SHYRHETE DEMAJ: DET ME MALL,POEZI

FRYMËZIM

E du një zjarr..
Që më ngroh mendimet e ngrime nëpër streh..
shigjeta të akullta që zemrën ma shpojnë…
sa shumë lëndojnë..
E du një fjal..
që shpirtin ma qetëson..
E mendjen ma ndriçon..
më urtëson…
E du një frymëzim
për një poezi…
E gjej veç tek ti..
Në sy..

DASHNI

Natën e mirë ty rreze e përkëdhelur perëndimi..
Natën e mirë muzg i përflakur, strehë pendimi..
Natën e mirë flutura të shpirtit të pa fluturueme..
Natën e mirë kësaj zemre që andrron andrra të paandrrueme..
Natën e mirë dëshirave të fjetuna në petale trëndafili…
Natën e mirë jehonë kange që ma ndez shpirtin si kandili…
Natën e mirë puthjeve të paputhuna që digjen shkrumb e hi…
Andje e ambël mbi qepalla…
.. dashni..
Demaj
Demaj Shyrete
Demaj
Demaj Shyrete

HEJ TI, SHPIRT I SHPIRTIT TIM

Hej.. ti shpirt i shpirtit tim..
Banu shkamb që e rreh shi, erë e stuhi..
e mos me ta ni…
Banu shqiponj që n’qiej t’nalta flutron..
e zemra t’gufon…
Banu diell, që t’vrantat s’mujn me t’mlu..
gjithmon me rrezu..
Banu det i thell e i qetë, e njaj uji i tij urtësi e mirësi..
Banu kang e melodi, në legjenda me jetu n’përjetësi…
Banu krenar si malet kryenalta..
që frymojnë liri…
Hej ti biri im… shpirt i shpirtit tim…
Dritë e syve të mi.. je ti..

DET ME MALL

Me pak fjalë..
mi mbyll dyert…
edhe dritaret në fytyrë mi përplas…
E unë plas..
nga ky maraz..
dhe e di..
që më shumë më dhemb..
që ke të drejtë..
përtokë më shemb..
Po ç’tu desh o derëzi..
me ma zgju at mall në gji..
Mendimet fluturuar…
e zemra e copëtuar…
Si ti mbledh..
e si ti ngjis..
ku ta gjej atë mexhlis..
ta bëj dert edhe ta pyes..
si jetoj e si mbes gjallë..
nga ky det me mall…???

SA SHUMË PIKËPYETJE??

Sa shumë pikëpyetje??
mendimet shkojnë në zhytje.. e mbytje…
Sa shumë pikëçuditëse!!!
Mendime zhuritëse…
Mall i pashuar…
Thëngjill i mbuluar..
sa e sa herë i vura pikë…
E zemra prapë më ikë..
Nga dhimbje e madhe s’ka frikë..
S’më bën më përshtypje pikë apo pikëpyetje,
në mendje kam zgjidhjen e në zemër lidhjen…
Demaj
Demaj Shyrete

JE TI METEOR

Dashni e rreshkun n’dritë t’hanës…
E shtrydhun në vesë t’nadjes mrame…
E përflakun n’zjarr t’shpirtit diellor…
E ngjizun ndër yje t’harlisun qiellor…
Je ti meteor…

DIFERENCË

Të flas pa fjalë…
Të dëgjoj pa zë…
Të përqafoj pa prezencë…
Largësinë minusoj….
…diferencë.

MOZAMAKEQ

S’dimë ç’asht rrenë e ç’asht e vërtetë..
Ç’ka thuhet me fjal e shkruhet n’gazetë..
Ç’ka sheh me sy e ndien me veshë..
Ku thënat e thashat po bëhen përshesh..
Ku s’dimë çka hamë.. e s’dimë ç’ka pijmë..
Ku s’dimë me ç’dreq a shejtan po rrijmë..
Ku i shtrembti shkel të drejtin..
Ku t’gjith horrat vjedhin shtetin..
Pleqt kan than mozamakeq…
Ku s’mun rrnon pa kon vet dreq..

TË DASHURUAR MARRËZISHT!

Ç’të të them një fjalë shpirti..
Që në shpirtin tënd flen..
E zemrën ta qetëson…
Kur e di sa të du..
E sa më don..
Jemi të bekuar..
E të dënuar njëkohësisht..
E pamundur të jemi bashkë..
E të dashuruar ..
Marëzisht.

PËR MUA

Në s’të thënsha mirmëngjes..
Mos beso..
eja.. më puth më përqafo..
Të pres..

Në s’të thënsha ma ka ënda…
Ti ma mer kalanë nga brenda…

Në s’të thënsha asnjë fjalë…
Më ngulfat i yti mall..

Në s’të thënsha që të dua..
Përmbyse botën për mua.

ANDRRO!

Ndër male t’larta me frymu…
E mushknit t’hapen n’at freski..
Andrro!
Mes cicërrimash zogjve me u zgju…
E zemrën ta mbushin dashni…
Andrro!
Ndër kopshte manushaqe, trëndafila, luleborë…
Andrro!
Si yjet t’përflakun ndizen…
Kur dorën ta vë…përmbi dorë…

SHPIRTRA TË VDEKUR NË TRUPA TË GJALLË

Më ecin nga anash..
Nga pas e përballë..
Ca shpirtra të vdekur..
Në trupa të gjallë…
Fiksuar programin..
Në trurin bërë dhallë..
Me shpirtrat e vdekur..
në trupin e gjallë…
Më shohin çuditshëm..
Vizion i marrë..
Më shohin pa shpirt..
Në sytë e gjallë…
Nuk i prek as loti..
As dhimbje as mall..
Këta shpirtra të vdekur..
Në trupa të gjallë..
Jam a s’jam në vete…
Shoh apo s’shoh vallë..?
Trupin paskam fjetur…
E shpirtin e gjallë…

A ISHE TI…?

A ishe ti ajo pikë loti..
Që më djeg qëmoti..
E pamjen ma merr..
Ditën ma ban terr..?
A ishe ti ajo vetëtimë…
Më there në zemër..
Veç me një vështrim..?
A ishe ti ajo dashuri..
Lulëzon e jeton..
Muzë për poezi..?
A ishe ti ajo rreze hane..
Zemrën shkrumb ma bane..
Shtathedhur si zanë..
A thu diell e han’
Ke për bab e nanë..?
A ishe ti ajo pikë vesë..
Që shkrihesh nga diell..
E bukur hyjneshë..
E zbritur nga qielli..?
A ishe ti zjarr..
Që shpirtin ma kall..
Apo je një engjëll..
Që vjen më ringjall..?