Flet për gazetën “Nacional” poetesha Hyrije Jusufi: Poezia erdhi te unë si ngushëllim shpirti

1.Hyrije, gjatë verës që shkoi botuat vëllimin e katërt poetik “ Zhveshja e unit”, si është pritur në Prishtinë?

Libri im i katërt me poezi „Zhveshja e unit“, pa dritën kësaj vere, një përurim libri, u bë në bibliotekën kombëtare në Prishtinë, më 03.gusht, ku nga ShKShM, u lexua fjala e redaktorit Hysen Këqiku. Aty, ca miqëve u ndava librin, nga të cilët morra fjalë miradije!
Më shumë nuk kam mundur të bëj, sepse unë jetoj në Zvicërr dhe jam në mardhënie pune të rregullt!

2. Jetoni prej 29 vjetësh në Zvicër, ndërsa motivet poetike i merrni kryesisht nga Kosova. Si e shpjegoni këtë lidhje të fortë shpirtërore me vendlindjen?

Realisht keni të drejtë, në Zvicërr shqiptarët janë në numër të madh, dhe jeta kulturore është mjaft e organizuar. Kemi edhe shoqatën e krijuesve, artistëve në Zvicërr.
Por, unë nuk e besoj, se të jetosh 30 vite në mërgim dmth largohesh nga vendlindja, apo atdheu!
Kur je larg, dashuria ndaj saj ndihet edhe më shumë, dhe ne gjenerata e cila jemi detyruar të largohemi, pas viteve të trishta 90, kur Kosova ishte nën regjimin serb, qe kohë që na bëri të bënim ç‘mos për ta ndihmuar vendin!
Motivet poetike, vijnë nga preokopimet shpirtërore të njeriut, poezia ka lindur duke kërkuar të bukurën, dhe si e tillë, muza të ngacmon saherë atje djeg. Unë kam familjen atje, njerëz të dashur, Preshevën e Prishtinën time, ku mund të ndihem më mirë.
Janë poetet që i shkruajnë rrugëve të qytetit, gurit të vendlindjes, fytyrës së mëmës, arës, malit, bukës, sofrës,shoqes, shkollës, atyre që të ndoqën dhe lanë shpirtit kujtimet që nuk kanë të sosur.

3. Kur keni filluar të shkruani? Sa kanë ndikuar mësuesit tuaj për të vijuar me letërsinë?

Të shkruaj, ndoshta herët, por nuk kam botuar, të botosh nuk ka qenë e lehtë më herët. Sadete Presheva ishte poetja e parë shqiptare në Kosovë, shtëpia e saj ku u lind dhe imja janë afër, ishte shoqe e ngushtë e hallës sime, të cilën gjyshi nuk e lejoi të shkollohej, edhe pse ishte shumë e zgjuar!
Në shkollën e mesme prof.i gjuhës shqipe, më tha të studjoja për gjuhë e letërsi, por unë jam diplomuar diku tjeter.
Unë kam botuar viteve të fundit, sepse poezia erdhi te unë si ngushëllim shpirti, pas një martese dy decenie pa fëmijë. Një zhgënjim të llojit nuk e kisha pritur..!
Poezitë e mia të ndieshme janë ato me motiv të dashurisë, por shkruaj gjithësesi edhe të tjera.Provimet e mia me shkrim bëheshin korrigjim në tërë gjeneratën në gjimbazin „Skënderbeu“, Preshevë.
Të shkruash është nder, ç‘lirim dhe njëkohësisht përgjegjësi. Lexuesit të sotëm i ofrohet shumë nga bota e internetit, dhe vetëm e bukura zë vend.

4. Në poezinë tënde ndjehet shumë fryma patriotike, sa ka ndikuar historia e familjes dhe e vetë Kosovës tek krijimtaria juaj?

