- VETJA DHE HIJA
E ka provuar ta shqyej veten Ta hajë me dhembë Ta grië si një pelhurë E pa oreks ta përtyp Por ajo vetja ka dhe hijen I del perpara zemerdridhur Pikon melhem ta gostis E atëhere i vjen keq, o sa keq ! I dhimbset hija çuditerisht Nuk ja duron lotët, kur i dridhen Hija dhe heshtja të dyja Ajo në njërën dorë mban fatin Pastaj e gris prapë vetë, ja shqyen lëkurën Tani nuk ka dëshirë më …..jooo! Fatin ta braktis… |
- JE DHE TI MALLI IM….
Emrit tënd, do t’i vë mallit tim Që vjen e më trazon keqaz Unë pranë zjarrit ngrohur tani Mallit tim, në emer tënd i fola Këmboi e u përgjigj
|
- VETJA DHE HIJA
E ka provuar ta shqyej veten Ta hajë me dhembë Ta grië si një pelhurë E pa oreks ta përtyp Por ajo vetja ka dhe hijen I del perpara zemerdridhur Pikon melhem ta gostis E atëhere i vjen keq, o sa keq ! I dhimbset hija çuditerisht Nuk ja duron lotët, kur i dridhen Hija dhe heshtja të dyja Ajo në njërën dorë mban fatin Pastaj e gris prapë vetë, ja shqyen lëkurën Tani nuk ka dëshirë më …..jooo! Fatin ta braktis… |
- DESHI TA DIGJTE SI VETEN
E kish veç një fije flakë kur e fali
Deshi ta digjte si veten
Të ngrohte me të dhe një tjetër shpirt
ITAKA…. ajo e tëra e ishullt
Nisje e mbërritje pa asnjë kthim
Perëndimet i shihte cdo natë, syve
Dhimbje deri në lotin që ju ngri.
- KUR FIKET DRITË E SHPIRTIT
Kur më fiket dritë e shpirtit
Netëve trishtuar
Pres të gdhijë një tjetër ditë
Dhe pse ëndrra s’fjeti me mua
Përplas ditën si e çmendur
E lodh deri në skaj
Pa meshirë…
Vec të harroj…
Se do t’më vijë prap një tjetër natë.
- AJO SHUHET DUKE PIRË VESË ME EKS
Ish e tëra kredhur etje
Përvidhej pangopshmërisht mungesë,
Gjinjtë kështu të ftohtë, i lante ag
Me lakuriqsi puthte vetëm tokën
e ngopej jetë.
Bari i sapo korrur e ndjell
Pas verës, në vjeshtë gjithmonë e deh
Zjarrin që kish kohë që s’e shuante
E digjte duke pirë vesë me eks.
Lëkurën krejt zhveshur
Me mantel fryme e mbulonte
Bota mos e shihte derisa të shuhej
Ajo pinte dehej, lot e vesë jo verë.
Në dergjje të vetes
Lëngimi i kohës
Klithte
E ngjethte vetja
Në kah të vjeshtës
Kur shpirtin ja shkundte erë
Djajt, shpirtin ja kafshonin me dashje
E ja kështu
Shpinës i shkruan vrraga ikjet
I kane ikur stinet, vitet
Tërë koha, pa e matur njëherë
Edhe dashuritë në ikje
E kanë braktisur mes lotësh
Ndodh të ikë edhe nga vetja
Ndonjëherë.
Pikërisht atëherë kupton, është e gjallë
Pa grirë ka edhe një cop shpirt
Pa ngrirë ka ende gjak të bardhë
Pa mish e pa lëkurë vetëm frymë
Është e tëra kredhur në etje
Ajo shuhet duke pirë vesë me eks.
Është gjallë…
- KUR TË VISH, NJË SHEKULL MË VONË
Më nxit muzën çuditërisht
Unë endem pastaj paqtë
Ndër qiej me valë
Kërkoj të bëhem bohem si ti
Bohem, në pjesën e shpirtit të mbetur gjallë.
