PSALMET E MIA
Oj Kosovë, Tokë arbërore !
Në token tënde mbinë lule bozhuri
Tokë pjellore ku rriten grunjerat
Dhe buka e bardhë
Që t’i fal Perëndia.
Lum njerëzit që ke në përqafim,
Në Ty gjendet kënaqësia e brezave
Që e duan jetë dhe drejtësinë,
flakin tej pabesinë dhe rrugën e mëkatarëve.
Paravsia yte dhe e gjithë Shqipërisë,
Jemi të vonuar në shekuj të gjatë
Me 110 vjetorin e Pavarsisë
dhe Ditën e Flamurit
krem,tojmë e gëzojmë.
Por, kemi mund shumë më herët ta kishim këtë
Si adhurim shekullor i falë nga Zoti,
kemi kaluar bariera të tmerrshme,
herë-herë duke u ndaluar në rrugën e mëkatarëve
dhe kemi vuajtur shumë shekuj
edhe nga ata të pabesëve
edhe nga mëkatarët,
nga të cilët Zoti na mbronë me ligjet e tij.
Shqiptarët këtë duhet ta kenë në mëndje
Në jetë e në shekuj, sa është jeta –
Me vetëdije se mënjanimi i rrëzikut nuk është i lehtë,
As për Kosovën, as për Shqipërinë,
E të flasim për fatin e pafat të Çamërisë
Ku ka luledielli dhe varre të djegura,
Kulla me themele të rrënuara nga të huajt,
Toka jonë arbërore,
E coptuar në të gjitha anët e cepe,
Nga Molla e Kuqe e Trepça,
Nga Presheva e Çakorri, nga Ulqini edhe Shën Naumit
Dhe nga Deti…
Andaj i lutem Zotit që të na shpëton nga padrejtësit,
Coptimet dhe ndarrjet !
Nga murtajat e armikut të egërsuar, të cilët venë e vijnë vërdallë
Me bajoneta e hanxharr mbi kokat tona.
NE NUK KEMI FAJ , dhe ecim në rrugën e Perëndisë,
Nuk kami as mëkat, pos dashuri për njerëzit e mire:
O Zot, ke mëshirë për Kombin tim të vuajtur
Të ndaluar dhe dëbuar në shtigjet e vdekjes
Dhe burgjeve
Ruaje Tokën etnike arbërore ku raca ime jeton në hakun e vet,
Ke mëshirë për Shqipërinë,
Për token Kosovë dhe Çamërinë ku lindet dielli
Dhe vezullon loti im malli dhe brenge!
28.11.2022, Çegran