Moderatorja Albana Osmani dhe libri i saj: “Çika në betejë me Inteligjencën Artificiale” , roman fantastiko-shkencor

Rreth Librit

Çika në betejë me Inteligjencën Artificiale

Një aventurë epike nga autorja Albana Osmani. Ilustruar prej saj ne nje forme shume vizionare , dedikuar të rinjve dhe atyre që shohin nga e ardhmja!
Historia daton në vitin 2117… Planeti Tokë ka pësuar ndryshime të paimagjinueshme. Një rendi i ri, i drejtuar nga qeveria ndërplanetare, ë,shtë vënë prej kohësh në kërkim të elementit që do t’u sigurojë fuqinë dhe epërsinë e plotë. Pjesëza e munguar fshihet te një vajzë, i është tejçuar asaj kohë më parë, aty në cepin idilik mes maleve.
Romani fantastiko-shkencor ndjek përballjen e paepur të një grupi të rinjsh me Inteligjencën Artificiale, që mund të cilësohet, pa dyshim, si beteja më e ashpër e kohës!
Rreth Autores – Albana Osmani
ALBANA OSMANI është personazh i njohur i televizionit. Ajo spikati që herët si imazh i dashur për publikun, për t’u kthyer ndër figurat që shkruan historinë e revolucionit të televizionit dhe të medies novatore e moderne. Shkollën e mesme e kreu në liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë, ndërsa në tej ndoqi studimet e larta në Akademinë e Arteve për Arte vizuale.
Karriera e saj do të niste menjëherë në “Top Channel”, ku, për 17 vjet, prezantoi shumë prej formateve për të rinj, një pjesë e mirë e të cilëve mbajnë autorsinë e saj, si: “Select” dhe “Kupid” dhe festivalet e muzikës moderne “Top Fest”. Po ashtu, ajo ka marrë pjesë në talk show-n “Top Show” në rolin e opinionistes, si dhe ka drejtuar me sukses programet “Ti vlen”, “Albanians Got Talent”, “Fiks fare”.
Vitet e fundit, Albana Osmani u bë nismëtarja dhe udhëheqësja e fushatës humanitare “Ti je një luledielli”, që shpejt solli themelimin e organizatës “You Are a Sunflower” www.youareasunflower.org, për t’u ardhur në ndihmë mijëra fëmijëve në vështirësi në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Fondacioni u vlerësua me çmimin “Kampionët e Europës Juglindore dhe Ballkanit” nga RCC.
Prej vitit 2019, Albana Osmani është Drejtore Artistike dhe Dizajnuese e markës së suksesshme franceze “Reine Ana” www.reineana.com.
Më së fundi, Albana ka botuar librin e parë të zhanrit fantastiko-shkencor, “Çika në betejë me Inteligjencën Artificiale”, një roman pasuruar me ilustrimet e vetë autores.