LIDHJA E SHKRIMTARËVE E KOSOVËS: Përmendorja e Jusuf Gervallës të vihet para bibliotekës kombëtare “Pjetër Bogdani”

LIDHJA E SHKRIMTARËVE E KOSOVËS
WRITERS UNION OF KOSOVA
Kryeministrit të Republikës së Kosovës
z. Albin Kurti
KËRKESË
Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës Ju drejtohet me këtë kërkesë që para bibliotekës kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë të vendoset përmendorja e shkrimtarit, artistit dhe luftëtarit të lirisë, JUSUF GËRVALLA.
Veprimtaria e tij letrare, artistike e atdhetare tashmë është e njohur pothuajse për çdo shqiptar, prandaj të dhëna të tjera për këtë figurë dhe për këtë rast, pos emrit të tij, na duken të panevojshme.
Jusuf Gërvalla ka krijuar monumentin artistik dhe të lirisë, ne kemi borxh t’ia ngremë monumentin fizik.
Duke pasur konsideratë të veçantë për këtë personalitet historik e atdhetar shpresojmë se kërkesa jonë si asociacion i kulturës e i letërsisë do të gjejë mirëkuptimin dhe përkrahjen tuaj.
Me respekt
Prishtinë, Kryesia e LSHK-së,
më 1.02.2023 Kryetari
Prof. dr. Shyqri Galica
_____________________________
lshk2012@yahoo.com
tel. 044 158 324

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here