ME TË ZBARDHUR DRITA . POEZI NGA VALBONA R. HADRI

NGA VALBONA R. HADRI

DËSHIRA TË VONUARA

Dua t’i them heshtjes diçka,
por më mungon, koha e fjalës.
Dua të tretem bashkë me buzëqeshjen,
por më mungon titulli i këngës së pakëndume.

Dua ta qëndis pamjen,
me fije mëngjesi
Por s’më le muzgu t’i shoh fytyrën.
Dua ta këpus lulnajën e artë,
por më ka tradhëtuar aroma.

Dua ta hap harkun e portës,
për tu takuar ballë për ballë me ujkun e përralllës,
por shtëpia buzë detit ende grindet me erërat.

Dua të takohem me kohën time të humbur,
por faqet e fundit të ditarit janë ende të pashkruara.

NDODHI

Rruga e kthimit
U bë ankth.
Ajo zuri ta parafytyronte
fatkeqësinë, pa ditur nga ta fillonte jetën.

Ankthi e shqetësoj kur dëgjoj
kumtiin e hidhur duke e gostitur pamjen e saj me lot zemre të coptuar.

E heshtur ndjeu pamjen e rrufesë në përvëlim të fytyrës engjëllore.

Askujt nuk i mbushej mendja
se përfundimi i rrëfimit do të mbyllej me udhëtimin e valëve në pellgun e qelbur.

Edhe pse mungonte melodia e zërit të fikur.
niveli i durimit pasqyrohej me besueshmëri në karakterin e saj.

ME TË ZBARDHUR DRITA

Ngrohtësia e rrezeve gjallëroj imazhet e pikturuara me pamje nusërore .

Duke kërkuar,
Copëza dashurie,
Më rrëmbeu mrekullia e skalitur me ngjyrë të bardhë në gjethe kumbulle.

Ndërsa ajo rozë reflektonte magjishëm,
e mbështjellë me aromë freskie bashkë me praninë e stinës më të bukur.

Nën tingujt e valëve të lumit zëri i lajmëtarit përcillej
duke shtegëtuar luginës së bukur të lumbardhit.

E dua dhe do ta dua përgjithmonë madhështinë e dhuratës së shpirtit hyjnor.
Ku engjujt bashkë me frymën e shenjtë përmbushin rrëfimin
e të kuptuarit JETË.

PËRBALLË JETËS

Drita vijëzohet në fytyrën e saj,
Duke zhdukur çdo hije të mbetur.
Ajo shtrëngon lapsin mbi gishtat e bardhë dhe diçka shkruan mbi letër.

Herë pas here kafshon, buzët e holla.
Do t’i mbajë sekret edhe vetës
Për njerêzit si hije me helme si bolla dhe kthinat e heshtjes.

Donte të mbetej luftëtare e kohës,
Në epokën fatzezë të gënjeshtrës.

Kish luftuar me kohën dhe njerëzit e saj.
Kish marrë plagë pa fund në përleshje.
Deshi të ishte e vetme mes heshtjes,
Si një dhimbje pa fund, e përjetshme.

Shumë më vonë e kuptoj çfarë ishte globi
Dhe kjo botë se si funksionon
Pa shkëlqim.dhe fjalë të sinqerta.
Përballë njerëzve me shpirt si demon

E vetmuar e heshtur pranë sofrës,
Mediton dhe si bëhet të haj
Hipokritet bëjnë ligjin në botë
Ç’mund të bëj me sinqeritetin e saj.

Valë kujtimesh shkrepëtijnë në mendime.
Nëpër qiej ka shumë re dhe shi,
Koha ecën, çdo çast nëpër mjegull
Fytyrëvrenjtur dhe sy plot mërzi.