MUHARREM KURTI, Gjakovë: Po lëmë pas një vit pandemik, shpresojme tek e ardhmja

 

1.Viti 2020, mund të thuhet pa u menduar gjatë, se për shkak të pandemisë globale Covid 19, ishte stresues, ishte izolues dhe pati viktimat e veta njerëzore numerikisht të shumta gjithandej rruzullit tokësor.
Edhe në qytetin tim Gjakovë, si kudo trojeve shqiptare dhe në botë, lajmet nisnin, për vdekjen dhe infektimin me virus. Në to jepeshin shifra alarmante të infektuarve dhe numra tmerruese të vdekurve. Lirisht mund të thuhet, se ishte befasia më e keqe, pandemia, që i ndodhi vitit që po lëmë pas.
Në fillimin e saj, dhe gjatë izolimit gati të plotë në vazhdim, pas ndërprerës së mësimit nëpër shkolla, e kufizimeve të daljes nga shtëpia, vetëm nëntëdhjetë minuta kishim të lejuar, dy herë në ditë, unë iu ktheva dorëshkrimeve të mija dhe përgatita për shtyp romanin tim “Kufiri i gjakut” dhe arrita ta botoj. Po ashtu edhe një libër me poezi e realizova së shkruari dhe së botuari. Qëndrimi në shtëpi, nën trysnin e detyrimit, pati për mua edhe produktivitet krijues, se fitova dy libra.
Njëkohësisht, me kohë të bollshme në dispozicion, shtova të lexuarit, e librave me poezi dhe prozë, të autorëve të mijë të preferuar, vendas dhe botëror.
Pra, nëse kufizimi i daljes përtej shtëpisë ishte i gjatë, e qëndrimi në shtëpi ishte i shumtë, njëzetë e dy orësh në ditë, disa muaj, gjithë natën kohëve të fundit, krijuesi ka pasur mundësi që të gjejë kohë( ajo është e domosdoshme) për të shkruar, për të lexuar letërsi të mirëfilltë, dhe për të shmangur veten nga lajmet e politikës ditor, që tek ne janë një tmerr neveritës.
Me keqardhje mund të thuhet, se pandemia duke marrë jetën parakohshëm të shumë miqve tanë, na nxiti dhe rriti pikëllimin për ta. Na bëri të vetëdijshëm, se jeta është e përkohshme, se atë mund ta këpus edhe një virus mikroskopik pamëshire.

2.Vitin i ri 2021, uroj nga zemra të vije i bardhë! Ky vit i ri, do të dëshiroja të sjellë mirësi dhe qetësi, për të gjithë. Lus Zotin të ketë më pak pandemi, ose, sa më pak virus Korona, sa ma pak politizim ditor, sa më pak varfëri në jetën tonë! Dhe të ketë sa më shumë mirëkuptim dhe dashuri ndaj njeri tjetrit, sa më shumë të na kthehet zhvillimi ekonomik dhe liria e plotë, pa të cilët nuk ka kuptim jeta! Për ne letrarët sjelltë frymëzim dhe begati krijuese! Nëpërmjet Nacional, popullit tim të dashur i uroj festat e fundvitit! Uroj të festohet pa shqetësime dhe në gjirin familjar! Gëzuar!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here