Kushtuar Radio-s Kosova e Lirë. Poezi nga Argjiro Ukimeri

Kushtuar Radio-s Kosova e Lirë

Ju flet Kosova e Lirë
Jehoi zëri i spikerit
Tek Malet e Berishës
Ku e ka folenë skifteri

A zë aq I ëmbël
Ai zë i shumëpritur
Në çdo zemêr shqiptare
Si prush i zhuritur

Ishte zë i shpresës
Lajmëtar i Lirisë
Në zemra të të moshiarve
Në zemra të të gjithë Rinisë

I të kombi mbarëshqiptarë
Kur fillonte KOSOVA E LIRË
Sidomos kur na gëzonte
E na jepte lajm të mirë