Mehmet Mehmetaj : Roli i popullit të Tropojës në Luftën për Çlirimin e Kosovës 1998-1999

25 VJET KOSOVA SHTET

Roli i popullit të Tropojës në Luftën për Çlirimin e Kosovës 1998-1999

Nga Mehmet Mehmetaj

Kombi pati fatin me te madh te historise se ekzistences se tij me Kosoven shtet. Ishte Tropoja dardane si shpesh here ne historine e saj ti jape dhe kete radhe kuptim shprehjes ,, Aty Krisi aty pushoi,, pasi me bijte e saj me dhe pa uniforme – priti, trajnoi, mbeshteti, luftoi dhe finalizoi ne bashkepunim te ngushte me bijet e kosoves ofensiven toksore me epiqender rajonin e Koshares, aty u pane per here te pare njerzit me uniforme te UCK-se, aty u trajnuan grupet e para, aty u rrokullisen me se pari piramidat , aty shqiptaret u bashkuan ne ofensiven e pare ne front te rregullte ndaj nje pushtuesi per tre muaj rrjesht. Angazhimi I plote dhe pa ekujvok I Brigades Kembesorise Tropoje dhe mbare popullsise se Tropojes do te ishte e pa shoqe e gjithanshme dhe jetike per kete ofensive. Operacionet e zhvilluara per Mbeshtetje me zjarr ne dy raste,-mbeshtetje me trajnim,- kerkim- shpetim 48oresh,- mbeshtetje logjistike, mbeshtetje mjeksore,-mbeshtetje per siguri, -Pritjen,transportin dhe sistemimin e te shperngulurve nga Kosova do te plotsonin ne menyren me te mire nevojat e nje offensive toksore qe ajo te perparonte dhe ti shkaktonte armikut deme te medha duke e dekurajuar ate aq sa dhe Nato ne ajer. Kontributi I jashtezakonshem I shtabit te BrK, komandantve te reparteve e gjithe efiktivit ushtar e reservist e vecanarisht komandantit te saj N/kolonel Halil Kucana I ketij ushtaraku model, patrioti te madh qe te gjithe se bashku paten si busull gjate gjithe kesaj perjudhe kushtetuten e kombit qe te finalizohej gjithshka ne te mire te Kosoves. Dita fillonte si gjithnje me komunikaten ,pike e pare e se ciles situata ne vijen e pare,problemet qe kerkonin zgjidhje, per te vijuar me tej me situaten ne pergjithsi. Njesia do te angazhohej dhe do te finalizonte nje sere operacionesh ne mbeshtetje te kesaj offensive:
1.
Opercionet per TRAJNIMIN. Do te ishte nje numer I madh I kuadrove te spikatur dhe shume te afte te kesaj njesie qe do te sterviste e pregatiste qitsat e pare me pushke ,artileri kunderajrore dhe artileri tokesore. Dhane kontribut te pa shoq ne kete drejtim major Riza Demushi, Major Petrit Rrahmani, Major Isa Kulici,Major Halit Doci, kapiten Kujtim Vatoci, Kapiten Besim Kucana, Major Rakip Sadiku …… e shume te tjere. Kulmin do te arrinte pregatitja e paisja me deshmi te ekujpazheve te nje kompani tankesh , qe ndonse me zero limit karburanti per ngarje apo praktike mesimore pasi mendonim qe kenaqsia jone do te arrinte kulmin kur zinxhiret e tankeve do te kalonin mbi ate vije te mallkuar qe ndante shqiptaret dhe djemte e kosoves martire do te hidheshin ne sulm mbi shka tashme ne blindin e tankut. Meritojne mirnjohje te pakufishme per kete trajnim major Idriz Kuca instruktoret Sokol Osmani, Ilir Logu …e mjafte te tjere.

