Vetë Tropoja poezi
Vetë Tropoja poezi
Djem e vajza bukuri
Do të thur vargje për ty
Moj e bukura malësi
Vij nga Londra në Tropojë
Për të folë gojë më gojë
Bukurinë me ta shijue
Eshte ky vend që më rriti mue
Uje i Valbonës m’ka freskue
Gurrë më gurrë, krue më krue
Ti Tropojë më ke dhanë nder
Cikë e jote do t’jem përherë
Kudo t’jem anë e anë botës
Jam e jotja jam e votrës
Cikë e jotja jam Tropojë
Edhe në bote t’kam dhanë jehonë
Me atë pamje madhështore
Në për botë guida jote
Ti Tropojë je e bekueme
Copëza yjesh e ndertueme
Si në dimër si në verë
Bukuri do t’kesh përherë
Lum për ne qe të kem ty
Midis nesh je krenari
Pamje jote madhështi!
Unë jam çika e malësisë
Unë jam çika e Malësisë
Bukur Zoti m’ka qendisë
M’ka qendis si mjalti n’hojë
Lumja unë, jam çikë Tropoje
Pasha ty e pasha mue
Ka nis syni me lotue
Hajde çik, ti ardhsh e bardhë
Nuk ta lamë, lotin me dalë
Unë jam çika e malësisë
Për ty thur vargje çdo ditë
Jam rrit n’Bujan, breg t’Valbonës
Çikë e rritme, n’Malësi t’Gjakovës
Çikë malsore për bukuri
Lum Tropoja që m’ka bijë
Asnjëherë se ndali turrin
Se jam çikë e Bajram Currit
I përkulem Tyrbes e Teqes
Se jam bija e Avdi Rexhës
Me freski n’majë t’Shkëlzenit
Dervish Luzhës e Rexhep Belit
Si zanë mali m’rriti Tropoja
N’ato troje më fisnike
Shumë përmallshëm i kujtoj
Ato vende ku jam rrit
Fort me mall më thrret Valbona
Hajde bijë mos u vono
Në Tropojë janë rranjët tona
Vendin tand, kurrë mos e harro
Moj Valbonë, me ujë kristali
Orteg bore kam me ardhë
Më prit mu se shpejt do t’vij
T’flas me ty nja dy-tri fjalë
E di mirë, sa jam mërzitë
Për ty moj malësia ime
Kur të vij unë atë ditë
Gëzim, hare n’Tropojën time
Unë jam çika e Malësisë
Do t’thur kangë e poezi
Se kshtu m’soj Tropoja ime
Jam krenare, malësi për ty
O Tropojë, Tropojë bujare
Hije t’ka, kapuçi i bardhë
Hijeshinë ja shtojnë malësisë
Bjeshkt e nalta, ngrihen në majë
Unë jam çika e malësisë
Të gjithë botës ti tregoj
Kurdis telat e çiftelisë
Për Tropojën do këndoj…
19.06.2020 Londër
Moj Tropojë e bukra ime
Moj Tropojë e bukura ime
Sa herë malli më merr për ty
Dalë shikoj yjet në qiell
Vetëm hana është si ti
Ti më linde moj Tropojë
Në ty qava edhe qesha
Kudo shkova nëpër botë
Si Tropojën asnji nuk deshta
Moj Tropojë moj zanë e malit
Kush në botë nuk të don ty
Ti je bukuri prej arit
E skalitur në flori
Dal përjashta flas me qiellin
Bukuri të madhe ke
Kudo lëshon rrezet e diellit
Midis teje jemi edhe ne
Moj Tropojë me muzikë vale
Që përplas Valbona jonë
Ushtojnë kepat lart në male
Bashkë me bjeshkët po vallzojnë
Maja e hekurave thërret Shkëlzenin
Ku i kem djemtë e çikat tona
Të mblidhen t’gjithë e t’ushtojnë malet
Pasuri i ka Tropoja
Moj Tropojë, Tropoja ime
Ke nxjerr koka dhe shumë trima
Nuk përshkruhen dot me fjalë
Kreshnikë malesh si vetëtima
Këndoj për ty dhe qaj në ty
Aty kam kujtimet t’mia
Jam krenare kujt do ti them
E Tropojës jam e bija
