Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës shënoi të merkuren më 6 nëntor, 15-vjetorin e botimit të gazetës letrare e kulturore “Nacional”

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës shënoi të merkuren më 6 nëntor, 15-vjetorin e botimit të gazetës letrare e kulturore “Nacional”

Prof. dr. Shyqri Galica: “Për vite të tëra e vetmja gazetë e kësaj natyre në gjithë hapësirën shqiptare ka arritur të shpalosë çështje e probleme nga më të ndryshmet, nga ato letrare e kulturore deri tek ato aktuale politike, natyrisht, duke mos qenë apolitike në rrjedhat e saj.
Gazeta “Nacional” faktikisht ka pushtuar të gjitha trevat shqiptare dhe duke qenë e vetmja kësisoj ka paraqitur vlerat letrare të penave më të njohura deri tek ato fillestare, duke afirmuar letërsinë e kulturën tonë gjithandej, gjithsesi pa asnjë dallim të krijuesve në çfarëdo forme qoftë.”

KREMTOHET NË PRISHTINË 15 VJETORI I GAZETËS LETRARE DHE KULTURORE NACIONAL

Nga Gani Përshnjaku, Prishtinë

Prishtinë 6 nentor 2024.Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës shënoi të merkuren me 6 nëntor, 15-vjetorin e botimit të gazetës letrare e kulturore “Nacional”, që botohet në Tiranë, ndersa shpërndahet edhe në Kosovë dhe pothuajse në tërë hapësirën shqiptare.
Në këtë manifestim, që u mbajt në sallën qendrore të Institutit Albanologjik të Prishtinës, morën pjesë qindra shkrimtarë, poetë, studiues, profesorë universiteti dhe akademikë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Diaspora.

Për arritjet dhe rëndësinë e gazetës kombëtare Nacional dhe çështje të ndryshme rreth saj foli prof. dr. Shyqri Galica, kryetar i LSHK-së dhe orgasnizator i takimit.

Prof. dr. Shyqri Galica, ndër të tjera theksoi se gazeta jonë letrare e kulturore “Nacional” po mbush pesëmbëdhjetë vjet të botimit të vet, nëpër faqet e së cilës kanë paraqitur vlerat e tyre letrare, artistike, kulturore, historike, politike e të tjera, një varg shumë i gjatë i krijuesve të fushave të ndryshme, duke provokuar lexuesit me vlera të veçanta letrare dhe artisike.
Për vite të tëra e vetmja gazetë e kësaj natyre në gjithë hapësirën shqiptare ka arritur të shpalosë çështje e probleme nga më të ndryshmet, nga ato letrare e kulturore deri tek ato aktuale politike, natyrisht, duke mos qenë apolitike në rrjedhat e saj.
Gazeta “Nacional” faktikisht ka pushtuar të gjitha trevat shqiptare dhe duke qenë e vetmja kësisoj ka paraqitur vlerat letrare të penave më të njohura deri tek ato fillestare, duke afirmuar letërsinë e kulturën tonë gjithandej, gjithsesi pa asnjë dallim të krijuesve në çfarëdo forme qoftë.

Prof. Shyqri Galica tha në vazhdim se “Editori dhe themeluesi i gazetës javore “Nacional”, poeti më famë nderkombëtare, studiuesi i letërsisë dhe profesori i universitetit, dr. Mujo Buçpapaj, në mënyrë të denjë gjatë tërë kësaj kohe ka përgatitur çdo numër të gazetës me përgjegjësi dhe pa dyshim me dashuri të veçantë.
Një gazetë e këtillë jo vetëm që është e kushtueshme, por është edhe jo e lehtë për ta nxjerrë para lexuesit, duke pasur përgjegjësi sidomos për përzgjedhjen dhe sigurimin e materialeve, si dhe nivelin e lartë të punimeve, që jo gjithmonë është aq lehtë për ta përballuar një material të llojllojshëm dhe një përzgjedhje specifike për të.
Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës dhe anëtarësia e saj janë të lidhura pothuajse me çdo botim të gazetës “Nacional”, ndaj ka dhe privilegjin për ta organizuar përurimin e saj në këtë përvjetor të rëndësishëm duke besuar se botimi i saj na ka afruar jashtëzakonisht në shumë aspekte për t’u bërë bashkë jo vetëm shpirtërisht, por edhe fizikisht, që është synim i çdo shqiptari.
Sot është kënaqësi dhe nder që midis nesh kemi edhe themeluesin e revistës “Nacional”, drejtorin e saj, dr. Mujë Buçpapaj, i cili me aq përkushtim e profesionalizëm bën një punë shumë të madhe me ekipin e tij për të avancuar krijimtarinë letrare dhe për të trajtuar çështje e probleme të jetës sonë shoqërore e kombëtare, theksoi, ndër të tjera, prof. Galica.

