Marta, gruaja mirditore, që turperoi, pashain Osman. Tregim nga Haxhi Ahmetaj

Nga SHKRIMTARI i NJOHUR, HAXHI AHMETAJ, i cili botoi shtatë romane në një vit.
Në një pasazh te romanit, `GASTARJA E LOTEVE` pershkruan jetën tragjike dhe qendresen sublime te një gruaje mirditore, në permasat e një heroine e cila, në mes te Stambollit, pergjaku trupin e Pashait Osman.
Gjatë udhetimit te personazhit kryesor te romanit në rrugen e Kombit, ai udheton sebashku me Pjetrin, i cili i rrefen ngjarjen.
Ngjarja e ndodhur pershkruhet në menyrë te dhimbeshme, perjetesuar në një kengë popullore, per pamundesinë e një familje mirditore, per te paguar taksat e kohes e cila u sakrifikua nga pushtuesi Osman. Kenga ka në permbajtje vargjet:

Haki Pasha te plaçin sytë
S`asht kollaj me hy n`Mirditë.
……………………………………………..
……………………………………………..
Në mes te Mirdites matanë kodres
Rrin me shpi, Frroku i Nikolles.

Pjetri mbasi citoi vargjet e kenges u shpreh: -Kishte dalë me mbledhë taksat Haki Pasha i Stambollit në Mirditë. Ndalon tek shtepia e Frrok Nikolles. I therrasin në derë, i cili del, i fton që te hyjnë në shtepi, sipas tradites. Haki Pasha i drejtohet Frrokut: -Nuk kemi ardhë per mysafir, kemi ardhë per te mbledhë taksat, se ke kohë, që si ke paguar. Ai i pergjigjet: -Nuk kam pasë mundesi me i pagua nga kushtet e renda ekonomike, që me rendojnë. Me ka mberthyer skamja, sa edhe muret e shtepisë po ti pyetesh, te paren fjalë te dhimbeshme e nxjerrin nga muri i gurtë.Ne nuk është se i kemi harruar, por nuk kam asnjë mundesi per te paguar.Me shumë ushqehemi me varferi dhe me dhimbje. Haki Pasha, pa marrë parasysh pergjigjen e lutjet e tij, nxjerr shpaten e i hjek koken. Del e shoqja në derë, kur merr vesh ngjarjen, me djalë në gji duke bertitë, por sejmenet ja rrembejnë djalin nga gjoksi i saj e ja vrasin. Nana bie mbi trupin e prerë te sterpikur me gjakun e te birit, duke vajtuar. Qielli u erresua, yjet e fshehur dualen e filluan te lotojnë. Malet ushtuan me dhimbje, duke e percjellë nga një kreshtë në tjetren. Yjet u bashkuan me malet e shkuan me ba gjamen te kryzonja e tyre në Munellë, per tu betuar e per te marrë forcë. E veshen Marten me fuqinë e zanave, e hijeshuan me bukurinë e pranveres, ja ndriçuan mendjen me zgjuarsinë e krahines e ja dhanë me vete durimin e bjeshkeve. E porositen: -Mos me durua robërinë e poshtrimin e pushtuesit, te sperkatur me therrime gjaku te burrit e femijes saj, vocerrakut martir. Pashai urdheroi sejmenet pa marrë parasysh masakren barbare, ta terheqinin zvarrë nanën me shpirt te pervluar, per ta marrë si robinë. Ajo e sterpikun me gjakun e gjakut te saj, te femijes saj, te jetes saj, në token e vet, në fenë e vet, që i rrinte si kurorë, nderi i brezave i trasheguar në palcen e saj, i lutet Pashait, që te shkoi brenda në shtepi e te nderroi rrobat e te dalë. Hyn në shtepi merr një thikë te vjeter dhe e fsheh poshtë rrobave. Nuk e lejojnë barbaret, te varrosë trupat e burrit e djalit te vrarë, te prerë me shpaten e tyre gjakatare e venë në kalë e dergojnë në haremin e pashait, me synim që Pashai te martohet me të.
