Merita Thartori – Kuçi
UNË JAM TI
LULE BORA
(Për Borën)
Lule Bora e mbledh diellin nën gushë,
Me rrumbullaket ngjyra shumë nusëron,
Të miqësoje yje, distanca të shkurtojë,
T’u zgjojë ëndrra, hoje rreth kurorë.
Lule Bora pranverën e pushton,
Qiell i saj i butë, ledhaton,
Gjelbëruar rri dhe kur heshtur dimëron,
Këngë zemre bardhësi e saj dhuron.
Magjia lule borë mbetet jeta,
E qenësia jote e vërteta,
Bota yte tashmë çati e paepur,
Të merr me vete, të bën të ndezur!
DASHURI
Bareshë e vargut desha të jem, T
a nis fjalën gjelbër në pafundësi,
Ta kollotumbja shpirtin në hare,
Të rrëzohesha gjunjë e shpinë.
Gjunjët më ndihmojnë të ngrihem,
Dhe shpina me torbën e thjeshtësisë,
T’u fal të tërëve barin, luledelen, zemrën,
Diellin që gjithkund ndan dashuri!
DITË VERE
Cicërimat po mbretërojnë mëngjesin,
Dhe e hedhin vallen varg,
Ditë vere si një zgjua kënge,
Ndezur dhe gjuhë ar.
Frymë e tokës afshi i jetës,
Manushaqe mbushur aromë,
Zemra ikën bashkë me diellin,
Jeta mbetet himni jonë!
TË QESHË DIELLI
Sa desha të jem një lule portokall,
Degë trëndafili që shpon në shpirt,
Një copëz ëndërr në qepallat që s’flenë,
Një puthje kur bota mban frymë.
Jam këtu harruar e lutem si një murg,
Si fjalë penguar diku me durim,
Si një mall i kyçur pa hënë e pa yll,
Sa pres të ngjallem e të ndris.
Ta marr me të mirë zemrën luleflakë,
Pelerinën e mrekullisë botës rreth në krahë,
Bukën e dashurisë të bekoj si një papë,
Shërimi të kthehet, dielli të qeshë prapë!
NJË USHTARI (Rënë në luftë)
Ai ishte një djalosh ushtar,
Ishte pema në atë lëndinë,
Ku kujdesi i kujtimeve të zemrës,
I ngjante hijes së pemës,
Zgjerohej, zhvendosej, zvogëlohej,
Ashtu si fytyra e jetës,
Që lind foshnja dhe djem të lirë,
Burrëron!
UNË NJË LOTUS
Tradhëtoj veten me marrëzitë e tua,
Në frazat që zbulojnë babëzi,
Miqësia tek matet me thërrime,
Mbytur në botën tënde fantazi.
Ulu në tokë e dashur e kupto dritën,
Krijesën e saj me admirim,
Rrëfeju se bunkeri i së keqes,
Errëson edhe zemrën më të mirë.
Veten shpërfaq tradhëtuar,
Tek lëshoj lotin në lëndim,
Ngjallem si Feniks urtuar,
Unë një lotus lind si çdo agim!
TI NJERI
Merre diellin në duar,
Ruaje botën mrekullisht,
Guxo në humnera pararendës,
Ti njeri shpirtlirë.
Kulmoje forcën e mendjes,
Kujdesin shpërfaqe suferinë,
Ti që parzmore heroi,
Fle lulëkuqe, zgjohesh trëndelinë!
JETA DHE ZOGJTË
Hutuar mbetem nga fluturimi i zogjve,
Ç’ua dua emrat përsëris,
Ato gjithmonë dashuruar me qiejt,
Ato me shpirtin drejt lirisë.
T’u ngjaj zogjve pse kaq shumë dua,
Ndërsa qiellin përqafuar mbaj në krahë,
Jeta dhe zogjtë një fluturim kohësh,
Jeta dhe zogjtë një këngë!
BETIM FËMINOR
U betuam në anë të pyllit,
Pemët, bari, gurgullimë e përroit mbanin vesh,
Zogjtë mësuan ç’është premtimi,
Gjethet u shtruan gjithë sy e veshë.
Dhe gëzimi u kthye në ylber,
Preku male e lartësi gjer në muzg,
Miqësi nisur si betim fëmijësh,
E veshi jetën me shprese e nur.
Kështu na mësuan gjyshet zemër mira,
Të duam, të falim, të prekim miqësi,
Një jetë e ndarë me fjalë nderi,
Një portë ku trokitet në përjetësi!
DIELLI
Hyj në zemër të diellit,
E marr në duar dhe kokën zë,
S’dua ta ndaj me askënd këtë magji të prushtë,
Që lirinë time të mendimit fal,
Dhe errësirën verbon!