Nacional prezanton romani e ri «Plumbi i Trembëdhjete» i shkrimtarit të njohur Haxhi Ahmetaj.
Krijimtaria letrare e botuar e autorit, daton me botimin e librit te pare me 19 gusht 2021.
Ai sjell ne rrrugen e prozes se gjate, pas botimit te pese vellimeve me poezi te sukseshme poetike, arritje jo vetem per autorin, por edhe per poezine bashke kohore, romanet qe provojne suksesin e tij « Gastarja e Loteve », « Banori i spitalit », »Sfidat e Najades », « I Provokuari », « Vdekja e Peste » « Rruga permes Karpateve », « Ditëlindje ne Sankt-Peterburg » dhe romanin e ri «Plumbi i Trembëdhjete».
Ne kete veper shkrimtari paraqet para lexuesit veprimtarine e Erkenbaldit dhe Amalias, dy zbuluesve ushtarak te nje vendi perendimor te cilet vijne ne zonen e luftimet gjate zhvillimit te luftes ne Kosove. Ata kishin arrite te merrnin informata per fillimin e luftes si dhe pregaditjet paraprake te luftetarve te U.Ç.K.-se ne teritorin e Shqiperise. Gjate udhetimit ne Moske ata hjedhin dyshimet per mardhenjet mes SH.B.A.-ave dhe Rusise per dakortesim ne heshtje, qe ne nje moment te caktuar, mund te futeshin forcat e Natos.
Ne roman trajtohen dhjete raste te luftimeve te ashpra te zhvilluar midis forcave te U.Ç.K.-se dhe atyre jugosllave me pjesemarrjen e policise Serbe dhe paramilitareve. Lexuesi do te njihet me letren e nje luftetari te plagosur, qe ai me improvizimin e nje shkruesi dhe gjakun e tij, i shkruan gruas se tij, me pershkrime tronditese, si dhe gjetja nga ana e Erkenbaldit dhe Amalias te nje femije te fshehur nga e ëma ne moshen dy vjeçare, per te cilin kujdesohen ne nje hark kohor, prej tetemedhjete vjetesh, derisa arrijne ta bashkojne me nene e tij biologjike. Ngjarjet ne roman zhvillohen nepermjet sfidave mbi njerzore, siç eshte rasti i nje luftetari te U.Ç.K.-se, i cili merre ne trupin e tij trembedhjete plumba nga dora gjakatare e ushtareve jugosllav dhe mbijeton. Heroizmi I tij ngrihet ne vertikalen historike dhe behet simbol i luftes se lavdishme te U.Ç.K.-se
Kishte filluar luftë e pergjakeshme me shume te vrare. Ushtria Jugosllave e mbeshtetur nga Policia e Serbise, filluan sulmin e tyre ne fshatrat Likoshan dhe Qirez ne Rajonin e Drenices. Gjate luftimeve te pergjakshme mbeten ne token dardane, 16 deshmore, per te mbetur te gjalle ne memorjen kombetare dhe per tu kujtuar si figura te shendriteshme, si shembull sublim per brezat e ardheshem. Nje grua e quajtur Flora e njerit nga keta luftetare, qe kishte mbetur heroikisht ne fushen e betejes, kishte udhetuar dhe kishte mberritur dhe kishte zene vend ne hotel ne Prishtine. Asaj i bie ne dore nje leter e lene nga I shoqi, i plagosur e shkruar me gjakun e tij, para se te vdiste. -Ajo e mbytur ne lote, kishte ulur koken mbi gjujte e saj dhe mbante leteren ne dore gjyse te gjakosur. Lotet e saj perziheshin me gjakun e letres e pikonin ne tapetin e hollit te hotelit. Amalia thirri ne ndihme Erkenbaldin dhe e futen ne mes Floren. Atyre nuk u kishte ndodhur ne jeten e tyre nje perballje e tille. Me veshtersi arriten te marrin vesh, se behej fjale per nje leter, qe nji i plagosur rende, ne betejen e luftes ne Likoshan, kishte arrite qe ti shkruante gruas se tij dhe pastaj kishte humbur jeten. Letra fillonte me shprehjet :-E dashura ime. E shtrenjeta ime Flora! Po marr me vete imazhin tend ne ate bote. Jam i plagosur rende. Vetem imazhi yt po me ben te gjalle, qe te marre force e ta mbaje ketu afer trupit tim, te coptuar nga plumbat e nga granata armike, qe me jep kurajo per te shkruar. Gjaku qe rrjedh me është bere pellg, poshte trupit tim. Jam mbeshtetur per nje lis te parritur. Mora nje lastar nga trupi i tij, nga nje dege e varur e shtypa me nje gur e bera ne formen e nje shkruesi e ngjeva ne gjakun tim dhe po te shkruaj : – Jam ne agoni. Kam mbyllur syte. Rreth e rrotull me eshte mbushur me lule shumengjyresh