Pashai me sejmen, festojnë deri vonë në sarajet e tij. Ai kishte porositur, ti blinin asaj rroba te reja. per ta stolisë, se do te behej pjesë e haremit. Hyn Pashai në dhomë e sheh, që ajo nuk i kishte mbathur kepucët, që i ishin blerë. Pashai e pyetë? -Pse nuk i ke mbathur kepucët? -Ajo i pergjigjet: -Nuk jam mesuar me mbathë kepucë, po opinga pa majucë. Në kohen që Pashai perkulet, i kapë kamben asaj, per t`ja vendosë ne kepucë, ajo nxjerr thiken, që kishte marrë me vehte e i shpoi brinjët, Haki Pashes. Qielli ndriçoi, nata iku e tmerruar si e marrë e ra mbi Bosfor. Uji i detit udhetoi, per tu bashkuar me detet e atdheut te saj, per te sjellë lajmin, se nana heroinë mirditore në dhe te huaj, çoi në vend amanetin e te pareve, qendresën e hakmarrjen ndaj pushtuesit Osman. Ne sfond te hapsirave mirditore, lajmi i heroizmit te asaj nane, u shfaq madherishëm mbi kupolen e bjeshkëve te Mirditës, që u rrinë si kurorë, burreria, trimeria, krenaria e falja, mbeshtjellë me madheshtinë e asaj treve, në piramiden e formesimit te saj. Gjithmonë kanë falur, ndjenjë e një qyterimi te hershem, ndjenjë e shpirtit te qytetruar, kur te tjeret rrokeshin qe ta kishin. Kanë falur se janë te fortë, kanë heshtur kur duhej, se janë te zgjuar, se i ligu nuk falë.
U krijua një moment heshtje, midis te dyve. Adili uli shpejtesinë e makines dhe i tronditur ju drejtua Pjetrit: – Deri ketu te shkoi egersia e pushtuesit ?
-E vertetë është u shpreh Pjetri. Pushtuesi nuk vjen per te ndriçuar. Ai vjen per te pushtuar e per te zgjeruar interesat e veta. Realizimi i interesave te tij, janë te pergjakshme per popujt. Ç`do pellembë e kesaj toke, është me pjeseza historike te vaditur me gjak e lot. Duhet te jemi shumë, me te mirësjellshem me njeri tjetrin, me solidar, me te gjetshem. Duhet te ulemi me njeri tjetrin, per çdo lloj problemi, te shtrojmë te gjitha zgjidhjet, te heqim dorë nga perleshja, hakmarrja, çdo e kaluar sado e dhimbeshme, duhet te na japë mesim, që brezat e tanishem e te ardhshem, te mos te takohen me konflikte primitive. Nga keto konflikte, me shumë janë nën tokë se mbi tokë.
– Kanë ardhë nga disa fshatra në qytete e jane bashkuar sebashku, disa mbeturina te se kaluares e po ngaterrojnë te rinj e shumë te tjerë. Gjatë sistemeve te kaluara, nuk kanë pasë guxim as me pyetë, tash nxitin konflikt. Me i keq i themi ne, është nxitesi, se ai që e ka krye vepren e keqe. Duhet te ruhesh nga helmi i shtisit, apo nga ndonjë person, qe deshiron ti perplasë palet e ka per qellim te perfitojë nga ana materiale.
Tash dalin te marrët e qellojnë në turmë. Ai që ta don te miren, hesht ose e tregon me pajtim te problemit e jo me nxitje. Në një thenje te urtë thuhet, u shpreh Pjetri: -I është thënë një njeriu te urtë, se filani te ka sharë, ka folur jo mirë per ty në një grumbull njerezish.Njeriu i urtë ju pergjigj:- Drejt meje ai ka hjedhur një top prej lecke, por nuk me goditi, perse ti e more ate top prej lecke dhe e gjuajtë në trupin tim?. Ne çdo rast i zgjuari, apo i pari i shtepisë duhet ti mbledhë njerëzit e shtepisë e ti keshillojë per gjera te tilla, se një pjesë e madhe, ose te gjithë kanë vdekur, ata që kanë kryer krime, kah moti.
Dikur është vepruar sipas kanunit, i cili theksonte: -Se ai që vret, duhet te ndiqet per gisht. Kanuni ka veprua në mungesë te ligjit. Njerëzit flasin per ngjarje te ndryshme, por duhet berë dallimi. Personi që është vrarë, apo ushtruar dhunë ndaj tij, që ka qenë i zgjedhur a i emruar, a nepunes, ka qenë person publik. Personi publik, nuk i takon vetem familjes. Veprimet e tij, janë pjesë e publikut.Njeriu apo njerëzit, kur bisedojnë per ngjarje historike, ne menyre te veçantë, ku janë pjesë persona publik, duhet te tregojnë drejt, siç i kanë parë apo degjuar nga burime te sigurta, apo referuesin apo referencën.
Ai person publik është pjesë e tersisë publike, nuk mbetet vetem pjestar i një familje nga e cila rrjedh. Debati në lidhje me veprimtarinë e tij, nuk duhet që të irritohen familjaret. Ata duhet te kerkojnë te sqarohen, apo ta kalojnë në heshtje pa veprim. Ndodhë qe per nje rast te tillë, apo te ngjashem te ngrihen, apo te bien argumentet nga fillesa.Te interesuarit shkojnë drejtë burimit te vertetes, apo shuarjes se hipotezes. E kjo donë kohen e inkubacionit.
