LUTJET E NJË PARASHIKUSI. POEZI NGA COSIMO RODIA. Përktheu: Anila Dahriu

COSIMO RODIA

Poezi në shqip

Përzgjodha këto vargje nga tre librat me poezi të Cosimo Rodia me një kontets preçiz që tejkalon imagjinatën në përgjithësi, duke hyrë në brendësinë e tyre me ndërgjegjen, jo vetëm për t’i lexuar edhe për të ndier dhe kuptuar një poet që nuk fshihet pas klisheve dhe bujarisë të trepuar të lajkave në kohën e sotme.
Cosimo Rodia përzgjedh fjalën e drejtpërdrejt paksa dhemb të realiteti që përjetojmë.Jam e bindur që ky është misioni i poetit të kumboj jo vetëm shpirtit i tij për dhimbjen që ndien por, edhe atë të tërë njerëzimit.
Anila Dahriu

Poezia e Cosimo Rodia lëviz në mënyrë të përthyer midis regjistrave dhe ndjenjave: atë të melankolisë, nostalgjisë, kujtimeve, gjetjen e dimensionit fetar, një venë poetike që shtyn drejt motetit
(kompozim poetik popullor,) dhe shkurtësisë epigramatike.
Daniele Giancane

Fjala në vargjet e Cosimo Rodia është lutje,ku na përciell në një përsiatje që prek shpirtin tonë dhe bëhet universale.
Maria Curatolo

LUTJET E NJË PARASHIKUSI

1-ANIJET E MBYTURA

U ngrit tashmë britma e jugut
nga muret thatësirë
nga fiqtë dhe pemët e ullirit
teksa popullonin nëpër ajër
të eklipsuar në mesditë.

Tashmë zhurma e fishkëllimave
Të makinave elektronike
nuk i japin llogari thatësirës
sëbashku me frutat e kalbur
varur nëpër pemë të vyshkura.
Jugu u shndërua në veri
me gjilpërën e shembur.

2-TË SHOH

Të shoh gjatë përëndimit portollalli
Po ashtu në qiellin ngjyrë grurë
Por të shoh ende ndër sytë e fëmijëvë të Gazës
Si dhe tek një lëckaman të mbuluar me kartonë.
Askush nuk zgjat dorën
Të humbura vështrimet
Dhe, një britmë dhimbjesh
Të mbytyr mes syve.

Të shoh kështu çdo ditë
Por, ende ndihej fustanin tënd
tek më mbyt.

3- POETËT PLEBEJSH
(të varfër,të vetkënaqur)

Poetët përballë pasqyrës
matin tonin e lëkurës
madje vetkënaqen me akrobacitë.
Pastaj, ngadalë,
rrëkëllen perëndimi i diellit
kërcejnë hijet
duke përciell fjalë të kota
mes ajrit të bisedave boshe.

4- A E KISHE MENDUAR

“A do të kujtohet ndokush
Kur më nuk do të frymoj?
A e kishe menduar vërtet këtë?”

Tashmë kujtoj dhe lutem
Ndërsa humbas
në lutjet e murgjëve të fildishtë.

Lutem për ty,nënë
Lutem për atin tim dhe për vëllëzrit e mi
Tek më mungojnë, dhe madje nuk do t’i gjej
më të nersmen,
por,shpresoj t’i përqafoj akoma,
të pasnesër.

5-DËGJOJ

Të dëgjoj në qetësi,ZOT
Për të ndier të paktën
frymën tënde të dridhëruar.
Dhashë sytë në errësirë,ZOT
Që të të shoh të paktën një thërrime
Të dritës tënde.
Shqyej gojën ,Zot
Që të më mbërrij
një dromcë e bekuar të bukës tënde.

Madje,pres
Kjo pritje e gjatë,rrahur
nga erërat, zhurmat,
nga kafshimet e URISË.

EKSISTENCËS

1-PRITJET DHE MIRAZHET

Pritjet dhe mirazhet
Është ky udhëtimi
As zgjedhur nëpër trena
Të ndalur nga të cilët rrjedhin
Imazhe të rënda
Dhe projekte ëndërruse.

Madje rrinis udhëtimi
Sëbashku me natën që shkon
Ngadalë me mëngjesin
tek troket me hapa të lehtë
Në portën e hekurt.
Madje, e vendosur rinis
këtë udhëtim.

2–Mbërrin

Era po mbërrin nga fushat
Si pendë me erë dheu
shpërndahet dhe ngre ndopak dorën
madje hedh më tej një buzëqeshje
tinëzare
për ata që nuk ndalojnë
në lëmë
për të takuar afrorët.