dhe mes tyre kishe ardhe ti, me e bukura lule, me ate arome, qe shiprtin tim e ke mbushur kurdohere me gezim, lumturi e shpresë. Me kishe vu doren ne balle e mundoheshe te me ngresh, te me marresh me vete, por kembet nuk me punojne. Me kishe fute doren poshte trupit tim dhe me kujdes, mundoheshe te mos me lendosh plaget, por trupi eshte ne çdo pjesë te tij i coptuar. Ti lehtas e kalon doren tende e me pergedhelje ballin e ftofte te me paksosh dhimbjet, qe te me sjellesh sherim, por gjymtyret jane bere te akullt. Loti yt bashkohet me gjakun tim, por lotet nuk dua ti shoh ! I kam mbyllur syte, qe te mos ta shikoj lotin. Britmen nuk dua ta degjoj, nuk mund ta duroi, britma jote, me rendon me shume se plaget ! Me barin qe me rrethon plot gjelbrim, kam mbyllur veshet. Vajtimin nuk e don shpirti, vetem fjalen, fjalen e ledhatimin tend si dikur. Ke sjelle me vete mallin, lulet, dashurine, perkujdesjen, shpirtin tend qe me ben roje. Me ke sjelle kurore me lule te gjithe llojeve dhe arkivolin. Ke hapur nje grope me permasat e trupave tane. Une dua te hy, te shtrihem, te mbyll syte pergjithmone, por ti me pergjerohesh : -Prit edhe pak! Kerkon te sakrifikohesh e te vish me mua, por nuk te lejoi ! Duhet te jetosh per Kosoven e per djalin e pa lindur. Je futur ne varr me ke zene vendin, shtepine time te perjeteshme dhe nuk me len te qetesohem, te mos degjoj therjen e plageve, aromen e gjakut tim e te shokeve ! Me thua rri edhe pak, ose do te vij me ty, por une te lutem shume, te me lejosh ne rrugen e nisur, pa kthim ! Detyren ndaj atdheut nuk e çova deri ne fund, nuk arriti ta shoh Kosoven e çliruar, vetem nje pjesë te vogel, jo se nuk desha, por plumbi i armikut me keputi jeten ne mes. Me duket sikur kreva nje amanet te stergjysherv e te gjysherve é té baballareve tane, te brezave ne shekuj. Nje thirrje e plumbte, qe vjen si jehone, si kushtrim, nga shekujt, qe shpon trupin e zemrat e bashkememdhetareve te mij, nuk pati te ndalur. Ne kete rrjesht po hy edhe une.
-Te lutem, me liro varrin! Ike te lutem, se duhet te jetosh per atdheun, per femijen qe do te vije ne jete. I duhen tokes nenë, djem e vajza per ti dale zot, nuk kemi me kohe per te pritur. Me çdo sakrifice duhet te mbrojme kete toke. Edhe gjaku im do te bashkohet me gjakun e brezave te shkuar, te rene per kete toke. E di qe po te le keq, por po shkoj i lumtur qe vdiqa ne token time, ku gjumi i perjeteshem do te me marre i embel, si dikur kur isha i vogel ne gjirin e nanes loke. Te lutem ngrihu e shko e me jep bekimin tend, per ndonje shqetesim apo sjellje, qe nuk e meritoje, qe sa jetuam bashke e percolle me buze ne gaz. Ashtu deshiroj te shoh nga atje, ku do te shkoi. Behu e forte, nese eshte nevoja, vish rrobat e luftes te çlirimit te Kosoves, se do te gjesh brenda tyre force, motiv, sakrifice, horizont te ndryshem, do te behesh moralisht e pathyeshem, me ideale qe nuk i ke provuar ndonjehere, ne jeten tende ! Amanet djalin kur te linde, puthe ne balle per mua ! Lamtumire Flora ime, qe shume te desha e nuk te trashegova siç kisha enderruar, ne jeten qe kishim menduar! Ne perfundim po shkruaj disa rrjeshta:
Ne toke te Kosoves, trupin e shtrina,
Nga shekujt, vjen fishkellima,
Shtrydhi dheun e nenes loke,
Heronj te gjalle, dalin prej toke,
Per te gjetur paqen tokesore,
Shpirtin tim, per tu qetesuar,
Per te gjete germat e fshehura,
Ne toke time, te bekuar,
Kam vu zemren mbi varr nane,
Kam vu shpirtin mbi varr femije,
Kam vu koken mbi varr babe,
Kam vu gjoksin mbi varr vllaznie,
Syte ne varr, kam vu tek motra,
Zjarre te fikura neper votra,
A mund te mbulohet dhimbje e shumte,
Ne kete nate dimri, zemra me rri jashte,
Dua ta puth diellin, te dal nga kjo erresire,
Kosoven time, oh sa shume e kam dashte,
Pak ka mbete, per te qendruar,
Vjen pranvera e vonuar,
Gëzon Kosova, gëzon Shqiperia,
Me gjak brezash, Pavaresia.