Unë vi nga Presheva, ku ne ende ngushëllohemi kur i thomë Kosovë Lindore, por realisht atje jemi ende në planprogramin e Serbisë, dhe dikur kur Nishi i sotëm ishte Nica apo Shqipëria qendrore, edhe në Preshevë dalgadalë po ndodh asimilimi. Babai i gjyshit tim Haliti ishte plagosur në luftë me forcat e huaja në Grykën e Kaçanikut me çetën e Idrz Seferit, dhe vdiq në burgun e Prishtinës. Gjyshi Rama nuk arriti ta njoh të atin, e rriti e ëma e re, e vejë një jetë të tërë. Ishte një patriot dhe njeri i mençur. Kisha mësuar si fëmijë se prejardhja jonë ishte kryesisht nga Kruja, në Gjakovë e pastaj Preshevë, dhe se fisi ynë ishte morinë! Nga babai e njoha dhe mësova, flamurin e fshehur, dhe dëshirën e tjetërsimin për bashkimin kombëtarë. Ishte njeri që një kohë gjeti prehje në lexim, dhe kishte arritur ti lexonte shumë, dhe siç e quajti prof.Ramiz Kelmendi ishte një intelektual k viteve të 30!

5. Si të shkon jeta në Zvicër, anagzhimet familjare dhe koha që i kushton krijimtarisë? Kur e keni kohën më të përshtashme për të shkruar?

Unë në Zvicërr kam punuar qysh se kam ardhë. Për të mbajtur shtëpinë tuaj dhe pak të jesh për familje kur kanë nevojë, është jo e lehtë. Por punës me orarë të plotë, kam pasur gjithmonë edhe obligime familjare, kam zirë, gatuar e pastruar vetë.
Shkruaj saherë më ngacmon muza.
Poezinë për Nexhmije Pagarushën e kam shkruar në vetëm pakdritë në një letër që termi duart. Isha në punë në Universitet Spital të Psikiatrisë dhe kisha ndërrim nate.
E lexova se kishte vdekur, ndjeva dhimbje që kishim humbur një yll kënge! Ajo meriton shumë, por ne nuk jemi mësuar ti ngrisim ato që e meritojnë por përkundrazi!
Më vjen keq të them, ne ende vritemi e therremi, ose jemi robër të panjerëzisë, mjerisht ende.
Mbas një martese të dështuar, tash jam edhe njëherë e martuar, por jo me burrin që jetoj, por me dy vajzat e tij binjake, që kishin humbur nënën e tyre me 11vj. një grua që luftoi e bëri ç‘mos për të sjellur në jetë fëmijë, dhe ia kushte arritur mbas 17vj.martesë të gëzohej. Ky rast më kushte prekur. Njoftova vajzat, bëmë një ditë të bukur së bashku, dhe ndjeva shumë dhimbje sepse kishte pak javë që kishin humbur të ëmën. Shkova në shkollë, u pasurova me informata dhe me disa peripeti, ja arrita ti marrë nga Prishtina dy gocat me babanë.
Unë mendoj se së pari njeriu duhet të jetë njeri, pastaj poet, aktorë apo profesor.
Vajzat tona duhet mbështetur e ndihmuar, shkolluar e pavarësuar.
Shkruaj edhe në rrugë, në tramvaj, në punë, të gjitha poezitë e librit katërt, më kanë ardhur si mendime, janë të shkurtëra, kam mundur të jem gjithkah. Telefonin e kam afër, dhe poezitë i shkruaj drejt në telefon, në kohë të ndryshme, madje edhe kur e bëj drekën ka ndodhë.
Natën inspirihem më shumë.

6. Jeni përkthyer edhe në gjuhë të huaj. Sa ju motivon edhe kontakti me lexuesit e huaj?

Unë kam lexuar nga shkrimtarë e poet të huaj gjithësesi, më shumë kohës së gjimnazit e studimeve.
Shpesh jam fascionuar nga shkrime të ndryshme, poezitë e poetëve gjerman më pëlqejnë
i lexoj e i kuptoj bukur, interesant ata kanë ca gjëra shumë sublime
ku u jepet rëndësi, më shumë se ne.
Unë jam në një antologji rumune, dhe e përkthyer me disa poezi.
Lutem të kem shëndetin, vëmendjen dhe kohën më vonë, dhe disa plane e dëshirë imja të plotësohet.