Nisi t’shkruj e t’thur levdata
Për Tropojë bukuri t’sajë
Nisi ditën e më zan nata
Mendjen n’ty Tropojë e mbaj
Aty kemi çdo gja në jetë
Kemi vëllezër kemi motra
Kemi gjakun tonë komplet
Kemi të gjallë, kemi t’vdekur
Moj Tropojë çdo gja e bukur
Zoti ty ti ka dhuru
Shqiponjat dalin nga shkrepat
N’Tropojë nisin me fluturu
Lum për ne që ty të kemi
Edhe ti që ne na ke
S’ka ma t’bukur se Tropoja
Me kërku në qiell e n’dhe
Moj Tropojë, e bukura ime
Fjalt’ për ty nuk i mbaroj
Sa të jem unë bija jote
Do të shkruaj dhe nuk pushoj…
11 maj 2020 Londër
Kulla e Bardhë e Avdi Rexhës
Bjeshktë e nalta kanë çu fjalë
A ta kndojmë burra një kangë
Në mes t’malsisë, në Bujan t’Madh
Krenare është një kullë e bardhë
Kullë e bardhë, ndërtu me gjak
Avdi Rexha e pat bajrak
Bajrak e pat, bajrak e la
Midis Malesisë, qëndron kala
Thrrasin malet, lëshojnë piskam
Avdi Rexhës, me i këndu kangë
Një kangë t’re, po du nis
Me ja dridh telat sharkisë
S’është kollaj për ty me këndue
Me dit fjalt për me i rreshtue
Me i rëndit e me i vu n’kangë
Avdi Rexha burrë i rrallë
Boll fjalë kena me këndu për ty
Prej kur ishe i vogël fëmijë
Jeta t’solli një mallkim
Qysh tre vjeç mbete jetim
N’oda burrash, te rriti baba
Mirë të mësoj se si është fjala
More shkollë, msimet e jetës
Burrë i fjalës, burrë i besës
Tropojë legjendë e herioke
Lum për burrat që ti rrite
Të dha Zoti boll mrekulli
Familje t’madhe me dhjetë femijë
Vuajte shumë në diktaturë
Emri yt s’u perkul kurrë
Mbrapa viteve 90-të
Ndryshim mori jeta shpejt
Për 30 vite me radhë
Avdi Rexha anë për anë
Si n’Kosovë edhe n’Shqipëri
Qindra gjaqe pajtove Ti
E pa drejtë jeta me ty
Ti mori vdekja tre djem të ri
Tre djem t’ikën ma t’mirën moshë
Kurrë në sy nuk të pamë lot
N’oda burrash e në kuvend ,
Fjalë me peshë kanë zanë vend
Ka dhanë prova n’ditë t’vështira
Lind prej Zoti me ba veç t’mira
Sa mirë punëve ua dite rendin
Tanë Malesia e përmendin
E përmendin dhe e kërkojnë
Fjalët e tij nuk i harrojnë
Misionar, pajtim në gjaqe
Mësimi i tij ish veç për paqe
Hije i kishte fjala e burrit
Qytetar Nderi i Bajram Currit
Rrit në bjeshkë, male me borë
Burrë i mençun, shekullore
Me mbyll plagë, e me hap shtigje
Një me ba Shqipërinë etnike
Avdi Rexha pat thanë një fjalë
Kush e don Avdinë, të gjallë
Ti bajnë vepra, fjalët e mia
Midis jush do te jem Avdia
Nëpër sofra te burrnisë
Do i mungojë një burrë Malësisë
Burrë i fortë i Malesisë Gjakovës
Avdi Rexha, Bujanit Tropojës
Rrotull kreshtat lëshojnë piskame
Avdi Rexha është i gjallë
Nder i fisit, e i shoqërisë
Krenari e tanë Malësisë
I tha vdekjes do të dorëzohem
Shtratit kurrë nuk nënshtrohem
Ke lanë fjalë, ke lanë thesar
Ti trashëgofshin brezat me radhë
Me trimëri, me burrëri
Avdi Rexha, mbyll jetën e tij
Këtu po i mbyll vargjet e mia
E ka radhën çiftelia
I përjetshëm o Avdi Rexha
Tu këndoftë kanga, sa të jetë jeta…
25 maj 2020
5-mujori i ndarjes nga jeta
të babait Avdi Rexha.