Flora arriti te marre nje grusht nga dhe nga varrit i te shoqit e mbeshtolli ne nje cope te mendafshte dhe e vuri ne gji. Dita e lindjes se femijes po i afronte. Ajo me avionin e radhes u kthya per ne Gjermani. Erkenbaldit dhe Amelias sipas informacioneve paraprake mesuan se do te mesynin ne nje fshat te Kosoves, ne shtator 1998, paramilitaret serbe te shoqeruar dhe me policine serbe. Ata gjate veprimeve vdekje prures, kishin vrare njerz te pafajshem, i kishin masakruar kufomat. Rreth e rreth shtepise, vreheshin, njerz pa koke, pa krahe, pa gjymtyre, te shperftyruar, te gjakosur, gjymtyre te shperndare ne oborrin e nje shtepie, gra te vrara me rroba te grisura é té gjakosuara.Trupa te vrare te nxehte, qe tregonte se maskara kishte pak kohe qe ishte kryer. Ata kishin ikur duke lene mbrapa krimet shnjerzore te kryera tek njerezit e pafajshem, pastaj, i kishin djegur. Vetem hiri I tyre ishte varrosur.
Nje nene e quajtur Neslie, mbasi kishte marre vesh per vrasjen e burrit dhe te dy djemeve dhe ted y vajzave, kishte arrite qe djalin e saj te vogel, te fshihte ne nje kuti druri. Poshte trupit te tij, kishte vu nje kemishe te saj e kishte rrethuar me kashte dhe e kishte vendosur ne mes te kotecit te pulave dhe shtepise, ne kohen qe policia serbe grumbullonte grate e vajzat.Erkenbaldi dhe Amelia kishin hyre brenda rrethimit te shtepise qe digjej flake e percjelle me tym e ne forme te nje bloze. Ajo kthehej e binte mbi trupat e vrare, ne kohen qe Neslia luftonte me vdekjen dhe perpiqesh qe te arrinte ne kohe te merrte djalin. Ata thirren, u futen neper ambjentet ku mendonin se mund te gjenin ndonje njeri qe kishte mbijetuar, qe tu jepnin ndihmen e duhur, por asgje nuk pepetinte. Nje zog i trembur ne nje dege te thate, sillej si i trembur dhe fluturonte e shkonte tek nje arke druri ne forem te nje koteci dhe mbasi i sillej rrotull, shkonte prape ne degen e thate ku ishte. Kete veprim e bente ne intervale. Syrit te stervitur te Erkenbaldit nuk i shpetoi dhe ndoqi menjehere veprimin e zogut nga distanca. Shkoi ne drejtim te arkes e cila ishte si e fshehur midis nje koteci dhe murit te shtepise e dukej si e hjedhur keq si me pakujdesje. U afrua, por zogu vinte, shkonte dhe nuk i ndahej udhetimit te tij dhe nje moment sulmoi Erkenbaldin. Ai mendoj se aty, zogu kishte te vegjelit e tij dhe duke mos e trembur, u perkul e nxori nga andej arken prej druri. Me kujdes filloi ta hape dhe çfare te shohe : -O zot, o zot, thirri ai dhe ftoj dhe Amelian te shikonte nje mrekulli ! Nje femije I mitur, i mbeshtelle ne rrobat e tij, me duart te mbledhura grusht, qe thithte ne gjume. Amelia u afrua e mori ne duar femijen e mbeshtjelle me rrobat e tij dhe ne brendesi te tyre nje leter, ku shenohej emeri i djalit, Luftetar. Erkenbaldi e keshilloi Amelian te nxitonin, qe te largoheshin nga frika, se mund te ktheheshin prape forcat policore serbe, qe ndodhte shpesh ne praktiken e tyre dhe te largoheshin.U futen ne nje mal, qe ndodhej aty prane dhe udhetuan pa ditur se ku do te shkonin. Ata arriten ta dergojne ne Belgjike dhe ta adaptojne tek nje grua e quajtur Sofi, ndersa e ema e djalit arrine te ike nga trupat e dy grave qe I bien siper kur I pushkatojne dhe me sacrifice arrine te shkoje refugjate ne