Jam bijë e qëndresës së maleve
Jam bijë e qëndresës së maleve dhe e luleve ndër fusha ,
e qëndresës së lisave, ndaj dhe kokën e kam shkëmb e gur ,
nëper kohëra s’u tremba dhe kur ma vune thikën në gusha
ballë krenare qëndrova dhe qëndroj e vdes veç per ty, flamur
Gjersa te kem fuqi dhe pikën e gjakut do ta bëj flatrim jatagani,
ballë krenare jam ne këtë tokë brez pas brezi me emër shqiptari ,
kënga më vibroi pulset dhe mbeta e pavdekshme kur ,
kohëve ia mora stinët dhe me gjakun tim ngjyrosa flamur ,
Dhe shqiponjat qe janë dhe qëndrojne mbi male ballë krenare,
me dy koke u bënë dhe hapën krahët mbi flamurin e tokës shqiptare
dhe unë shqiptarja, që gjunjët nëpër kohëra nuk dita t’i përkul kurrë
bie në gjunjë ballë krenare dhe përkulem vetem përmbi ty, flamur ,
Me shekuj mbi male nëpër kohëra dallgëzova troje dhe dete ,
në përkundjen e djepeve te fëmijëve, dora ime përkundi tërmete ,
për armiq e tradhëtarë që nga baruti i tyre kjo tokë flakë u ndez,
përkulem para teje flamur, ballë krenare në kohëra deri sa te vdes.
PËR TY KORÇË MË MERR MALLI
Vegjeline e kalova tek ti
Nga kitarat netëve u marrova.
Korçë ti me fale shumë dashuri,
Tek ti bukurinë e jetës përjetova.
Jetova tek ti vitet e jetes shkollore
Ku dielli i kulturës nisi udhëtimin,
Mes dashurive te bukura engjellore
Dhe unë njomëzakja mora bekimin.
Jetova në qytetin që më dehu,
Me tingujt e kitarave plot magji.
Dhe zemra ime përpjetë kërceu,
Nga sytë e një djali si xhevahiri
Jetova në një qytet qelibar që më fali,
Të gjitha mirësitë dhe shumë kulturë,
Aty nisi fluturimin vargu dhe s’e ndali
Në buzët e mia serenata nuk u shua kurrë.
Nëse do më pyesësh, pse s’më ke harruar?
Sepse ty Korcë, o kitarë me tela prej ari,
Unë të quaj nënë, që ti vajze te më quash,
Dhe për sytë e tu do më marrë përherë malli.
MOTRA PER VELLANE
Çelën dy lule zambaku në bisqet e një dege,
çelën petale motra me vëllanë dhe syri u ndriti.
zemra e nënës u ndau gjakun nëpër deje.
motra dhe vëllai u rritën si dy degët e një shpirti.
Diellit të motrës nuk i shuhet zjarri për vëllanë,
se si dy sytë që janë pranë, një gaz e një lot kanë,
e njëjta dorë nëpër djepe me dashuri i përkundi,
dashuria e motrës në kohëra kurrë nuk humbi.
Dhe kur koha i ndau, nuk u nda drita e syrit,
dallgëzoi zemra e motrës dashuri për vëllanë,
dritë i dha shtëpisë si vezullimin e artë të yllit,
se motra dhe vëllai me një rrahje zemre janë.
Hapen dyert e jetës dritë merr gjithë shtëpia,
kur vjen vëllai nga larg, te motra i përmalluar.
Çuçurisin si zogjtë: erdhi daja, thonë fëmija!
Ëh, kjo dashuri nëpër shekuj s’ka për tu shuar !
DO FLASË GJITHMONË ME VARGJE DRITË SYRI
Buzët mund të çelin fjalë dhe çudira,
siç çel pranvera lule në pafundësi,
kur flet me sy, qielli mbushet me shkrepëtima,
zjarre diellore ndizen e përflaken në gji.
Sytë flasin përherë me mendjen e mençurisë,
sfidojnë dhe shkencëtarët më të zotë në botë,
kur e folura e tyre ka gjuhën e dashurisë,
lumturinë e shpirtit për asnjë çast s’e ndalon dot.
Askush në jetë nuk ka qenë i lumturuar,
kur sytë e tyre kanë pasur dritëshkurtësi mendimi,
syri i dashurisë dhe i lumturisë përherë rri zgjuar,
tek ata sy, jo, kurrësesi nuk ka vend trishtimi.
Kush nuk e kupton dot gjuhën e syve,
atë gjuhë hyjnore, të ëmbël e të butë,
gjuha e tyre është gjuha plot jetë e yjeve,
gjuhë ku mbillet dhe piqet më i ëmbëli frut.