Kur të vish, një shekull më vonë
Një shekull më shumë
Do jem rrudhur, do jem thinjur
Në cep të buzës vetëm atje
Një frymë do mbaj ende pa humbur
Për të degdisur …
Në një oaz që shpesh, ëndrrës
Ti e ke shkelur, e ke dashur
Më gjeje atje, flisja me lulet
Mbi fustanin që trupit, brishtë mbaja veshur
Ty të pëlqente të më vështroje
Ti më vështron, e di ngahera
Eh, unë nuk jam e njëjta e ëndrrës
Bohem , gjesdis ëndrrave të tjera
Por ta kam premtuar
Cepin e buzës
Të kam premtuar shpirtin bohem
Do ta ruaj, ti e di….
Shekujve, sa mbi buzë mos bjerë më veë.
- UNË SHOH HIJEN TËNDE
Unë shoh përpara vetes
Hijen tënde
Dhe klith të të dua
Sërish.
Ti je kaq pranë, kaq brënda meje
Ma përkëdhel frymën
Por je veç hije
Dhe më mbulon trishtë.
Dhe ashtu trishtë më vjen nata
Me ledhatimet që nuk i prek
Unë qëndroj në anë të ëndrrës
Ajo tjetërkund po më tërheq.
- DASHURITE E FERRIT KISHIN VETEM FRYMË
Kur gjesdis ferrit, atje
Gjithë shpirtrat ishin të dehur
Dinin të flisnin pa fund
për dashurinë
Ti vetëm ndjeje.
Lëre udhën e damarëve të lirë !
Dëgjova zërin e ferrit, më thosh
Kur më trokiste shpirtin,
Ajo që kish kapluar
Të gjitha kohërat
E pafajsisht
ndodhej në ferr
Atje mes dehjeve
të mijra shpirtrave
Dashuri ndjente, ferr o ferr !
Mbështeti kokën
Në gjoks të zjarrit
Trokthin e zemres
nis e ndjen
Frymën e ka të sajën akoma
Nuk e merr borxh
Kurrë dhe në ferr.
Athëre dashuria në ferr është edhe e saj
Një zemër ta prek me duar, butë
Dashuruar
Ta shtrengoj sa të ndjej gishtërinjve
Linf të ngrohtë, që i derdhet në grusht
Pi dehet aty në gjak të bardhë
Mbush dhe fal grimca frymë njëherësh
Dashuritë e ferrit kishin vetëm frymë
Të gjithë shpirtrat në ferr ishin
Të dehur.
- SHPIRTIN S’MA NJOHE KURRË
Shpirtin s’ma njohe kurrë
Nuk gjete në atë lëndinë
Asnjë lule për vete.
Ç’pe e ç’shkele,
Nuk t’u dhimbsen kurrë
Harrove edhe ëmbelsinë
Ku deshe, u trete
Këmbëgurë, dogje gjithë ndjesitë
Me zjarr ferri shkele ç’preke
Si nuk t’u dhimbs ai shpirt
T’u fal ndër gjunjë
Si munde ta lëndoje një plagë
Në gjumë e endje.
- SOT ENKAS HUMBE
Sot enkas humbe?
Te ndjeja mall
Ta vesh në provë
Këte zemër
Dhe ti e di
Do të pres gjatë
Ndoshta me pritjen
Do të jem gjithë jetën
Ti enkas humbe!
Malli të të tresi
Me heshje e pritje
Të kërkoj udhë
E ti enkas humb…
Të therras në emër
Ndër jehona qiejsh
Të gjejë gjithkund .
- NË PËRHUMBJE HESHTJESH
Ëndërr që përkund netët vetëm
Në metastaza dhimbjeje, melhem
Preket mishi, gjaku prehet
Në përhumbje heshtjesh
Ndjehet i njëjti refren
Ti endje hapsirave krahflatra
Në errësirën e dritës që ther
Ëndërr, bukuri e netëve të gjymta
Metastazë parajse ku ndjehet ferr.
- U KRRUSE BABA
U krruse baba ,u krruse
Ky vit rëndoi mbi ty sa një shekull
Në shpirt të hodhi një dhimbje
Por ndjej, të shoh që ti nuk jepesh
Të shoh ndan zjarrit të thyer
Në pritje të një malli të shtuar.
