Metila Dervishi: Prof. Peçi meriton një Qendër te posacme studimore në Shqipëri, me emrin e tij

Kujtojmë sot, 1 Mars, 2025, premierën e Koncertit për Piano, GEA 2551 Piano Concerto No.5 të Prof. Aleksandër Pecit.
Prof. i teknikave bashkëkohore dhe i sistemeve të reja kompozicionale, tashmë i konsoliduar prej kohësh edhe në skenat botërore, ku vepra e tij interpretohet gjithnjë e më shumë.

Prof. Peci, nuk ndalet dhe veprat e tij sic e kemi parë dhe ndjekur të gjithë, jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe media, duke konstatur të gjithë, se intensiteti i punës së tij krijuese është i përmasave madhore, ashtu si intensiteti, janë dhe premierat dhe ekzekutimet që i bëhen veprave të tij në tërë skenat botërore, duke u bërë sic jemi shprehur edhe më parë kompozitori ‘më i kërkuar’ shqiptar, dhe më i ekzekutuari nga interpretët profesionist botëror.
Rikthejmë vështrimin dhe rikujtojmë GEA Piano concert no.5, premiera e të cilit ka qenë , më 1 Mars 2023 në skenën e TOB, nga Orkestra e Forcave të Armatosura në TOB, nën dirizhimin e Harlen Nikolli, solist pianisit virtuoz Pascal Gallet (Paskal Gale).

Një vepër që u shoqërua me ovacione dhe u mirëprit nga publiku me duartrokitje të zjarrta e sjell e rikthejme në vemendje sepse ka një peshë historike për vlerat, teknikat, konceptet që mbart.

Koncerti që zgjat thuajse 40 –Minuta, ndahet në dy kohë.
Koha e parë e konceptuar si formë më variacione, me një tingullim futuristik, përmban 9 variacione, ku kompozitori zgjedh 9, tituj të përvecëm, konkretisht;
Var. 1 New Gregorian
Var. 2 Var Yjor
Var . 3 variacion Cartesian
Var. 4 New Byzantin
Var. 5 New Mozartian
Var. 6 intermexo
Var . 7 Spectro kabaistik
Var . 8 Rendofone
Var . 9 New Thechology

Dhe koha e dytë e titulluar ‘Rendofone’, rendje e tingullit një forme Rondo me disa episode.
Ajo që bën përshypje dhe është e dukshmë është se autori sjell thuajse teknikat kompozicionale të modeleve më të fortë të historisë së muzikës botërore, me një njohuri që i kalon kufijtë e epokave dhe i adapton dhe elaboruon në një teknike peçiane…
E ndër të tjera, Ne që ndjekim krijimtarinë e prof. Peçit dhe nga publikimet dhe bisedat me të n’a bën përshtypje sidomos një sistem, platformë që mban vulën e tij, e ashtuquajtur KABAISËM. Dhe për të konfirmuar atë që përmenda më sipër për teknikat e reja kompozicionale të prof.Pecit duhet të themi që Muzika kabaistike ( Kabaïsmi) është një drejtim që Maestro Peçi ndjek në muzikën e tij. Sic e dijmë, emërtimi lidhet me rrënjët në polifoninë vokale shqiptare Kabá, një zhanër instrumental popullor i interpretuar nga një ansambël i vogël i drejtuar shpesh nga violina dhe klarineta. Sic flet edhe Prof. Peçi për muzikën shqiptare, të cilën e ka studiuar kohë pas kohë në cdo qelizë, Kabá-ja shqiptare pasqyron frymën në valët e saj të shumta nga djepi në varr.
Aleksandër Peçi e trajton këtë “lakrimozë” të lashtë dhe e shndërron atë në mënyrë polifonike në universin e tij KABAIZMI të shekullit të ‘21-të, duke hequr muskulaturën metronomike, diagramin metrikë, që e bën muzikën të notojë në hapësirë pa e lejuar dëgjuesin të perceptojë nënndarjet metrike, duke hequr, pra, pikat muzikore. Kështu, muzika e tij jeton në domenin hapësinor, por jo në domenin metrikë. Kabaizmi i Peçit e përthye dhimbjen e lashtë në një kaleidoskop drite-hije, për t’i dhënë sinjale banesës së shpirtit, Peçi i shkurtoi dhe kristalizoi këto ide të reja në logon e mëposhtme kompozicionale: Poligraviti CC2Composition. KABAISMI është një dialog midis njeriut në tokë dhe shpirtit ose shpirtrave në qiell.

Një eurdit i padiskutueshëm i kompozicionit shqiptar, prof. Peci, jo vetëm që është një novator i pandalshëm, jo vetëm, është një futurist me teknike avangarde, por sfidon dhe kohën duke sjellë edhe një koncert, se si ai e imagjinon kompozicionin, teknikat dhe muzikën në vitin 2551, me një imagjinatë holliëood-iane…
Të ardhmen nuk e parashikojmë dot, por dijmë të themi që Prof. Peci është një aset, një personalitet i pandalshëm që jep kontributin maksimal në këtë drejtim në vendin e tij dhe a është ky shkrim shterues, jo aspak, sepse krijimtaria e prof. Pecit, që vetë ai e ndan në dy Faza të mëdha, nevojitet ketë, studime, analiza, të vazhdueshme, dhe madje, po e them sot publikisht, me dëshirën e një studiuese dhe muzikologeje shqiptare, që persona që kanë kaq shumë dimensione për t’u parë, teknika që vetëm rrisin e rrisin nivelin kompozicional shqiptar e shumë, shumë arsye të tjera, që i cekëm pak në këtë shkrim, hedh idenë që Prof. Peçi meriton një Qendër te posacme studimore në Shqipëri, me emrin e tij, ku arti i tij muzikor dhe veprat dhe laboratori i tij kompozicional të studiohet vazhdimisht e vazhdimisht nga një sërë studiuesish.
Ndërkohë Ju ftoj të dëgjoni edhe njëhërë veprën GEA2551 dhe uroj së shpejti realizim të këtij koncerti në skenat më të mira botërore!

Shënim:
Ky shkrim është realizuar edhe nga diskutimet e bëra me Prof. Peçin.