Për rrjedhat e punës dhe të publikimit të gazetës “Nacional” gjatë 15-vjetëve, foli drejtori i saj, dr. Mujë Buçpapaj.

Buçpapaj tha se “Në një kohë të papërshtatshme për shtypin e shkruar, gazeta letrare dhe kulturore “Nacional” ja ka dalë prej 15 vjetësh të qendrojë në tregun shqiptar dhe rajonal falë një politike editoriale të qartë dhe gjithëpërfshirëse, si dhe idealizmit të stafit të saj. Duke vijuar në kohë moderne, një traditë të shtypit kombëtar të kulturës, letërsia shqiptare, kultura dhe çështja shqiptare kanë qënë për redaksinë qendrore në Tiranë dhe ato rajonale, jo vetëm obligim, por edhe frymëzim në punën tonë si profesionistë të fushës.
E themeluar 15 vjet më parë nga një grup shkrimtarësh, artistësh, studiuesish, përkthyesish dhe albanologësh të shquar në vend dhe jashtë tij, gazeta javore “Nacional”, ka hyrë me modesti në historinë e shtypit shqiptar në përgjithësi dhe atë kulturor në veçanti, me individualitetin e saj, me shpresat dhe ndijimet e saj për kombin tonë, për trashëgiminë kulturore, bashkimin kombëtar dhe të ardhmen.
Gazeta Nacional, tha Mujë Buçpapaj, lufton për forcimin e faktorit shqiptar në Ballkan, forcimin e identitetit tonë kombëtar, duke e parë letërsinë shqiptare si një njësi unike kombëtare, ashtu siç jemi me të vertetë një komb një, gjuhë, një kulturë dhe një letërsi.
Dr. Mujë Buçpapaj, falenderoi të pranishmit e shumtë në sallë, si dhe të gjithë bashkëpunëtorët e gazetës “Nacional” në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e Presheveës, në Europë dhe SHBA, gazetarë, shkrimtarë, përkthyes, studiues të shquar dhe albanologë në rajon dhe në botë, artistë, shkenctarë, kërkues shkencorë etj, të cilët kanë bashkëpunuar me “Nacionalin” falas, me idealizëm dhe atdhetari, me dashuri ndaj fjalës shqipe, gjuhës së saj dhe letërsisë.
Mujë Buçpapaj falenderoi posaçërisht lexuesit e gazetës letrare Nacional në rajon dhe në botë duke i konsideruar si pjesë të redaksisë prej themelimit të saj dhe në vazhdim si dhe redaksitë rajonale në qytete kryesore në SHBA dhe Europë dhe bashkëpunëtorët në disa universitete dhe qendra kërkimore shqiptare dhe të huaja. Falenderoi kryeredaktorin e Nacional per Kosovën, gazetarin dhe përkthyesin Gani Tërshnjaku.
Falenderoj me mirënjohje organzotorin e këtij manifestimi jubilar të gazetës Nacional, kryetarin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Kosovës, prof. dr. Shyqri Galica, një shkrimtar dhe studiues i shquar i letërsisë.

POETË, SHRKIMTARË, STUDIUES, AKADEMIKË DHE PROFESORË UNIVERSITETI, FALENDERUAN GAZETËN “NACIONAL”