3– PUHIZË ËSHTË FLADI I MËNGJEZIT

Puhizë është flladi i mëngjesit
Me diellin akoma të lidhur me zinxhirë
Madje, kujtoj vreshtat në pritje
Gati për t’u shtypur,
sëbashku me urdhërat e tim Eti
Teksa qëndiste kolesionin me perin e ankthit
E të gëzimit,
të fshehura pas mustaqeve joshëse.
puhizë është flladi i mëngjësit!

4-TË LUTEM

Të lutem, vështro sërish detin këtë mëngjes
Atë shënjë që të çon drejt Lindjes
Shumë vende të ç’orientuara
Fiks, me një të shtënë pirati
Përtej rrezes së farit
Sakaq ti humbet
Dhe, unë do të kem sytë e tu.

GJYSËM ZHVESHUR

1-GJINKALLAT

Mbulojnë edhe frymëmarjet
gjinkallat në ditët e sotme
dhe lodhin mendimet çorbë.
Në këtë kohë pritjesh.

Sidoqoftë dielli do të perëndoj
Dhe kthehet të rilind pas natës
Do të vendos një kartel:”Jam i zënë”
Për të ndërthurur me qetësi
mendimet që rrëshqasin.

2-JETA

Jeta na përket
Në atë pak hapësirë të kulluar
Ku ndoshta vështron
të padukshmen në errësirë.

Jeta na përket
si një frymë e lënë
nëpër shkretëtirë pa yje.

3- METAMORFOZA

Fjala e dhënë nga baballarët
vulosur nga bakri dhe dheu
nëpër duar,
është si një film
në një vitrinë të vjetër.

Tashmë koha nuk mjafton
për t’u malluar me trupat
dhe të shtëngoj në duar
lekët për ëndrrat kalimtare
pa djersën e ballit.

4-BUKURIA

Bukuria është vetëm një çast
një frymë
Ndërsa këqyr objektivin
Madje sytë fiksojnë
përtej një ëndërr
Dhe trupi,një statuj greke,
e përjetësuar
në kontrastin kromatik.

5-CERCO

Kërkoj midis frymëmarjet e huaja
Buzëqeshjen e pranverës
Është kjo dëshirë që mbytet në kujtes.

6-FATALE

Fatale kjo mbrëmje
nën dritën e hënës
kur nga lëkura vdiste
era e detit
dhe të krevatit të boronicave
ndërsa litarët përndiqnin
një natë harrese.

Fatale kjo mbrëmje

Biografia

Cosimo Rodia është një studiues i LG si dhe të asaj të disiplinës në Universitetin e Salentos; Ai ka njëkohësisht interes për poezinë dhe romanet e shekullit të njëzetë.
Ai ka mbi dhjetëra botime, duke përfshirë ese, artikuj shkencorë, tregime të shkurtra dhe antologji poetike. Ndër veprat më të fundit dhe më domethënëse kujtojmë: Shkrimi i zhytur (2004); Komedia e Dantes – Poezi që rrëfehet (2007); Përrallat mbi Salenton(2008); Të lidhur për martesë, redaktuar nga (2008); Rrëfimi formues – Nga klasikët në drejtimet e reja të shkrimit (2010); Shkrimi duke fantazuar (2011); Evolucioni i të mrekullueshëm – Nga miti në përrallë moderne (2012); Poezi për fëmijë në Itali – Nga shekulli i njëzetë deri më sot (2013); Përralla dhe legjenda të Terra d’Otranto (2014); Mbi leximin – Midis lojës dhe angazhimit personal (2015); Nuk mund të besoj – Përrallat dhe misteret e gjetkë (2015); Të zbehurit- Antologji poetike (2015), Perëndimi (2017); Libër këngësh (2018), Do t’ju rrëfej për Jugun – Fakte, përralla dhe legjenda të traditës gojore (2018), Tregime të jetës dhe të aventurës (2020); Epigramet (2020).
Prodhimi i tij narrativ u diskutua në vitin akademik. 2014-2015, diplomë në Shkencat e Arsimit Fillor, Universiteti i Barit, një tezë me titull: “Një shkrimtar për fëmijë puliese: Cosimo Rodia”. Është redaktor i revistës historike “Faqe për rininë dhe Balonat”; menaxhon faqen sociale të librave dhe ngjarjeve:
https://www.facebook.com/CosimoRodia/