U krruse baba u kërruse
Ndjej si të dridhen duart
Gëzoj të kam pranë
Më dhemb tek të shoh
Ta lexoj në sy gjithë c’të theri
Kjo vjeshtë të bëri thërrime
Në krrusjen tënde e ndjej
Dhe zemra si duart të dridhet
Me zë e zjarr ta gëzoj gjithë ç’ke
Ti kërrusur vështron zjarrin heshtur
Në pritje të mallit që djeg
Fillon kuvendon veç me qiellin
Për zemrën e lodhur në pritje
Rrebeshit do ja lypja ylberin
Më dhemb e të dua kaq fort
Të dua dhe për yjet e qiellit.
U krruse baba u krruse
Këtë vit sa mijëra shekuj.
- TE KAM DASHUR FAT
A më ke parë duke qarë? Kur thyhesha qelizave, a më ke pare? Dhimbjet kur më bënin kruspull I përplasja brenda shpirtit Gjithë tallazet eh …! A më ke parë C’formë merrja Ç’ngjyrë më merrte dhimbja…
Fat Dhe nuk të kam braktisur Të kam dashur Fati im? Dhe jam endur zemerthyer,
E vrapoja pa vrapuar Fati im. Se e besoja ka një dritë Krejt pa mund nuk ti ter sytë Krejt pa mund as nuk e gjen Fati më ke parë !
Frymë pa kusht po të fal |
- MOS U TUT TË MË DUASH
Dhe në më është e ëmbël
Puthja jote
Mbi ballë melhem e zjarr
Në buzë
Mos u tut fort të më duash
Do të dua ku nuk shihet fund
Në të çara plagësh, se dritë
Më vjen
E thellë fundshpirtit të shoh
Në muzg
Mos u tut fort të më duash
Deri në dhimbje do të dua unë
Të dlirtë në e paç shpirt, u mbytsha
E mbytur frymes të të ndjej
Mos u tut, fort të më duash
Do të dua edhe atëherë
Kur më të mos jem.
- PËR T’U RIBËRË
Pikërisht atëherë, Thërmonte veten me duar Nga grimcat e thyera Po me frymë të saj bëhej baltë Pse kështu? Duhet të thyesh, për t’u riberë prapë e prapë….. |
- SHPIRT ZOGU
Nuk e kam ditur
Si të zogut e paskam shpirtin
E si flatrat e tij krahët i ndjej
Këto pika shiu në qiell të fytyrës sime
Më nxitën t’ju tregoj e jo t’ju rrëfej
Për diellin e syve që thanë vajin e jetës.
T’ju tregoj këtë zog, që në dritare më vjen
Sa e sheh shiun në qiellin e syve të mi
Pi ngopet fort e kënges ja merr.
- DESHI TA DIGJTE SI VETEN
E kish veç një fije flakë kur e fali
Deshi ta digjte si veten
Të ngrohte me të dhe një tjetër shpirt
ITAKA…. ajo e tëra e ishullt
Nisje e mbërritje pa asnjë kthim
Perëndimet i shihte cdo natë, syve
Dhimbje deri në lotin që ju ngri.
- KUR FIKET DRITË E SHPIRTIT
Kur më fiket dritë e shpirtit
Netëve trishtuar
Pres të gdhijë një tjetër ditë
Dhe pse ëndrra s’fjeti me mua
Përplas ditën si e çmendur
E lodh deri në skaj
Pa meshirë…
Vec të harroj…
Se do t’më vijë prap një tjetër natë.
- AJO SHUHET DUKE PIRË VESË ME EKS
Ish e tëra kredhur etje
Përvidhej pangopshmërisht mungesë,
Gjinjtë kështu të ftohtë, i lante ag
Me lakuriqsi puthte vetëm tokën
e ngopej jetë.
Bari i sapo korrur e ndjell
Pas verës, në vjeshtë gjithmonë e deh
Zjarrin që kish kohë që s’e shuante
E digjte duke pirë vesë me eks.
