M I Q V E. Poezi nga Wislawa  Szymborska  Perkthe: Pandeli Cina

M I Q V E

Ne, të njohur në atë hapësirë

nga toka deri te yjet,

po humbim në këtë hapësirë

nga toka deri te kryet.

 

Mes planetesh kjo është

keqardhje deri në lotë.

Në atë rrugë nga ajo e rremë

drejt asaj të vërtetës

ti pushon së qëni.

 

Tallen me ne avionët reaktivë,

kjo pjesë e heshtjes

mes fluturimit dhe zërit

–  është si rekord i botës.

 

Ato ishin fluturime të shpejta.

Zëri i tyre i vonuar

po na shkul nga gjumi

tash pas aq vitesh.

 

Përhapet një thirrje

Ne jemi të pafajshëm!

Kush po klith * Ne po rendim,

çelim dritaret.

 

Befas një zë po shkulet.

Pas dritareve yjet

rrëzohen si të jetë mbas një beteje

suvaja po bie nga muri.

 

 

 

 

N J E  S H E M B U L L

 

Një furtunë

i xhveshi  vrullshëm të gjitha gjethet nga pema,

veç një gjethëze,

e cila mbeti

të luhatet e vetme në atë degë të xhveshur.

 

Me këtë shëmbull

dhuna tregon

që sigurisht

nganjëherë asaj i pëlqen të bëjë shaka

 

 

 

 

K R Z Y S Y Z S T O F   L I S O W S K I

 

DUKE PRITUR  MIQTE

 

Duke pritur A. dhe R.

po  vështroja  udhëtimet e këtij  viti,

 

ato lundrat bosh në Odër

mes  kallamash mbuluar nga dimri

 

shpendët dhe sëmundjet e fëmijëve

“kurrë me tepri shpendë në ato pamje”

 

kopshte fabrikuar nga truri i fjetur

Vjenë,  Przemysl,  Poznan,j  Varshavë,

 

atë lumin e gjatë tëasaj kohe që rrjedh

nëpër dhoma  hotelesh

 

ndalu një çast – iu luta

lejomë të prek këto sende,

që ndërtojnë tërë këto që po shoh,

 

por sendet refuzonin,

meloditë shpërndaheshin në ajër,

 

 

u duk sikur edhe fjalët

nuk janë tashmë aq shumë të nevojshme

 

po zgjohesha

për atë sekret që askush nuk do t’a  njohë

 

po shkrihej borë e imët

u ndezën dritat.

28  X II 1999

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here