Lazim Destani, biznesmi shqiptar nga Tetova është personi që ka marrë përsipër shpenzimet 14-ditore të shqiptarëve që mbetën të bllokuar për 5 ditë në tokën neutrale Greqi-Shqipëri.
Filantropi nga Tetova, babai i aktorit mjaft të njohur, Blerim Destani, do të paguajë të gjithë kostot për veshje dhe ushqim, për 27 shqiptarët që gjetën strehë, 5 ditë pas vuajtjeve që kaluan në doganën e Kapshticës.
Ata ishin bllokuar në zonën neutrale pasi dëshironin të ktheheshin nga Greqi në Shqipëri, pro qveria nuk u hapi dyert për katër ditë, duke i lënë në të ftohtë e dëborë.
Kjo deri në momentin kur Destani, njëkohësisht edhe President i Forumit Ekonomik te Diasporës, mori përsipër t’u paguante një nga hotelet në Korçë, duke u dhënë kështu fund, vuajtjeve të emigrantëve.
Lazim Destani është edhe personi që dhuroi simbolin e shqiponjës dykrenare, që ka qenë e vendosur tek ish-rreth rrotullimi i Doganës në Tiranë, e cila u hoq nga
Lazim Destani biznesmen dhe filantrop patriot
“Lazim Destani nuk është vetëm një biznesmen i suksesshëm, por gjithashtu edhe një filantrop i vërtetë i cili beson se ka përgjegjësi personale për të kontribuar në zgjidhjen e çështjeve sociale. Ai, për çdo vit ai ka ndarë një pjesë të fitimeve të bizneseve të tij për qëllime bamirësie, mbështetje të projekteve kulturore dhe të arsimit, si dhe atyre të ambientit.”
Lazim Destani (i lindur më 23 gusht 1954 në Bozofcë, Tetovë) është sipërmarrës i suksesshëm, mbështetës i vendosur i shoqërisë si dhe njihet për përkrahjen e iniciativave që synojnë përparimin e Ballkanit Perendimor si pjesë e rëndësishme përbërëse e idesë Evropiane.
I shtyrë nga rethanat ekonomike emigroi në Gjermani në vitet e 70-ta, me bindjen se fati duhet ndjekur në mënyrë aktive ai filloi te punojë dhe studjojë paralelisht.
Në vitin 1987 ai themeloi biznesin e tij të parë në Gjermani, agjensinë e mirënjohur Sharr Tourist.Më pas ai fokusohet në Filantropi.Familja Destani zotëron biznese ndërkombëtare në fusha si Industria e Sherbimeve dhe Infrastrukturës,Patundshmëri, Energjetikë, Sherbime Financiare dhe Teknologji.
Ndër kompanitë më të njohura të familjes Destani është kompania “Ecolog International” e cila ka realizuar mbi 1,100 projekte dhe tani është aktiv në më shumë se 36 vende, duke llogaritur në një grup të talentuar dhe të angazhuar prej 12,000 punëtorve në më shumë se 150 vende në mbarë botën, ku është ofruesi kryesor i zinxhirit të furnizimit, ndërtimit, teknologjisë, menaxhimit të objekteve dhe shërbimeve mjedisore. Është poashtu pronar i Klubit futbollistik Shkëdija
Lazim Destani nuk është vetëm një biznesmen i suksesshëm, por gjithashtu edhe një filantrop i vërtetë i cili beson se ka përgjegjësi personale për të kontribuar në zgjidhjen e çështjeve sociale.
Ai, që në fillimet e karrierës së tij të biznesit, 25 vjet më parë, u shtriu dorën atyre që kanë më shumë nevojë për ndihmë. Për çdo vit ai ka ndarë një pjesë të fitimeve të bizneseve të tij për qëllime bamirësie, mbështetje të projekteve kulturore dhe të arsimit, si dhe atyre të ambientit.
Sipas një ueb-faqeje amerikane jozyrtare për financa, “Zoominfo”, pasuria e familjes Destani llogaritet nga 1-5 miliardë dollarë amerikan.