Dedikuar tre yjeve të bukur të nanës
Tre yje të bukur
Nga qielli më ranë
O sa jam e lumtur
Kur më thërrasin nanë
Ma ndryshuan jetën
Me dhanë shumë gëzim
O sa shumë i dua
Shpirtat e shpirtit tim
Dy mbesa si flutura
Një nip si pëllumb
O Zot sa më gëzove
Që i solle te unë
Sa shpejt kaloj koha
Ju më rritët mua
S’paska gjë më t’bukur
Kur m’thoni nanë të dua
U rritët shumë shpejt
Edhe un me ju
Jeni gjëja më shtrenjtë
Sa shumë ju du, ju du
Koha ecën dhe vitet kalojnë
Kujtimet më të bukura
Në kalendarin tim
Me ju shënojnë
Si tre lule të bukura
Nana do tu ruaj
Me dashurinë e juaj
Jetën time do ta shuaj
Çdo lule të bukur
Që çel në pranverë
Ju jeni më të bukurit
Gjithmonë do të mbani erë
Aroma e juaj
Do të jetë oksigjen
Gjaku nëpër vena
Jeni shpirti jem
Për mua të vegjël
Do të ngelni përher
Dy flutura dhe pëllumbi
Ju më jepni jetë
Sa jetë të kem
O zemrat e mi
Me ju do të jem
Të shtrenjtat dashuri
I lutem zotit
O Zot i madh
Dy fluturat dhe pëllumbin
Të mirat mos ua ndal
Tu japë jetë
Tu japë shëndet
Të treve së bashku
Me prindërit e vet…
Londër 2020
Shqipëria ime
Rrrugën që unë mora
Për të ardhë tek ti
Ndoshta se mendova
A mundem për tu kthy
S’mendova gjatë
Vendosa te vij
Te shoh Tiranën time
Sa kujtime kam me ty
Tirana ime
E zhurmes e smokut
Por dhe e bukur
Pin kafe në mes bllokut
Shqiperi e bukur
Je nje zonjë e randë
Jemi bijat tuaja
Ty te kemi nanë
Tiranë e metropolit
E zgjeruar shumë
Nje jete e miksuar
Qetë si dhe zhurmë
Të ndryshoj jeta
Ashtu si gjithë botën
Per ty ngrejme dolli
Me verë mbushim gotën
Nje cigare duhan
Nje gotë me raki
Ah sa me shijon
Në Tiranë tek ti
U ktheva në ty
Qava bashkë me vite
Ashtu mbeti loti
Mosha më nuk vinte
Qava bashkë me vitet
Që si ktheva dot
Vitet që më ikën
I ktheva në forcë
Na i kthe ëndërrat
Tiranë në buzeqeshje
Kur të largohem nga ty
Ti marrim me vete
U tremba nga rruga
Për ty që unë mora
Kur të preka me dorë
Atë herë u ngroha
Kryqezova duart
Me lutje pa fund
O zot ndihmoje këtë vend
Shpresat mos ua humb
Endrrat mos të thyhen
Mos t’kthehen në lot
Askund s’gjen më mirë
Se tek vendi i jot
Kur mora rrugën
Nga Londra në Tiranë
Ndoshta s’kthem kurrë
Femijeve ju kam thanë
Pë r mua do të ishte
Vertetë lumturi
Të vdisja në vendin tim
Ketu në Shqipëri
Shpirti do më gjente
Paqe dhe qetësi
Jo më rrugëve të botës
Në ty Albani
Një kurorë me lule
Që të fliste shqip
Parajsën do e gjej
Këtu në vendin tim…
27.07.2020 Tiranë