7. Pas katër librave me poezi, a keni në plan të eksperimentoni edhe në prozë?

Unë kam ca tregime të shkruara nëpër kohë, kisha dashur ti kompletoj bashkë. Mandej edhe një roman e kam shtjelluar, por besoj se duhet bërë shumë, dhe po pres, të kem kohë të mjaftueshme, dhe si rrjedh ngjarja, sepse është një ngjarje e vërtetë.
Tash kam prapë mjaft poezi, për librin tjeter.
Nuk dua të ngutem, mendoj të pensionohem para kohe, dhe do ishte kualitet jete të kesh kohë të merresh vetëm me shkrime, e lexime.

8.Çfarë dëshironi të shtoni tjetër?

Kam diçka në zemër.
Unë faleminderoj publikisht lexuesin tim, miqësinë e faqes sime të Fb., mandej të gjithë miqtë e letrave të bukura, redaktorët dhe recensentët e librave të mi. Ju jeni ata, që me mbështetjen tuaj, më keni bërë të fortë, edhe shpirtërisht edhe shkrimeve të mia u dhatë jetë.
Mandej shumë gazeta e faqe onlein të internetit.
Pa ju, nuk do isha kjo që jam, vargu im do të ndrydhej shpirtit të sfiduar,
e ju i dhatë krihë të fluturoj Prishtinës e Tiranës, më bëtë shqiponjë atdheu duke fluturuar qellit dhe detit të mëmëdheut tim.

