Kujtime  të  Konicës për At Gjecovin. Nga Luigj Temali

 

 

 Gjergj Fishta: Ju tregoj  pse i thonë i Kanuni  Lekë Dukagjinit?  

 

 

                                                                                                     

At Gjergj Fishta“… Por pse i thonë i Lekë Dukagjinit? Qe një çashtje, e cila ene nuk asht zhvillue krejt mirë e me siguri të plotë nji palë thonë se quhet i Lekë Dukagjinit, për arësye qi ky Leka e paska mbledhë e kodifikue i pari. Këtij mendimi duket se ka kenë edhe Milan Sulfay, i cili në librin e vet “Serbët edhe Shqiptarët” (përkthyer prej slavishtes) thotë faqe 90 ”Gojdhana, mbas së cillës këto zakone ligjore të quejtura me emnin “ Kanuni i Lekës”, asht në lidhje me Lekën e tretë Dukagjinit”(1459-1479). E vertetë se  autori i famshëm nuk thotë se ky Lekë Dukagjini i tretë ka përmbledhë e kodifikue kanunin në fjalë, prej do vendeve të tjera të librit të tij të sipripërmendun mund të thuhet edhe se përnjimend Kanuni ka mujtë me kenë kodifikue prej Lekës së tretë…..”

“… Gjatë kësaj kohe A.SH. Gjeçov tue viju gjithnime me një cenë e duresë të pashoqe nder rrmime të veta folkloristike kishte bashkue shumë material mbi Kanunin e Lekë Dukagjinit e kur Françeskajt (1913) ndertuen të përkoshme “Ylli i Dritës”, nisi me botue m’të numer për numer shinimet e pikzimet e veta mbi kanun. Botimi i k’tij studjimi të tij mbi kanun kje pritë me entuzjasem prej Shqiptarësh e prej dijetarësh jashta Shqipnijet. Disa profesora akademish e universitetesh, nder të cilët edhe Thalloezy me inizistenca të mdha lypen prej drejtimit të së përkohshmes autorizimin, qi  me mujtë e me perdorue ato studjime nder vepra të veta…”

“…Ligjët gojdhanëse e qi permblidhen në kanunin doketar të komit, kan nji randsi t’madhe fort në vedvedi; se prandej duhen pasë parasysh prej gjith njatyne, qi presin e zbatojnë ligjet e Shetit.”

“….Kaq shkrova jo per me shtri nji parathene ksajë vepre, sa per me diftue mallin e pakufijshem, qi kam per të paharueshmin autorin e sajë…” P. Gjergj Fishta…”

E  admirueshme..…! Fishta, para një shekulli, fletë për ligjët gojdhanëse në Kanun dhe për vlerat e tyre edhe në ditët e sotme, të cilat i mblodhi shtëpi në shtëpi e vatër në vatër deri në skajet më të largëta At Gjeçovi, i cili në vitin 1913 e botoj te “Ylli i Dritës” i Françekanëve Shkodër.”

 Si përfundim Kanuni është i lidhur  përjetësisht dhe i shkrirë tërësisht me kontributin e jashtzakonshem e të pa zëvendsueshëm të At Shtjefen Gjeçovit. i cili i dha atij dijen, shpirtin, zemrën, gjakun  e  në fund edhe jetën.

Po japim ca kujtime për AT GJECH0VIN nga dijetari, shkrimtari, diplomati dhe publicist i shquar, ish ambasadori i Shqipërisë në SH.B.A., Faik Konica:”…Asi kohe At Gjeçovi ish “famullitar”, domethënë prift i ngarkuar me shërbimin e një fshati ose rrethi dhe jetonte në Gomsiqe, i pari katund  i Mirditës m’udhë nga Shkodra n’ Orosh.Famullia një bina prej guri, e ndritur dhe e pastër, gjysmë e zbrazur nga plaçka po e mbushur dhe e zbukuruar nga zemra e madhe dhe nga buzëqeshja e të zotit të shtëpisë qënronte mirëpritëse dhe e qetë anës së një lumi. Këtu ronte At Gjeçovi. Këtu e shkonte jetën mes lutjes e mësimeve një nga njerëzit më të lartë që ka pasë Shqipëria; një lartësi e përulur, në mundt të afroj e të lidh dy fjalë aq të pëkundërta; një lartësi shpirti dhe mendje e panjohur nga njeriu vetë, i cili, bir i vertetë i të varfërit të Assisit, në pastërti e vobësi të zemrës tij e dinte veten të vogël. Famullia, shkollë dhe vent këshillash të mira, u jepte fëmijve themelet e stervitjes, u përndante fjalët e urta dhe ngushllimet njerëzvet në nevojë.Kohën që i tepronte At Gjeçovi ia kushtonte studimit.

