1
NDJEHEM SI METEOR
Ndjehem si meteor
mes gezimit dhe pikellimit
ne zbrazetite emocionale
dhe lumturite absolute.
Akrobatoj pa e ditur
se c’ndodh ne fundin e rruges.
Edhe kur dhimbja me pushton
dua te mbytem ne lumturi
dhe ti harroj lotet.
Ne kerkim te perqafimit tend
dikur gjeta parajsen
Para kesaj
kam bere lufte me hijenat
duke grisur te vertetat
dhe gjithcka ishte memece
dhe krejt pa ngjyre.
Duke i besuar besimit tend
gjunjezohem duke lypur
puthjen e nxehte te buzeve te tua
sepse,
ka gjithmone nje kohe pastrimi shpirteror
dhe nje deshire, per te mbajtur per dore
mjellmen e gjakosur te jetes.!
PASIONET E DASHURISE
Pasionet e dashurise
jane rreze te arratisura nga hena e prillit
dhe deti, nje simfoni ne La bemol.
Notat e saj
ju shpetojne tastierave te pianos
ikin nga vallet e te mallekuarve
dhe behen engjej
me pamje parajse.
Ashtu jane grabitqaret
te cojne ne betejen e vullnetit
te mrekullive te cmendurise
dhe forcojne cdo rrahje zemre.
Pasionet e dashurise
jane fruti me shije te embel kujtese
orgazme derguar drejt buzeve te saj.
Pasionet e dashurise
jane te qarat e atyre qe vdiqen
te vetmuar,
lutje jete, me gjuhen e syve te etur
per shikime.
Pasionet e dashurise
jane fryme e shenjte
PREKJA JOTE!
Zemra ime,
sheh gjithnje e me perpara,
para se mendja ta parashikoje rrugen e saj.
Ti erdhe ne jeten time
te lije gjurme,
edhe pa me prekur.
Duke i dhenë
më kuptim rrjedhave te mia.
Gjithe jeten,
ta kerkova nje prekje dhe nje horizont kuptimesh.
Prekja jote,
me dha deshiren e pare
te njejte me dehjen mbas puthjes.
Prekjet e tua
nuk jane fizike
por shume me shume se aq.
Ato jane dritera
qe ndricojne rrugicat e mia te jetes.
Zemra
eshte gjeja e pare qe merr jete ne trup
dhe gjeja e fundit,
qe mbetet nga trupi kur vdes.
Kur takohet ne rruge dashuria,
ti ke takuar nje drite,
qe te adhuron me gjithcka.
Une do te kisha mbetur bije nate
dhe ne tryezen time,
do kish vetem zymtesi.
Nese ti nuk do te vije ne ate kohe!
4 KUJTESAT JANE LETRA TE PASHKRUARA
Dje harrova perseri
Dhe pse mundohem ti flas kujteses,
dhe ta pergatis,
per te mos harruar.
Kujtesat jane letra te pashkruara
qe nese nuk i sistemon me kujdes
i merr era.
Ndonese gjysma e kujtesave
jane gjysme te verteta
gjysma historish,
gjysma jete,
gjysma atdheu te humbur.
Jam ne kerkim te vertetave
te humbura te jetes,
por kjo nuk me lodh.
Kerkimi i te vertetave te humbura
i ngjan lundrimit
te varkes se Noes
ne kerkim te malit te shpreses.
Shkrimi
eshte nje menyre,
per ti shpetuar ato
Te gjithe njerezit,
vuajne nga semundja e harreses.
Mbasi shkruajne te vertetat,
ata i harrojne gjithmone gjysmat.
Nese zbehet kujtesa,
nese humbasin gjysme te vertetat,
mbetet vetem nje shkretetire e bardhe
dhe nje asgje e frikshme.
Dera e se nesermes
gjithmone ka qene dje
Une kam mesuar,
sepse nuk kerkoj
asnjehere te pamundurat.
Jam ne kerkim te vertetave te djeshme
dhe te nje celsi per te nesermen.!
AKTOR!
Veshe buzeqeshjen tende
te bukur
veshjet me te mira
dhe u ngjite ne skene
per te luajtur
rolin tend.
Jam i lumtur bertite
dhe salla jehoi
Ne salle isha dhe une
si spektatorja jote.
Nuk di se ç’i ndodh nje aktori
kur ne salle eshte edhe nje grua
qe ndjek vetem ate!
Di vetem nga kjo
syte e tu e flaken trishtimin.
Thuhet
se ka nje kuti magjike brenda nesh
ku vendosim njerezit me te dashur Zerat ,shikimet
dhe format e tyre.
Ne nuk guxojme ta hapim ate kuti
sepse, ata mund te arratisen
dhe egzistenca e tyre humbet
Une di qe egzistoj
ne kutine tende dhe jam e lumtur.
Ti e luajte mrekullisht rolin tend
dhe more kaq shume duartrokitje
Pervec meje.
Aktor..
Duhet ta dish
se qe nga ky cast
dita do te shnderrohet ne nate
dhe do te te duhet ti heqesh syzet e diellit
Pastaj do ta kuptosh
se audienca jote me e mire
mbetem unë.!
VDEKJA E KOHËS!
Brenda syve të tu çasti perëndon,
si një diell i lodhur në prag të largimit
Brenda krahëve të tu
muzgjet paralajmerojnë për vdekjen e kohës
dhe lindjen e nje tjetër agimi.
Largesitë shpesh të humbasin horizontet
dhe përciellin në horizonte të tjera,
në horizonte ku dielli të djeg,
dhe hëna mbulohet nga reja.
Prita më kot të më sillte deti
një baule kujtesash atë mesnatë,
por troku i dallgës u ndal te një shkëmb
dhe u kthye, iku prap..
Përvec dy guaskave
te arratisura nga materia e tyre e vdekur
dhe një skelet pulbardhe e vrarë,
në breg të detit asgjë nuk kish mbetur,
në breg të detit asgjë nuk kish dalë.
Në qiell endej një hënë e mjegulluar,
në breg, guaskat dhe skeleti
ku shkonte dhe i puthte një valë e bardhë.!
ZËRI NGA DETI!
Deti nxjerr tinguj te fshehte
zera thellesish dhe humnerash te kaltra.
Deti eshte vetem kengetari
sepse kenget i shkruan tre poete
te medhenj
Dielli ,Era dhe Qielli
Zeri hyjnor prish
siperfaqen e qete te detit
dhe therret mbremjen
Melodia e tij
me kujton edhe mua nje harte rinie
Te gjitha dashurite e ndaluara
keshtu flasin
me gjysme zeri
Por ndjenjat e harruara
ne fytyrat e dallgeve jetojne perseri
Ju falem poete te adhurimeve te mia Dielli Era Qielli