•
LSHK-ja organizoi festivalin XII ndërkombëtar të poezisë “Drini poetik” në bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.
Në sesioni letrar “Raportet e letërsisë popullore me atë letrare-artistike” kumtesat e tyre i lexuan prof. dr. Adem Zejnullahu, prof. dr. Faik Shkodra dhe prof. dr. Hysen Matoshi.
Në “Veprën e hapur” u përuruan këto vepra:
Flora Brovina:
Vëllimi poetik: “Përflakje e stuhi”, “Lena”, Prishtinë, 2021
Romani: “Udhëkryqi”, “Lena” Prishtinë, 2021
Referues: Agim H. Berisha
Isa Baftiaj:
Vëllimi poetik për fëmijë: “Agu pikturon diellin”, “Meshari”, Prishtinë, 2021
Referuese: Shqipe Hasani
Lutfi Dervishi:
Romani: “Hijet”, LSHK, Prishtinë, 2021.
Referues: Prof. dr. Emin Kabashi
Milazim Bajraj:
Recensione: “Bisedë me krijues”, 2021.
Referues: Sabri Bresa
Naxhije Doçi:
Vëllimi poetik: “Si hark ylberi”, LSHK, Prishtinë, 2021.
Referues: Ramë Oraca
Qazim Berisha:
Publicistikë: “Ushtarët shqiptarë të vrarë në armatën jugosllave”, Mitrovicë, 2021.
Referues: Zymer Mehana
Në orën letrare “Lira magjike” poezitë e tyre i deklamuan rreth dyzet poetë.
Juria letrare veçoi katër nga poezitë që u paraqitën dhe i vlerësoi me çmime letrare:
“Metafora I” – Sabile Keçmezi – Basha
“Metafora II” – Syhejl Havolli
“Metafora III” – Ibrahim Gashi
Komplet veprash të IAP – Shqipe Hasani
Pika muzikore interpretoi artistja Yllka Simnica.
Për shkak të rrethanave aktuale, pandemisë dhe mospërkrahjes materiale, munguan mysafirët nga bota dhe nga trevat shqiptare.