Merej ahere me insititutat e vjetër të Shqipërisë, nga të cilat një që arrin gjer në ditët t’ona është Kanuni i Lekë Dukagjinit. Askush nuk munt t’i afeohej At Gjeçovit, t’i afrohej në diturin’ e këtij Kanuni. Na tregoj një dorëshkrim n;ja dymij  faqesh; studim i palodhur dhe i hollë ku kish mbledhur, radhitur dhe ndritur të gjitha sa kanë mbetur nga mendimet juridike të Shqipërisë në kohën e Mesme, mendime të cilat ngjan t’i kenë rrënjët shumë thellë përtej kohës së Mesme…” Faik Konica Marrë frej fletores “Dielli” 18 Mars 1930 Nr.5156,fq. 2

Kush ishte Lekë Dukagjinit? Cilat ishin bëmat, vlerat, antivlerat, ambicjet  dhe të pathënat e tij? Për fat të mirë, për zgjidhjen e kësaj enigme, na vjen në ndihmë në një moment të vështirë, si Lajmëtare e Amanetit të të Parëve, “Pena” e shkëlqyer e humanistit , shkrimtarit dhe historianit të shekullit të 15 të, autorit të veprës monumentale “Historia e Skënderbeut”, e priftit katolik Shkodran Marin Barleti, përkthyer nga Stefan J. Prifti Tiranë 1964 Faqe 139.

Marr vesh se gjatë po atyre ditëve kur po korrëshin këto fitore kundër barbarëve Lekë Zaharia, për të cilin kemi thenë pak fjalë më  lartë, u vra me të padrejtë nga Lekë Dukagjini, bir i Palit. Ky qe një burrë i dëgjuar për sukseset e shuma që pati në qëllimet e veta të këqia; me gjithë këtë ai rridhte nga një babe shumë i mire. Unë shoh se si arsye e grindjes e shkak i pusisë nuk ka qenë gjë tjetër veçse lakmia e prapë për të mbretëruar, ves ky i ëmbël që njerëzit e kanë në gjak. Këta ishin dy princër fqinj ndërmjet tyre, por Dukagjini duke parë se Zaharia  ishte pa fëmijë, pa asnjë shpresë për trashëgimtar legjitim, e çduku atë nga kjo botë dhe njëkohësisht bëri për vehte shpejt e shpejt e me mënyrë të kobshme pjesën më të madhe të mbretërisë së tij, duke menduar se ai që do ta pushtonte këtë i pari, kishte per t’u bërë kollaj zot i saj. Me gjithë këtë ai nuk mundi ta përmbushte krejtësisht dëshirën e vet të prapë, sepse banorët e Dejës, kryeqytetit e shtyllës së pamposhtur të mbretërisë, i qëndruan besnikë të patundur princit të tyre të çdukur dhe Bosën, nënën e  të ndjerit, plakë tanimë dhe të pikëllua, pas vdekjes së të birit, e ndihmuan me gjithë shpirt…”.

Te fjalori Enciklopedik Shqiptar, viti 1985 Faqe 212  nga profesor Aleks Buda lexojmë: ”…Pretendimet territoriale të Dukagjinit u bënë shkak konfliktësh me sundimtarët e tjerë, si më 1445 për Dejën me Lekë Zaharinë, i cili me këtë rast u vra.

Shkodër 30 Korrik  2019

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here