Mustaqet e diktatorit. Tregim nga  Orhan Sakiqi

 

 

Vilsonin e kam patur shok në shkollën 7 vjecare Kristoforidhi. Bashkë kemi luajtur  në tenis ‘Nallbani’, si edhe footboll me topa lecke në fushën e pamatë të shallvares,  bashkë jemi ngritur herët në mëngjez për të përsëritur mësimet ose për ti drejtuar pyetje njëri tjetrit në kohë të provimeve.

Ardhja e tij në klasën e katërt ishte dicka e vecantë. Në mesin e vitit shkollor e paharruara mësuesja e jonë Sofika Falli sjell një nxënës dhe na e prezanton kështu : Vilsoni është në klasën e tretë por me që ka arritje shumë të mira që i kalojnë dijenitë e asaj klase kemi menduar ta kalojmë një vit, pa mbaruar viti shkollor nga klasa e tretë në të katërtën. Vilsoni na bëri për vete menjëherë. Ishte me flokë të verdha, vështrim të ngrohtë dhe që ditën e parë fliste sikur ishim njohur prej kohe.

Mbi të gjitha kishte një përqasje humori dhe imitimi miqësor të mësuesve të shokëve dhe aktorëve të teatrit të kinemasëestradës  etj. E shikonte mjedisin për rreth me sy kritik dhe menjëherë e kthente në humor.Kjo është një veti që pak ekanë të japë gëzim kur të mungon. Totoja i madh ka thënë se cfarë është lumturia ; disa caste harrimi,dhe Vilsoni na jepte shumë caste harrimi shumë lumturi.

Vitet rrodhën dhe mbas mbarimit të shtatë vjecares morëm rrugë të ndryshme.U larguam edhe me shtëpi. Vilsoni mori rrugën e artit, aftësi që i kishte shfaqur me kohë. Më  shumë si aktor në Estradën e Ushtarit një grup artistik i pëlqyer për kohën, që i luante shfaqjet në një godinë në krye të rrugës së Kavajës aty ku sot është dhoma e tregtisë. Takoheshim rradhë më tepër kur shikonim shfaqjen e tij.

Nga mesi i viteve 70 një shok i përbashkët më tha; More vesh Vilsoni i jonë i ka vënë mustaqe udhëheqësit të madh. U habita! Mos luaj me të tilla gjëra i thashë. Jo atij vetë si person, dhe qeshi, por bustit të tij. Shumë e guximshme, deri në të pa besueshme. Mbase ka qenë ndonjë rrol por edhe kjo nuk shkonte. Sigurisht nuk mund ta kërkonim për ta pyetur se e rëndonim më shumë, por e sigurtë që ndodhia ishte dicka e padëgjuar. Ta ketë bërë me humor se aktor humori ishte por a bëhet humor me udhëheqsin e madh? Sidoqoftë për ngjarjen u fol mjaft në Tiranë dhe jo vetëm në mjediset artistike.

Vitet rrodhën përseri dhe tani jemi përsëri fqinjë me Vilsonin këtu në lagjen e Shallvares por tani pa fushën e saj, pa tenis Nallbanin dhe më e trishtueshme pa shumë shokë të vjetër të fëmirisë  që i kujtojmë me mall. Tani e pyeta pa ‘drojtje’ për mustaqet e shefit të madh dhe ja cfarë më tregoi:

Ishte viti 1974 kur ishte zbuluar ‘puci’ në ushtri. Estrada e jonë jepte cfaqje për rrepartet ushtarake por edhe për qytetin sepse me aktorë këngëtarë dhe akrobatë të mire ishim të mirëpritur kudo. Atë mbrëmje, kur ndodhi historia ime, do të jepnim cfaqje në Librazhd. Në podium  të sallës si kudo ishte busti i udhëheqësit që ne me kujdes e hoqëm dhe e vendosëm në mjediset e brëndëshme . Nuk mund të qëndronte aty në një cfaqje estrade.

Po luanim pjesën e Cajupit Klubi i Selanikut  dhe unë luaja disa rrole. Hyja dhe dilja në skenë me nxitim duke pasur pak kohë për ndërrim veshje aq më tepër se nuk  kishte një dhomëtë vecantë zhveshje dhe trukimi për ne. Salla nuk ishte e përshtatëshme për cfaqje artistike. Edhe rrobet tona ishin varur me gozhda ngulur në mur. Në mes të dhomës në këte rrëmujë ishte busti i udhëheqësit mbi një piedistal të vogël. Vi me shpejtësi për të ndëruar veshjen ku duhet të hiqja mustaqet që ja vara , me thënë të vërtetën pa të keq, por vetëm nga nxitimi dhe  se më duheshin më vonë. I vura në një vend të ‘dukshëm’. Pra mustaqet e Cajupit ja ngjita udhëheqësit, kurse shallin që kisha në qafën time ja vara qafës së tij. Edhe sot nuk jam në gjendje të shpjegoj veprimin aq të pamatur.

Në dhomë atë cast ishin katër persona të zënë me punët e tyre, akrobati dy puntorë skene dhe sekretari i partisë edhe ky aktor. Asnjërit në moment nuk i ranë nësy  veprimet e mija, Kaluan disa sekonda jo më shumë se 15 kur sekretari i partisë që ishte një nga të katërt më tha sapo dilja për në skenë. – Vilson hiqi paisjet që ke vënëte busti se mos të krijohet ndonjë keq kuptim. I hoqa menjëherë dhe vazhdova rrolin në skenë, pa më shkuar mendja që kisha bërë ndonjë gabim, megjithëse kur e mendoj tani cuditem për veprimin tim.

