Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Albin Kurti Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për marrëveshjen Kosovë-Serbi, që ka të bëjë me dokumente dhe lëvizjen e lirë.

Kryeministri Kurti përmes një postimi në facebook, thotë se, qytetarët e Kosovës me dokumente identifikimi të lëshuara nga Kosova, mund të kalojnë pa pengesa në kufirin me Serbinë.

Nëjsoj, sipas Kurtit vlen edhe për kahjen e kundër të hyrjes në Kosovë.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës, me dokumente identifikimi (ID) të lëshuara nga shteti ynë, do të mund të kalojnë pa pengesa, ngarkesa e vonesa kufirin me Serbinë në të gjitha vendkalimet kufitare. Njësoj do të vlejë edhe për kahjen e kundërt me rastin e hyrjes në Kosovë me dokumente identifikimi (ID) të lëshuara nga autoritetet e Serbisë”, shkruan Kurti në Facebook.

Ai ka falendëruar të gjithëve për mbështetjen dhe durimin, posaçërisht në këto katër javët e fundit.

“Fryma e bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel është reciprociteti. Zgjidhjet normalizuese duhet ta kenë reciprocitetin përbrenda, teksa marrëdhëniet e mira fqinjësore e nënkuptojnë atë.

Falënderoj ndërmjetësit, zotërinjtë Borrell, Lajçak dhe Escobar, e sidomos ambasadorin amerikan Hovenier për angazhimin dhe kontributin”, shkruan kryeminsitri Kurti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here