Me 4 shtator ceremonia e dorëzimit të diplomave për profesorët e nderuar Gëzim Alpion dhe Lulzim Tafa

Të nderuar, Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në ceremoninë e dorëzimit të diplomave për profesorët e nderuar Gëzim Alpion dhe Lulzim Tafa, si anëtarë të jashtëm të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Veprimtaria do të mbahet më datë 4 shtator 2024, në orën 13.00, në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave. Ceremonia do të hapet nga kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike, akad. asoc. Gëzim Hoxha. Më pas, Kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi do të paraqesë profile të shkurtra të jetës shkencore të profesorëve Gëzim Alpion dhe Lulzim Tafa dhe do të dorëzojë diplomat përkatëse. Në vijim e marrin fjalën anëtarët e rinj të jashtëm. Në përfundim të ceremonisë, profesori Gëzim Alpion do të mbajë një leksion të hapur me temën “Shenjtorja Nënë Tereza – Ikonë globale e kombit shqiptar”. Prania juaj në këtë ngjarje do të na nderonte! Me respekt, Albana Bogdani Sekretare teknike Seksioni i Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike AKADEMIA E SHKENCAVE E SHQIPËRISË