giorge, i cili u ngrite e ja dha doren dhe ju drejtua e u shpreh: – E shoh qe u trondite nga ngjarja qe te shpjegova, por nje gje dote jete e sigurte. Ata kane qendruar ne ndershmerine e kohes. Ashtu ishin zakonet, ata zbatuan si burrat ato zakone edhe pse me sakrifice njerzore. Ne do te zbatojme zakonet e kohes soteme. Ata i kane mbylle llogarite, ne i kemi hapur bashke dhe bashke do ti kemi deri ne vdekje. Prandaj asnje shqetesim nuk deshiroj te shoh ne fytyren tuaj. Nuk desha te tregoja, por nje dite do ta merrje vesh dhe me mire qe e more vesh nga une, se nga tjeret e ti te detyrohesh te largohesh ne heshtje, apo te jetosh me ndrojtje. Ndersa per sa i perket floririt qe ke fshehur, ta sjellish tek une eta perpunojme dhe te hapi nje nipt e te funksionosh si filiali im dhe ta administrosh vete floririn tend.

Ne njohje me Ilyanen, mbesa e Giorges, Ridvani rrinte si i ndrojtur dhe ne njohje e siper u shpreh:Me duhet me vete meter e peshore te matim e te peshojme fjalen ne bashkebisedim. Ajo shprehet:-Mos u bej merak se meter e peshore i kam une me vete, ti ose i mbaj ose mat e pesho, zgjidh e merr Ridvan! Ajo hynte shume thjeshte ne teme e ne bisede, pa u menduar gjate, çfare i thashe dhe çfare do ti them, sikur ndodhe nganjehere sikur jane takuar per te bere ndeshje e jo dashuri. Ne veper behet fjale edhe per energjine e zeze.Kete e shpjegon Giorge ,mbasi sheh se ne ambjentet e dyqanit kishte hyre nje njeri qe e mbarte dhe u drejtohet Ridvanit e Ilyanes.Ketu ekzistojne njerez, qe luajne me energjine tende kur ndodhen perballe teje, dhe e perdorin ne realizim te qellimit te tyre.