Lëkurën krejt zhveshur
Me mantel fryme e mbulonte
Bota mos e shihte derisa të shuhej
Ajo pinte dehej, lot e vesë jo verë.
Në dergjje të vetes
Lëngimi i kohës
Klithte
E ngjethte vetja
Në kah të vjeshtës
Kur shpirtin ja shkundte erë
Djajt, shpirtin ja kafshonin me dashje
E ja kështu
Shpinës i shkruan vrraga ikjet
I kane ikur stinet, vitet
Tërë koha, pa e matur njëherë
Edhe dashuritë në ikje
E kanë braktisur mes lotësh
Ndodh të ikë edhe nga vetja
Ndonjëherë.
Pikërisht atëherë kupton, është e gjallë
Pa grirë ka edhe një cop shpirt
Pa ngrirë ka ende gjak të bardhë
Pa mish e pa lëkurë vetëm frymë
Është e tëra kredhur në etje
Ajo shuhet duke pirë vesë me eks.
Është gjallë…
- KUR TË VISH, NJË SHEKULL MË VONË
Më nxit muzën çuditërisht
Unë endem pastaj paqtë
Ndër qiej me valë
Kërkoj të bëhem bohem si ti
Bohem, në pjesën e shpirtit të mbetur gjallë.
Kur të vish, një shekull më vonë
Një shekull më shumë
Do jem rrudhur, do jem thinjur
Në cep të buzës vetëm atje
Një frymë do mbaj ende pa humbur
Për të degdisur …
Në një oaz që shpesh, ëndrrës
Ti e ke shkelur, e ke dashur
Më gjeje atje, flisja me lulet
Mbi fustanin që trupit, brishtë mbaja veshur
Ty të pëlqente të më vështroje
Ti më vështron, e di ngahera
Eh, unë nuk jam e njëjta e ëndrrës
Bohem , gjesdis ëndrrave të tjera
Por ta kam premtuar
Cepin e buzës
Të kam premtuar shpirtin bohem
Do ta ruaj, ti e di….
Shekujve, sa mbi buzë mos bjerë më veë.
- UNË SHOH HIJEN TËNDE
Unë shoh përpara vetes
Hijen tënde
Dhe klith të të dua
Sërish.
Ti je kaq pranë, kaq brënda meje
Ma përkëdhel frymën
Por je veç hije
Dhe më mbulon trishtë.
Dhe ashtu trishtë më vjen nata
Me ledhatimet që nuk i prek
Unë qëndroj në anë të ëndrrës
Ajo tjetërkund po më tërheq.
- DASHURITE E FERRIT KISHIN VETEM FRYMË
Kur gjesdis ferrit, atje
Gjithë shpirtrat ishin të dehur
Dinin të flisnin pa fund
për dashurinë
Ti vetëm ndjeje.
Lëre udhën e damarëve të lirë !
Dëgjova zërin e ferrit, më thosh
Kur më trokiste shpirtin,
Ajo që kish kapluar
Të gjitha kohërat
E pafajsisht
ndodhej në ferr
Atje mes dehjeve
të mijra shpirtrave
Dashuri ndjente, ferr o ferr !
Mbështeti kokën
Në gjoks të zjarrit
Trokthin e zemres
nis e ndjen
Frymën e ka të sajën akoma
Nuk e merr borxh
Kurrë dhe në ferr.
Athëre dashuria në ferr është edhe e saj
Një zemër ta prek me duar, butë
Dashuruar
Ta shtrengoj sa të ndjej gishtërinjve
Linf të ngrohtë, që i derdhet në grusht
Pi dehet aty në gjak të bardhë
Mbush dhe fal grimca frymë njëherësh
Dashuritë e ferrit kishin vetëm frymë
Të gjithë shpirtrat në ferr ishin
Të dehur.
- SHPIRTIN S’MA NJOHE KURRË
Shpirtin s’ma njohe kurrë
Nuk gjete në atë lëndinë
Asnjë lule për vete.
Ç’pe e ç’shkele,
Nuk t’u dhimbsen kurrë
Harrove edhe ëmbelsinë
Ku deshe, u trete
Këmbëgurë, dogje gjithë ndjesitë
Me zjarr ferri shkele ç’preke
Si nuk t’u dhimbs ai shpirt
T’u fal ndër gjunjë
Si munde ta lëndoje një plagë
Në gjumë e endje.