Oratorët që morën fjalën, poetë, shrkimtarë, studiues, akademikë dhe profesorë universiteti, falenderuan gazetën Nacional, stafin e saj botuesin, familjen Buçpapaj për rolin e saj për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës si dhe bashkimin kombëtar.
Ata theksuan se gazeta javore, letrare dhe kulturore Nacional është një media me ndikim në hapsirat shqiptare dhe në botë, është një institucion që mban gjallë ndjenjat kombëtare shqiptare, me moton “ Pavarësi, demokraci dhe bashkim kombëtar, në miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Shkrimtari i mirënjohur Jusuf Buxhovi tha se gazeta kombëtare Nacional për 15 vjet me radhë I bashkoi shpirtërisht jo vetëm shkrimtarët dhe njerëzit e artit, por të gjtihë shqiptarët. Buxhovi vlerësoi politikat editoriale të gazetës dhe botesin e saj Mujë Buçpapaj për vizionin dhe politikat e hapura ndaj të gjithav prurjeve letrare përfshirë edhe elitat letrare dhe kulturore. Ai e vlerësoi Nacionali si gazetën më të mirë shqiptare të të gjitha kohrave duke renditur disa arsye.
Shkrimtari dhe studiuesi i letërsisë prof. dr. Prend Buzhala, tha ky manifestim për gazetën Nacional përbën një ngjarje kulturore për jetën tonë kombëtare.Ai vlerësoi punën e gazetës për ruajtjen e një linje editoriale të pavarur me interes të fortë kombëtar. Nacional është një tribunë elitare e takimit tonë të përjavshëm pavarëisht ku jetojmë në rajona apo në botë, u shpreh ai, duke vlerësuar prurjet e gazetës dhe vlerat e larta letrare në një kohë të vështirë për shtypin letrar.
Prof. dr. Avni Presheva falenderoj botuesin Mujë Bucpapaj dhe këmbënguljen e tij si botues, inteletual dhe patriot për t’u dhënë shqiptarëve një media të hapur për të gjithë ata që e duan fjalën shqipe dhe bashkimin kombëtar. Rasti i Nacionalit është i rrallë dhe i vetmi në historinë e shtypit shqiptar tha ai, që bashkon intelektualët shqiptar dhe shkrimtarët dhe artistët rreth çështjes kombëtare pavarëisht bindjeve të tyre politike.
Prof. Dr. Milazim Krasniqi poet dhe pedegog i njohur tha se kjo gazetë ka luajtur rol të rëndësishëm në shkembimin tonë kulturor dhe në afrimimin e nacionalizmit shqiptar duke ju kundërvënë shoviznimit serbo-grek si rrallë media në hapsirat shqiptare me kopetence të fortë shkencore dhe argumente. Ai falenderoi botuesin M. Bucpapaj për përkushtimin e gjatë dhe të pandërprerë në 34 vite për Kosovën, lirinë dhe pavarësinë e saj bashkë me familjen Bucpapaj.
Shkrimtari dhe botuesi mirënjohur Nazmi Rrahmani, tha se e ndjek Nacionalin prej 15 vjetësh dhe vlerësoj lart gazetën dhe botuesin e saj M. Bucpapaj si poet, studiues dhe intelektual. Rrahmani tha se kjo gazetë po mban gjallë ideologjinë e bashkimit kombëtar duke bashkuar rreth vetës të gjithë shqiptarët që besojnë tek liria dhe demokracia dhe sidomos elitat kulturore, intelektuale.
Poeti i njohur Shefik Shkodra ishte falenderues për gazetën Nacional, drejtuesin e saj M. Buçpapaj dhe gjithë familjen Buçpapaj për kontributin e saj për lirinë, demokracinë dhe bashkimin kombëtar. Ai tha se Kosova dhe trojet etnike i janë mirënjohës kësaj familjeje për kontributet e pashoqe në historinë tonë moderne prej vëllëzerve Frasheri deri më sot, por edhe për vijimin e kësaj historie atdhetare si intelektualë, shkrimtarë, ideologë dhe veprimtarë shoqëror në lëmin kombëtar. Ai vlerësoi takimin e organizuar shkelqyer nga LSHK dhe zoti Galica, ku merrnin pjesë përfaqësues nga të gjitha klubet letrare të Kosovës. Nacional na bashkon të gjithëve, u shpreh ai.
Prof. Dr. Ukë Buçpapaj, përkthyes i njohur tha se ishte i prekur nga fjalët e mira që kishte dëgjuar në këtë manifestim dedikuar gazetës Nacional dhe se kjo e motivonte më shumë atë mediat Nacional dhe posacërisht gazetën kombëtare Nacional.
Ai falenderoi të pranishmit dhe posacërisht kryetarin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës Shyqri Galica për organizmin e shkelqyer të manifestimit, por edhe për rolin e tij si shkrimtar, studiues, professor universiteti dhe veprimtar i shquar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës e bashkimin kombëtar.
Poeti Agim Desku vlerësoi politikat e qendrueshme kombëtare të gazetës Nacional, duke qënë e vetmja media që prodhohet në Tiranë dhe shpërndahet me sakrifica në rajon, e cila dallon prej shtypit tjetër atje për përmasat akademike, letare dhe filozofike kombëtare, tha ai. Desku falenderoi botuesin M. Bucpapaj dhe e uroj atë edhe për suksesin e fortë nderkombëtar si poet dhe studiues i nivelit të lartë. Unë dhe shkrimtarët tjerë u jemi mirënjohës për këtë mundësi që na jepni, përfundoi ai. Ai vlerësoi takimin e organizuar shkelqyer nga LSHK dhe zoti Galica.

