Mirash Martinoviç, Podgoricë: ORET E VITIT TË RI, poezi. Përktheu: Qazim Muja

ORET E VITIT TË RI

Bisedë në mesnatë, me shkrimtarin Tomas Celan…

Jashtë muzikë
Njerëzit po gëzohen
Muzikë
E unë nuk mund
Të fle
E as të gëzohem
Mendoj
Për fëmijët në Gaza
Fëmijët e uritur
Për pjatat bosh
Me të cilat
Po kthehen në shtëpi
E shtëpi nuk ka
Për babën që thotë
Pesë i kam
Nuk kam asgjë
T’u jap për darkë
Të uritur janë
Çfarë babai jam unë
Kur atyre
Nuk iu sigurova darkën
O Zot
Nëse ekziston
Bëjeni që të kam e
T’u jap darkë
Si të fle dhe si
Të gëzohem
Kur dëgjoj këta
Dhe shoh
Çfarë është kjo natë
Ku është dita
Më shikojnë
Nëna ka kohët që
U ka vdekur
Dhe fle diku
Nën rrënoja
Rrëfen babai
E ata mendojnë
Se do të vijë
Në natën e Vitit të Ri
O Paul
Po lexoj librin tënd
Tatim i zi ure
Mendoj për Palestinën
Pyes veten
Kush është ai që
Tatim ure paguan
Në ujë të zi pa varkë
Në tokë të shkretë pa shtëpi
O ndriçues
Në kohë të errëta
O poeti Paul Celan
Po e ndjej si
Po lëviz në varr
Po fillojnë të shndrisin
Fjalët e tua
Më i madhi je
E aq modest
Dhe prandaj o Celan
Ti di gjithçka për vdekjen
Edhe nga vjen
Ai mjeshtri kositës
Dhe si përfunduan
Babai yt dhe nëna jote
E ku është hiri i tyre
Pyete gjithë jetën
Duke gjurmuar për të
Shkrove poezi
Duke mbushur
Boshllëkun që
Zgjerohej në ty dhe rreth teje
Ishte punë e vështirë kjo
Më e vështira e mundshme
Mbi të gjitha
Këngët janë dëshmitare
Ata veçse nuk mund
Të mashtrojnë
Tarifa e zezë e urës
Në Epokën e zezë
Dhe bash kur mendoj
Për Palestinën
Dhe fëmijët
Fëmijët e uritur
Me sy bosh dhe
Enët bosh
Dhe ti
Në orën e mesnatës
TI
Shpirti yt
Çdo gjë përsëritet
Tani po vrasin ata
Të cilët i vrisnin
Përse
Përse duhet kështu
Nuk është rastësi
Që Shpirti yt
U paraqit
Në mbrëmje
Dhe këtë në atë të Vitit të Ri
Erdhi
Nga yjet apo
Nga toka
Ti je mes yjeve
Edhe në tokë
Kudo shpirti yt
Dhe pikërisht për këtë
Se je Celan-i
Se e kupton
Kjo natë është plot vdekje
O Paul
Fjalët e gurëzuara
Heshtin
Nuk dinë çfarë të thonë
Zëri yt
Ç’gurëzohet
Dhe pyet
Kush jam unë dhe kush je ti
Ku ndodhemi kështu
Në cilin vend
Në çfarë kohe
Zëri yt
O Celan

31 dhjetor 2023/1 janar 2024

Nga libri VDEKJA NË GAZA