7. Ne romanin «Ditelindje ne Sankt-Petërburg» shkrimtari trajton dashurine e dy te rinjeve shqiptar dhe kembenguljen e sfidat bashkeshortes, te gjeje burrin e larguar dhe te bashkoi familjen. Aloni dhe Valmira u dashuruan ne gjimnaz dhe martohen. Alonit i del bursa per studime ne Fakultetin e Sociologjise, ne Sankt-Peterburg. Mbas disa muajsh Aloni humbi kontaktin me te dhe kishte kaluar ne shoqerine e nje vajze qe quhej Irena, ku studionte.
Bukuria qe e dallonte ai e shfrytezonte te performonte, me sjellje prej aventurieri, sa kishte
harruar perse kishte shkuar ne fakultet. Gjate zhvillimit te romanit vrehet, se Valmira per ate, nuk ishte e vetmja.
Valmira u percaktua ne vetvete per ta kerkuar Alonin, kudo qe te ndodhej, qe femijen mos ta rriste pa baba. Vendimi i saj kushtezohej dhe nga belbezimet e te birit, i cili vetem kur e ndante gjumi foshnjor, me fjale te njoma te shperndara neper germa te alfabetit, perpiqej te sillte afer te atin. Ai ndodhej me km larg, por ndjesia e femijes dallgezonte energji, qe dilnin fshehurazi ne forem vale nga shpirti i tij dhe e mbanin gjalle belbezimin ditor, pa e nderprere asnje dite. Hidhte koken jashte anesoreve te krevatit dhe shikonte djathtas e majtas ku mund te shikonte te ati n.Sa po hapej dera e dhomes, ai i drejtohej atij qe shkelte ne dere me fjalen ba.ba.ba.ba ,
perplaste duart, pastaj zgjaste duart ne drejtim te hijes, qe levizte bashke me trupin apo largohej. Jetmiri, kthehej prape, nga dera e priste pa fund babin e tij, por ai nuk dihej se ku ngjitej ne trupin e ndonje lozonjarje .
Valmira siguroi nje burse ne ate qytet ku ishte Aloni . Atje njohu nje studente nga Azerbajxhani, qe quhej Zia da. Valmira krahas studimeve e dergoi djalin, Jetmirin ne kopesht. Atje ai u njoh me nje vajze, qe quhej Mela. Ajo i shjegon Ziades se Jetmiri ka gjete binjaken e ti j. dhe ajo qe me shokoi, ngjanin me Alonin, sikur ai ishte zvogeluar dhe shfaqej brenda tyre. Ziada duke njohur gjuhen i vjen ne ndihme VaImires, qe ta gjej burrin e saj Alonin dhe nga ajo kerkon, qe te kete durim dhe shprehet: Nuk jemi pa histori dashurie dhe pa pesi me. Te gjithe sillem ne kete vorbull te mashtrimit, qe na ben jeta. Duhet marre me shpirtgjeresi. Ne kemi nje qellim dhe nje fillim te mbare. Kemi ecur pak, por kemi krijuar nje vije, ku rrekeja e halleve tona, ka filluar te levize e ta dergoje ujin, ne pellgun e shpreses. Mela e fton ne ditelindje Jetmirin. Atje Aloni e pyete per origjinen. Jetmiri i jep nje pergjigje qe Aloni shikonte trupin e tij te vogel, qe nuk barazoheshin kurrsesi, mete shprehurit e tij
E mendoj me vete, se mos kishte te bente me gjeni. Ai nuk kishte me te voglin informacion per ardhjen e Valmires dhe te Jetmirit, qe e kishte lene pa lindur, ne dite e fundit te ardhjes ne jete. Ku ta dinte ai se perballe tij ishte A.D.N.-eja e tij e gjalle.. Ai ngeli i habitur dhe thirri lrenen per ti treguar se shoku i Miles nuk ishte thjeshte nje femije i rendomte dhe i bukur, par nje ekzemplar i rralle per moshen e tij. -lrena shkoi menjehere :-Urdhe ro Alon ! – Dote degjosh diçka te veçante, qe nuke ke degjuar nga goja e nje femije te kesaj moshe ! -Me kenaqesi u shpreh ajo dhe mblodhi gjithe vemendjen e shperndare deri atehere dhe e perqendroi tek ajo, qe dote shprehte Jetmiri.
-Te lutem Jetmir a mund ta riprodhosh edhe njehere ate qe me shprehe mua.
-Po, me kenaqesi! -Jetmiri filloi nga e para e deri ne fund, duke e riprodhuar saktesisht te gjithe biseden. -Tani me thuaj nga je, ju drejtua Jetmirit ?Ai ju afrua Alonit, qe te mos e degjonte Irena dhe i tha :- Une jam nga Albania, ne shqip, si dhe ti . Mbasi mbaron ceremonia e ditelidjes Irena nuk ja fale mashtrimin qe i kishte bere Aloni i cili i ishte prezantuar si pa martuar dhe ndahte me te dhe e perzene nga shtepia ne menyre diskrete. Ky del nga shtepia e saj, len çelsin tek komshiu dhe iken ne mes kater rrugeve, pa ditur se ku mund ta bente naten.
Mbas disa ditesh, Aloni kalon nga parku i lojrave te femijeve dhe soditi per nje gjyse ore femijet e tij tek luanin, par qe nga veprimet e tij ishin bere shijim i ndaluar. U kthya nga vetja e u shpreh: – çfare pjelle jam une, qe kam humbur ndjesine, njerzoren e ushqehem nga menderet e femrave te nacionaliteteve te tjera, nuk me ka mbetur as seder njeriu, as seder kombetare ! Pse kam degraduar deri ne kete mase?

8. Ne romanin «Plumbi i Trembedhjete», shkrimtari paraqet para lexuesit veprimtarine e Erkenbaldit dhe Amalias, dy zbuluesve ushtarak te nje vendi perendimor te cilet vijne ne zonen e luftimet gjate zhvillimit te luftes ne Kosove. Ata kishin arrite te merrnin informata per fillimin e luftes si dhe pregaditjet paraprake te luftetarve te U.Ç.K.-se ne teritorin e Shqiperise. Gjate udhetimit ne Moske ata hjedhin dyshimet per mardhenjet mes SH.B.A.-ave dhe Rusise per dakortesim ne heshtje, qe ne nje moment te caktuar, mund te futeshin forcat e Natos.