- SOT ENKAS HUMBE
Sot enkas humbe?
Te ndjeja mall
Ta vesh në provë
Këte zemër
Dhe ti e di
Do të pres gjatë
Ndoshta me pritjen
Do të jem gjithë jetën
Ti enkas humbe!
Malli të të tresi
Me heshje e pritje
Të kërkoj udhë
E ti enkas humb…
Të therras në emër
Ndër jehona qiejsh
Të gjejë gjithkund .
- NË PËRHUMBJE HESHTJESH
Ëndërr që përkund netët vetëm
Në metastaza dhimbjeje, melhem
Preket mishi, gjaku prehet
Në përhumbje heshtjesh
Ndjehet i njëjti refren
Ti endje hapsirave krahflatra
Në errësirën e dritës që ther
Ëndërr, bukuri e netëve të gjymta
Metastazë parajse ku ndjehet ferr.
- U KRRUSE BABA
U krruse baba ,u krruse
Ky vit rëndoi mbi ty sa një shekull
Në shpirt të hodhi një dhimbje
Por ndjej, të shoh që ti nuk jepesh
Të shoh ndan zjarrit të thyer
Në pritje të një malli të shtuar.
U krruse baba u kërruse
Ndjej si të dridhen duart
Gëzoj të kam pranë
Më dhemb tek të shoh
Ta lexoj në sy gjithë c’të theri
Kjo vjeshtë të bëri thërrime
Në krrusjen tënde e ndjej
Dhe zemra si duart të dridhet
Me zë e zjarr ta gëzoj gjithë ç’ke
Ti kërrusur vështron zjarrin heshtur
Në pritje të mallit që djeg
Fillon kuvendon veç me qiellin
Për zemrën e lodhur në pritje
Rrebeshit do ja lypja ylberin
Më dhemb e të dua kaq fort
Të dua dhe për yjet e qiellit.
U krruse baba u krruse
Këtë vit sa mijëra shekuj.
- TE KAM DASHUR FAT
A më ke parë duke qarë? Kur thyhesha qelizave, a më ke pare? Dhimbjet kur më bënin kruspull I përplasja brenda shpirtit Gjithë tallazet eh …! A më ke parë C’formë merrja Ç’ngjyrë më merrte dhimbja…
Fat Dhe nuk të kam braktisur Të kam dashur Fati im? Dhe jam endur zemerthyer,
E vrapoja pa vrapuar Fati im. Se e besoja ka një dritë Krejt pa mund nuk ti ter sytë Krejt pa mund as nuk e gjen Fati më ke parë !
Frymë pa kusht po të fal |
- MOS U TUT TË MË DUASH
Dhe në më është e ëmbël
Puthja jote
Mbi ballë melhem e zjarr
Në buzë
Mos u tut fort të më duash
Do të dua ku nuk shihet fund
Në të çara plagësh, se dritë
Më vjen
E thellë fundshpirtit të shoh
Në muzg
Mos u tut fort të më duash
Deri në dhimbje do të dua unë
Të dlirtë në e paç shpirt, u mbytsha
E mbytur frymes të të ndjej
Mos u tut, fort të më duash
Do të dua edhe atëherë
Kur më të mos jem.
- PËR T’U RIBËRË
Pikërisht atëherë, Thërmonte veten me duar Nga grimcat e thyera Po me frymë të saj bëhej baltë Pse kështu? Duhet të thyesh, për t’u riberë prapë e prapë….. |
- SHPIRT ZOGU
Nuk e kam ditur
Si të zogut e paskam shpirtin
E si flatrat e tij krahët i ndjej
Këto pika shiu në qiell të fytyrës sime
Më nxitën t’ju tregoj e jo t’ju rrëfej
Për diellin e syve që thanë vajin e jetës.
T’ju tregoj këtë zog, që në dritare më vjen
Sa e sheh shiun në qiellin e syve të mi
Pi ngopet fort e kënges ja merr.