Poetesha e njohur Kismete Hyseni u shpreh e emocionuar për mundësinë që i ka krijuar gazeta Nacional për të qënë e pranishme në tregun shqiptar me krijimtarinë e saj. Ajo tha se gazeta i ka siguruar lexues në të gjitha hapsirat shqiptare dhe në botë, duke qënë një medie e shquar në historinë e shtypit shqiptar.Zonja Hyseni falenderoi botuesin M.Bucpapaj dhe familjen Bucpapaj per kete investim kombetar. Ajo vlerësoi takimin e organizuar shkelqyer nga LSHK dhe zoti Galica.
Shkrimtari dhe studiuesi Izet Avdyli shprehu konsiderata e larta per gazeten Nacional, rolin e saj per mbajtjen gjallë të letërsisë dhe cështjes tonë kombëtare, nivelin e lartë dhe gjithpërfshirës.
Poeti i njohur Burhan Hoti falenderoj gazeten Nacional per frymen moderne kombetare, lenden e perzgjedhur nga letersia shqiptare dhe ajo nderkombetare dhe shpirtin e paster Nacional. Media te tilla i duhen kombit tone dhe vecenarisht Kosoves tha ai, per frymen kombetare, shpirtin pluralist kombetar dhe boshtin thellesisht shqiptar. Ne cdo faqe te gazetes eshte Shqiperia jone e madhe dhe kjo na ben krenar. Ne fund ai falenderoj botuesin e gazetes Muje Bucpapaj per gjithcfare ben per letersine, bashkimin kombetar dhe ceshtjen shqiptare prej 34 vjetesh pa nderprerje.

