MARIA IVANOV, Moldavi (1993): SUPA E DITËS SË FUNDIT, poezi. Përktheu: Anila Dahriu

KULLA E UJIT

Nga MARIA IVANOV, Moldavi (1993)

Përktheu dhe pregatiti Anila Dahriu

XXX

Jam fragment të një martese të dështuar
Jam një grumbull shpirtëror i pasigurtë
Jam një shami e lagur në lot dhe qurra
Jam një grua e divorcuar
me një miturinë katër vjeçe
Ylli i saj do të qëndrojë larg fshatit
Jam nusja e frikshme e çdo vjehrre
Jam shpresa e fundit e një 35+ të dëshpëruar
Jam shpresa e të pafuqishmes
Jam bashkëshortia ideale i një familje lezbike
Jam turpi i një kombi
një tufë nervash.

E SHEQEROSA

Pyes veten në parkun Valea Morilor
çfarë kërkon dy qese sheqeri
në koshin e banjës së grave?
Kur u bë kaq e shtrenjtë
Sheqeri?
Madje, dhe, nëna ime më pyet
Si mund të gaboja?
dy herë.

SUPA E DITËS SË FUNDIT

Nga dita që u lamë
më duket sikur ke rilindur,
vendosur një kravatë në qafë
madje, je gjithëmonë harmonik
Dionisi i Moldavisë,
një lloj Ercolino-gjithmonë-në këmbë

që del nga një tavernë dhe shkon në një tjetër.
Duke fishkëlluar nga kënaqësia,
në tualet,
ndër kofshët e vajzave të vogla të lezetshme
me gjakun që u vlon.
Ndërsa, në tjetrin mëngjes,
kur ndihesh keq
troket në derën time duke më pyetur:
“A ka mbetur pak nga supa e djeshme?”

POEZI DASHURIE

Më pyete të shkruaj
një poezi dashurie
Ndaj hapa këtë fletore të verdhë
për të rrëfyer për shëtitjet tona
përmes parkut “Valle dei Mulini”,
për takimin tonë tek
Kulla e Ujit
Nga Buda Bar,
të lagjeve të sipërme të qytetit.
Ndoshta, do të një poezi dashurie
madje të përkryer,
Por, dua të të them,
gjithëçka që na lidh tashmë,
Është një ndjenjë e mpirë
Më vjen keq.

Përktheu e pregatiti Anila Dahriu

Maria Ivanov, ka lindur më 21 shtator 1993 në Cuhneşti, qarku i Glodenit,Moldavia.
Diplomuar në Fakultetin e Letërsisë të Universitetit Shtetëror “Alecu Russo”, Balti.
Diplomuar në Fakultetin e Letërsisë të Universitetit Shtetëror “Alexandru Ioan Cuza” Iasi, Rumani – master.
Doktor i Filozofisë në Shkollën e Doktoraturës në Filologji të Universitetit “Alecu Russo”, Balti.
Ka debutuar në vitin 2022 me vëllimin “Andrà tutto bene” në shtëpinë botuese “Prut International”.
Ka marr pjesë në seminarin e poezisë dhe prozës “Vlad Ioviță”, të koordinuar nga Dumitru Crudu.
Drejtore Ekzekutiv i revistës rumune “Timpul”, botimi i Republikës së Moldavisë.
Bashkëorganizatore e “Punëve të Shkrimit Kreativ” në Cuhneşti.