Ne roman trajtohen dhjete raste te luftimeve te ashpra te zhvilluar midis forcave te U.Ç.K.-se dhe atyre jugosllave me pjesemarrjen e policise Serbe dhe paramilitareve. Lexuesi dote njihet me letren e nje luftetari te plagosur, qe ai me improvizimin e nje shkruesi dhe gjakun e tij, i shkruan gruas se tij, me pershkrime tronditese, si dhe gjetjanga ana e Erkenbaldit dhe Amalias te nje femije te fshehur nga e ema ne moshen dy vje9are, per te cilin kujdesohen ne nje hark kohor, prej tetemedhjete vjetesh, derisa arrijne ta bashkojne me nene e tij biologjike. Ngjarjet ne roman zhvillohen nepermjet sfidave mbi njerzore, si9 eshte rasti i nje luftetari te U.Ç.K.-se, i cili merre ne trupin e tij trembedhjete plumba nga dora gjakatare e ushtareve jugosllav dhe mbijeton. Heroizmi I tij ngrihet ne vertikalen historike dhe behet simbol i luftes se lavdishme te U.Ç.K.-se
Kishte filluar lufte e pergjakeshme me shume te vrare. Ushtria Jugosllave e mbeshtetur nga Policia e Serbise, filluan sulmin e tyre ne fshatrat Likoshan dhe Qirez ne Rajonin e Drenices. Gjate luftimeve te pergjakshme mbeten ne token dardane, 16 deshmore, per te mbetur te gjalle ne memorjen kombetare dhe per tu kujtuar si figura te shendriteshme, si shembull sublim per brezat e ardheshem. Nje grua e quajtur Flora e njerit nga keta luftetare, qe kishte mbetur heroikisht ne fushen e betejes, kishte udhetuar dhe kishte mberritur dhe kishte zene vend ne hotel ne Prishtine. Asaj i bie ne dore nje leter e lene nga i shoqi, i plagosur e shkruar me gjakun e tij, para se te vdiste. Letra fillonte me shprehjet :-E dashura ime. E shtrenjeta ime Flora! Po marr me vete imazhin tend ne ate bote. Jam i plagosur rende. Vetem imazhi yt po me ben te gjalle, qe te marre force eta mbaje ketu afer trupit tim, te coptuarnga plumbat e nga granata armike, qe me jep kurajo per te shkruar. Gjaku qe rrjedh me eshte bere pellg, poshte trupit tim. Jam mbeshtetur per nje lis te parritur. Mora nje lastarnga trupi i tij, nga nje dege e varur e shtypa me nje gur e bera ne formen e nje shkruesi e ngjeva ne gjakun tim dhe po te shkruaj : – Jam ne agoni. Kam mbyllur syte. Rreth e rrotull me eshte mbushur me lule shumengjyresh dhe mes tyre kishe ardhe ti, me e bukura Jule, me ate arome, qe shiprtin time ke mbushur kurdohere me gezim, lumturi e shprese. Me kishe vu doren ne balle e mundoheshe te me ngresh, te me marresh me vete, por kembet nuk me punojne…

!

BIOGRAFIA
Haxhi Ahmetaj kreu studimet ne Universitetin Shtetror te Tiranes, Fakultetin Ekonomik, u diplomua, Ekonomist Kontabel, ne qershortevitit 1975.
Mbas mbarimit te studimeve punoi ne detyren e drejtuesit te
Finances deri nevitin 1991. Prej ketij viti e deri ne vitin 1992 punoi Drejtor ne Ndermarjen Ushqimore . Ne vitin 1992 e ne vazhdim, Pronar me aktivitet privat, ne fushen e materialeve stomatologjike dhe farmaceutike e mjeksore. Karieren profesionale e mbylli ne vitin 2014, ne Drejtorine Rajonale Tatimore Tirane.

• Krijimtaria letrare e botuar e autorit, daton me botimin e librit te pare, me 19 gusht 2021. Ka botuar:

• ’32 poezite e mia’
• ‘Me jep Force’
• ‘Pse vajze, ta mori era fustanin’
• ‘Jete e thyer’
• ‘Gastarja e loteve’
• ‘Banori I spitalit’
• ‘Sfidat e Najades’
• ‘I provokuari’
• ‘Vdekja e peste’
• ‘Rruga permes Karpateve’
• ‘Ditelindje ne Sankt-Peterburg’
• ‘Plumbi i trembedhjete’

– Libri me poezi
– Libri me poezi
– Libri me poezi
– Libri me poezi
– Roman
– Roman
– Roman
– Roman
– Roman
– Roman
– Roman
– Roman

Tirane, 15.03.2024