MOTOJA E GAZETËS NACIONAL ËSHTË PAVARËSIA, DEMOKRACIA DHE BASHKIMI KOMBËTAR, NË MIQËSI TË PËRHERSHME ME SHBA-të

Sabri Maxhuni Novosela studiues i historisë tha në fjalën e tij se motoja e gazetës Nacional është pavarësia, demokracia dhe bashkimi kombëtar në miqësi të përhershme me SHBA-të dhe kwtw e ka konstatuar cdo lexues dhe bashkwpunwtar i kwsaj medie tw rwndwsishme, serioze dhe elitare. Për këtë shkak i janë bashkuar kësaj gazetë të gjithë intelektualët shqiptar pavarësisht bindjeve politike. Ai tha se i bashkohet kësaj gazetë ideve të saj të bashkimit kombëtar dhe filozofisë që ajo mbron se nuk ka komb Kosovar dhe komb shqiptar, por vetëm një, kombi shqiptar. Ai apeloi se duhet ta dalim nga koncepti i gabaur sidomos mediatik, i popullit shqiptar në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni apo Mal të Zi , por vetëm në konceptin një komb, kombi shqiptar. Ai vlerësoi takimin e organizuar shkelqyer nga LSHK dhe zoti Galica.Ai tha nw fund se biznesi shqiptar duhet tw ndihmojw kwtw gazetw brenda lligjeve dhe rregullave pwr tw rritur dhe fuqizuar edhe mw shumw çeshtjen tonw kombwtare.
Shkrimtari Nuhi Veseli, u shpreh entuaziast për gazetën Nacional, vlerat e saj dhe të ardhmen. Gazeta Nacional është një gazetë me shumë ndikim në jetën tonë kombëtar. Ai falenderoj botuesin M. Bucpapaj për përkushtimin e tij të gjatë për çështjen tonë kombëtare, letërsinë dhe bashkimin kombëtar.
Shkrimtari Rrahim Sadiku velerësoi takimin e organizuar në LSHK dhe prof. Galica, duke shtuar se takime të tilla duhet të bëhën më shpesh në Prishtinë Tiranë, Shkup, Ulqin, Tetovë dhe Tuz.Ai tha se gazeta Nacional u kishte sigurar lexues ne te gjitha hapsirat shqiptare dhe se kishte vlerwsimin mw tw lartw pwr tw. Jemi krenar me gazetwn Nacional qw wshtw sw pari njw gazetw e Kosovws dhe trojeve shqiptare, me frymw perwndimore dhe koncepte modern elitare.
Prof. dr. Zymer, Neziri studiues i shquar , tha se kishte bashkëpunuar ndër vite me gazetën tonw Nacional dhe e vlerësonte lart punën e saj në sherbim të kombit. E çmoj shumë punën e botuesit Mujë Buçpapaj që ka ndërtuar një gazetë të një niveli shumë të lartë dhe me përfaqësim nga të gjitha hapsirat shqiptare. Kjo e bën të vecantë këtë gazetë në historinë e shtypit shqiptar. I urojmë jetëgjatësi.
Poetesha dhe studiuesja e letërsisë Migena Arllati tha për gazetën Nacional se e kishte ndjekur prej 15 vjetësh gazetën Nacional dhe kishte konsideratat më të larta për këtë media që u ka hapur dyer shkrimtarëve dhe studiuesve shqiptarë, pa përjashtim. Ajo velerësoi takimin e organizuar shkelqyer nga LSHK dhe zoti Galica, duke i uruar gazetës jetëgjatësi dhe suksese në misionin e saj kombëtar, si rralë media tjetër në hapsirat shqiptare.
Rajmonda Malecka, poete, studiuese dhe publiciste tha për gazetën Nacional se ishte e emocionaur nga takimi i përzemërt dhe vleërësimet e larta dhe të sinqerta që gazeta Nacional kishte marrë në këtë manifestim të veçantë ku morën pjesë studiues, profesore, akademikë dhe shkrimatarë nga të gjitha klubet letrare, qendrat kërkimore dhe univesritet në Kosovë, pavarëisht bindjeve të tyre politike. Kjo ndodh për herë të parë në Prishtinë këto 25 vjetët e fundit dhe është meritë e Nacionalit që i bashkon të gjithë shqiptarët patriotë.
Gazetari i njohur dhe moderatori Tomorr Avdia vlerësoi takimin dhe manifestimin që shpreh mirënjohjen e shkrimtarëve të Kosovës për gazetën Nacional dhe politikat e saj editoriale që kanë të bëjmë me lirinë, pavarësinë, bashkimin kombëtar, si dhe forcimin e miqësisë më SHBA-të. Gazeta Nacional, tha ai, është e një niveli të lartë shkencor, është një media pluraliste për nga politikat e botimit me bosht qendror ceshtjen kombëtare shqiptare, cfarë i siguron asaj sukses , respekt dhe vazhdimësi.
Studiuesi i UÇK-së Afrim Mustafa, vlerësoi takimin, organizimin dhe vetë gazetën Nacional për vlerat letrare, kulturore dhe kombëtare. E falenderojmë dr. Mujën dhe gjithë familjen Buçpapaj për këtë investim kombëtar, sidomos për mbrojtjen e kauzës së UÇK-së, tha ai.
Kryeredakroi i gazetës Nacional për Kosovën Gani Tërshnjaku tha se ishte i lumtur nga manifestimi dhe që sakrificat tona u vlerësuan nga qindra pjesëmarrës, nga elitat kulturore në Prishtinë dhe nga e gjithe Kosova. Për mua ka qënë nder që kam drejtuar gazetën Nacional për Kosovën dhe kam bashkëpunuar me një botues dinjitoz dhe patriot si Mujë Bucpapaj, gazetar, poet dhe studiues i nivelit nderkombetar. Aktualsiht poeti me suksesin me tw madh shqiptar nw Europe dhe nw bote, me botime nw 36 gjuhe tw huaja dhe vleresime nderkombetare.
Drejtuesit e Institutit tw Studimeve Albanologjike tw pranishwm nw kwtw manifesti, takuan me fjalw tw pwrzemrta botuesin e gazetws Nacional, duke I shprehur solidraritetin dhe mirwnjohjen pwr kontributin e dhwnw pwr gjuhwn dhe letwrsinw
Takimi u mbyll në një atmosferë të përzemert dhe vëllazërore.
Manifetsimin e përcollën disa nga televizionet kryesore të Kosovës si RTK, A2 CNN Kosova etj, portalet më të njohura në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri dhe Mal të Zi si dhe mediat e Tiranës si A2 CNN, RTV Nacional etj.