Shfaqja doli mirë dhe morëm përgëzime nga shefat lokalë qëna u lutën për një shfaqje të nesërmen që u pranua nga drejtuesit tanë. Kështu po rrinim në darkë në restorantin e  hotelit. Në një tavolinë tjetër ishin disa oficerë të Ministrisë Brendëshme. Mbas pak  na u dha urdhër që të niseshim menjëherë për në Tiranë. Na thanë që kishte ardhur radiogram për t’u kthyer urgjentisht. Me kohën që jetonim kur ‘pucistët’ ishin në burg kishim arsye për tu friksuar, por nuk dinim shkakun. Trupa ishte ushtarake dhe cdo gjë mund të ndodhte . Edhe drejtuesit e trupës u mërzitën dhe u friksuan njëkohësisht.

U kthyem brenda natës. Disa ditë rresht ishim në pritje . Nuk më shkonte mendja kurrë që unë do të shkaku I këtij ankthi i kësaj pritje të pa kuptimtë.. Në të tilla raste cdo njeri mendon për vete ku ka gabuar. Më shumë në skenë mund të shpëtojë ndonjë fjalë jasht skenarit që mund të keq kuptohet nga publiku në sallëdhe ndonjë keq dashës shkruan diku lart dhe behet ‘ceshtje’. Kjo kishte ndodhur më parë. Por jo si tani. E cuditëshme por nuk kisha asnjë sinjalizim për veprimin ‘armiqësor’ timin. Më shumë mendonim se do të ishte ndonje ndikim nga ‘pucistët’ që kishte shpëtuar deri atë kohë dhe na kërkonin të dhëna të tjera. Për ‘gjeneralët pucistë’ që ishin ndjekes të rregullt të shfaqjeve tona ishte bërë një mbjedhje e vecantë ku na kërkonin a keni parë a dëgjuar ndonjë veprimtari armiqsore të tyre. Mbedhje të tilla në fakt u bënë kudo nëpër qëndrat e punës.

Në fund të javës u bë mbledhja e drejtuar nga zv. Drejtori i Drejtorisë Politike të Ushtrisë. Salla ishte e heshtur si në të tilla raste kur pritej dicka e rëndësishme. Dëgjohej vetëm fluturimi i një mize dhe zhurma e shkrepseve për cigaret që ndizeshin pa rreshtur.

Nga presidiumi u ngrit zv drejtori .

– Vilson Gjoca ka fëlliqur nderin e estradës, ka luajtur rrolin e armikut të klasës duke bërë veprime të ulta me bustin e shokut Enver. I ka vënë mustaqe dhe shall bustit të shokut Enver. Cohu e na thuaj për këtë veprim armiqsor. E kishe menduar më parë, ta mësoi dikush. U ndikove nga pucistët. Tregohu i hapur me partinë.

-Më erdhi krejt pa pritur dhe nuk dija c’të thosha . Nga nguti për tu ndërruar nuk kam pasur asgjë me qëllim u shpjegova, fjalë që më erdhën në mend menjëherë.

– Nga nguti nuk gjete vend tjetër porte busti i shokut Enver?

Ata të tre puntorët që ishin kur unë bëra veprimin dhe u pyetën të parët thanë se koha e vendosjes dhe heqjes së shallit dhe mustaqeve ishte shumë e shkurtër rreth 15 sekonda kështu mbetëm të coroditur dhe veprimin tim e quajtën të castit, prandaj edhe nuk e bëmë ceshtje.

Vilson i them unë ,duhet të ketë pasur pa tjetër  një Pavlik Morozov. Morozovi ishte njëiri që tregoi babain e tij për simpati ndaj kulakëve. Babain e vranë po ashtu edhe Pavlikun  më vonë nga xhaxhai i tij si hakmarje. Ngjarje rrënqethëse të fillimit të viteve 1920 në Rusi. Këto i kishim mësuar në libra që botoheshin për të treguar shëmbuj pozitivë si duhet të vepronin pionierët . Spiunime karshi prindëve kanë ndodhur edhe këtu . Po më tha ; Ishte i katërti sekretari që i kishte treguar oficerëve të punëvë të brendëshme që atë natë në hotel. Kjo ishte arsyeja e radiogramit të shpejtë që erdhi 3-4 orë mbas ndodhisë. E bukura është se unë e kisha rrekomanduar atë për të punuar në estradë. Këtë e kam mësuar kohë më vonë. Para pak ditësh unë isha lavdëruar si aktor në rritje të cilësisë profesionale dhe moralo politike kështu që disa shokë me rëndësi më mbrojtën duke e quajtur aktin të pa qëllimtë, në diskutimet që u bënë. Sidoqoftë bëra një autokritikë të fortë duke shprehur gatishmërinë për të punuar në prodhim deri sa  të edukohesha plotësisht.

Dënimi ishte shkruar në librezën e punës:Përjashtohet përgjithmonë nga të gjithë skenat e Republikës.

Kështu u rrëzova ose u dogja thotë Vilsoni për 15 sekonda, por më bëri mirë .Juri Zhivago personazhi kryesor në librin doktor Zhivago   thotë se nuk më pëlqejnë njerzit e përkryer të pa rrëzuar sepse virtytet e tyre janë të vagullta. Ata nuk e kanë zbuluar bukurinë e jetës. Rrëzimi më bëri mire sepse mësova të dalloj karakteret e njerëzve.

Mbas shtatë vjetësh u ktheva në art. Mbasi kisha punuar puntor dhe zbuluar personazhe që  mu deshën më vonë….për libretet dhe skecet e mija.

 

Tiranë 9. 07. 2019

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here