Poezi e panjohur e përkthyesit të mirënjohur ROBERT SHVARC.
MALL I VDEKUR
-Perikliut, 19 gusht 1955-
Me sy prej foshnje nën ballë 20-vjeçarë,
Po sodis zjarr-përvëluar dashurinë.
Ah, dashurinë e nënës për fëminën
Me sy prej foshnje, shpirt e zemër-vrarë…
Dhe dridhje gjurit,rrahje pa kumbim
Më kujton sot, mallin e vdekur të fëmijërisë
Kur i përkundur në djep të dhembshurisë
Më nanuris fshamja…Fli jetim!
Pergatiti per botim: Pandeli Koçi

