MË JEP DOREN, O VËLLA !   Poemë nga Xhemi Nokshiqi Muzai, SHBA

 

Më jep Doren o vëlla,

Të ngrihemi në këmbë së bashku !

 

Perse malet supet i lekunden

Bredhat e lashte nga dhembjet

Dridhen tunden

Kulluar ne kroje uji pse nuk buron

Kreshtat perse dridhen

Ato s’mbajne debore!

 

Perse toka dridhet nga klithmat

E mundimet

E pse lotet po shperthenje ujvare

Pse vellezerit e mi

Termet i zi i ke vrarë

 

Thone se vajtojne zanat ne lugina

Me thanë se vajtojne edhe pleqet dhe femija

Qerpiket po rendohen nga lotet

Qe renkojne

mengjezin marramendes te termetit

Me nuk po e durojme.

 

E kush nuk e pa katastrofen e katandisur

E kush nuk e vuajti me shpirtin e lenduar

LOTET , dhimbjet, plaget

Mbi kurriz ngarkuar

 

Si trungjet e pemeve nga gjethet jan

Xhveshuar

Shqiperi shtengatat ti i ke kaluar

Me ballë stuhitë dekadave perballuar

Me padrejtesi trupin te kanë coptuar

E pse engjujt Arberore kan per t’i paguar

 

E varfer, e shkrete me lekure te gjymtuar

Me duart ne qiell, o zot duke therritur!

Qetesin shpirterore tek ti po kerkojme

Pse kaq pa meshire o zot

Godet, e ne po na ndeshkone

Veç foles se tij shqiptari

Asgje s’te ka kerkuar

Bashkimin e vellait me vellan

E asgje te tepruar.

 

E cfarë te ka bere populli im miredashes

I vuajtur, i sterkequr, i vrare ,i shkaterruar

Me fytyre te zbehur dhe te zbardhur

Te kerkon ushqim per shpirtin per te

Mbijetuar

Gjakun ton te kuq Shqiponjes dhuruar

 

Zemrat tona kurrë nuk nenshtrohen

Ato janë prej hekuri dhe perballojne stuhitë

Si nga natyra termete dhe fatkeqesitë

Edhe nga fqinjet tane

ndyresitë dhe padrejtesit

 

Gjithmone per ineresat e tyre

na lenduan, o memedhe

E nxin e shkaterruan token tone

O Atdhe,

Qe brezat e rinje te harrojne vetvetin

Te perulim e te urrejme

Edhe njeri-tjetrin

Te harrojme qellimin e Atit te madh Skenderbe

 

Atje poshte betonit engjellushja e vogel

Vajzerore

Jep frymen e fundit nen token arberore

Beton dhe germadhe e rend e mallkuar

Na i more ti zemrat e vogla

te shtrejta engjellore

I zuri poshte vetes kucedra e termetit

E la shpirtin tone te ngrire

pa jete si portreti !

 

A nuk ke meshire

Per engjujt e qiellin tone

A nuk ke meshire per shqiponjat shqiptare

Pse i ndeshkove malet lozonjare

Lumenjet jasht shtratit kan dale

me denese lotojne

dhe me nuk durojne

 

Shqiponjat jan brengosur per zogjet e saj

Ata janë shprendare rreth botes anembane

Mbetur kanë vetem

Baballaret pranë oxhakut te hirtë fukara

Guret u thyejnë brinjet

Dhe trupin me kockat qe u kanë mbetur gjallë

Mbuluar me nje zhele jorgan

Dhe une i pashprese , i pa pafryme

nen pragun e shtepise sime

Jam vrare.

 

Me ze te çjerrur e te ngrisur therras

Me jep doren o vella!

me jep doren o vella!

Ne ditet me shi

Me QIELLIN e nxire

Me jep doren o vella

Me termete e vullkane

Jemi nje o Shqiperia Nanë

 

Me jep doren o vella

Vetem ti ma njef zerin, dhe fytyren

Ngjyren e dhembjet shekullore

Kockat dhe lekuren e vuajtur

Se ujqerit tane gjithmone

duan te na shqyejn e te na hane te gjalle

Por prap me te forte do rikembem

Do shtrengojme fuqit e pampshtura si gjithmone

Duke u lartesuar drejt qiellit si

SHQIPONJAT tona krenare

Qe nuk mposhten kurrë.

 

SHBA, më 28 Nëntor 2019

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here