01/01/2021
Aktori dhe regjisori i mirenjohur shqiptar, Dhimitër Orgocka është ndarë nga jeta.
Ai ka ndërruar jetë një ditë më parë në spital.
Orgocka ka qenë dje i shtruar në spital ndërkohë që ka pësuar hemoragji cerebrale.
Amaneti i fundit që profesor Dhimitër Orgocka ka pasur nga bisedat me disa media ka qenë rindërtimi i pallati të kulturës në Maliq, i cili mban emrin e tij.
Kjo ndërtesë u dogj në dhjetor të 2016 dhe vazhdon ende të jetë rrënojë.
Kush është Dhimitër Orgocka:
Dhimitër Orgocka është një aktor i mirënjohur shqiptar, ka lindur në 21 tetor të vitit 1936 në qytetin e Korçës. Ai është gjithashtu regjisor me karrierë të pasur në teatrin ‘A.Z. Çajupi’ në Korçë, ka vënë në skenë 104 premiera në teatrin e Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit etj.
Si aktor ai numëron 82 role të interpretuara në skenat e teatrove shqiptare, ku ka marrë edhe çmime.
Filmografia
Njerëz në rrymë – (1989), Bani Bashari
Përsëri pranverë – (1987), Damo Bregu
Dasëm e çuditëshme – (1986), Riza Ostrovica
Asgjë nuk harrohet – (1985), Xha Fanja
Gjeneral gramafoni – (1978), Zoti Misir
Pas gjurmëve – (1978), babai i Skenderit dhe Luanit
Flamur në dallgë – (1977) (TV)
Rrugicat që kërkonin diell – (1975), Toger Antonio
Yjet e netëve të gjata – (1972), Bato Kolaneci
Horizonte të hapura – (1968)… Urani