Personi publik per te cilin debatohet i kalon kufijtë e familjes. Nepermjet veprimeve te mira apo qe bien ndesh me moralin e shoqerisë, ai ka krijuar figuren e tij morale. Kjo figurë morale e tij behet pjesë kritike e opinionit per te shikuar, secili veten në raport me sjelljen e tij. Edhe ndeshkimi nga shkaktimi i veprimeve te tij në rrethana historike, duhet te pritet nga familjaret me durim në raport me kohen, kur është kryer e te shohin perpara.Per persona qe u kanë sherbyer regjimeve anti shqiptare te dekumentuara, te klasifikuara, vetegjyqesia mund te krijojë shkendi, nese marrin permasa, deri në luftë civile, per shkak te mosorjentimit te popullit tonë nder vite.Disa kane qene te percaktuar në raport me interesat, disa pamundesisht te orjentuar.Në një rreth te Veriut një personi i thonë, se ke qënë xhandar e ai pergjigjet : -Nuk ka pasë tjeter ndermarrje, që tu jap bukë fëmijeve. Po varet shumë, sa kam zbatuar ligjin e sa dhunë kam ushtruar me pushtetin, që te jepte rroba e xhandarit?
Pjetri levizi pak në sedile te makines e perhumbi në mendime, sikur shpirti i tij kishte ngritur duart nga qielli e lutej e peshperiste nën zë me vete:
– Mos vritni te ardhmen tuaj e te femijeve tuaj ? -Mos merrni jetë në shenjë hakmarrje ? – Mos u beni pjesë e tytes se hekurt e armes te ftoftë, si vdekja! -Mos i vishni me te zeza nanat, motrat, gratë e vajzat ! Lereni te veshen me basmë me lule shumengjyreshe! Mos këputni lulet e jetes! Mos i bani zogjtë te heshtin ! Mos i ktheni qyqet jashtë sezonit te tyre, në çdo stinë! Burra e gra burrerore, dilni para ngjarjeve makabre! Falni e vetem falni ! Është me shumë se hakmarrje ! Nxirni nga shpirti ketë ves shekullor, që asgjë me shumë, nuk ja ka nxi jeten ketij populli. Pjetri sikur recitonte, kishte fiksuar sytë në një pikë në pjesen siper te makines e loti i nxehtë i rridhte faqeve e mustaku i dridhej.
Adili e shikoi me keqardhje Pjetrin e i prekur, nuk po gjente fjalë per momentin, si te nderhynte. Kishte te bente me një rast që i kishte ndodhur, apo me një njeri që sheh larg me me dhimbje te madhe e percjell ketë mesazh. I dukej sikur Pjetri ishte pjesë e nje kllapie te thellë, që nuk dihet se kur i kishte filluar e kur do te mbaronte. Ai po kryente ritin e lutjes te shpirtit te tij. Ai po i drejtohej Krijuesit e njerëzve. Atij i dukej që perpara tij, ishin prezent te gjithë ata, që kishin probleme te kesaj natyrë me njeri tjetrin e ky kishte hipur në podium e me perulje e lot ne sy, ju lutej që te falnin e vetem te falnin.
Per një moment, Pjetri u permend, u mbeshtet në sedile u kthye nga Adili e sikur te kishte berë ndonjë faj, ju drejtua: – Me fal Adil, po nuk ka gjë me te dhimbeshme, se te rritesh femijen me gjithë atë sakrificë e te presesh te trashegohet e ta gjesh pa jetë diku në një copë tokë. Jo se nuk ka patur raste, por numereroheshin me gishta e ishte tjeter kohë, shumë e prapambetur. Zgjatja në kohë e kesaj plage që është ripertrirë, tani ke frikë te hapesh televizorin. Kur ka vepruar ligji në kohë, miza po te prekte, polici e gjente mizen e çonte në gjyq. Ndersa tani thuhet, iku ne drejtim te paditur, në bashkpunim jo pak raste edhe me policin. Kjo dramë, ka ndihmuar te boshatisemi, na u dogj shpirti per femijë e per nipa e mbesa. Tek te gjithë bashkekombasit e vazhdimisht në sinkron, duhet te sundojë shprehja:
`Pajtoj o Krijues mendjet e prishura, jepu durim e forcë ta pergedhelin fjalën, merri në gjirin tënd e mësoi si te sillen!
3 -Kengë e kenduar nga kengëtari i njohur kosovar -Agustin Ukaj –Kënga e Haki Pashë