Kudret Kraja: Shqiptari Llazi Koçi, trajner i kampionit të botës, argjentinasit Pascual Perez

Llazi Koçi ishte emigrant shqiptar nga fshati Qeparo i Himarës. Në vitin 1935, në moshën 18 vjeçare, ashtu si shumë bashkëatdhetarë të tjerë emigroi në Argjentinë. Atje u prit nga dy vellezerit e tij me te medhenj te cilet kishin shkuar disa vite me pare. Ne qoftese do te qendronte ne Shqiperi do e conin per te kryer sherbimin ushtarak dhe per kete arsye kishte nderruar dhe moshen duke e bere 2 vite me te ri.

Si shumë emigrantë të tjerë të asaj periudhe, u mundua të integrohej në shoqërinë argjentinase. Në fillim filloi punë si berber ne nje parukeri ne lagjen Bernando de Irigoyen y Achupallas. Gjuhen spanjolle e mesoi shume shpejt. Meqë ishte me trup mesatar, i shëndetshëm dhe i fortë fizikisht, u aktivizia në Qendrën e Trajnimit të Boksierëve “Luna Park” në Buenos Aires. Me kalimin e kohës, pas disa testimeve nga trajnerët e qendres, filloi të aktivizohej si boksier amator (diletant). Me vonë arriti të bëhej trajner boksi, duke spikatur në arenen e boksit profesionist.

Ne vitin 1955 si trajner, triumfoi me kampionin argjentinas të boksit Martin Karadagian, me te cilin u njohen ne lagjen ku banonin, pasi Martini, ose me sakte babai i Martinit, me origjine armene, kishte nje dyqan mishi, ngjitur me parukerine ku punonte Llazi dhe qe me vone do te behej prone e tij. Fakti qe te dy ishin emigrante ne Argjentine, i bashkoi edhe me fort me njeri-tjetrin.
Boksiere te njohur te dale nga dora e Llazit ishin, Eduardo Lausee, Jose Maria Gatica (Tigri) etj. Kulmin e tij e arriti në vitet 1955-60 kur trajnoi boksierin Paskal Perez, i cili, për herë të parë në historinë e Argjentinës, do të bëhej kampion bote.

(Foto e trajnerit dhe kampionit ne momentin qe ktheheshin nga Anglia si kampione bote, duke zbritur nga avioni me kupen ne dore)

Në aeroportin ndërkombëtar të Buenos Airesit u prit nga qindra qytetarë dhe pushtetarë të asaj periudhë. Nga ky moment, Llazi (Lazaro siç e thërrisnin në Argjentinë) u bë shumë i njohur në mbarë vendin. Kudo qē shkonte, pritej si një personalitet i shquar, gëzonte respekt dhe popullaritet dhe po qe se do të futej në botën politike, do ishte më i votuari, por megjithese ja kishin ofruar, asnjëherë nuk e kishte pranuar.

Kaq shumë respektohej dhe dëgjohej fjala e tij, saqë në një rast ku ishte marrë vendimi për të shembur Kendin e Madh të Lojrave me Dorë “Luna Park”, me t’u informuar Llazi, telefonoi Presidentin e Republikes se Argjentines, Juan Domingo Peron, duke ju lutur qe te mos e shkaterronin dhe duke e justifikuar rendesine simbolike qe ai park kishte jo vetem per sportistet qe ishin stervitur aty por edhe per qytetaret e thjeshte qe kalonin shume kohe se bashku me femijet e tyre. Pervec boksit, qe ishte sporti i pari per nga rendesia, aty zhvilloheshin edhe sporte te tjera si patinazhi apo basketbolli. Salla kishte 16 000 vende per spektatoret.
Presidenti e mori ne konsiderate kerkesen e Llazit dhe Luna Park vazhdon te qendroje aty ku ishte edhe ne ditet e sotme ne nje nga lagjet me te famshme te Buenos Airesit ne Puerto Madero.

Në kohën e regjimit ushtarak në Argjentinë, u burgosën dhe u zhdukën mbi 30.000 shtetas, politikanë, gazetarë dhe qytetarë të thjeshtë që shpreheshin kundër regjimit ushtarak.
Për çudinë e të gjithëve Llazi (Lazaro) fliste hapur kundër regjimit madje duke bërë dhe humor (nga humori që e karakterizonte) dhe nuk pati asnjë pasojë dhe kjo për shkak të popullaritetit të mirë që gëzonte.

Shqipërinë e donte megjithë zemër, por ishte kundër regjimit komunist në Shqipëri, te dy vellezerit e medhenje u kthyen ne Shqiperi dhe sic tregon mbesa e Llazit, Andrea Koci, ne nje te perditshme argjentinase, qe te dy humben jeten me tu kthyer ne Shqiperi, njeri si partizan tjetri per arsye shendetesore, prandaj dhe me Ambasadën e Shqipërisë në Argjentinë dhe Shoqatën Patriotike “Skenderbeu” nuk mbante kontakte ose marrëdhënie.
Llazi mund të ishtë bërë nga më të pasurit e qytetit, por preferonte të bënte një jetë të thjeshtë pa i kushtuar shumë rëndësi pasurisë dhe luksit. Edhe dy fëmijët e tij ishin edukuar me atë frymë.

Llazin e kam takuar tre herë gjatë qëndrimit tim 6 vjeçar në Argjentinë, pasi siç e theksova më parë, ai nuk kishte dëshirë të kishte kontakte as me ambasadën e as me komunitetin shqiptar në Argjentinë dhe per rrjedhoje nuk ishte asnjehere i pranishem ne aktivitetet qe organizonte ambasada apo edhe Shoqata Skenderbeu, ku tek kjo e fundit ishin rreth 3000 shqiptare anetare te saj.

Por megjithatë, në momentin e fundit të jetës së tij, i shtruar në spital, gjatë takimit që pata me të m’u shpreh” – Të lutem, më bëni dokumentat që të shkoj e të mbyll sytë në Shqipëri!
I dhashë kurajo që të shërohej dhe ta kalonte situatën në të cilën ndodhej dhe për ketë do flisnim më vonë. Por, për fat të keq, në datën 7 prill të vitit 1986, zemra e fortë e Llazit pushoi se rrahuri, duke mos e mposhtur dot sëmundjen dhe duke mos realizuar dot dëshirën e tij të fundit për t’u kthyer në atdhe.

Ditën e funeralit, në ceremoninë mortore, ku zakonisht të pranishëm janë familjarët, ishin mbi 2000 veta, të ardhur nga të gjitha provincat e Argjentinës, përfaqësues të shoqatave të boksierëve, popull dashamirës, adhurues të sportit ku nuk munguan fjalët e sinqerta mbi personalitetin e Llazit nga figura të shquar të sportit, politikës dhe simpatizantë të Llazit.