MALL I VDEKUR. Poezi e panjohur e përkthyesit të mirënjohur ROBERT SHVARC. Pergatiti per botim: Pandeli Koçi

Poezi e panjohur e përkthyesit të mirënjohur ROBERT SHVARC.

MALL I VDEKUR

-Perikliut, 19 gusht 1955-

 

Me sy prej foshnje nën ballë 20-vjeçarë,

Po sodis zjarr-përvëluar dashurinë.

Ah, dashurinë e nënës për fëminën

Me sy prej foshnje, shpirt e zemër-vrarë…

Dhe dridhje gjurit,rrahje pa kumbim

Më kujton sot, mallin e vdekur të fëmijërisë

Kur i përkundur në djep të dhembshurisë

Më nanuris fshamja…Fli jetim!

 

Pergatiti per botim: Pandeli Koçi