Le të flasë çdokush me sy por të jenë të çiltër,
tek drita e tyre nuk duhet të ketë aspak egërsi,
skuthëria e një drite syri nuk është e virgjër,
tek ajo gjuhë skuthërie ka errësirë, jo dashuri.
Unë poeti do flasë përherë me vargje dritë syri,
tek çdo shpirt lexuesi do përçoj dritë emocioni,
ndoshta në këtë rrugë nuk jam më i miri,
por jam fjollë drite që ju me sy të mirë ta shikoni.
KOHA E TYRE DO TË JETË VEÇ DËSHTIM
Në çdo kënd e cep të vendit tim,
mbjellin gradaçela me drogë helmi,
hajduteria përherë ka ngut e nxitim,
t’pandershmen si t’ndershme të na sjellin.
Pastaj kapërdisen si xhentëlmenë,
me makina luksoze marrin fluturim,
por hajdutëria në themele s’ka bazament,
paraja e pandershme është përherë dështim…
Këta njerëz dhe pse të pakët janë në numur,
mbi kohën moderne qëndrojnë syzgjuar,
të baltosur në dinjitetin e tyre të humbur,
rëra sahariane kohën e tyre ka për ta mbuluar.
Ndjaj, o ti njeri i ndershëm dhe njeri i mirë,
mos beso tek premtimet e hajdutërisë,
kush karrigen e zë pa tënden dëshirë,
përherë do të mbesë në karrigen e shëmtisë.
Ata që ngrejnë gradaçelat e turpit,
në çdo shpirt njerëzor të qytetit tim,
kurrë nuk do ta ndiejnë lezetin e frutit,
koha e tyre do të jetë veç dështim.
Se kush e ndërton të ardhmen e tij,
me grykësi jetën e tjetrit duke zhvatur,
Zoti i ka quajtur përherë mallkim, shpirtezinj,
në shkëmbij dhe humnera i ka përplasur.
Kështu ka ndodhur dhe kështu do të ndodhë,
për ata që gradaçelat e turpit ngrejnë në jetë,
dhe për ata që e pandershmja përherë i joshë,
se buka e njerut të ndesrshem gjithmonë i vret.
JAM NË ËNDRRAT E QYTETIT TIM.
KORCA IME
Sapo dielli cel syrin dhe rrezet ngrohin shpinën e tij të plakur,
Të gjitha lulet në ballkone fillojnë të fërfëllojnë petale,
Pleq kafeneve hapin kanë ndalur,
rrufisin ngadalë kafen e ditës të zhytur në ëndrrat finale.
Jam në të gjitha rrugicat me vargje ngrohtësie dhe unë poetja,
Pranë emrit të tij gjithëmonë qëndron dhe emri im,
Shpejtoj të njom me vesën e mëngjezit buzët tharë nga etja ,
Se dua të mbetem gjithëmonë në ëndrrat e qytetit tim.
Jam si një vegim dhe dua të cel mëngjeseve pa zhurmë,
Sytë i mbaj nga lindja dhe trupin kthyer në perëndim,
Se në të gjitha tallovinë e këtij qyteti dua të lë gjurmë,
që të ndjej në thellësinë e shpirtit aromën e atdheut tim.
Rend me ëndërrime cdo ditë dhe dalldisem pa reshtur,
herë bëhem kënge ritmike dhe herë zog në flutyrim,
Në këtë qytet unë kam shpirtin tim përherë të shpleksur,
Aty jam flutur krahëshkruar dhe ëndrër në cdo ëndërrim
SHPIRTIN NUK E LAMË TË MERRTE ARRATINË…
Ku mbetën ëndrrat, dëshirat me krahë pëllumbi?
Ku ikën vitet me imazhe ylberi dhe me flatra lirie?
Në humnella dëshirash të befta, koha rrugën humbi,
Dhe ne na vjen nga larg mesazhi me drithërima rinie…
Disa vargje me aromë shpirti po percjell për ju miqtë e mi,
Jeta me dashuri në krahë ëndërrimesh përherë na rriti,
Dielli si medalion në kraharor të ditës seç më rri.
Dhe shpërdan deri në deje çiltërsi e ngohtësi,
Dielli, miku im i mirë i dha dritë rrugës për tek ju,
Të gjithë yjet e mbushen shpirtin tim me ylberësi.
Zoti i erërave urdhëroi për më shumë shpejtësi,
Që unë të mos vonohem për tek ju të sjell veç dashuri.