2.
Operacionet e MBESHTETJES ME ZJARR. Ishin repartet e artilerise dhe te tankeve ne pozicione te perparuara qe do te godisnin me zjarr dy tentative te armikut per krahmarrje ndaj vijes pare duke angazhuar forca speciale te ardhura nga thellsia. Ofensivat e armikut me krahmarrje ne Kamenice dhe Zherke do te deshtonin me turp ne saje te ofensives toksore te vijes dyte konkretishte altilerise dhe tankeve se BrK ku pas zjarrit te perqendruar ne te dy rastet armiku do te zbrapsej ne panik duke lene teknik e matrial luftarak ne fushen e luftes. Krahemarrja e Kamenices dhe masakra me dy te vrare ne shtepite e tyre deshmoret e atdheut Ram Sallahi e Xhemile Sallahi do te ishte tentative me e rrezikshme e armikut per te rimarre teritoret e leshuara me luftim. Ishte pikrisht zjarri I perqendruar I tankeve dhe topave 75mm shoqeruar me kembsori qe do te detyronte armikun te terhiqet ne panik duke lene ne fush-beteje teknike dhe matrial luftarak.

3.

Operacion 48-oresh KERKIM-SHPETIMI. Do te ishte informacioni I ardhur se ne alpet e Tropojes konkretisht ne lartesite e Doberdolit e Sylbices ishin terhequr forca te UCK-se pas luftimeve te ashpra me armikun ne rrafshin e Dukagjinit dhe ishin ne kushte te renda per ushqim, kishte te plagosur e ne kushte te renda atmosferike ku dhe trashsia e debores ishte mbi 2m, do te mjaftonte kaq dhe 60 forcat e gatshme te BrK-se Tropoje me ne krye Major Fran Geci, Major Nuredin Oruci, Kapiten Besnik Kulici per nje kohe record do te fillonin marshimin ne kembe me nga dy racione ushqimore per sejcilin per nje perjudh 2-3 ditore, armatim e municion per te perballur cdo situate ne gryken e bradozhnices-pergjate lumit gashit- Koshutice e poshtme- Doberdol- Sylbice- Pojane- Mullini I Gradit 48 ore pa nderprerje ne mbi 2m debore, temperature nen zero duke arritur te shoqronin pjesrishte keto forca qe kishin zgjedhur te leviznin rrjedhen e lumit tropojes- mullinin e Gradit. Ishte nje nder operacionet e vecanta dhe me te veshtira qe kishte reakizuar ushtria shqiptare dekadat e fundit.

4.

Operacionet e MBESHTETJES LOGJISTIKE. Ishin te panderprera ne cdo moment diten apo naten me apo pa mjetet tona. Ato qene jetike per ekzistencen e ketij fronti, ato bene qe kalibrat 75mm, 90mm, 122mm, 160mm most e pushonin se kenduari mbi armikun, most tu mungonte vaji per pastrim apo furcat(brushat) pas cdo qitje. Sigurimi I ushqimit I vijes pare ne fillimit e veta u pa problem ne vete per arsye te blerjeve ne pakice e dere me dere nuk garantonte furnizimin ne sasi e cmim. Komisioni dy palesh do te finalizonte kontraten me biznesmenin me me emer te tropojes, ushtarakun ne rezerve te ndjerin Avni Hajdarmataj I cili I sherbeu ceshtjes se kosoves me teper se cdo epror ne frontin e luftes duke garantuar furnizim te plote, te sakte, cmime dysheme dhe pavarsisht vonesave ne likujdim. -Gjeje rastin te falenderoj kontributin e pa shoq te heroit kosoves I te ndjerit Afrim Beka (kryeshef logjistike), Bedri Avdiu, Fadilin, Hoxhen, Nezir Lokaj, autorin e e nje libri te pare per betejen e koshares qe ne dy rrjeshta shkruan shume:”per aq kohe sa ne krye te logjistikave ishte major Mehmet Mehmetaj gjithshka per luften e kosoves ishte gratis”… e mjafte te tjere.- Kenaqsia do te arrinte kulmin kur dy garnizone prane njeri- tjetrit konkretisht logjistika e vijes pare dhe bateria e obuzave te vijes dyte te mbrojtjes (efektiv I BrK Tropoje) do te trajtoheshin me ushqim per shume kohe ne nje mence ate te UCK-se duke na u refuzur pranimi I ushqimeve per forcen tone. Ishte I pa shoq kontributi I personelit te logjistikes qe ne cdo perjudhe te dites e nates shpeshe here I shifje vetem duke vrapuar. Nuk mund te rri pa permendur kontributin e madhe te Major Brahim Bucpapa, Major Bedri Doci , te ndjerit kapiten Shkelzen Mustafa, kapiten Kol Ruci, Kapiten Javer Sinani, Rreshter Selim Kulici, Skender Ago….e dhjetra te tjere.