Pyetjet i bëri: Mujë Buçpapaj

Interviste me poeteshen Hyrije Jusufi dhene gazeten „Nacional“, TIranë
1.Hyrije, gjatë verës që shkoi botuat vëllimin e katërt poetik „Zhveshja e unit“, pa dritën kësaj vere, një përurim libri, u bë në BIbliotekën Kombëtare në Prishtinë, më 03.gusht, ku nga SHKSHM, u lexua fjala e redaktorit Hysen Këqiku. Aty, ca miqve u ndava librin, nga të cilët mora fjalë miradie!
Më shumë nuk kam mundur të bëj, sepse unë jetoj në Zvicër dhe jam në marrëdhënie pune të rregullt!
2.Jetoni prej 29 vjetësh në Zvicër, ndërsa motivet poetike i merrni kryesisht nga Kosova. Si e shpjegoni këtë lidhje të fortë shpirtërore me vendlindjen?
Realisht keni të drejtë, në Zvicër shqiptarët janë në numër të madh, dhe jeta kulturore është mjaft e organizuar.
Kemi edhe shoqatën e krijuesve, artistëve në Zvicër. UNë besoj në ëndrrat e mia, se të jetosh 30 vite në mërgim d.m.th largohesh nga vendlindja, atdheu dhe të mos jesh e lidhur me të kaluarën dhe të ardhmen e vendit është e pamundur! Kur je larg, dashuria ndaj ndihet edhe më shumë, dhe ne jemi gjenerata, e cila jemi detyruar të largohemi, pas viteve të trishta 90-ta, kur Kosova ishte nën regjimin serb, qe kohë që na bëri të bënim ç‘mos për ta ndihmuar vendin! Motivet poetike, vijnë nga preikupimet shpirtërore të njeriut, poezia ka lindur duke kërkuar të bukurën, dhe si e tillë, muza të ngacmon, sa herë atje djeg diçka. Unë kam familjen atje, njerëz të dashur, Preshevën e Prishtinën time, ku mund të ndihem më mirë. Janë poetët që i shkruajnë rrugëve të qytetit, gurit të vendlindjes, fytyrës së mëmës, arës, malit, bukës, sofrës, shoqes, shkollës, atyre që të ndoqën dhe i lanë shpirtit kujtimet që nuk kanë të sosur.
3.Kur keni filluar të shkruani? Sa kanë ndikuar mësuesit tuaj për të vijuar me letërsinë?
Kam filluar të shkruaj, ndoshta herët, por nuk kam botuar, të botosh nuk ka qenë e lehtë më herët. Më pëlqente poezia e Sadete Preshevës, ajo ishte poetja e parë shqiptare në Kosovë, shtëpia e saj ku u lind dhe imja janë afër, ishte shoqe e ngushtë e hallës sime, të cilën gjyshi nuk e lejoi të shkollohej, edhe pse ishte shumë e zgjuar! Në shkollën e mesme prof. i gjuhës shqipe, më tha të studioja për gjuhë e letërsi, por une jam diplomuar diku tjetër. Unë kam botuar viteve të fundit, sepse poezia erdhi tek unë, si ngushëllim shpirti, pas një martese dy decenie pa fëmijë. Një zhgënjim të llojit nuk e kisha pritur..!
Poezitë e mia të ndjeshme janë ato me motiv të dashurisë, por shkruaj gjithsesi edhe të tjera. Provimet e mia me shkrim bëheshin korrigjim në tërë gjeneratën në gjimnazin ,,Skënderbeu“ ,në Preshevë. Të shkruash është nder, çlirim dhe njëkohësisht përgjegjësi. Lexuesit të sotëm i ofrohet shumë nga bota e internetit, dhe vetëm e bukura zë vend.
4.Në poezinë tënde ndjehet shumë fryma patriotike, sa ka ndiluar historia e familjes dhe e vetë Kosovës tek krijimtaria juaj?
Unë vijë nga Presheva, ku ne ende ngushëllohemi kur i them Kosovë Lindore, por realisht atje jeni ende nën sundimin e planprogramin e Serbisë, dhe dikur kur Nishi i sotëm ishte Nica apo Shqipëria qendrore, edhe në Preshevë dalëngadalë po ndodhë(braktisja) asimilimi. Babai i gjyshit tim Haliti ishte plagosur në luftë me forcat e huaja në Grykën e Kaçanikut me çetën e Idriz Seferit, dhe vdiq në burgun e Prishtinës. Gjyshi Rama nuk arriti ta njoh të atin, e rriti e ëma e re, e vejë një jetë të tërë. Ishte një patriot dhe njeri i mençur. Kisha mësuar si fëmijë se prejardhja jonë ishte është nga Gjakova dhe fisi ynë është Morinë. Nga babai e njoha dhe mësova flamurin e fshehur, dhe dëshirën e tjetërsimit për bashkimin kombëtar. Ishte njeri që një kohë gjeti prehje në lexim, dhe kishte arritur të lexonte shumë, dhe siç e quajti prof.Ramiz Kelmendi ishte një intelektual i viteve të 30-ta!
5.Si të shkon jeta në Zvicër, angazhimet familjare dhe koha që i kushton krijimtarisë? Kur e keni kohën më të përshtatshme për të shkruar?
Unë në Zvicër kam punuar qysh se kam ardhur. Për të mbajtur shtëpinë, veten dhe të bësh diçka për familje kur kanë nevojë, kjo nuk është e lehtë. Pos punës me orar të plotë, kam pasur gjithmonë edhe obligime familjare, kam, gatuar e pastruar vetë. Shkruaj sa herë më ngacmon muza. Poezinë për Nexhmije Pagarushën e kam shkruar në vetëm pak dritë në një letër që termi duart. Isha në punë në Universitet Spital të Psikiatrisë dhe kisha ndërrim nate. E lexova se kishte vdekur, ndjeva dhimbje që kishim humbur një yll kënge! Ajo meriton shumë, por ne nuk jemi mësuar t‘i ngrisim ato që e meritojnë por përkundrazi! Më vjen keq të them, ne ende vritemi e therremi, ose jemi robër të panjerëzisë, mjerisht ende. Mbas një martese të dështuar, tash jam edhe njëherë e martuar, por jo me burrin që jetoj, por me dy vajzat e tij binjake, që kishin humbur nënën e tyre me 11 vj. një grua që e luftoi e bëri ç‘mos për të sjellur në jetë fëmijë, dhe ia kishte arritur mbas 17vj. martesë të gëzohej. Ky rast më kishte prekur. Njoftova vajzat, bëmë një ditë të bukur së bashku, dhe ndjeva shumë dhimbje, sepse kishte pak javë që kishin humbur të ëmën. Shkova në shkollë, u pasurova me informata dhe me disa peripeci, ja arrita t‘i marrë nga Prishtina dy gocat me babanë. Unë mendoj se së pari njeriu duhet të jetë njeri, pastaj poet, aktor apo profesor. Vajzat tona duhet mbështetur e ndihmuar, shkolluar e pavarësuar. Shkruaj edhe në rrugë, në rrugë, në tramvaj, në punë, të gjitha poezitë e librit katërt, më kanë ardhur si meditime, janë të shkurtëra, kam mundur të jem gjithkah. Telefonin e kam afër, dhe poezitë i shkruaj drejt në telefon, në kohë të ndryshme, madje edhe kur e bëj drekën ka ndodhë. Natën inspirohem më shumë.
6.Jeni përkthyer edhe në gjuhë të huaj. Sa ju motivon edhe kontakti me lexuesit e huaj?
Unë kam lexuar nga shkrimtarët e huaj gjithsesi, më shumë gjatë kohës së gjimnazit e studimeve. Shpesh jam fascionuar nga shkrime të ndryshme, poezitë e poetëve gjerman më pëlqejnë
i lexoj e i kuptoj bukur, interesant ata kanë ca gjëra shumë sublime
ku u jepet rëndësi, më shumë se ne.
Sado që ne mendojmë se jemi krijues, dhe kemi shkrimtarë të mrekullueshëm, jemi jo aty, ku e gjejmë botën.
Unë jam në një antologji rumune, dhe e përkthyer me disa poezi.
Në një panoramë të poeteshave të Kosovës Lindore, „Përflakje“ nga Hysen Këqiku, në një libër me kritikë që edhe ai është bërë me poet nga anamorava, autor Shefqet Dibrani!
Lutem të kem shëndetin, vëmendjen dhe kohën më vonë, dhe disa plane e dëshirë imja të plotësohet.