NË KËTË JËTË KA SHUMË GJËRA QË IA VLEN
Në ëndërr netëve ti më vjen në dritare,
unë fle keq gjithë natën, vërtitem në krevat…
dhe dua që këto netë të mos mbarojnë fare,
të paktën kur s’të kam të më rrish në imagjinatë.
Por natën e ka bërë Zoti,vetëm dymbëdhjetë orë
më humbet dhe unë ditët i jetoj veç me imazhin tënd,
kërkoj ta kem atë imazh dhe zgjas njërën dorë,
por nuk të kap dot dhe bukuria jote më le pa mend.
Atëhere ngrihem si e fantaksur nga hijeshia jote,
hap ekranin e kompjuterit e vargje derdh në letër,
eh, sikur të më falin gjithë të mirat e kësaj bote,
dashuria ime për ty eshte koha qe nuk është trëtur
Në këtë jetë ka shumë gjëra për të cilat ia vlen
cdo çast ta jetosh ëmbël me hijeshi e madhështi
por ti në pentagraimin tim të jetës je i vetmi refren
që shpirt e zemër më deh, eh përjetë me bukuri…
NËSE KE NJË MENDJE TË KTHJELLJËT
Nëse ke mendje të kthjellët, të bukurën e shikon,
thellë në shpirtin e poetëve kur e mistershme qëndron…
dhe tek ai varg që ndoshta ty të duket i vobekët,
aty qëndron bukuria, forca, emocioni kollaj nuk jepet.
Nëse ke veshë të pastër dhe nuk i ka zënë pluhuri,
e dëgjon lehtë këngën e zogut në thellësi të pyjeve,
është kënga e poetëve bekim qe zoti vet e pruri,
është ai varg i shpirtit qe flakeroj me miliona drit yje.
Ndaj do të doja që nëse keni mendje të kthjellët,
lexojeni çdo varg që shkruajnë poetët,
para atyre vargjeve edhe plumbi përherë tretet,
arti i poetit është ëmbëlsira që askund nuk gjetët.
Mos i përbuzni poetët, ata janë flakadanë lirie,
me artin e tyre sfidojnë çdo marrëzirë stuhie,
këmbëkryq ulen në zemrën e sytë e një fëmije,
poeti është si toka, si mali me shpirt madhështie.
Nëse mendje e çdokujt është e kthjellët qelibare,
artin e poetit lexoje dhe kuptoje se është primare,
t’mos ishin poetet bota s’do të kishte kaq shumë zjarrë,
pa vargun e poetit, shpirti i kësaj bote shpejt do ish tharë.
Ik me poetin, o mik, në rrugën me hënë e pjalmime
Ku ndrit vegimi i një shprese të kaltër, të ëmbël, intime,
Për poezinë ujëvarë që rrjedh në shpirt të vetë njerëzisë
S’do të heshtin jo kurrë lirat e zemrës në palcë të dashurisë…
MIRËSINË E DUA KËMBËKRYQ NE CDO SOFËR
.Shpirti im lundron mes kaltërsive,,
ju kërkon sonte mes katër horizonteve,
ulur buzë detit, dridhjet zemrës ia dëgjoj ,
e flas me yjet,hënën në pëllëmbë i mbaj ,
Dashurinë, e madhe që më ka zemra,
do ta mbuloj përherë me re të argjenda,
për të gjithë ju miq vec të mira dua të dëgjoj,
Agimi i lumturisë rrezet e zjarrta të lëshoj.,
Kërkoj që për të gjithë në këtë botë,
shpirti njerëzor kurr’ mos të ketë shqotë,
mirësinë e dua këmbëkryq në cdo sofër,
të jemi miq të mirë dhe vëllezër e motër.
MJESHTRI I KOHEVE
Gur përmbi gur daltohej me daltë,
mjeshtërisht foli për kohrat shqiptare ,
dhe kënga i pikonte në buzë vec mjaltë ,
këmben kur e përplaste dridhej në valle.
Mjeshtri kohët nuk i kërkoi në lëndina ,
po kur fliste dhe ne dimër celte trendafila ,
djersinte për të dhëne të gjitha bukuritë,
kohrave shqiptare vulosi shqiptarisht
Më te fortë se gurët iu bënë gishtat nga kallot ,
me lisat foli gjuhën e blerimit ,
dhe mori nga kohërat madhështi plot,
tek njerëzit mbolli shpirtin e gëzimit.
Daltoi në cdo vend kohë dhe histori ,
po emrin e shkroi nëpër kohëra shqiptare,
dhe emrin e vërtete askush nuk ia di,
”Mjeshtër” i thërrasin të gjitha veprat kombëtare.

















