KRYETARI I VATRËS, ELMI BERISHA MESAZH NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË DR. GJON BUÇAJ

E nderuar familja Buçaj,
Lajmi se patrioti i madh, veprimtari i çështjes kombëtare, ish – kryetari i Vatrës Dr. Gjon Buçaj ndërroi jetë, na ka mërzitur pa masë.
Një largim fizik që lë pas shumë trishtim e dhimbje te familja, miqtë e bashkëpunëtorët e afërt.
Do ta kujtojmë përherë me respekt për kontributin e shquar, dedikimin dhe përkushtimin për komunitetin dhe kombin shqiptar.
Sot, të gjithë kemi humbur një mik, shok, vatran, patriot, familjar e veprimtar të pa zëvendësueshëm.
Në emër të Federatës Pan- Shqiptare të Amerikës VATRA, në emër të të gjithë vatranëve, të Shqiptaro-Amerikanëve e të familjes sime ju përcjellim ngushëllimet tona më të sinqerta e më të dhimbshme familjes Buçaj për humbjen e njeriut të shtrenjtë.
Të gjithë bashkë si vatranë e komunitet, jemi pranë familjes Buçaj, familjarëve e miqve në këto momente trishtimi, lamtumire e humbje të madhe.
Mirënjohje për jetë për punën dhe përkushtimin e Dr. Gjon Buçaj prej pesë dekadash në Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA.
Dr. Gjon Buçaj pushoftë në paqe e përjetësi.
I pikëlluar
Pranë jush dhe me nderime
Kryetari i VATRËS
Elmi BERISHA

May 15, 2022

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here