5.

Opercionet e MBESHTETJES MJEKSORE. Do te monitorohej cdo moment I ofensives sulmi, mbrojtje ndaj ofensives se armikut dhe ne sensin se detyrimisht shoqrohej me te vrare e te plagosur . ne menjehere do te merrnim masa urgjente per transport shtese shoqruar ne mjafte raste me personel mjeksore, njoftim per rritje te gadishmerise se spitalit te Tropojes e deri tek kerkesa per transportin ajror me helikoptet ne mjafte raste deri dy here ne dite per te plagosurit rende ne drejtim te Tiranes. dhe perjetonim me dhimje te madhe renjen heroike ne luftime te herojve te kosoves Agim Ramadani e Sali Ceku dhe 138 heronjeve te tjere te kosoves rene ne kete offensive, LAVDI ne jete te jetve te renve per lirine e Kosoves. Do te ishte jetik dhe I pa shoq kontributi I personelit te spitalit te tropojes nen drejtimin e mjekve te pa lodhur e patriot te medhej si te ndjeret Enver Uka e Sokol Sula e shume te tjere qe do te shpetonin jete.

6.

Operacione te MBESHTETJES me SIGURI. Do te ishte I kudondodhuri major Rexhep Kortoci oficeri I devotshem, trim dhe guximtar I pa shoq se bashku nje efektiv te mirepregatitur do te siguronte sigurine e duhur per te gjitha forcat qe operonin ne rajonin e Tropojes diten dhe naten e ne cdo terren. Tropoja me kuadrot ne drejtim e komandim diti qe deri ne fund ruaj erzin e vete duke mos rene prehe e grupazheve brenda qeverise se kosoves apo UCK-se qe u verejten momentet e fundit duke qendruar mbi palet e refuzuar cdo urdher apo bashkepunim qe cenonte ceshtjen kombetare.- Gjeje rastin te falenderoj ishdrejtuasit e Brk N/kolonel Halil Kucana, komandantin e PU Major Rexhep Kortoci, Drejtues ne Policine e Rendit Muharrem Gjyriqi qe refuzuan ndalimin apo carmatosjen e forcave te quajtura FARK.

7.

Operacionet e PRITJES ,TRANSPORTIT dhe SISTEMIMI I te shperngulurve nga Kosova. Bashkepunimi prefekt I pushtetit local me te gjitha strukturat e tjera te ushtrise dhe rendit me qendra pritje qe nga vija e pare ne lartesine e Ujezes, ne Komunen Tropoje dhe qytetin e B.Currit , do te arrihej momenti qe popullsia e Tropojes te trefishohej ku cdo shtepi Tropojane do te hapte dyert duke strehuar mbi 12.000 vellezer e motra te Kosoves. Ishte xhesti me fisnik dhe pergjegjsia maksimale e burrit fisnik, patriotit spikatur, drejtuesit afte te kryetarit bashkise B.curri Sadri Isufi dhe kryetarve te komunave ISA Memiaj,Hamit Navaku,…. Etj, qe Tropoja doli faqebardhe nga kjo situate. Ishim me fat qe te qenurit 40vjet ne uniforme do te merrte kuptim pas ketij kontributi dhe rezultati -KOSOVA SHTET , keshtu e ndjen cdo malesor I Tropojes. – Mbi te gjitha ishte gjaku i derdhur i 29 bijve dhe bijave te Tropojes qe u vendoset ne themelet e saj. LAVDI ne jete te jetve te renve per liri, Mirnjohje pafund atyre qe kontribuan per keto dite qe ka arritur Kosova sot..