7. Pas katër librave me poezi, a keni në plan të eksperimentoni edhe në prozë?

Unë kam ca tregime të shkruara nëpër kohë, kisha dashur ti kompletoj bashkë. Mandej edhe një roman e kam shtjelluar, por besoj se duhet bërë shumë, dhe po pres, të kem kohë të mjaftueshme, dhe si rrjedh ngjarja, sepse është një ngjarje e vërtetë. Mandej kam përshkruar edhe momentin e disa pacientëve në US, tek ne sëmundjet psiqike nuk janë aq të njohura, të tillët jetojnë në familje, dhe kjo më shqetëson. Të gjitha shkrimet për pacientë me iniciale, dua ti bëj si libër.
Tash kam prapë mjaft poezi, për librin tjetër.
Nuk dua të ngutem, mendoj të pensionohem para kohe, dhe do ishte kualitet jete të kesh kohë të merresh vetëm me shkrime, e lexime.

8.Çfarë dëshironi të shtoni tjetër?

Kam diçka në zemër.
Unë faleminderoj publikisht lexuesin tim, miqësinë e faqes sime të Fb., mandej të gjithë miqtë e letrave të bukura, redaktorët dhe recensentët e librave të mi, dhe shumë miqë, që në nderim të veprës sime, kanë shkruar mendimin e tyre!
Ju jeni ata, që me mbështetjen tuaj, më keni bërë të fortë, edhe shpirtërisht edhe shkrimeve të mia u dhatë jetë.
Mandej shumë gazeta e faqe online të internetit, Bota Sot, laberia news, dritare e re, dritare info, botimet Atunis, albanica net, kult plus, qendra pres e gazetës Nacional ku ishin botuar poezi të miat!
Pa ju, nuk do isha kjo që jam, vargu im do të ndrydhej shpirtit të sfiduar,
e ju i dhatë krihë të fluturoj Prishtinës e Tiranës, më bëtë shqiponjë atdheu duke fluturuar qellit dhe detit të mëmëdheut tim.

Pyetjet i bëri: Mujë Buçpapaj