Hollande. Ne hotel ne mengjezin e dites se merkure, kur Enkerbaldi dhe Amelia po zbritnin per te ikur per te kryer nje detyre, pjese e misionit te tyre, u ndaluan nga nje person i cili u kerkoi qe ta degjonin per nje ngjarje qe permbledhte ne vete, vete, patriotizmin, sakrificen, mbijtesen ne perballjen me forcat serbe, plagosjen e tij te padegjuar, ku kishte pritur dhe mbante ne nje pjese te trupit te tij, plumba te nje karikatori, te shprazur nga dora gjakatare e ushtareve serbe, mbit trupin e tij, antiplumb i mishte njerzor. E paimagjinueshme dhe padegjuar qe ne nje gjatesi nga kemba dhe tek kofsha te nguleshin me shpejtesine dhe forcen shpuese te plumbit nje numer qe kalonte numrin e gishtave te dua duarve. Sikur plumba pambuku te kishin qene do te kishin lene gjurmet e tyre. Mbasi beri hyrjen e tregimit te ngjarjes, ai vazhdoi. Ngjarja shenon e datuar ne qershor te vitit 1999. Nje pjestar i Njesise speciale`Arberi`121 ne humbje te kujdesit te vete mbrojtjes, ekspozohet perballe ushtarit serb, i cili e qellon ne te gjithe gjatesine nga shpute e kembes e deri lart rreze kofshe. Edhe pse muar me shume se dhjete plumba ai nuk humbi vetedijen. Ndergjegjeja e tij e ishte ngritur ne nivelin e ndergjegjes kombetare, e kalitur nen ndikimin e brezave dhe heronjeve te rene per Kosove, e kishin motivuar, qe ti mbijetoi momentit. Ai ishte ngrite mbi flaket e plumbave dhe gjakun e shkaktuar mbi trupin e tij. Pjestare te njesise speciale kishin arrite ta terheqnin dhe ta dergonin ne spitalin e Prizrenit. Ai ne kryerjen e asaj detyre operonte me motivin : – Kosova mbi gjakun e tij, çlirimi i saj mbi jeten e tij.Kosova printe me flamurin e pavaresise, pjestari i forcave speciale ndiqte armikun me trupin e tij neper plumba, ai dhe plumbi nje aliazh i perzier ne mbrojtje te trojeve te tij. Kete ngjarje e kam mesuar nga goja e tij, mbas sherimit jo te plote u shpreh personi referues. Luftetari e kishte takuar te emen dhe kishte biseduar me te , por ata rrinin perballe njeri tjetrit si dy njerz me nje atdhe. Ndjesia memore e Neslies qendronte midis dyshimit dhe zhgenjimit dhe asnje fjale e fjalorit nene e bir midis tyre, nuk shkembehej, tragjedi me permasa kosovare.Mbas afro njezete vitesh Enkerbaldi dhe Amelia, arrijne te identifikojne nenen e Luftetarit Neslien dhe pas shume sfidash dhe arrijne te bashkojneLuftetarin me nene e tij biologjike. Sofia, nena adaptuese e Luftetarit, u drejtua ne drejtim Neslies dhe u shpreh : – Me ne fund djali takohet me nenen biologjike. Sot gjitheçka shkelqen ne kete dite te bekuar, ne kete dite te shenuar, te shkruar me germa te arta te emrit te tij, ne shpirtin e nenes se tij, te perjetuar nder vite, por nuk ka si pritja e nenes per femijet e saj. Neslia u perqafua me Luftetarin te cilin e mori ne krahet e saj dhe rrotull tyre, u shfaqen pese drita te shendriteshme qe zune te vallzonin rreth tyre. Enkerbaldi ju drejtua Amelias : – Ç`fare jane keto drita te shendriteshme, qe kane ardhe dhe po sillen ne intervale kohe rreth Neslies dhe Luftetarit te perqafuar ?Jane pese shpirtrat e njerzeve te familjes, qe kane udhetuar me km larg dhe kane ardhur per tu bashkuar me shpirtrat e Neslies e Luftetarit, sot ne kete dite te lumturuar, ne kete dite te paharruar !