Mbyllja e shpejtë e kufijve botërorë ka gjetur të papritur dhjetëra shqiptarë të cilët kanë qenë jashtë vendit për arsye të ndryshme. ABC News ka ndjekur rastet dhe ka kontaktuar selitë tona në vendet përkatëse.Burimet tona bëjnë me dije se pranë Ministrisë së Jashtme është ngritur një Task-Forcë për të ndihmuar shtetasit shqiptarë të bllokuar.Siç raporton gazetarja e ABC News, Esiona Konomi rastet që ka mësuar janë këto:
24 turistë shqiptarë nuk erdhën dot me autobus nga Budapesti në Tiranë, pasi Serbia mbylli kufijtë më Hungarinë. Ata po mbahen në Budapest dhe ambasada po përpiqet të gjejë bileta avioni për ta. Ambasada jonë atje i tha ABC News se biletat e para të lira janë për të enjten, datë 19 në mëngjes.Ndërkohë, 9 persona që udhëtonin më 5 autovetura dhe 39 shtetas që udhëtonin me autobus nga Hungaria, ishin bllokuar ne kufirin serb, pasi Serbia ka mbyllur kufijtë. Pasi disa orësh pritjeje dhe me ndërhyrjen e Ambasadës në Beograd, ata u lejuan të vijojnë udhëtimin dhe kanë mbërritur në Shqipëri.
Në Itali gjendja është më problematike. Ka një numër shqiptarësh të cilët kanë mbetur në qytete të ndryshme italiane në pamundësi për t’u kthyer.Një çift ishte nisur për në Itali ku gruaja merr trajtim mjekësor të vazhdueshëm. Ata ishim bllokuar ne Kroaci pasi u mbyllen kufijtë me Italinë. Këta persona e kishin të pamundur të ktheheshin vetë në Shqipëri, dhe janë transportuar me mjetet e ambasadave ne Kroaci, Bosnje dhe Mal te Zi, dhe janë kthyer në Shqipëri.Nje shqiptare dhe djali i saj 11 vjeçar kane mbetur ne Barcelone pasi bileta e tyre e kthimit u anulua. Me ndërhyrjen e MEPJ u siguruan 2 bleta për t’u kthyer nesër (e martë) nëpërmjet Gjermanisë.
Të shtunën, një marinar shqiptar, që kishte ankoruar anijen në Sfax të Tunizisë ishte sëmurë dhe nuk në spital me friken e infektimit nga koronavirusi. Ai u ndihmua nga ambasada jonë ne Athine e cila mbulon dhe Tunizinë.Dy shqiptarë janë në Poloni, pasi kishin shkuar për turizëm në Krakov. Ky shtet ka bllokuar kufijtë dhe ata kanë ngelur atje. Komunikimet me ambasadën dhe sugjerimet që kjo ka dhënë, kanë qenë të pasuksesshme dhe ata janë ende atje në pritje të një zgjidhjeje.
12 shqiptarë të tjerë qe kishin mbërritur në aeroportin e Podgoricës nga Suedia u ndaluan në kufi, por pavarësisht ndërhyrjeve të Ambasadës sonë atje dhe masave te marra nga MEPJ (siguruar autobusi dhe lejet e udhëtimit) pala malazeze i ktheu mbrapsht.32 shqiptarë kishin ardhur nga Dubai në Shkup dhe u bllokuan nga autoritetet maqedonase. Ata kërkuan ndërhyrjen e Ambasadës, dhe më pas u sigurua një autobus dhe u nisen për në Shqipëri.
Sugjerohet që të gjithë shqiptarët që ndodhen në vende të ndryshme të botës, dhe që kanë urgjenca e domosdoshmëri për të lëvizur, përpara së të presin bileta apo të nisin udhëtime ajrore apo tokësore, të konsultohen me ambasadat tona në vendin përkatës, në mënyrë që të shmangen problemetPo ashtu, 2 nga 3 shtetasit shqiptare, staf i kruazjeres Grand Princess, bllokuar në brigjet e Kalifornisë, u kthyen ne Shqipëri nëpërmjet Serbisë dhe më pas nga Beogradi në Tiranë të shoqëruar nga policia shqiptare. Shtetasi i tretë nuk u lejua të udhëtojë pasi ishte me temperaturë të lartë.